AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
  => Historik i gjuhës Greke
  => Hieroglifet Egjiptiane
  => Mbishkrimet më të lashta në botë
  => Gjuha Sanskrite
  => Gjuha Sumere
  => Origjina lindore e plisit
  => Mbishkrimi i Lemnosit
  => Gjuha pellazge dhe etruske
  => Përkthim i greqishtes së lashtë
  => Lidhja e shqipes me dakishten
  => Gjuhët iraniane (persiane)
AstroN
Përkthim i greqishtes së lashtë

MBISHKRIME TË GREQISHTES ANTIKE TË PËRKTHYERA NË SHQIP

1. MBISHKRIM GREK I GJETUR NË AFGANISTAN
Ky mbishkrim i shekullit II pr.e.s i përket periudhës helenistike dhe është gjetur në Kandahar të Afganistanit, atje ku u shtri perandoria e trashëguar e Aleksandrit të Madh. Mbishkrimi është bërë nga Sofytos, i biri i Naratos.
Teksti është shkruar në një gjuhë greke të nivelit shumë të lartë, duke dëshmuar një rafinim të vërtetë të kulturës greke deri në lindje të Kandaharit.
Vargjet janë në formën e sofistikuar të akrostikut.
Emri "Sofytos" është i njohur edhe nga një monedhë greke e shekullit të 4-3 të satrapit arakosian Sofytos. Ekziston mundësia që Sofytosi i mbishkrimit të ketë qenë pasardhës i Satrap Sofytos me të njëjtin emër.
Teksti i mbishkrimit është ky (përshkthimin e keni më poshtë):
Σωφύτου στήλη:
Δ Δηρὸν ἐμῶγ κοκυῶν ἐριθηλέα δώματ᾽ ἐόντα
Ι ἲς ἄμαχος Μοιρῶν ἐξόλεσεν τριάδος·
Α αὐτὰρ ἐγὼ, τυννὸς κομιδῆι βιότοιό τε πατρῶν
Σ Σώφυτος εὖνις ἐὼν οἰκτρὰ Ναρατιάδης,
Ω ὡς ἀρετὴν Ἑκάτου Μουσέων τ᾽ ἤσχηκα σὺν ἐσθλῆι
Φ φυρτὴν σωφροσύνηι, θήμος ἐπεφρασάμην
Υ ὑψώσαιμί κε πῶς μέγαρον πατρώϊον αὔθις·
Τ τεκνοφόρον δὲ λαβὼν ἄλλοθεν ἀργύριον,
Ο οἴκοθεν ἐξέμολον μεμαὼς οὐ πρόσθ᾽ ἐπανελθεῖν
Υ ὕψιστον κτᾶσθαι πρὶμ μ᾽ άγαθῶν ἄφενος·
Τ τοὔνεκ᾽ ἐπ᾽ ἐμπορίηισιν ἰῶν εἰς ἄστεα πολλὰ
Ο ὄλβον ἀλωβήτος εὐρὺν ἐληισάμην
Υ ὑμνητὸς δὲ πέλων πάτρην ἐτέεσσιν ἐσῖγμαι
Ν νηρίθμοις τερπνός τ᾽ εὐμενέταις ἐφάνην·
Α ἀμφοτέρους δ᾽ οἶκόν τε σεσηπότα πάτριον εἶθαρ
Ρ ῥέξας ἐκ καινῆς κρέσσονα συντέλεσα
Α αἶάν τ᾽ ἔς τύμβου πεπτωκότος ἄλλον ἔτευξα,
Τ τὴν καὶ ζῶν στήλην ἐν ὁδῶι ἐπέθηκα λάλον.
Ο οὕτως οὖν ζηλωτὰ τάδ᾽ ἔργματα συντελέσαντος
Υ υἱέες υἱωνοί τ᾽ οἶκον ἔχοιεν ἐμοὖ.
PËRKTHIMI NË SHQIP:
"Stele (pllakë varri) e Sofytos.
Për një kohë të gjatë shtëpia e të parëve të mi kishte lulëzuar.
kur dhuna e pamposhtur e tri hyjneshave të Fatit e shkatërroi atë.
Por unë, Sofytos i trungut të Naratos, të gjithë së bashku kaq të vegjël dhe pa mëshirë i privuar për të mbështetur prindërit e mi,
praktikova shkëlqimin e Harkëtarit (Apollonit) dhe Muzave
përzier me maturi fisnike dhe shpika një mënyrë
për të ndërtuar përsëri shtëpinë e të parëve të mi:
me paratë frytdhënëse të marra nga diku tjetër,
U largova nga shtëpia i vendosur të mos kthehesha
derisa fitova bollëkun më të madh të gjërave të mira.
Për këtë arsye shkova me anije tregtare në shumë qytete
dhe fitova pasuri të shëndoshë dhe të gjerë.
I rrethuar nga lëvdata, u ktheva në atdhe pas shumë vitesh,
dhe nga kënaqësia që ndieva që jam midis dashamirësve të mi.
Edhe në shtëpinë e paraardhësve që ishte tashmë duke rënë.
U bëra menjëherë më i fortë nga mjetet e reja
dhe, kur varri kishte rënë për tokë, ndërtova një tjetër;
dhe sa isha ende gjallë e ngrita buzë rrugës këtë stelë tregimtare.
A do ta mbanin kështu këtë shtëpi timen djemtë dhe nipërit e mi,
sepse unë i kam kryer këto vepra të lakmueshme!"
*Vija vertikale e majtë, e formuar duke përsëritur shkronjën e parë të secilës fjali (akrostik) lexon
ΔΙΑ ΣΩΦΥΤΟΥ ΤΟΥΝΑΡΑΤΟΥ
"Nga Sofytos, i biri i Naratos"

2


1. 

Në këtë sarkofag të gjetur në Apolloni (Fier) është varrosur një personazh i shekullit të tretë para Krishtit, dhe është bërë një manipulim në lidhje me disa shkronja, në mënyrë që mbishkrimi të dalë shqip. Mbishkrimi në greqisht shkruan: ΣΙΜΙΑ ΛΥKΙΣΚΟΥ ΧΑΙΡΕ. Në dialekte të ndyshme shkronja Σ shkruhet formë C, si te ky mbishkrimi. Përkthimi është: “SIMIA E LYKISKUT GËZOFSH (QOFSH E GËZUAR) ose LAMTUMIRË”. Fjala ΧΑΙΡΕ në atë kohë kishte kuptimin e lamtumirës, ashtu e interpreton edhe Neritan Ceka në librin e tij të mbishkrimeve në Apolloni. Janë gjetur disa stela (gur varresh) që në fillim kanë emrat e të vdekurve dhe në fund ka secili fjalën ΧΑΙΡΕ. Në shumicën e rasteve mbi këto stela emrat e baballarëve (apo mbiemrat) e personazhve mbajnë mbaresën – ΟΥ, që është një mbaresë për rasën gjinore të emrave grekë, pra si në rastin për të cilën po flasim.

Manipuluesit kanë ndryshuar disa shkronja dhe e kanë interpretuar sikur aty shkruan FΙΜΙΑ HIΥNEPON ΧΑΙΡΕ, gjoja me kuptimin shqip: “Fëmija hyjniron hajër”, një fjali pa kuptim. E interpretojnë sikur ka vdekur një fëmijë dhe ai tani ndodhet pranë hyjnive në qiell. Në fakt në lashtësi të gjithë besonin që i vdekuri shkon në Had (botën e nëndheshme) e jo në qiell. Për me tepër, shkronja F nuk ka ekzistuar si grafemë në ato shekuj në alfabetin grek.

Si e vërtetojmë ne që mbishkrimi shkruan vërtetë SIMIA LYKISKOU dhe jo FIMIA HIYNERON? Sepse kemi fakte që kanë ekzistuar vërtetë emra të tillë. Në shekullin e katërt para erës sonë, në atë zonë, ka ekzistuar një oficer me emrin Lykiskos, i cili ka qenë një oficer i mbretit Kasandër të Maqedonisë dhe ka shërbyer pikërisht në Epir. Simia me siguri ka qenë një ndër vajzat e tij, pasi ky përshkruhet si emër femre. Sot një fshat në Greqi mban një emër të tillë.

Me sa pashë, kanë ekzistuar disa personazhe të njohura historike me emrin Lykiskos (në Athinë, Mesenia, Akarni, Etoli, Maqedoni, Sirakuza etj), të gjitha në vendbanime greke. Fjalën ΧΑΙΡΕ (që në lashtësi lexohej KHAIRE dhe në greqishten moderne HERE) e gjejmë edhe në numrin shumës ΧΑΙΡΕTE kur janë varrosur dy apo më shumë persona dhe kuptimin “qofshi të gëzuar”. Greqishtja e sotme këtë fjalë e përkthen lamtumirë (ose përshëndetje) dhe formën χαίρομαι si “gëzohem”.

Në linkun më poshtë keni faktin e ekzistencës së Lykiskut të Maqedonisë që ka sunduar në Epir.

en.wikipedia.org/wiki/Lyciscus_of_Macedon

2.


Mbishkrim i greqishtes antike (shekulli I pr.e.s) gjetur në Bibliotekën antike të Pantainos në Athinë. Shkronja Σ (sigma) përfaqësohet nga C. Aty shkruan:
BYBΛION OYK EΞENEXΘHΣETAI EΠEI ΩMOΣAMEN: ANYΓHΣETAI AΠO ΩPAΣ ΠPΩTHΣ MEXPI EKTHΣ
Përkthimi: "Asnjë libër nuk duhet nxjerrë jashtë, sepse jemi betuar që do të jemi hapur nga ora një deri në orën gjashtë."

3.
Ky mozaik antik tregon filozofin grek të shkollës epikuriane, Metrodorus i Lampsakut. Metrodorus shfaqet i ulur mbi një klismos, i veshur me himation dhe sandale. Ai mban një libër në njërën dorë, ndërsa me dorën tjetër mban kokën. Mbishkrimi thotë:
ΓΕΓΟΝΑΜΕΝ ΑΠΑΧ ΔΙϹ Δ ΟΥ | Κ ΕϹΤΙ ΓΕΝΕϹΘΑΙ ϹΥ ΔΕ ΟΥ | Κ ΩΝ ΤΗϹ ΑΥΡΙΟΝ ΚΥΡΙ | ΟϹ ΤΟ ΧΑΙΡΟΝ ΑΝΑ | ΒΑΛΛΗ Ο ΔΕ | ΒΙΟϹ Μ | ΕΛ | ΛΗϹ | ΜΩ ΠΑΡΑ | ΠΟΛ | ΛΥΤΑΙ ΚΑΙ ΕΚΑϹ | ΤΟϹ ΗΜΩΝ
“Ne kemi lindur një herë dhe nuk mund të ketë lindje të dytë. Për gjithë përjetësinë, ne nuk do të jemi më. Por ju, edhe pse nuk jeni zot i së nesërmes, po e shtyni lumturinë tuaj. Ne e humbim jetën tonë duke pritur dhe secili prej nesh vdes pa shijuar kohën e lirë” – Epicurus, Sententiae Vaticanae 14
Mbishkrimi daton në gjysmën e dytë të shekullit II ose në fillim të shekullit të III pas Krishtit. Gjetur në Autun (Augustodunum).
Musée Rolin, Autun, Francë.
Mos harrojmë se gjuha greke ishte mjaft e respektuar dhe e aplikuar edhe gjatë sundimit romak si një gjuhë kulture e perandorisë.

4.
Një mbishkrim në një pllakë përkushtimore, shekulli II e.s, në tempullin e Asklepit në ishullin Milos në Greqi, që thotë në greqishten koine: ASKLEPIO KAI HYGEIA TYKHE EUKHARISTERION që përkthehet "Tyke falenderon Asklepin dhe Hygeian". Në politeizmin e lashtë helen Asklepi ishte perëndia e shërimit dhe Hygeia perëndesha e shëndetit. Imazhi i këmbës tregon se personazhi në fjalë falenderon dy hyjnitë përkatëse për shërimin e këmbës së tij. Po të vësh re, tempuj të Akslepit gjen pranë çdo stadiumi ku zhvilloheshin gara sportive në Greqinë antike dhe sportistët që lëndoheshin në gara hynin në tempullin e Asklepit dhe luteshin për shërim. Në fenë dhe mitologjinë e lashtë greke, Asklepi ishte bir i Apollonit dhe Hygeia ishte e bija e Asklepit. Hygeia nga greqishtja përkthehet drejtpërdrejt "shëndet".


5.

Pllakë varri nga Nikomedia në Bitini (sot İzmit, Turqi).

Figurat janë tre persona që vdiqen nga një tërmet, ku i madhi është mësuesi dhe dy nxënës të tij. I ati i fëmijëve, me emrin Thrason, ia ndërtoi këtë stele varri dy djemve të tij, 5 dhe 4 vjeç, si edhe mësuesit të tyre Hermes, të cilët vdiqën në vitin 120, gjatë sundimit të perandorit Hadrian. Në këtë pllakë shkruhet në greqishten e lashtë:

Θράσων Διογένους τήνδε ἀνέστησεν στυλλεῖδαν υἱῶν β’ Δεξιφάνους ἐτῶν ε’ Ξράσοωνος ἐτῶν δ’ Ἑρμῆ θρέψαντος αὐτῶν ἐτῶν κε’ ἐν τῇ συμπτώσει τοῦ σεισμοῦ οὕτως αὐτὰ περιειλήφει

"Thrasoni, djali i Diogjenit, ngriti këtë stele funerali për dy djemtë e vet, Deksifanin, 5 vjeç dhe Ksrasonin, 4 vjeç, dhe për Hermesin (mësuesin) 25 vjeç, i cili i edukoi ata. Në rënien e tërmetit ai i mbajti ata në krahë.”
 

6.
Mbishkrim i greqishtes antike, i bërë nga Aleksandri i Madh në vitin 330 pr.e.s, në qytetin e quajtur Priene të Azisë së Vogël (Turqi e sotme), i cili sot gjendet në Muzeun Britanik. Në fragmentin e parë shkruhet:

ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΣ ΑΝΕΘΗΚΕΝ ΤΟΝ ΝΑΟΝ ΑΘΗΝΑΪ ΠΟΛΙΑΔΙ

'Mbreti Aleksandër ia kushton këtë tempull Athenës (hyjneshës) së qytetit'.
 

 8.
Statuja e Herakliut (Herkulit) dhe mbishkrimi i saj grek në malin Behistun në Iran.
Kjo statujë është gdhendur nga guvernatori i Perandorisë Seleukide. Kjo perandori ishte një shtet helenik i dinastisë Seleukide e cila ka ekzistuar nga viti 312 deri në vitin 63 pr.e.s. Ishte Seleuku I Nikator (Fitimtar) që e themeloi atë pas ndarjes së perandorisë maqedonase të zgjeruar shumë nga Aleksandri i Madh.
Herakliu shtrihet në një platformë të gjatë 2 metra dhe mban një kupë në dorën e majtë, ndërsa dorën e djathtë e ka vendosur në gju. Statuja është e gjatë 1.47 m dhe është ngjitur në mal dhe pranë ka një mbishkrim dedikues. Mbishkrimi në këtë statujë, është një nga të paktat mbishkrime greke që kanë mbijetuar në Iran. Mbishkrimi origjinal në greqisht është:
τους δξρ, μηνς
Πανήμου, ρακλν
Καλλίνικον
άκινθος Πανταύχου
π[ρ] τς Κλεομένου
το π τν νω
στρπειν σωτηρίας
τν σατραπν

(Përkthimi):

Në vitin 164 (të epokës Seleukide)
Në muajin Panemos (Qershor)
Hyakintos, i biri i Pantaukut
vendos këtë statujë të Herakles Kalinikos
(Herkulit të Fitores së lavdishme),
Për sigurinë e Kleomenesit,
Komandant i satrapive të epërme.


 9. 

ΙΔΟΥ ΧΕΛΙΔΟΝ (Shiko një dallëndyshe)

ΝΕ ΤΟΝ ΗΕΡΑΚΛΕΑ (Për Heraklesin!)

ΗΑΥΤΕI (Ja ku është!)

ΕΑΡ ΕΔΕ (Është pranverë).

"Μία χελιδὼν αρ ο ποιεἶ"

(Një dallëndyshe nuk e sjell pranverën)

 

 10.

Kleopatra, mbretëresha e fundit e periudhës helenistike në Egjipt.
Kleopatra VII Filopator, ishte mbretëresha apo faraonja e Egjiptit nga viti 51 deri në vdekjen e saj më 10 gusht 30 pr.e.s. Një anëtare e dinastisë Ptolemeike, ajo ishte pasardhëse e themeluesit të saj Ptolemeu I Soter, një gjeneral greko-maqedonas dhe shoqërues i Aleksandrit të Madh. Pas vdekjes së Kleopatrës, Egjipti u bë një provincë e Perandorisë Romake, duke shënuar fundin e një epoke që kishte zgjatur që nga mbretërimi i Aleksandrit (336–323 pr.e.s). Gjuha e saj amtare ishte greqishtja koine dhe ajo ishte e vetmja sundimtare Ptolemeike që mësoi gjuhën egjiptiane.
Emri i saj Kleopatra vjen nga greqishtja e lashtë Κλεοπάτρα, që do të thotë "lavdia e babait", nga κλέος (kléos, "lavdi") dhe πατήρ (patr, "babai"). Forma mashkullore do të ishte shkruar ose si Kleópatros ose Pátroklos. Kleopatra ishte edhe emri i motrës së Aleksandrit të Madh. Ky emër ka hyrë në dinastinë Ptolemaike nëpërmjet martesës së Ptolemeut V Epifanit dhe Kleopatrës I Syra (një princeshë seleukide). Titulli i adoptuar i Kleopatrës Theā́ Philopátōra do të thotë "perëndeshë që e do babanë e saj”. 
Në mbishkrim thuhet greqisht:

ὑπὲρ βασιλίσσης
Κλεοπάτρας θε-
ᾶς Φιλοπάτωρ τό-
πος Σνοναιτια-
κῆς συνόδου
ὧν συναγογὸς
Ὀννῶφρις λεσώνης
(ἔτους) αʹ, Ἐπὶφ αʹ.


Përkthimi: 

"Për mbretëreshën hyjnore Kleopatran Filator u ndërtua kjo faltore e Snonais (epitet i hyjneshës Isis), në të cilën Onofri ishte drejtuesi kryesor i këshillit, në ditën e parë të muajit Epifi të vitit të parë të mbretërimit".


 11. 
Një mbishkrim i lashtë tre-gjuhësh është zbuluar në faltoren e hyjneshës Leto (nënës së Apollonit) në qytetin e lashtë të Ksanthos: në gjuhën standarte likiane, gjuhën greke dhe gjuhën aramaike që mbulojnë sipërfaqet e një stele guri me katër anë e quajtur Steleja tregjuhëshe Letoon. Ky mbishkrim u zbulua në 1973 gjatë eksplorimit arkeologjik të Kompleksit të tempullit Letoon (kushtuar perëndeshës Leto), pranë Ksanthos, në Likinë e lashtë, që përfshihet në Turqinë e sotme. Mbishkrimi u krijua kur Likia ishte nën ndikimin e Perandorisë Persiane Akemenide.

Mbishkrimi është një regjistrim publik i një dekreti që autorizon themelimin e një kulti, me referenca për hyjnitë dhe dispozitat për oficerët në kultin e ri. Shkrimi likian ka 41 rreshta; ai grek, 35 dhe ai në gjuhën aramaike, 27. Ato nuk janë përkthime fjalë për fjalë, por secila përmban disa informacione që nuk janë të pranishme në të tjerat.

Rreshtat 1-5 të tekstit likian e datojnë mbishkrimin në qeverinë e Piksodaros (340-334 pr.e.s).

Rreshtat 5-8: Ksanthianët prezantojnë një kult për dy perëndi, "Sundimtari Kaunian dhe Mbreti Arkesimas".

Rreshtat 9-11: një farë Simias bëhet prift, priftëria e tij do të jetë e trashëguar.

Rreshtat 12-20: përcaktimi i territorit në pronësi të tempullit dhe i pagës që do t'i jepet priftit.

Rreshtat 20-24: në emër të tempullit vendoset një taksë e re, që do të vihet kur të çlirohet një skllav.

Rreshti 24-30: të ardhurat e tij do të shpenzohen për kurban në kohë të rregullta.

Rreshtat 30-36: qytetarët e Ksanthos dhe territori i vet zotohen se do t'i zbatojnë me besnikëri ato rregullore.


 12.

KRONIKA PARIANE

Kronika Pariane ose Mermeri Parian është një kronologji greke, që mbulon vitet nga 1582 pr.e.s deri në 299 pr.e.s, e gdhendur në një stele (pllakë me mbishkrim), e gjetur në ishullin Paros në dy pjesë në fillim të shekullit të 17-të. Ky mbishkrim u deshifrua nga studiuesi britanik John Selden dhe sot ndodhet në Londër. Një fragment tjetër që përfshin bazën e steles dhe që përmban fundin e tekstit, u gjet në Paros në vitin 1897. Ai ka shënime për vitet nga 336 deri në 298 p.e.s.

Dy fragmentet e sipërme të njohura, të sjella në Londër në 1627 dhe të paraqitura në Universitetin e Oksfordit në 1667, përfshijnë shënime për vitet 1582–354 pr.e.s. Fragmenti i sipërm i kronikës i mbijetuar aktualisht ndodhet në Muzeun Ashmolean në Oksford.

Ai kombinon data për ngjarje të cilat lexuesit modernë do t'i konsideronin mitike, të tilla si Përmbytja e Deukalionit (ekuivalente me 1529/28 pr.e.s) me datat që ne do t'i kategorizonim si historike. Për grekët, ngjarjet e së kaluarës së tyre të largët, si Lufta e Trojës (që daton nga 1217 deri në 1208 pr.e.s në mbishkrimin Parian) dhe Udhëtimi i Argonautëve ishin historike: mitet e tyre kuptoheshin si legjenda për grekët. Në fakt, mbishkrimet pariane japin më shumë detaje për Epokën Heroike sesa për ngjarje të vërtetuara historike, më afër datës së gdhendjes dhe formimit të stelës, me sa duket gjatë viteve 264/263 pr.e.s.

"Mermeri Parian përdor specifikën kronologjike si një garanci të së vërtetës," vë në dukje Peter Green në hyrje të përkthimit të tij të shënuar të ‘Argonautika-s’ të Apollonios së Rodosit: "e kaluara mitike ishte e rrënjosur në kohën historike, legjendat e saj trajtoheshin si fakt, protagonistët e saj heroikë shihen si lidhje midis 'epokës së origjinës' dhe botës së vdekshme, të përditshme që e pasoi atë."

Baza më e shkurtër e fragmentit të steles, e gjetur në 1897, ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Paros. Ai përmban shënime kronike për vitet 336/35–299/98 pr.e.s.

Në këtë kronikë, ngjarjet renditen me pak zbukurime dhe qëllimi kryesor është që për çdo ngjarje të jepet emri i mbretit ose arkontit që sundonte në Athinë në atë kohë, së bashku me numrin e viteve përpara datës bazë të tabelës (264/ 63 pr.e.s). Përjashtimet e vetme janë që në nëntë nga 107 shënimet ekzistuese, emri i arkontit ose mbretit nuk është më i lexueshëm, dhe në 14 shënime numri i viteve të kaluara është i fshirë në mënyrë të ngjashme. Mungesa e zbukurimit tregohet, për shembull, në shënimin për Kekropsin, që nuk i atribuon asgjë të jashtëzakonshme atij apo mbretërimit të tij, edhe pse në mitologjinë e mëvonshme greke ai ishte një krijesë gjysmë njerëzore. Regjistrimet e Kronikës për Deukalionin, i cili u bë qendra e shumë miteve të përmbytjeve, përputhen më shumë me legjendat më të hershme greke që thjesht thonë se ai u largua nga një lumë përmbytur në vendlindjen e tij Lykoreia afër Gjirit të Korinthit, duke mbërritur në Athinë ku djali i tij më vonë u bë mbret.
Kronika Pariane përmend se Phthia ishte atdheu i Helenëve dhe se ky emër iu dha atyre që më parë quheshin Grekë (Γραικοί).


 13.

Guri i Rozetës – Çelësi për të deshifruar mbishkrimet egjiptiane

Guri i Rozetës është një gur i rrafshët granodioriti me mbishkrim, i gjetur në 1799, i mbishkruar me tre përkthime të një dekreti lëshuar në Memfis, Egjipt në vitin 196 pr.e.s gjatë dinastisë ptolemeike në emër të mbretit Ptolemeu V. Tekstet në fillim dhe në mes janë në gjuhën e lashtë egjiptiane duke përdorur, përkatësisht, shkrimin me hieroglife dhe atë popullor (demotik), ndërsa teksti poshtë është në gjuhën e lashtë greke. Meqënëse dekreti ka vetëm ndryshime të vogla midis tre versioneve (përkthimeve), Guri i Rozetës rezultoi të ishte çelësi për të deshifruar hieroglifet egjiptiane.
Guri, i skalitur në granodiorit të zi gjatë periudhës helenistike, fillimisht mendohet të ketë qënë ekspozuar brenda një tempulli, mundësisht pranë qytetit Sais. Ndoshta ishte lëvizur gjatë periudhës së hershme kristiane apo asaj mesjetare, dhe ishte përdorur përfundimisht si material ndërtimi në ndërtimin e Fort Julien-it pranë qytetit të Rashidit (Rozetës) në Deltën e Nilit. Ky gur u rizbulua aty në korrik të vitit 1799 nga një ushtar francez gjatë ekspeditës napoleonike ushtarake në Egjipt. Ishte teksti i parë dygjuhësor i lashtë egjiptian i rigjetur në kohët moderne, dhe ka shkaktuar interes të gjerë publik me potencialin për të deshifruar gjuhën e papërkthyer më parë të hieroglifeve. Kopje litografike dhe suvaje nisën të qarkullonin në muzeumet dhe te studiuesit europianë. Ndërkohë, trupat britanike mundën francezët në Egjipt në 1801, dhe guri origjinal u zotërua nga britanikët ku sot ndodhet në Londër i ekspozuar për publikun brenda një muzeumi,që prej vitit 1802, dhe është një nga objektet më të vizituara aty.
Studimi i dekretit nisi tashmë të zbatohej kur përkthimi i parë i plotë i tekstit grek u shfaq në 1803. Mirëpo, u deshën 20 vjet para se përkthimi i shkrimeve egjiptiane të prezantohej nga Jean-François Champollion në Paris në 1822; u desh një kohë e gjatë para se studiuesit të ishin në gjendje të lexonin mbishkrime dhe literaturë të hershme egjiptiane në mënyrë të sigurtë.
Dy kopje të tjera të të njëjtit dekret u zbuluan më vonë, si dhe shumë mbishkrime të ngjashme dygjuhësh apo tregjuhësh të njohura tashmë. Pra, Guri i Rozetës nuk është më unik, por ishte çelësi kryesor për të kuptuar sot literaturën dhe qytetërimin e lashtë egjiptian.

 


 
 
14.
Ky mbishkrim grek i gjetur në Maqedoninë e lashtë, thotë:

μακεδονι αρχῶν τὸν ναὸν τῇ πατρίδι σὺν παντὶ τῷ κόσμῳ τῷ θκτʹ ἔτει.

Arkoni (drejtuesi) i Maqedonisë, ia kushton këtë tempull atdheut të tij dhe mbarë botës në vitin 329.


 
15.
Ky është një mbishkrim varri i gjetur në Thasos të Greqisë, që dikur ka qenë pjesë e mbretërisë së lashtë maqedone. Mbishkrimi është në greqishten arkaike dhe i përket shekullit të shtatë pr.e.s, i shkruar në stilin boustrofedon, dhe thotë:
"JAM MONUMENTI (VARRI) I GLAUKUT, BIRIT TË LEPTINEOS. TË BIJTË E BRENTIT MË KANË NDËRTUAR KËTU. "


(Monumenti ndodhet në Muzeun të Thasos)


16.
MBISHKRIME DYGJUHËSH (GREKE DHE ARAMAIKE) NGA MBRETI ASHOKA

Mbishkrimi shkëmbor dygjuhësh i Kandaharit, është një dekret i famshëm dygjuhësh në greqisht dhe aramaisht, i shpallur dhe i gdhendur në gur nga sundimtari i Perandorisë Indiane Maurya Ashoka, rreth vitit 260 pr.e.s. Është mbishkrimi i parë i njohur i Ashokas, i shkruar në vitin e 10 të mbretërimit të tij, para të gjitha mbishkrimeve të tjera. Ky mbishkrim i parë është shkruar ekskluzivisht në greqishten klasike dhe aramaisht. U zbulua në vitin 1958. Komunitetet greke jetonin në veriperëndim të perandorisë Mauryan - Pakistani modern, veçanërisht Gandharan e lashtë pranë kryeqytetit aktual pakistanez të Islamabadit - dhe në rajonin e Gedrosias, Afganistani i sotëm jugor, pas pushtimit dhe përpjekjeve të kolonizimit të Aleksandrit të Madh rreth vitit 323 pr.e.s. Prandaj, këto komunitete duket se kanë qenë ende të rëndësishme në zonën e Afganistanit gjatë mbretërimit të Ashokas, rreth 70 vjet pas Aleksandrit. Versionet greke dhe aramaike ndryshojnë disi dhe duket se janë interpretime mjaft të lira të një teksti origjinal në Prakrit. Teksti aramaik e njeh qartë autoritetin e Ashokas me shprehje të tilla si "Zoti ynë, mbreti Priyadasin", "zoti ynë, mbreti", duke sugjeruar se lexuesit ishin me të vërtetë vartësit e Ashokas, ndërsa versioni grek mbetet më neutral me shprehje të thjeshtë si “Mbreti Ashoka”. Mbishkrimi dygjuhësh ruhet në Muzeun e Kabulit.


Transkriptim ~ tekst grek
1. δέκα ἐτῶν πληρη[....]ων βασι[λ]εὺς
2. Πιοδασσης εὐσέβεια[ν ἔδ]ε[ι]ξεν τοῖς ἀν-
3. θρώποις, καὶ ἀπὸ τούτου εὐσεβεστέρους
4. τοὺς ἀνθρώπους ἐποίησεν καὶ πάντα
5. εὐθηνεῖ κατὰ πᾶσαν γῆν• καὶ ἀπέχεται
6. βασιλεὺς τῶν ἐμψύχων καὶ οἱ λοιποὶ δὲ
7. εἲ τινες ἀκρατεῖς πέπαυνται τῆς ἀκρα-
8. σίας κατὰ δύναμιν, καὶ ἐνήκοοι πατρὶ
9. καὶ μητρὶ καὶ τῶν πρεσβυτέρων παρὰ
10. τὰ πρότερον καὶ τοῦ λοιποῦ λῶιον
11. καὶ ἄμεινον κατὰ πάντα ταῦτα
12. ποιοῦντες διάξουσιν.

Përkthimi anglisht
1. Ten years (of reign) having been completed, King
2. Piodasses (Ashoka) made known (the doctrine of)
3. Piety (ευσέβεια, Eusebeia) to men; and from this moment he has made
4. men more pious, and everything thrives throughout
5. the whole world. And the king abstains from (killing)
6. living beings, and other men and those who (are)
7. huntsmen and fishermen of the king have desisted
8. from hunting. And if some (were) intemperate, they
9. have ceased from their intemperance as was in their
10. power; and obedient to their father and mother and to
11. the elders, in opposition to the past also in the future,
12. by so acting on every occasion, they will live better
13. and more happily."
(Trans. by G.P. Carratelli ])

Aramaik


1שנן 10 פתתיתו עביד זי מראן פרידארש מלכא קשיטא מהקשט 2. מן אדין זעיר מרעא לכלהם אנשן וכלהם אדושיא השבד 3. ובכל ארקא ראמשתי ואף זי זנה במאכלא למראן מלכא זעיר 4. קטלן זנה למחזה כלהם אנשן אתהחסינן אזי נוניא אחדן 5. אלך אנשן פתיזבת כנם זי פרבסת הוין אלך אתהחסינן מן 6. פרבסתי והופתיסתי לאמוהי ולאבוהי ולמזישתיא אנסנ 7. איך אסרהי חלקותא ולא איתי דינא לכלהמ אנשיא חסין 8. זנה הותיר לכלהמ אנשן ואוסף יהותר


 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free