AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  Tranziti i Jupiterit në Shigjetar
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  => Kalendarë të ndryshëm në botë
  => Kalendari diellor persian
  => Viti i Ri në Romën antike
  => Sirius dhe Kalendari egjiptian
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
AstroN
KALENDARI

Si u krijua kalendari




Është lëvizja e lakuar vjetore e tokës përreth Diellit ajo që formon stinët. Pranvera fillon me 21 mars (Dashi), në ekuinoksin pranveror, kohë kur dita dhe nata zgjasin njësoj. Vera fillon me 22 qershor (Gaforrja ), në solsticin e verës, kohë kur është dita më e gjatë e vitit. Vjeshta fillon me 23 shtator (Peshorja), në ekuinoksin vjeshtor, periudhë kur dita dhe nata janë të barabarta. Dimri fillon me 22 dhjetor (Bricjapi), në solsticin e dimrit, periudhë kur është nata më e gjatë e vitit (dhe dita më e shkurtër e vitit).

Koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit është mesatarisht  365 ditë e 6 orë. Rrotullimi i plotë i Tokës përreth Diellit quhet vit tropikal.

Siç e do tradita, një shekull nis me vitin 01 dhe mbaron me 00. Pra, shekulli i fundit ka nisur me 1 janar 1901 dhe ka mbaruar me 31 dhjetor 2000. Njësoj si kjo, shekulli XXI ka filluar në të vërtetë me 1 janar 2001. Ky vendim iu propozua Kishës në shekullin VI nga murgu Denys Le Petit për të bërë që epoka kristiane të fillojë nga viti 1 (dhe jo nga viti 0, vit që nuk ka ekzistuar kurrë); shekulli i parë i kalendarit tonë fillon pra në vitin 1 dhe mbaron në vitin 100; shekulli i dytë nis në vitin 101 dhe mbaron në vitin 200, dhe kështu me radhë.

 

Kur duhet të festohet Viti i Ri?

Në fakt, nga ana shkencore dhe llogjike, Viti i Ri duhej te fillonte me 21 mars, në ekuinoksin pranveror, në ditën e parë të stinës së parë, me gradën e parë të shenjës së parë, Dashit. Muaji mars dikur ka qënë i pari, kjo vihet re në emërtimet e katër muajve të fundit në disa gjuhë. Ka pasur data të ndryshme të fillimit të vitit të ri, si 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori, etj. por pas debateve të shumta data 1 janar u rivendos në 1582 nga papa, si fillimi i vitit të ri diellor sipas traditës së lashtë. Zakonisht dita e Sulltan Novruzit që në Shqipëri festohet me 22 mars, por që në Kosovë dhe në shumicën e vendeve të botës festohet me 21 mars, përkujton vitin e ri te festuar sipas traditës persiane (Babilonia e lashtë). Ne fakt ndër të gjithë kalendarët, i bie që persianët të jenë më të saktë në lidhje me kalendarin se kur duhet të festohet viti i ri. Me 21 mars pra nis edhe kalendari astrologjik. Sot viti i Ri fillon me 1 janar, kohë kur fillon të zgjatet dita, por idealja dhe e sakta do të ishte të fillonte me ekuinoksin pranveror (21 mars), me shenjën e parë zodiakale e cila simbolizon fillimin, nisjen e diçkaje. “Me Pranverën nis gjithçka”.

 

Historiku i ndryshimit të kalendarit

Kalendari që përdoret sot kudo nëpër botë quhet Kalendari Gregorian, nga emri i papës Gregori XIII  që u vendos në vitin 1582. Kalendari gregorian ka zëvendësuar kalendarin julian, që ishte vënë në zbatim nga perandori romak Jul Çezari në vitin 46 pr.e.s (për të përmirësuar kalendarin e vendosur nga mbreti romak Numa Pompilius rreth 650 vjet para tij).

Nëse kalendari julian, me vitet e tij të brishta (bisekstile) çdo katër vjet, ishte shumë i vlerësuar për kohën e tij (llogariste që një vit zgjaste mesatarisht 365 ditë e 6 orë), prapëseprapë mbetej i pasaktë, duke shkaktuar probleme. Në fakt, një vit tropikal zgjat 11 minuta e 14 sekonda më pak. Në 1582, papa Gregori XIII vendosi të korrigjonte kalendarin për shkak të vonesës që kishte akumuluar që prej krijimit të tij. Kjo vonesë prej 11 minutash dhe 14 sekondash në vit, ose 18 orë dhe 40 minuta në shekull, përbënte gjithsej10 ditë (nga 325 deri në shekullin XVI). Ky gabim prej 10 ditësh ishte një pengesë e vërtetë për të përcaktuar datën e festimit të Pashkëve atë vit. Për të mos u përsëritur më ky gabim u vendos që për vitet shekullore (që mbaronin me dy zero), të mos futeshin në rregullin e viteve të brishta, përveç rasteve kur ato ndahen me 400 (vjet). Kjo llogaritej që nga koha kur u bë reforma (në shekullin XVI). Pra vitet 1700, 1800, 1900, 2100, 2200, 2300 nuk e përfshijnë 29 shkurtin, ndërsa vitet 1600, 2000 dhe 2400 (distanca me 400 vjet) përfshihen si vite të brishta.

Në mbledhjen e parë të Nikeas në 325, ishte vendosur që Pashkët të festoheshin të dielën e parë pas Hënës së plotë që vinte pas ekuinoksit pranveror (pra, Pashkët nuk mund të festohen kurrë para 22 marsit as pas 25 prillit). Mirëpo, në 1582, ekuinoksi pranveror binte me 11 mars të kalendarit julian (sot 21 mars). Ishte për të korrigjuar këtë gabim që papa Gregori XIII propozoi Kalendarin Gregorian që përdorim ne sot.  Për të korrigjuar një gabim prej 10 ditësh të njëpasnjëshme, u vendos që  të nesërmen e ditës së Enjte të 4 tetorit 1582 të bëhej e Premte me 15 tetor 1582.

Kalimi nga kalendari julian në kalendarin gregorian nuk ndodhi njëkohësisht në të gjithë botën. Në fillim duhej vendosur (me forcë) nga papa Gregori XIII  në vendet në të cilat ai ishte sundues. Spanja, Portugalia dhe Polonia e miratuan menjëherë atë. Të tjerat  si Franca, Italia… e ndoqen këtë rrugë shumë shpejt. Anglia dhe vendet protestante nuk e pranuan kalendarin veçse në shekullin XVIII; ato me tradita ortodokse e vendosen këtë kalendar në fillim të shekullit të XX. Shqipëria e miratoi kalendarin e ri gregorian në dhjetor 1912, pas shpalljes së pavarësisë.

Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera të botës gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian u pranua edhe në vende të tjera si kalendar zyrtar, dhe data 1 janar e vitit të ri u bë globale, edhe në vende ku ai festohej në ditë të tjera (si Izrael, Kinë dhe Indi).

 

Duhet të bëni kujdes me datat përpara vitit 1927 dhe në një mënyrë të përgjithshme midis 5 tetorit të vitit 1582 dhe fillimit të shekullit XX, sepse disa datëlindje të njerëzve të famshëm janë shënuar me kalendarin e vjetër (julian).

 

Si kishte lindur kalendari Julian?

Ky kalendar është bazuar mbi një kalendar të bërë nga egjiptianët në vitin 4236 pr.e.s.

Gjatë Republikës dhe Perandorisë Romake vitet nisnin në datën ku secili konsull hynte së pari në zyrë. Në 45 pr.e.s, me synimin për t’i dhënë fund abuzimit pushtetar të politikanëve, Jul Çezari urdhëroi një astronom grek, me emrin Sosigeni i Aleksandrisë, që të studionte mundësitë e korrigjimit të kalendarit. Gjithmonë sipas këshillave të Sosigenit, Çezari vendosi që viti, i bazuar kryesisht nga lëvizja e Diellit, të kishte 365 ditë, dhe që, meqënëse mbeteshin edhe 6 orë më tepër (të cilat përbënin 24 orë në 4 vjet) u shtua, në çdo katër vjet, një ditë më tepër, e cila mban emrin ditë e brishtë (bisekstile), dhe viti në të cilin ndodh quhet i brishtë. U caktuan dhe ditët e reja nëpër muaj (30 dhe 31), vetëm shkurti mbeti me 29 ditë.

Nga ky rregullim i Jul Çezarit, në vitin 38 pr.e.s. (viti 716 i Romës), nën propozimin e Mark Antonit, atëherë konsull me Çezarin, u vendos që muaji Quintilis të quhej Julius (muaj në të cilin kishte lindur Jul Çezari). Dhe vet reforma mori emrin “Reforma juliane”, dhe kalendari përfundoi me emrin “kalendari julian”.

Kjo reformë në fillim u keqpërdor. Autoritetet futen një vit të brishtë, jo çdo katër vjet, por çdo tre vjet. Në fund të 36 viteve, ishin futur 12 vite të brishta, ndërkohë që duheshin 9. Fatmirësisht, kjo u kuptua, dhe perandori August (Oktaviani), i cili sundonte në atë kohë, urdhëroi që gjatë 12 viteve të mos kishte asnjë vit të brishtë, dhe kështu reforma juliane u rregullua siç ishte. Si shpërblim të këtij shërbimi, Senati romak vendosi, që në vitin 8 pr.e.s.(viti 746 i Romës), muaji Sextilis të merrte emrin Augustus, ashtu siç u bë edhe me Jul Çezarin. Augusti duke mendur që nuk ishte më inferior se Çezari vendosi që muajit të tij të lindjes t’i jepte po aq ditë sa muajit të Çezarit. Ia hoqi një ditë shkurtit (i cili mbeti me 28) dhe ia vendosi gushtit i cili që nga ajo kohë ka 31 ditë. Pastaj për të evituar një vazhdim prej 3 muajsh me nga 31 ditë secili, ia hoqi një ditë shtatorit dhe ia dha tetorit, po kështu bëri edhe me nëntorin e dhjetorin.

 

Po përpara kalendarit julian?

Përpara kalendarit julian ishte pothuajse krejtësisht rrëmujë. Në kohën e themelimit të Romës, në 753 pr.e.s. viti numëronte 10 muaj (304 ditë). Më vonë, mbreti Numa Pompilius (753-673 pr.e.s) i bëri të gjithë muaj me numër tek meqë konsiderohej fatsjellës: 1 – Martius (31 ditë), 2- Aprilis (29 ditë), 3 – Maius (31 ditë), 4 –Junius (29 ditë), 5 – Quintilis (31 ditë), 6 - Sextilis (29 ditë),  7 –September (31 ditë), 8 – October (29 ditë),  9-  Novembris (31 ditë), 10 – December (29 ditë).  Muajt e dimrit (pas solsticit dimror) nuk llogariteshin dhe ishin pa emra.

Këtyre muajve iu shtuan në fund aq ditë sa duheshin për të barazuar një vit diellor-hënor, dhe më vonë u formuan në muaj.  Muaji i parë që u shtua mori emrin Januarius (31 ditë), për nder të Janusit, që njihej si perëndia i fillimeve ((Janu-arius = që i përket Janusit). Ky muaj u shtua para marsit dhe u vendos si muaj i parë i vitit. Muaji i dytë shtesë, Februarius, u vendos pas dhjetorit duke mbetur i fundit në kalendar me vetëm 23 ditë. Totali i këtyre muajve jepte 354 ditë, një vit hënor (29,5 x12 = 354) . Meqë ishte numër çift u konsiderua fatal, dhe si pasojë iu shtua dhe një ditë muajit shkurt i cili kaloi nga 23 në 24 ditë, një muaj ky me numër çift, prandaj u konsiderua si muaj i mallkuar; ishte një muaj zie (vajtimi), gjatë të cilit bëheshin “februaliat”, pastrime në nderim të të vdekurve: i doli nami edhe si muaji i sëmundjeve (“febris”, febre = ethe). Duke e bërë shkurtin me 24 ditë viti gjithsej numëronte 355 ditë. Mirëpo, për të plotësuar një vit të plotë diellor duhen 365 ditë, dhe si pasojë e kësaj u shtua një muaj çdo dy vjet me emrin Mercedonius (sepse në atë kohë paguheshin mercenarët) i cili u vendos pas 24 shkurtit. Në vitin 452 pr.e.s shkurti kaloi në mes të janarit dhe marsit duke u bërë kështu muaji i dytë i vitit. Janari tashmë binte pas solsticit të dimrit që përkonte me rilindjen e Diellit.

  • Janari i kushtohet Janusit , perëndisë që hap portat dhe, si muaji i parë, hap portën e vitit të ri. Njihet ndryshe si mbreti më i vjetër i Latiumit.
  • Shkurti i kushtohet Febros, perëndisë së të vdekurve.
  • Muaji mars i është kushtuar perëndisë së luftës (Marsit), në këtë muaj rifillonin luftrat.
  • Muaji prill mban emrin latin Aprilis me prejardhje etruske ‘Apru’, ose greke “Afru” (shkurtim i emrit Afërditë e cila sundon mesin e pranverës, Demin).
  • Muaji maj vjen nga emri Maius. Maia (që do të thotë “e madhja”) ishte perëndesha e pranverës.
  • Muaji qershor mban emrin e Junos (Hera e mitologjisë greke), gruaja e Zeusit, perëndeshë e martesave dhe e mirëqënies së femrave.
  • Muajt e tjerë mbanin emra numrash rreshtor.

Në një periudhë të caktuar (para kalendarit julian) muajt nuk ishin ndarë në të njëjtën mënyrë: ditët ndaheshin nëpër muaj në tre pjesë jo të barabarta: nga Kalendat (nga ku rrjedh fjala Kalendar) tek Nonet, nga Nonet tek Idet dhe nga Idet tek Kalendat pasuese. Kjo ndarje e ka fillimin e saj në një epokë shumë të lashtë ku banorët e Latiumit e llogarisnin kohën me anë të hënave. Dita e parë e muajit korrespondonte me Hënen e Re, mbante emrin e Kalendave. Kjo mënyrë llogaritjeje vazhdoi deri në Mesjetë: deri në shekullin XVI, janë gjetur dokumenta publike të shkruara në latinisht me data romake. Vitet numëroheshin duke nisur që nga themelimi i Romës, viti 753 pr.e.s.
 

 

Kalendarë të tjerë në botë

Kalendarët më të vjetër që njohim datojnë që prej 25 mijë vitesh. Bëhet fjalë për kalendarë të bazuar në Hënë, meqënëse është trupi qiellor më i lehtë për t’u vrojtuar në qiell dhe që ndryshon pamje sipas një cikli shumë të rregullt.

  • Kalendari i Vjetër Egjiptian: Egjipitanët ishin të parët që krijuan 12 muaj secili me një periudhë 30 ditore, me një kombinim të shkëlqyer të stinëve. Megjithatë atyre u është dashur të shtojnë 5 ditë për të ardhur në 365 ditët e një kalendari të plotë. Për të pasur një saktësi të përkryer të ciklit, astronomët e kohës vrojtonin Siriusin, yllin më të shndritshëm që shfaqej (ngritej) një herë në vit në të njëjtin aks si Dielli. Kjo ditë e saktësuar mirë, që gjendej në mes të stinës së përmbytjeve, tregonte në atë kohë fillimin e vitit. Ishte një periudhë festimesh të pandërprera…gjatë pesë ditëve. Për mijëra vjet egjiptianët përdornin një kalendar hënor, por ata e ndryshuan në kalendar diellor në vitin 4236 pr.e.s. Ky është quajtur viti 1. Kështu, nëse ne do fillonim të numëronim vitet sipas kalendarit egjiptian, tashmë ne do të ishim në shekullin 62.
  • Zoroastrianët, të cilët e filluan kalendarin e tyre në 389 pr.e.s me lindjen e themeluesit të tyre, profetit Zoroaster, përdornin një kalendar prej 365 ditësh. Ky kalendar kishte 12 muaj me nga 30 ditë secili si dhe 5 ditë shtesë në fund të vitit të emërtuara “gatha”.
  • Kalendari i vjetër grek: Kalendari i Athinës së lashtë ishte diello-hënor. Kishte 12 muaj me nga 29 dhe 30 ditë secili, si dhe një muaj shtesë më të shkurtër në mes të vitit, për t’u barazuar me vitin diellor. Viti fillonte me Hënën e Re pas solsticit veror. Vitet numëroheshin nga themelimi i Lojrave Olimpike në  776 pr.e.s dhe muaji i parë quhej Hekatombaion.
  • Kalendari mysliman është hënor dhe ditët fillojnë me perëndimin e Diellit. Vitet janë datuar që nga fillimi i udhëtimit të Muhamedit për në Medinë. Sipas kalendarit mysliman ne tashmë jemi në fillim të shekullit XV. Meqënëse kalendari është hënor, viti është 354 ditë i gjatë, dita e vitit të ri kthehet pas në kohë, çdo vit.
  • Kalendari kinez nis gjithmonë Hënën e dytë të Re pas solsticit të dimrit. Data ekzakte mund të bie në secilën ditë ndërmjet 21 janarit dhe 21 shkurtit të kalendarit Gregorian. Kinezët dhe aziatikët e tjerë e festojnë vitin e ri bazuar në kalendarin tradicional kinez. Ky kalendar, hënor-diellor, datohet prej vitit 2637 pr.e.s. Ai ndjek një cikël 60-vjeçar dhe secili vit përfaqësohet nga një shenjë e horoskopit kinez, si dhe nga një nga pesë elementët (zjarri, toka, metali, ajri dhe uji).
  • Kalendari i hebrejve. Ky kalendar, hënor-diellor, u përshtat nga babilonasit dhe është një nga kalendarët më të vjetër që është ende në përdorim. Hebrejtë qenë të parët që caktuan javën me shtatë ditë sëbashku me të dielën si ditë pushimi. Ditët fillojnë me perëndimin e diellit, dhe ngjarjet fillojnë të datohen nga një ditë që quhet ‘Dita e krijimit’. Viti i ri – ‘Rosh Hashanah’ – Festohet si ditëlindja apo krijimi i botës. Sipas këtij kalendari ne tashmë jemi në mesin e shekullit të 58-të.
  • Horoskopi Maja ka 13 shenja astrologjike sepse merr për bazë 13 muajt hënor. Majatë kishin prirje për astronomi dhe zhvilluan një prej kalendarëve më të saktë në botë. Viti diellor ndahej në 18 muaj, me nga 20 ditë secili, me 5 ditë shtesë në fund të secilit vit që bënin 365 ditë gjithsej. Majatë përdorën gjithashtu një kalendar të shenjtë prej 260 ditësh për të shënuar ngjarjet dhe ceremonitë e shenjta.
  • Në shumë vende të Azisë dhe kryesisht në Indi, kalendari vjetor niste në mars ose në prill. 





Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
   
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=