AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  => Periudhat e jetës
  => Udhëtimet në astrologjinë indiane
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
AstroN
ASTROLOGJIA INDIANE


Astrologjia indiane/ vedike


Astrologjia vedike
Astrologjia Hindu ( e njohur gjithashtu si astrologjia indiane dhe së fundmi si astrologjia vedike) është sistemi i lashtë indian i astronomisë dhe astrologjisë.
Astrologjia indiane është një shkencë e vjetër e bazuar në njohuritë e trashëguara nga dijetarët e lashtë indianë në ndikimet planetare. Ajo është zhvilluar shumë kohë më përpara lindjes së astronomëve dhe astrologëve perëndimorë. Rrënjët e saj i ka në Vedas dhe daton 1500 vjet para Krishtit.

Jyotish-Jyothisha ose Drita
Asnjë shkencë tjetër nuk mund të jetë më interesante, udhëzuese dhe e dobishme për njerëzimin për të ndihmuar në përparimin moral dhe material sesa astrolgjia indiane. Astrologjia indiane bazohet në parashikimet e së ardhmes tek individet, kombet apo ngjarje të tjera që lidhen me lëvizjet planetare. Në sanskritisht, njihet si Jyotisha ose Drita.
Astrologjia indiane interpreton së çfarë thuhet për të ardhmen e njerëzimit në bazë të kohës së lindjes.

Degët e astrologjisë indiane
Astrologjia vedike ka tri degë kryesore:
1. Siddhanta (Astronomia): astronomia dhe përdorimi i saj në astrologji.
2. Samhita (Astrologjia e zakonshme): Parashikon ngjarje të rëndësishme lidhur me vendet si luftrat, tërmetet, ngjarjet politike, astro-meteroologjia (moti), gjendet financiare, përzgjedhjet, kafshët, paralajmërimet dhe oguret.
3. Hora (astrologjia parashikuese):
Kjo degë ka disa sile:
- Njaatak Shaastra / Hora Shaastra : parashikimet në bazë të horoskopit individual.
- Muhurt or Muhurtha (astrologjia e përzgjedhjes): përzgjedhja e kohës së dobishme për të nisur një aktivitet, për të marrë realizimin maksimal nga veprimtaritë e jetës.
- Swar Shaastra (astrologjia fonetike): parashikime bazuar në emra dhe tinguj.
- Prashna (astrologjia horare): Parashikime të bazuara në kohën kur bëhet pyetja.
- Ankjyotisha / Kabala (Numerologji): Një fushë e astrologjisë bazuar tek numrat.
- Astrolgjia Nadi: një udhërrefyes mesimor e lashtë që bën parashikime të detajuara.
- Tajik Shaastra / Varsha Phal (Horoskopi vjetor): Astrologji e bazuar në rikthimet vjetore të Diellit.
- Jaimini Sutras: Një metodë e pazakonshme për parashikimin e ngjarjeve e bazur te astrologu I famshëm Indian, Acharya Jaimini.
- Nastjaatakam (Horoskopi i humbur): arti i gjetjes apo ndërtimit të horoskopëve të humbur.
- Streejaatak (astrologjia femërore): degë e veçantë e astrologjisë që përputhet me lindjen e femrave.

Nadi
Pavarësisht nga këto shkolla të astrologjisë në Indi, kemi atë që mund ta quajmë astrologjia Nadi ose Nadi Shastra e cila na jep imazhin dhe fatin e jetës tek njerëzit e lindur në intervalet e 12,24,48 sekondave. Këto janë shkruar nëpër palma nga dijetarët e lashtë. Vetëm shumë pak ekspertë mund t’i lexojnë dhe t’i kuptojnë ato. Por rezultatet dhe parashikimet kanë dale çuditërisht të sakta.

Nakshatras (yjesitë)
Studimi i astrologjisë indiane përbëhet nga 27 Nakshatra (yjesi) në 12 shenjat e zodiakut. Lëvizja e dy ndriçuesve Diellit dhe Hënës, e pesë planetëve kryesorë, Marsi, Jupiteri, Saturni, Venusi dhe Merkuri dhe dy pikat e Nyjeve të Hënës d.m.th Rahu dhe Ketu. Planetët e jashtëm si Plutoni, Neptuni dhe Urani nuk njihen nga astrologjia indiane.

Hëna dhe Rasi/Rashi
Hënës i jepet shumë rëndësi në astrologjinë indiane meqënëse është më afër me tokën dhe ushtron shumë ndikim tek ne. Rritjet dhe zvogëlimet e Hënës lidhet me baticat dhe zbaticat, ndikojnë tek bimët, kafshët si dhe njeriu preket shumë nga këto efekte. Pozicioni i Hënës në hartën e lindjes së një individi quhet Rasi ose shenja hënore. Dhe kjo bashkë me Nakshatrën përdorën për parashikime.

Teknikat astrologjike indiane përdoren shumë në Indi dhe botë për parashikimin e lindjeve, natyrës së martesave, karrierën, financën, sëmundjet, vdekjen e njerëzve. Përdoret gjithashtu në analizat e zakonshme (mundane) për të parashikuar të ardhmen e vendeve, katastrofat natyrore.
Astrologjia indiane përdor një zodiak ndryshe nga astrologjia perëndimore dhe është degë e shkencës vedike. Në Indi besimi në astrologji është shumë i përhapur dhe përdoret plotësisht në jetën e zakonshme. Në perëndim kjo astrologji nisi të nxiste interes në fillim të viteve 90.

Ndryshe nga astrologjia perëndimore, astrologjia vedike lidhet më shumë me shkaqet natyrore dhe nuk përdoret per llotari dhe numra fati. . Siddhanta, Samhita dhe Hora janë baza e astrologjisë vedike dhe së bashku ato parashikojnë ngjarje natyrore si tërmetet, shirat, gjendjen ekonomike etj dhe kohët e përshtatshme për ngjarjet e ndryshme të jetës së përditshme.
Kohët e fundit, shkencëtarët indianë kanë propozuar që paratë e shtetit të përdoren edhe për kërkime në astrologjinë vedike meqë është pjesë e trashëgimisë indiane dhe një shkencë që vazhdimisht mësojmë prej saj.

 





Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
 
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=