Astrologë dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për astrologjinë
Më poshtë kemi listën e astrologëve dhe autorëve të tjerë që kanë shkruar vepra dhe kanë dhënë kontributin e tyre në lidhje me astrologjinë gjatë epokave të ndryshme të historisë.
Sargoni i Vjetër (Sargoni I i Akadit), themelues i perandorisë së Akadit në Mesopotami, i cili qeverisi rreth vitit 2350 deri në 2295 para erës sonë; dëshmitë më të vjetra astrologjike, ku kopjet më të vjetra mbi tabletat me shkrim kuneiformë qenë gjetur në bibliotekën e Asurbanipalit në Ninivë, datojnë nga kjo epokë.
Hamburabi (Hamu-rapi), 1792 – 1750 pr.e.s. Sundues mesopotam themelues i dinastisë së parë të Babilonisë; manuali (dorëshkrimi) astrologjik ‘Ylli i Parmendës’, një kopje e shekullit VII pr.e.s e së cilës është ruajtur në bibliotekën e Asurbanipalit në Ninivë, daton nga mbretërimi i tij.
Hesiodi, rreth vitit 700 pr.e.s. Poeti i dytë më i vjetër pas Homerit, autor i poemës didaktike ‘Punët dhe ditët’ ku gjenden themelet e mendimit astrologjik.
Asurbanipali (i quajtur I Ndriçueshmi, ose Sardanapal). Mbreti i Asirisë nga viti 668 deri në 631 pr.e.s. Themelues i bibliotekës së famshme të teksteve me shkrim kuneiformë në Ninivë që përmbajnë shkrime astrologjike parashikuese, kopje të tabletave më të vjetra.
Anaksimandri i Miletit, rreth viteve 610 – 546 pr.e.s. Filozof i natyrës greke, autori i veprës më të vjetër filozofike greke, Peri Fysios (nga Natyra), shpikësi i famshëm i gnomon-it (orës diellore) dhe i sferës unazore, ai ka zbuluar animin (pjerrësinë) e ekliptikës; vepra e tij është ruajtur vetëm pjesërisht.
Djamaspia, (Al-Hakim, i quajtur I Dituri), shekulli V pr.e.s. Astrolog persian në oborrin mbretëror të Dariusit I të Madh (522-486 pr.e.s).
Hipokrati, rreth 460 – 370 pr.e.s . Mjek grek i konsideruar si babai i mjekësisë; ai zbuloi katër temperamentet e e katër Elementëve, duke vendosur kështu themelet e tipologjisë astrologjike. Ai thoshte që është e pamundur të jesh një mjek i vërtetë pa qënë edhe astrolog.
Kidinu, shekulli IV pr.e.s. Astronom babilonas; sipas disa shkencëtarëve, ai kishte zbuluar lëvizjen (përparësinë) e ekuinokseve përpara Hiparkut.
Euktemoni, rreth 430 pr.e.s. Astronom grek në kalendarin astronomik të të cilit u përdor padyshim për herë të parë një diagramë e zodiakut.
Platoni, 428 – 347 pr.e.s. filozof i famshëm grek; dialogu i tij Timaios (Timeo), në të cilin ai formulon parimet themelore të marrëdhënieve ndërmjet gjërave qiellore dhe atyre tokësore, ishte me një rëndësi të madhe për astrologjinë; në tekstet e tij, planetët morën për herë të parë emrat e tyre, të prejardhur nga mitologjia.
Eudoksi i Knidës, rreth 400 – 347 pr.e.s. Nxënës i Platonit, matematicien i shquar, gjeograf dhe astronom grek, themelues i teorisë së sferave qiellore; ai e pranonte vlerën e astro-meteologjisë por jo atë të astrologjisë individuale; duke u bazuar në veprën e tij ‘Fenomenet qiellore’ – ‘Lëvizjet e yjeve dhe shenjat e kohës’ poeti Aratos shkroi poemën didaktike ‘Fenomena’.
Tomokaris, 320 – 260 pr.e.s. Astronom grek, një ndër të parët që përcaktoi gjatësinë dhe gjerësinë e ekliptikës së yjeve; të dhënat e tij u përdorën nga Hiparku.
Aratosi i Solit, 315 – 240 pr.e.s. Poet didaktik grek, i njohur për poemën e tij Fenomena (Fenomenet qiellore).
Manetoni, gjysma e parë e shekullit III pr.e.s. Prift, historian dhe astrolog egjiptian i Aleksandrisë; ai studioi astrologjinë babilonase; veprat e tij astrologjike janë publikuar në epokën moderne.
Berozi, shekulli III pr.e.s. prift babilonas dhe historian i cili ka themeluar një shkollë astrologjie në ishullin grek të Kosit rreth vitit 280 pr.e.s.; është konsideruar si themeluesi i astrologjisë individuale (horoskopeve).
Hiparku i Nikeas, shekulli II pr.e.s. Astronomi më i madh i Antikitetit; ai studioi dhe shkroi shumë tekste për lëvizjen/ përparësinë e ekuinokseve, por mesa duket ishte astronomi Kidinu që e kishte zbuluar më përpara këtë fenomen. Kryesisht nga shkrimet e tij u frymëzua edhe Ptolemeu.
Agatarkidi i Knidës, rreth 200 – 120 pr.e.s. Historian dhe gjeograf grek në oborrin mbretëror të Ptoleme-ve (dinasti e Ptolemeve); përpilues, ai lidhi ndryshimet stinore me Diellin dhe planetët përmes shenjave të zodiakut.
Nekepso dhe Petosiris, rreth vitit 150 pr.e.s. Pseudonim i një prifti dhe i mbretit të tij, autorë të supozuar të një manuali të gjatë astrologjie i shfaqur në Egjiptin helenistik dhe shumë i përdorur më vonë, që ekziston akoma.
Firmanus (Lucius Tarentius), shekulli i dytë pr.e.s. astrolog romak i nderuar, nën nxitjen e mikut të tij të ditur Varros, ai u provoi të formonte horoskopin e themelimit të Romës.
Posidoni i Apamesë, rreth 135 – 51 pr.e.s. filozof stoik dhe natyralist , astronom dhe matematicien grek, një nga frymëzuesit e fareve të Antikitetit, mësues i Ciceronit, i Senekës dhe Maniliusit.; ai paraqiti në veprën e tij ‘Fizika’ besimin e tij në një univers të gjallë nga një organizmëm energjitik dhe tërhoqi interesin e intelektualëve të kohës së tij mbi astrologjinë; fatkeqësisht asnjë nga shkrimet e tij nuk ka arritur tek ne.
Ciceroni (MarcusTullius Cicero), 106 – 43 pr.e.s. Burrë Shteti, orator dhe shkrimtar romak; dialogu i tij De Divinatione (parashikimi i së ardhmes) është një përligjërim i astrologjisë; ai përktheu në latinisht veprën Fenomena të Aratosit të Solit.
Nigidius Figulus, Publius, +/- 99 –në 45 pr.e.s. Dijetar romak dhe përfaqësues i rëndësishëm i neopitagorizmit; ai u interesua në astrologji, teologji dhe profeci; i njohur në senatin romak si astrolog.
Manilius, Marcus, gjysma e parë e shekullit I. Poet romak i perandorit Tiber, autor i një poeme didaktike mbi astronominë dhe astrologjinë në 5 vëllime (Astronomica), që ekziston edhe sot.
Theogjeni, shekulli I pr.e.s. Astrolog romak në epokën e perandorit August, të cilit ai i parashikoi të ardhmen e tij të famshme.
Thrasili i Aleksandrisë, fillimi i shekullit të parë. Astrolog grek i perandorit romak Tiberit (14 -37) me të cilin ai jetoi pothuajse gjithë jetën e tij; vepra e tij ‘Hyrje në astrologji’ ka arriur tek ne vetëm në formë përmbledhjeje.
Doroti i Sidonit, fillimi i shekullit të parë. Astrolog i shquar grek, i njohur gjatë gjithë Mesjetës – një pjesë e veprave të tij arriten edhe në Arabi dhe Indi; 5 nga traktatet e tij astrologjike (Pentateuch) njihen nga përkthimi i tyre latinisht.
Krinasi i Marsejës, shekulli I. Mjek dhe astrolog romak, autor i efemerideve astrologjike.
Kritodemi, astrolog grek që ka jetuar ndërmjet shekullit të parë dhe të dytë.
Balbillus. Astrolog romak nën sundimin e perandorëve Klaudit (41-54), Neronit (54-68) dhe Vespasienit (69-79), i biri i astrologut Trasil dhe autor i veprës ‘Astralogumena’, ku një pjesë e vogël e saj është ruajtur.
Keremoni, shekulli i parë. Prift egjiptian dhe astrolog i shquar me ushtrim profesioni në Romë nën sundimin e perandorit Neron (54-68).
Sula, shekulli I. Astrolog romak i perandorit Kaligula, i njohur për parashikimin e vdekjes së pashmangshme të perandorit.
Skribonanius, shekulli i parë. Astrolog romak i njohur për parashikimet e tij të realizuara në kohën e perandorit August.
Seleukos, shekulli I. Astrolog romak i perandorit Oton (69) të cilit i parashikoi fronin dhe mbijetesën e Neronit.
Teukros Babilonasi, i shekullit të parë. Astronom dhe astrolog grek, vepra e të cilit (që sot kemi vetëm pak pjesë të saj) ka shërbyer si burim i Albumasarit dhe i astrologëve të tjerë të Lindjes.
Ptolemeu, (Klaud Ptolemeos), i lindur nga fundi i shekullit të parë, vdekur rreth vitit 168. Dijetar i gjithanshëm i Aleksandrisë (astronom, gjeograf, kronolog, astrolog), autor i veprës themelore astronomike ‘Almagesti’ (ose Sintaksa e Madhe matematike) dhe e ‘Tetrabiblos’ në katër vëllime, që është bërë bibla e astrologjisë moderne; koleksioni i aforizmave astrologjike ‘Centiloquium’ i atribuohet gjithashtu atij, ndoshta gabimisht. Në astronomi, Ptolemeu ka zbuluar sidomos cilësinë e madhe të shkrimeve të Hiparkut prej të cilave është frymëzuar më shumë.
Vetius Valensi (i Antiokut), 120 – 175. Astrolog grek, autor i veprës ‘Anthologiai’ që përmban shumë horoskope të llogaritur.
Lucieni i Samosatit, 120 deri në +/- 182. Filozof grek me origjinë siriane, sofist, autor i një traktati astrologjie.
Tertulieni, +/- 155 deri në 230. Shkrimtar latin dhe mjek i Kishës, ai u interesua për yllin e Betlehemit dhe shprehu mendimet e tij mbi astrologjinë.
Akuila, gjysma e parë e shekullit të dytë. I krishterë mbështetës i astrologjisë në epokën e perandorit Adrian.
Samueli i Nahardias, 160 – 200. Astrolog çifut i lindur në Babiloni, autor i shkrimeve mbi planetët, veçanërisht Saturnit.
Maksimi, +/- shekulli i dytë. Poet grek, autor i një poeme astrologjike didaktike në hekzametër ‘Prej fillimeve’, që shpjegon se cila yllësi është e favorshme për veprimtari të ndryshme.
Antioku i Athinës, rreth vitit 180. Astrolog grek, autor i poemës didaktike ‘Thesauroi’ (thesaret) parathënia e së cilës është ruajtur me pjesë në shkrimet e Porfirit dhe Hefestionit të Tebës.
Sekstus Empirikus, rreth vitit 200. Filozof skeptik grek, autor i një vepre kundër matematicienëve (të cilët përfaqësonin edhe astrologjinë).
Porfiri (në greqisht Porfyrios, ose Malkhos nga emri i tij sirian), +/- 225 deri rreth 305. Filozof grek neoplatonik, nxënës i Plotinit, komentator i “Tetrabiblos” së Ptolemeut. ‘Isagoga’ e tij u përdor më vonë nga astrologët arabë. Ai futi një metodë të re domifikimi (të vendosjes së shtëpive).
Censorinus, shekulli III. Gramaticien latin dhe redaktor kishtar, autor i përpilimit ‘De die natali’ (nga dita e lindjes, 238), i ruajtur në mënyrë jo të plotë.
Antigoni i Nikeas, padyshim i shekullit të tretë. Astrolog grek që ka komentuar horoskopin e perandorit Adrian.
Anatoli (Anadolli) i Aleksandrisë, i vdekur rreth vitit 280. Filozof grek, matematicien dhe doktor i Kishës. Ai vlerësonte temperamentin dhe shpresën e jetës së një të linduri sipas ditës së javës në të cilën ai lind.
Julius Firmikus Maternusi i Siçilisë, shekulli IV. Shkrimtar latin dhe astrolog romak që ndoqi fenë e krishterë në fund të jetës së tij; vepra e tij astrologjike ‘Matheseos’ në 8 vëllime është teksti më i madh astrologjik i ruajtur deri sot që daton nga epoka klasike.
Efraimi i Sirisë, rreth 306 – 379. Mjek i Kishës së krishterë, ai u ngrit kundër astrologjisë nga pikëpamja e edukimit të krishterë në ‘Hymnet kundër edukimit heretik’.
Hefestioni i Tebës, fundi i shekullit IV. Një nga astrologët e fundit klasik që shkruante në greqisht; në veprën e tij me tre vëllime ‘Apotelesmatica’ ai përmedn autorët më të vjetër, ku kryesor ishte Ptolemeu.
Shën Agustini (Aurelius Augustinus), 354 -430. Mjek i Kishës së krishterë dhe dogmatisti i parë perëndimor; pas një përvoje personale të astrologjisë së manikeistëve, ai e hedh poshtë këtë disiplinë në “Rrëfimet” e tij.
Proklusi i Athinës, 412 -485. Filozof grek dhe përfaqësuesi më i shquar i neoplatonizmit athinian; komentet e tij për ‘Profecitë kaldease’ të ‘Timeos’ së Platonit dhe ‘Tetrabiblos’ të Ptolemeut ruhen edhe sot; ai e rishkroi këtë veprën e fundit nën titullin ‘Parafrazë’.
Eutocisi i Askatonit, i vdekur në 497. Astrologu i fundit grek i epokës klasike.
Plaktos, shekulli i pestë. Astrolog grek i viteve 470-490, nga zhvillimi i fundit i astrologjisë klasike.
Joan Laurentios Lidos, +/- 490 deri 560. Historian bizantin, autor i veprës ‘Fenomenet qiellore’ dhe ‘Muajt’.
Pauli i Aleksandrisë, +/- 498 deri 565. Astrolog grek i ndikuar nga neoplatonizmi, vepra e të cilit ‘Eisagogika’ (hyrje në astrologji), e njohur dhe sot, paraqet një kontribut të fortë në astrologjinë e vjetër klasike.
Varaha Mihira, 505 – 587. Padyshim autoriteti më i madh i astrologjisë së vjetër indiane; vepra e tij ‘Brhat Djataka’ arriti Europën në epokën moderne me përkthimet angleze dhe gjermane; ai ka shkruar shumë vepra të tjera për astrologjinë dhe astronominë.
Retorius, fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI. Astrolog grek që përpiloi dhe komentoi shumë autorë më të vjetër të astrologjisë; 7 nga horoskopet e tij ruhen edhe sot; ai e karakterizon individin sipas planetëve qevërisës (tipologji planetare).
Stefani i Aleksandrisë, shekulli VII. Neoplatonist dhe astrolog që ndikoi në astrologjinë arabe.
Teofili i Edesës, i vdekur rreth vitit 785. Shkrimtar sirian, përkthyes i Homerit, astrologu kryesor i oborrit mbretëror të kalifit al-Mandi nën udhëheqjen e të cilit astrologjia qe një art mbretëror; fragmente të veprave të tij janë përmendur shpesh nga Ali Abenragel.
Mash’Allah (Mash’Allah ibn Athari al-Basri), i vdekur rreth vitit 815. Astrolog arab i Bagdadit; 18 nga tekstet e tij astrologjike njihen përmes përkthimeve latine.
Alfraganus, (Omar Mohamed ibn al-Farrakan al-Tabari, Omar Alfraganus Tiberiadis), i vdekur rreth vitit 815. Astrolog arab që ka punuar në Bagdad në shërbim të kalifit al-Mamoun; dy nga veprat e tij njihen përmes përkthimeve latine. Ai i bazoi shkrimet e tij veçanërisht mbi veprat e Doroteut të Sidonit.
Zahel Benbriz (Sahn ibn Bishr ibn Habib ibn Hani), shekulli VIII. Astrolog çifut që shkruan në arabisht, vezir i kalifit al-Mamoun në Khorasan (Iran).; 16 nga shkrimet e tij astrologjike ruhen edhe sot përmes përkthimeve në latinisht.
Al-Kindi (ose Alckinde, Ja’kub ibn Ishak al-Kindi), rreth viteve 800 – 870. Një nga baballarët e astrologjisë arabe, të cilën e ushtroi në Bagdad; mësues i Albumasarit; 90 shkrime të tij që flasin për astrologjinë dhe astro-mjekësinë njihen përmes përkthimeve latine.
Isaac ibn Hunein, shekulli IX. Astrolog arab dhe autori i përkthimit më të vjetër të njohur të ‘Tetrabiblos’ së Ptolemeut.
Razes, (Mohammed ibn Zakaria ar-Razi), 865 -932. Astrolog arab me punë në Bagdad; tre nga tekstet e tij ruhen përmes përkthimeve në latinisht; ai u interesua gjithashtu në filozofinë e natyrës dhe ishte mjeku i parë personal mysliman i kalifit al-Muktadir.
Alkasan Albubater (Abu Bakr al-Hasan), fillimi i shekullit IX. Astrolog arab dy shkrimet e të cilit mbi astrologjinë individuale ruhen edhe sot përmes përkthimeve latine.
Albumasar (ose Aboassar, Abu Ma’shar al-Balkhi), rreth viteve 805-886. Astrolog islamik i Khorasanit (Iran) me punë në Bagdab, shumë i vlerësuar në Europën mesjetare.; ai shkroi një traktat të plotë për astrologjinë si edhe disa tabela astronomike dhe një vepër mbi bashkimet e mëdha (aspektet ‘përkrah’); 27 prej këtyre shkrimeve astrologjike në arabisht janë përkthyer në latinisht.
Alkhait Albohali (Yahya ibn Ghalib Aku’Ali al-Khaiyat), rreth vitit 850. Astrolog arab astrologjia individuale (e lindjes) e të cilit ruhet edhe sot përmes përkthimeve latine.
Alcabitius (Abd al-Aziz ibn Uthman ibn Ali, Ubu asSakr al-Quabisi), i vdekur rreth vitit 967. Astrolog i shquar arab që ka punuar në Mosul; 8 nga shkrimet e tij astrologjike janë përkthyer në latinisht.
Ali Embrani (Ali ibn Ahman al-imrami), +/- 955. Astrolog arab me punë në Mosul; shkrimet e tij mbi astrologjinë horare dhe përzgjedhjet ruhen edhe sot përmes përkthimeve latine.
Maslema. Astrolog mavritan i fundit të shekullit X.
Ali Albohazen (Mohamed ibn al-Hasan ibn al-Haitham al-Basri al-Misr ose Abu’Ali), +/- 965 në 1038. Fizikant arab, astrolog dhe komentues, punoi në Egjipt dhe në Tunizi. Veprat e tij astrologjike vlerësoheshin shumë në Europë në shekullin XIII.
Aliboron (Mohamed ibn Ahmad Abu ar-Rajhan al-Biruni), 973 – 1048. Astronom i cili shkruante në arabisht, astrolog, gjeograf, kronolog, që kaloi 40 vjet në Indi; u interesua për kulturën greke; autor i shumë shkrimeve astrologjike ku njëri prej tyre është përkthyer edhe në anglishten moderne.
Ali Abenragel (Ali ibn Abi ar-Rijal), 1016 – 1062. Astrolog arab me punë në Kordu dhe në Tunizi; 12 nga shkrimet e tij njihen përmes përkthimeve latine.
Kaika’us, 1021 -1099. Emir dhe shkrimtar Persian, nipi i Kabusit; vepra e tij ‘Libri i këshillave’ flet edhe për astrologjinë.
Ali Abenrudian (Rodan Ali ibn Ridvan), 1068. Astrolog arab dhe mjek, komentues i ‘Tetrabiblos’ së Ptolemeut të cilin e përktheu dhe e redaktoi (botoi); 12 nga traktatet e tij astrologjike njihen përmes përkthimeve latine.
Guillaume de Conches (Gijom d’ Konsh), rreth 1080 – 1145. Udhëheqësi i shkollës neoplatonike të Shartrit (Chartres), që e trajtoi astrologjinë me një pikëpamje të re.
Platoni i Tivolit, 1110 – 1145. Bën pjesë te ai brez përkthyesish që transmetojnë njohuritë e astrologëve arabë dhe klasikë drejt Europës. Ai ka përkthyer në latinisht shumë vepra arabe dhe hebraike.
Xhoni i Saliburit (Jean de Salisbury), vdekur në 1180. Filozof dhe historian anglez, një nga përfaqësuesit kryesor të shkollës neoplatonike të Shartrit që e trajtoi astrologjinë me një pikëpamje të re.
Abraham ibn Ezra (i quajtur Avenarius), +/-1092 në 1167. Dijetar i shquar çifut i Toledos, i cili punoi në Lombardi, Provencë, Egjipt, Plestinë, Rodos, Angli dhe Itali; disa elementë të veprave të tij u përdorën nga Regiomontanus.
Joan Kamateros, shekulli XII. Poet dhe astrolog bizantin vepra kryesore astrologjike e të cilit frymëzohet nga burimet arabe dhe greke (Zahel Benbriz, Doroti i Sidonit).
Xhoni i Sevijes (Jean de Séville), gjysma e dytë e shekullit XII. Astrolog spanjoll dhe përkthyes i shkëlqyer i veprave arabe në latinisht, përkthyes i ‘Tetrabiblos’ së Ptolemeut dhe autor i shumë shkrimeve astrologjike.
Xhoni i Toledos (Jean de Tolède), shekulli XII. Anëtar i shquar i shkollës astrologjke të Toledos.
Zherar d’ Kremon (Gérard de Crémone), 1114 -1187. Mjek, matematicien dhe filozof spanjoll, astrolog i perandorit Frederiku I, i quajtur Barbarosa; ka përkthyermë shumë se 70 tekste nga arabishtja, duke përfshirë edhe vepra astrologjike.
Moise Maimonide (Moshe ben Maimon), 1135 – 1204. Dijetar i përgjithshëm çifut nga Korduja, mjek dhe autor i një libri astrologjik hebraik.
Nizami i Samarkandit, shekulli XII. Poet dhe oborrtar i sundimtarëve të Iranit; vepra e tij ‘Katër fjalimet (ligjeratat)’ flet për astrologjinë.
Adelardi i Bathit, gjysma e dytë e shekullit XII. Murg dhe filozof anglez, që i përket një brezi përkthyesish që kanë mësuar Europën me astrologjinë arabe dhe çifute; ai ishte në shërbim të Henrit I, mbret i Anglisë.
Hermani i Dalmatit, gjysma e dytë e shekullit XII. Astrolog kroat që ka jetuar në Francë dhe Spanjë, përkthyes i shquar latin i veprave astrologjike në arabisht.
Bernardi i Toursit (Berndard Sylvestris), gjysma e dytë e shekullit të XII. Një nga më të shkëlqyerit e shkollës neoplatonike të Shartrit, i interesuar në astrologji por me një këndvështrim të ri.
Xhovani i Sakroboskos, (me emrin e tij anglez, John de Hollyvood, Halifax), vdekja e pasigurt , në 1246 ose 1256. Astronom, matematicien dhe astrolog anglo-francez që punoi në Paris; ai i bazoi veprat e tij astrologjike mbi astrologun arab Alkabitius.
Robert Grosseteste, +/- 1168 në 1253. Filozof anglez, përkthyes i gjuhëve klasike, rektori i parë i universitetit të Oksfordit, i bërë peshkop i Linkolnit në 1235; ai u interesua në astrologji.
Yehuda ben Moshe, shekulli XIII. Astrolog i oborrit të mbretit të Spanjës Alfonsi X i Kastijës (1252-1282), i cili ka praktikuar astrologjinë arabe.
Williami i Bergumit, shekulli XIII. Astrolog me origjinë hollandeze, këshilltar i Henrit II të Anglisë (1207 – 1272) për fushatat e tij ushtarake.
Leopoldi i Austrisë. Astrolog aktiv rreth vitit 1271, të cilit i janë atribuar dy vepra astrologjike të shkruara në latinisht.
Shën Alberti i Madh (Albertus Magnus, konti i Bollstadtit), rreth 1200 -1280. Murg dominikan gjerman, dijetar i përgjithshëm, autoritet i Kishës dhe njohës i shkëlqyer i shkencave okulte; ai përforcoi statusin e astrologjisë në kuadrin e një vizioni të krishterë të botës; mësues i Tomas D’Akuinit; ai u shenjtërua në vitin 1932.
Alfonsi X i Kastijës (i mbiquajtur ‘Astrologus’), 1221 – 1284. Mbreti i Spanjës (1252 – 1282), mbrojtës i madh i astronomisë dhe astrologjisë; ai punësoi tre astrologë, financoi Llogaritëset alfonsine astrologjike dhe përkthimin e shumë shkrimeve astrologjike arabe.
Roger Bacon, 1214 -rreth 1292. Murg françeskan anglez, dijetar i përgjithshëm, këshillues i mbretit Zhaku I, filozof, natyralist që u interesua për astrologjinë si “shkencë natyrore”.
Gérard de Sabbionetta, gjysma e dytë e shekullit të XIII. Fizikant, astrolog i oborrit Ladislasi IV i Hungarisë (1262 – 1290).
Guido Bonatti, (i quajtur Stellar Bonatus), 1223 – 1300. Astrologu më i famshëm i shekullit XIII, veprat e të cilit u njohën në vazhdim jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën.
Saint Thomas D’Aquin (Shën Tomas D’Akuini, i quajtur doktor Angelikus), rreth 1225 – 1274. Teolog i krishterë i nivelit të parë dhe filozof fetar; qëndrimi i tij ndaj astrologjisë nuk ishte aq negativ sa ai i dijetarëve të tjerë të Kishës të fillimit të krishtërimit.’ Në veprën e tij ‘Thelbi teologjik’ (1266 – 1273), ai i pranon në njëfarë mase ndikimet kozmike mbi njeriun.
Campanus (i quajtur Giovanni Campani), 1233 – 1296. Astronom, astrolog, matematicien dhe mjek italian, autor i shumë veprave të astrologjisë mbi metodën e tij të domifikimit të Shtëpive që sjell emri i tij, gjithmonë shumë i përdorur.
Arnaud de Villaneuve, rreth 1235 – 1312. Mjek, alkimist, magjistar dhe astrolog spanjoll, nxënës i Avisenit, rektor i universitetit të Montpeliesë.
Asdent, gjysma e parë e shekullit XIII. Astrolog i njohur, nën sundimin e perandorit gjerman dhe romak Frederiku II, emri i të cilit përmendet në Komedinë Hyjnore të Dantes.
Pierre d’Abano, +/-1250 në 1315. Mjek Italian, filozof, avokat i astrologjisë dhe një nga shkencëtarët më të respektuar të kohës së tij; u interesua në astrologji për aplikimet e tij në mjekësi dhe histori.
Egidius de Tebaldis, shekulli XIII. Astrolog Italian në oborrin e mbretit të Spanjës Alfonsi X i Kastijës nën nxitjen e të cilit ai përktheu në latinisht veprën ‘Tetrabiblos’ të Ptolemeut nga një përkthim arab i Rodanit.
Cecco d’Ascoli (i quajtur Francesco della Stabili), 1269 – 1327. Poet, mjek dhe astrolog Italian, matematicien i famshëm në universitetin e Bolonjës, mik i Dante Aligerit, mjek personal i papës Xhoni XXII, astrolog në oborrin e dukës së Kalabrit, autor i teksteve të shquara të astrologjisë; u padit në Inkuizicion nga armiqtë e tij dhe u dogj në turrën e druve në Fiorence; traktati i tij ‘De sphaera’ ishte një shpjegues i veprës së Sakroboskos.
Michel Scot (ose Scotus), +/- 1275 në 1336. Astrolog i fuqishëm me origjinë skoceze në oborrin e perandorit Frederiku II në Palermo. Dijetar i përgjithshëm dhe magjistar i madh; veprat e tij astrologjike lidhen drejtpërdrejt me traditën klasike të zhveshur nga ndikimi arab; i përmendur në Komedinë Hyjnore të Dantes.
Alvaro de Ovieda. Astrolog spanjoll që punonte në Pragë rreth viteteve 1290 – 1311 në oborrin mbretëror të Venceslasit II, mbret i Bohemit, dhe i pasardhësve të tij.
Giacomo Dondi, 1298 -1359. Mjek, astronom dhe astrolog Italian. Ndërtuesi i sahatit (orës) me automate (1344 – 1359) në Palazzo Capitano në Padova.
Havel de Strahov (Gallus), mesi i shekullit XIV. Arsimtar në universitetin ‘Karl’ në Pragë dhe mjek i perandorit Karli IV, astronom dhe astrolog.
Pierre d’Ailly (Petros de Alliaco), 1350 – 1420. Teolog francez, politikan, mjek i Sorbonës dhe kardinal, u interesua në astrologjinë parashikuese dhe në horoskopin e lindjes së Krishtit; ai pohoi nevojën për të korrigjuar kalendarin Julian; parashikoi Revolucionin francez në 1789.
Jean d’Eshenden. Astrolog anglez gjatë viteve 1340 – 1370, autor i një vepre të rëndësishme në latinisht mbi astrologjinë.
Christian de Prachatice, rreth 1360 – 1439. Teolog husit çek , njëkohësisht astronom, botanist, mjek dhe astrolog, arsimtar në universitetin Karl të Pragës; përveç një libri mbi planetët dhe 12 shenjat e zodiakut, ai shkroi një vepër astrologjike, ‘Prognosticatio’.
Jan Sindel, 1370 – 1443. Astronom çek, i njohur gjithashtu edhe në vende të tjera, i interesuar në astrologjinë parashikuese.
Terzyssko, fundi i shekullit XIV, fillimi i shekullit XV. Astrolog në oborrin e Venceslasit IV, mbretit të Bohemit (1378 – 1419), autor i një atlasi yjor.
Johannes Stoffler, 10/12/1452 – 16/02/1531. Astrolog gjerman, profesor i matematikës dhe astronomisë në universitetin e Tubingenit, u interesua kryesisht në llogaritjet e efemerideve të viteve 1489 – 1531; ai publikoi në një almanak (kalendar) astrologjik parashikimin e tij të famshëm të një katastrofe natyrore për shkurtin e vitit 1524 bazuar në një grupim planetësh në shenjën e Peshqve (ky ishte një alarm i rremë, por parashikimi mbi vdekjen e vet doli i saktë).
Martin de Lencice, vdekur rreth vitit 1463. Astronom dhe astrolog nga Praga me origjinë polake, i cili ka punuar në universitetin Karl në Pragë nga viti 1423 dhe për kancelarin e tij nga 1455 në 1456; ai shkroi një koment (shpjegim) të thelluar të veprës dhe të ‘minutiae’-ve të Sakroboskos për Odrishin e Rozmberkut, ai e futi botimin e ‘minutiae’ në universitetin e Pragës mbi modelin e Krakovisë.
Virdung, Johannes Cracowiensis de Hassfurt. Ai e ushtroi profesionin në fund të shekullit të XV dhe në fillim të shekullit XVI. Matematicien gjerman i cili ka punuar në Heidelberg, i famshëm për ‘Praktikat’ e tij dhe për parashikimin e një katastrofe klimaterike për vitin 1524 duke e llogaritur në bazë të një përqëndrimi të madh mbi planetët.
Marsile Ficin, 1433 – 1499. Humanist, filozof neoplatonik dhe astrolog Italian i cili e përfshiu astrologjinë në idetë e Rilindjes me njeriun dhe regjimin e tij ushqyes si pikë qendrore.
Regiomontanus (Johannes Muller), 1436 -1476. Matematicien i shkëlqyer (ai solli përdorimin e tangjenteve dhe krijoi termin ), astronom dhe astrolog i shekullit XV, i cili futi në përdorim metoda të reja matematike në astrologji (domifikimin, direksionet).
Galeotti, shekulli XV. Astrolog i oborrit mbretëror të Luigjit XI, mbret i Francës.
Johannes Lichtenberger, +/- 1445 në 1503. Astrolog i shquar gjerman i specializuar në parashikim në fund të Mesjetës, astro-meteorolog, autor i një teksti mbi astrologjinë parashikuese (1487); Paraklesi është mbështetur gjithmonë mbi parashikimet e tij.
Pakovski ( Vaklavi i Pakovës), vdekur në 1513. Astronom çek, mësues në universitetin Karl të Pragës, redaktor (shkrues) i veprës ‘minutiae’.
Giovanni Pico Della Mirandola, 1463 -1494. Poet, filozof dhe humanist Italian, i cili sulmoi ashpër astrologjinë me një shkrim polemik.
Pavel de Pfibram, vdekur në 1520. Astronom në universitetin e Pragës, astrolog dhe redaktor i ‘minutae’; asgjë nuk është ruajtur nga punimet e tij.
Luca Gauric, 1476 – 1558. Prelat (klerik i lartë) italian, astronom dhe matematicien në Bolonja, Ferrara, Venecia dhe Romë; ai bëhet peshkop i Napolit dhe astrolog i preferuar i Katerina de Mediçit dhe i papës Pali III. Astrologjia e ushtruar nga Gauric (Goriku) ishte kryesisht eksperimentale dhe e zhveshur nga çdo parashikim okult.
Faustus (Georgius Sabelliens), +/-1490 në 1539. Magjistar dhe astrolog gjerman.
Heinrich Cornelius Agrippa de Nettesheim, lindur me 14 shtator 1486 në orën 15:24 në Nettisheim (Kolonja), vdekur rreth dates 18 shkurt 1535 në Grenoble. Mjek dhe filozof, ai praktikoi astrologjinë por parasëgjithash ishte shkrimtar i shquar i okultzmit.
Mikulas Sud de Semanin, 1490 – 1557. Astronom dhe astrolog çek. Autor i famshëm i ‘minutiae’.
Paracelsus, 1493 – 1541. Mjek i shquar, filozof, kimist dhe alkimist gjerman i famshëm i cili e përdori astrologjinë në mjekësi. Ai publikoi shumë vepra mbi hermetizmin, alkiminë dhe astrologjinë.
Petrus Apianus (Peter Bennewitz), 1495 – 1552. Astronom, matematicien dhe gjeograf gjerman, mësues në astrologji i Karl Kuint-it; përveç shkrimeve astronomike ai botoi dhe një libër për astrologjinë.
Melanchton XXX (Philipp Schwarzerd), 1497 – 1560. Reformator fetar, humanist dhe astrolog gjerman, i cili mbajti disa fjalime mbi astrologjinë në Wittengerb; ai u interesua gjithashtu në astrometeorologji me rezultate të shkëlqyera; ai publikoi veprën ‘Tetrabiblos’ të Ptolemeut.
Johannes Carion, 1499 – 1537. Astrolog dhe historian gjerman, në oborrin e Joachim-it I të Branderburgut; ai u interesua për astrologjinë parashikuese.
Joachim Camerarius (ose Liebhard, i quajtur ), 1500 – 1574. Filolog klasik gjerman i dalluar, humanist, dijetar i madh, mik i Melanshtonit, botues i veprave të Ptolemeut ‘Tetrabiblos’ dhe ‘Almagesti’ si dhe i veprave astrologjike të Hefestionit të Tebës.
Antonius M. Gogava, shekulli XVI. Mjek Italian me punë në Venecia, përkthyes i Tetrabiblos së Ptolemeut dhe i veprave të tjera klasike, në veçanti i atyre mbi harmoninë.
Federik Grisogono, shekulli XVI. Astrolog dhe mjek kroat me punë në universitetin e Padovës pastaj në Zadar, i interesuar në veçanti pë astrologjinë mjekësore për të cilën ai shkroi disa dorëshkrime shumë të vlerësuara në atë epokë.
Jérome Cardan (Hieronymos Cardanus), 1501 – 1576. Mjek, matematicien dhe filozof. I njohur sidomos si matematicien, ai i dha zgjidhje ekuacionit të shkallës së tretë dhe shpiku aparatin me artikulim të lirë që mban emrin e tij (cardan). Fillimisht ky aparat u përdor për të bërë busullat e pandjeshme ndaj lëvizjeve të anijeve. Autor i librave mbi metoskopinë dhe astrologjinë, astrolog në oborrin mbretëror të Joachim I të Brandenburgut.
Cyprien Lvovicky de Lvovice (i quajtur Leovitius), 1514 – 1574. Matematicien i shquar, astronom dhe astrolog çek, profesor në universitetin e Lauingernit mbi Danub, autor i shumë shkrimeve astrologjike; u interesua veçanërisht për llogaritjen e efemerideve dhe tabela të tjera publikimi i të cilave ishte në vetvete një akt i madh heroik.
Nostradamus (Michel de Notredame), 1503 – 1566. Mjek, shkrimtar dhe astrolog i shquar francez, autor (i dyshuar) i profecive të famshme në vargje ‘Shekujt astrologjikë – Profeci të vërteta dhe parashikime’ (1555) – një nga shkrimet më misterioze në literaturën astrologjike.
Georg Joachim Rheticus, 1514 – 1574. Astronom i shquar, mik i Koprnikut dhe botues i teksit të tij ‘De revolutionibus’, kopernikani i parë që i kushton gjithë vëmendjen e tij astrologjisë; ai merr përsipër të parashikojë ardhjen e dytë të Krishtit përmes llogaritjeve astrologjike.
Vaclav Fabri de Budejovice (Faber), vdekur në 1520. Astronom dhe astrolog, autor i shumë librave dhe parashikimeve (duke nisur që nga 1482).
Yehuda Low, rreth 1520 – 1609. Rabin çifut nga Praga, kabalist dhe Talmudist, i interesuar në matematikë, fizikë, në astronomi dhe astrologji; mik i Tycho Brahe-s dhe autor i një libri mbi aluzionet astrologjike në Bibël.
Junctin de Florence (Franciscus Junctinus), 1522 -1580. Matematicien, filozof, orator dhe astrolog Italian; provincial nga urdhri i murgjve karmelitë, me punë në Fiorence, këshilltar i dukës së Alençonit, autor i veprës së famshme ‘Speculum astrologiae’, dhe botues i botimit të tretë të Tetrabiblos së Ptolemeut.
Valentin Naibod, 1523 – 1593. Matematicien dhe astrolog Italian në Padova dhe Kolonja; ai ndikoi veçanërisht në metodologjinë horoskopike të direksioneve.
Thaddeus Hajek de Hajek, 1525 – 1600. Shkencëtar i shquar çek, mjek dhe astronom i shekullit XVI; ai u interesua në metoposkopi dhe astrologji për të cilën shkoi një traktat.
Hendrik de Rantzau, 1526 – 1598. Kont i Brandeburgut dhe mbret i Danimarkës, guvernator në kohën e Kristianit III, astronom dhe astrolog amator i konfirmuar, autor i shumë shkrimeve të shkurtra mbi astrologjinë.
John Dee, 1526 – 1608. Matematicien, optik, gjeograf, astronom, alkimist dhe astrolog. Ai favorizoi futjen e kalendarit gregorian në Angli falë llogaritjeve të tij matematike dhe astronomike. Këshilltar në astrologji dhe okultizëm i mbretëreshës Elizabeta I, ai parashikoi disfatën e armadës (flotës së Filipit II kundër Anglisë) dhe ekzekutimin e Marie Stuart.
Simon Proxen de Sudet, 1531 -1575. Redaktor i ‘minutiae’ në universitetin Karl të Pragës nga 1559 në 1563.
Petr Kodicill de Tulechov (Codicillus), 1533 – 1589. Matematicien, astronom, filolog klasik, kancelar në universitetin Karl të Pragës, redaktor i ‘minutiae’.
Jean Aimé Chavigny, 1534 – 1604. Poet, jurist, teolog dhe astrolog francez, komentues (shpjegues) dhe biograf i Nostradamusit, me të cilin kaloi 28 vitet e tij të fundit të jetës.
Giovanni Battista Della Porta, 1535 – 1615. Fizikant, alkimist, astrolog dhe autor dramatik italian, veçanërisht i pjesës teatrale ‘Astrolog’; në shkencë, ai nxiti idenë e analogjisë ndërmjet makrokozmosit dhe mikrokozmosit.
Martin Pegius, shekulli XVI. Astrolog slloven me punë në Salcburg që nga 1553; vepra e tij ‘Libri i lindjeve’ (1570) është ribotuar disa herë në kohët moderne si klasik i astrologjisë.
Johannes Pistorius (Niddanus), 1546 – 1608. Teolog katolik, mjek dhe astrolog gjerman.
Tycho Brahe, 1546 – 1601. Astronom dhe astrolog danez, ishte i pari që studioi përthyerjen e dritës dhe hartoi një katalog prej 777 yjesh. I marrë me sy të keq pranë mbretit Kristiani IV, për shkak të borxheve të tij të përhershme, ai gjeti strehim në Bohem ku mbrohej nga Rudolfi II. Duke filluar nga 1601 ai punon me Keplerin mbi lëvizjet e planetit Mars.
Matthias Gryll de Gryllov, 1551 – 1611. Humanist çek, bëhet dekan i fakultetit të filozofisë në universitetin Karl të Pragës në 1581; është autor i një vepre astrologjike mbi kometat.
Rudolfi II, 1552 – 1612. Perandor gjerman dhe mbret i Hungarisë dhe Bohemit, mbrojtës i madh i shkencave dhe i arteve, i alkimisë, astrologjisë dhe okultizmit; ai punësoi Tycho Brahe-n dhe Johan Keplerin të cilët përpunuan tabela të reja llogaritëse astrologjike ‘Tabelat rudolfine’.
Giovanni Antonio Magini, 1555 – 1617. Matematicien, mjek, astronom dhe udhëtar i madh Italian, që ka punuar në Bolonja, autor i efemerideve dhe i shumë teksteve astronomike dhe astrologjike.
Cosimo Ruggieri (Come), fundi i shekullit XVI. Astrolog Italian në oborrin e perandoreshës së Francës Katerina de Mediçi (1519 – 1589).
Francis Bacon (lord Verulam Francis Bacon), 1561 – 1624. Filozof, natyralist dhe burrë Shteti anglez , shumë i interesuar në astrologji.
David Fabricius, 1564 – 1617. Pastor protestant i Frizës lindore, astronom dhe astrolog; ai mbeti në kontakt me Tycho Brahen dhe Johannes Keplerin; u vra pikërisht ditën në të cilën ai kishte parashikuar vdekjen e tij.
Galileo Galilei, 1564 – 1642. Fizikant, astronom dhe filozof Italian, praktikues i astrologjisë.
Andreas Argoli, 1570 – 1657. Matematikan Italian dhe astrolog në Padova, botues i tabelave astronomike; ai mësoi kontin e Wallenshtajnit në astrologji.
Tomasso Campanella, 1568 – 1639. Murg dominikan Italian, filozof dhe astrolog; ka shkruar një vepër astrologjike në 7 vëllime, dhe libri ‘Qyteti i Diellit’ përmban shumë aluzione astrologjike.
Robert Fludd, 1574 – 1637. Dijetar anglez, filozof dhe mjek; ai lidhet me astrologjinë nga koncepti i tij i marrëdhënies ndërmjet makrokozmosit dhe mikrokozmosit.
Johannes Kepler, 1571 – 1630. Astronom i shkëlqyer dhe astrolog gjerman, i njohur sidomos për punët e tij astronomike, ishte një partizan i heliocentrizmit dhe zuri vendin e Tycho Brahes në 1601 si astronom dhe astrolog në Pragë në oborrin e mbretit Rudolfi II dhe më pas të kontit Wallenstein. Ai themeloi atë që quajmë 3 ligjet e Keplerit që do të ndihmonin Njutonin në zhvillimin e sistemit të tij. Në lidhje me Galileon ai studioi kometat e 1618 si edhe njollat diellore. Veprat e tij, të publikuara në mbarë vendin, dhe dorëshkrimet e tij të botuara pas vdekjes, me një total prej 800 horoskopesh, dëshmojnë interesin e tij të vazhdueshëm për astrologjinë dhe praktikën e saj.
Julius Schiller, 1580 - 1627. Anëtar i urdhrit të agustinëve në Salcburg, ai publikoi një atlas yjor në 1627 ku zëvendësoi yjësitë e Zodiakut me 12 apostujt.
Wallenstein (Albrecht Wenzel Eusebius von Wallenstein), 1583 – 1634. Fisnik dhe komandant ushtarak çek, interesi i madh për astrologjinë i të cilit njihet nga marrëdhënia e tij me Keplerin i cili i formoi horoskopin në 1608 dhe ishte në shërbim të tij vitet e fundit të jetës.
Jean-Baptiste Morin de Villefranche, 1583 -1656. I lindur në Villefranche në Beaujolais; Doktor në mjekësi, profesor i matematikës në Kolegjin e Francës, mik i Deskartit dhe një nga astrologët më të mëdhenj francez. Ai la një vepër të madhe, një kryevepër prej 784 faqesh ‘Astrologia gallica’ në 26 vëllime që u botua pas vdekjes së tij. Ai u pranua për t’i shërbyer Richelieu-t të cilit i parashikoi datën e vdekjes si edhe ishte mjek i Luigjit XIII.
Giovanni Battista Pieroni di Galliano, 1586 -1654. Arkitekt, matematicien dhe astrolog Italian, i cili punoi që prej vitit 1620 për pushtetin e Habsburgëve; kontributi i tij në projektimin e pallatit Wallenstein dhe të galerisë së tij astrologjike ishte i rëndësishëm.
Claude de Saumaise, 1588 -1653. Filolog klasik dhe astrolog francez, protestant që jetonte në Leyde (Hollandë), autor i një libri mbi vitet kritike (shumëzuar me 7), në linjën e astrologjisë klasike.
Simon Partlic de Spicberk, rreth 1588 – 1650. Matematicien, astronom dhe astrolog çek, botues i shumë teksteve çeke dhe latine, veçanërisht i kalendarëve; ai ka hartuar disa horoskope.
Larivière, astrolog dhe mjek i mbretit të Francës Henri IV (1589 – 1610).
Bonaventura Cavalieri, rreth 1598 – 1647. Matematicien dhe astrolog Italian, nxënës i Galileos, profesor në Bolonja që prej 1629.
Giovanni battista Senni, 1600 – 1656. Astrolog Italian, nxënës i Argolit, në shërbim të Albrecht von Wallenstein-it nga 1629 deri në 1634.
Athanasius Kircher, 1602 -1680. Jezuit gjerman, dijetar i përgjithshëm, mbrojtës i astrologjisë; vepra e tij ‘Oedipus aegyptiacus’ (1653) lidhet me astrologjinë në shumë pika.
William Lilly, 1602 – 1680. Një nga astrologët më të famshëm anglez, autor i shumë teksteve (librave) të astrologjisë dhe i disa parashikimeve të bëra publike; ai kishte një klientelë të gjerë prej rreth 1000 personash në vit.
Andreas Goldmayer, 1603 – 1669. Astrolog gjerman i njohur për parashikimet e tij të bëra realitet (duke përfshirë vdekjen e mbretit Gustav Adolf të Suedisë si edhe atë të veten); autor i tabelave astrologjike si dhe i shumë veprave të astrologjisë; ai ka përmirësuar llogaritjet horoskopike dhe është interesuar gjithashtu për horoskopet e qyteteve.
Placido de Titis, 1603 – 1668. I quajtur edhe Placidus ose Placid, astrolog italian kontributet e të cilit në metodologjinë horoskopike janë akoma të vlefshme edhe sot. I detyrohemi atij për metodën e domifikimit (vendosjes së shtëpive) e cila mban emrin e tij dhe që aktualisht përdoret nga shumica e astrologëve. (Sistem ndarjeje me Shtëpi ose domifikim Placid, direksione dytësore, etj.). Ai ishte profesor në Pavia.
Jean-Baptiste Colbert, 1619 – 1683. Burrë shteti francez, reformator ekonomik, themelues i Akademisë franceze; në 1660, ai përjashtoi astrologjinë nga universiteti.
John Gadbury, 1627 – 1692. Astrolog i shquar anglez, nxënës i Lilly-t, i interesuar në monomere (gadët zodiakale), autor i një vepre horoskopike dhe redaktor i një serie prej 200 horoskopesh.
John Dryden, 1631 – 1700. Poet dhe kritik letrar anglez shumë i interesuar në astrologji.
Aegidius Strauch, 1632 – 1682. Astrolog gjerman, profesor matematike në Wittenberg, autor i një libri mbi aforizmat astrologjike.
Isak Njuton (Isaac Newton), 1643 – 1727. Fizikant i madh dhe filozof anglez, tepër i famshëm, në rrafshin ezoterik, për punët e tij alkimike ku vepra e tij më e madhe mbetet për laikët ligji i rëndesës. Si çdo alkimist i mirë, gjatë viteve ai ka studiuar astrologjinë për të cilën gjatë një diskutimi ai replikon me Halleyn: “Unë e kam studiuar këtë fushë zoti Halley, ndërsa ju jo!”. Në veprën e tij ‘Kronologji’, ai nxjerr në pah lidhje interesante ndërmjet mitologjisë dhe detajeve të historisë së astromancisë antike.
G. Toaldo, 1719 – 1797. Astrolog Italian në Padova; ai zhvilloi astrometeorologjinë, e cila e bëri ta vlerësonte më shumë jetën e tij. Ai i rigrupoi rezultatet e tij në një libër të botuar në 1770.
Ebenezer Sibly, 1751 – 1799. Astrolog i shquar anglez i fillimit të kohëve moderne, autor i të paktën tre teksteve të gjata të rëndësishme të ilustruar me horoskopet e asaj epoke.
Julius Wilhelm Andreas Pfaff, 1774 – 1835. Astronom gjerman që ka punuar në universitetin e Erlangenit, një nga astrologët e parë të erës moderne, autor i veprës ‘Astrologjia’ (1816).
James Wilson, fillimi i shekullit XIX. Astrolog anglez, autor i një përmbledhjeje të shkëlqyer mbi astrologjinë ptolemease në fillimet e zhvillimit të astrologjisë moderne (1819).
Rafaeli I (Robert Cross Smith), 1795 – 1832. Pionier i astrologjisë moderne në Angli, redaktor që prej 1827 i veprës ‘The Prophetic Messenger’ (i riquajtur ‘Almanaku i Rafaelit’); ai ka publikuar në 1828 në Londër një ‘Dorëshkrim astrologjie’; pseudonimi i Rafaelit (II, II, IV…) u mor nga nxënësit e tij dhe pasardhësit: John Palmer (i lindur me 28 maj 1807), R.V. Cross Wakeley (lindur me 15 maj 1850) dhe të tjerë; shtëpia botuese ‘Rafael’ është një ndër shtëpitë më të rëndësishme botuese angleze për efemeridet dhe literaturën astrologjike.
Zadkiel (Richard James Morrison), +/- 1796 në 1874. Astrolog anglez shumë i njohur në epokën e tij; ai publikoi, duke nisur nga 1830, ‘Herald of astrology’ (lajmëtari i astrologjisë), të riquajtur ‘Almanaku i Zadkielit’.
Johann Karl Vogt, 18/02/1813 – 1860. Krijues kabinetesh, astrolog dhe parashikues i njohur gjerman; biografi i tij, Ludwig Hauff, përmend shumë parashikime të tij të realizuara në 1858.
Charubel (John Thomas), +/- 1826. Parashikues dhe astrolog anglez i cili u interesua për domethëniet e gradëve individuale të zodiakut (monomeret).
Zadkiel H (A. J. Pearce), +/- 1840. Astrolog anglez, botues i ‘Textbook of Astrology’ (botim vjetor); ai ka parashikuar disa tërmete.
Auguste Bouché-Leclercq, 1842 – 1923. Historian francez, specialist i antikitetit, autor i veprave të shquara mbi astrologjinë greke dhe historinë e profecive në epokën klasike.
Camille Nicolas Flammarion, 1842 – 1925. Astronom francez që ka popullarizuar shumë astronominë, me punë në Paris; ai ka kontribuar në historinë e astrologjisë dhe në studimin e disa fenomeneve okulte.
Albert Kniepf, 1853 – 1924. Astrolog i shquar gjerman i bashkuar në fillimet e astrologjisë moderne.
Fomalhaud (kryemurgu Charles Nicoullaud), 1854 – 1923. Astrolog francez, autor i veprës së shquar ‘Traité d’astrologie sphérique et judiciaire’ të publikuar në 1897, themelues i ‘Revista ndërkombëtare e shoqërive sekrete’.
B. Suryanaryan Rao, 1856 – 1937. Historian, shkrimtar dhe yogi, astrologu më i madh ndian i kohës moderne; ai ringjalli astrologjinë në Indi, themeoi revistën ‘The Astrological Magazine’ në 1895, përktheu në anglisht aforizmat e vjetra astrologjike të Jaiminit (shekulli XI pr.e.s.) dhe shkroi shumë vepra të rëndësishme astrologjike.
Sylvain Trébucq, 1857 – 1928. Astrolog francez. Në 1914 ai boton në një revistë ‘Ndikimi i trupave qiellor’.
John B. Shipley (Sarastro), 1858 – 1911. Shkrimtar dhe astrolog anglez.
Allan Leo (William Frederic Allan), 1860 – 1917. Astrolog anglez, nxënës i teozofes Elena Blavatsky , një nga përfaqësueset kryesore të astrologjisë ezoterike; autor i një dorëshkrimi themelor të astrologjisë dhe i veprave të tjera ndërmjet të cilave edhe një fjalor astrologjik.
Sepharial (Walter G. Gornold), 20/03/1864 – 13/12/1929. Orientalist, numerolog, astrolog dhe okultist anglez, përfaqësues i astrologjisë ezoterike, i cili punonte me një kombinim metodash zbuluese (astrologjinë enigmatike, etj.), autor i shumë shkrimeve interesante, ndërmjet tyre një manual dhe një fjalor i astrologjisë.
Karl Brandler-Pracht, 1864 – 1945. Një nga pionierët e astrologjisë moderne gjermane, autor i një serie dorëshkrimesh të horoskopëve praktikë.
Walter A. Kotch, 1865 – 1970. Astrolog modern gjerman, ai u interesua sidomos për llogaritjet astrologjike (sistem i ri i ndarjes në shtëpi – domifikimi Koch), autor i shumë traktateve astrologjike.
Eudes Picard, 1865 – 1932. Nipi i një anëtari të famshëm të Akademisë franceze, një astrolog gjenial të cilit interesi i ardhshëm për astrologjinë iu parashikua paksa pas lindjes së tij nga Eugéne Ledos, një astrolog që punonte për Rothschild; ai shkroi një libër mbi zbulimet (parashikimet) në astrologji.
Eugène Casland, 1865 – 1940. Oficer francez dhe astrolog, ai u interesua veçanërisht në llogaritjen e tabelave astrologjike dhe efemeridet grafike, në fondacionet (themelimet) fizike të astrologjisë dhe në teknikat horoskopike.
Evangeline Adams (George E. Jordan), 1865 – 1932. Pioniere e astrologjisë amerikane, punoi në Boston që prej 1890 dhe në Nju Jork që prej 1899, ku mbrojti të drejtën e ekzistencës së astrologjisë falë parashikimeve të saj të suksesshme.
A.Frank Glahn, 1865. Astrolog gjerman, i cili merrej më shumë me problemet e horoskopëve, veçanërisht për kuptimet dhe lindjen, për të përmirësuar saktësimin e një lindjeje, periudhat e jetës njerëzore, etj.; autor i shumë veprave të astrologjisë.
Max Heindel (Max Grashof), 1865 – 1919. Me origjinë daneze, pionier i astrologjisë amerikane, autor i të paktën 15 veprave astrologjike.
Choisnard (Paul Flambart), i lindur me 13/02/1867, ora 23:00 (disa thonë 22:45) në Saint-Génis-de-Saintonge, i vdekur me 09/02/1930 në orën 23:55. Komandant i artilerisë franceze, pionier i astrologjisë franceze i cili karakterizohej nga një stil shkencor (duke përdorur veçanërisht statistika), autor i shumë studimeve astrologjike të specializuara. Rinovues i astrologjisë në Francë, ai vendosi rregullat e astrologjisë shkencore.
Franz Cumont, 1868 – 1947. Arkeolog belg, orientalist dhe historian i feve (besimeve), autor i shumë punimeve shkencore mbi astrologjinë dhe besimet e epokës klasike.
Oskar A. H. Schmitz, 1873 – 1931. Shkrimtar dhe poet gjerman, një nga astrologët e parë gjermanë i orientuar drejt astropsikologjisë.
Carl Gustav Jung, 1875 – 1961. Psikolog dhe psikiatër zviceran, ai u interesua në astrologjinë teorike në lidhje me fushën e tij; me fizikantin Wolfgang Pauli, ai formuloi teorinë e sinkronizmit shkakor që frymëzoi një përgjigje madhështore, një ndikim të madh, për astrologjinë teorike moderne.
E. H. Bailey, 1876 – 1963. Astrolog dhe mjek anglez, ai u interesua veçanërisht në astrologjinë e paralindjes dhe në Trutinën e Hermesit.
Alfred Witte, lindur me 02/03/1878, ora 21:12 në Hamburg, vdekur me 4/08/1941. Astrolog i shquar gjerman, themelues i shkollës së Hamburgut, botues i literaturës astrologjike dhe autor i një vepre të shquar mbi astrologjinë; teknik në gjeodezinë e profesionit.
Elsbeth Ebertin, 1880 – 1944. Nëna e R. Ebertinit, grafologe, e njohur për parashikimet e saj (një ndër to ngritja e Hitlerit), autore e shumë shkrimeve astrologjike, ndërmjet të cilave dhe ‘Naissance Royales’ (Lindje mbretërore) 1916.
Magjistari Zariel (David Cope). Astrolog modern i cili krijoi një metodë të re të ndarjes me shtëpi në fillim të shekullit XX.
L. Edward Johndro, 1882 – 1951. Astrolog modern, matematicien dhe inxhinier radio amerikan, ai zgjidhi probleme të rëndësishme teknike në astrologji; futi pavarësisht nga Ch. Jayne termat verteks dhe anti-verteks në horoskope; ai u interesua gjithashtu në astrologjinë e vendeve dhe shkroi shumë tekste zbulues.
Friedrich Schwickert (Sinbad), 1885 – 1930. Kapiten i korvetës, astrolog i shquar sintetist modern; me mjekun dhe astrologun vjenez Adolf Weiss, ai botoi një përmbledhje të astrologjisë në 5 vëllime, ‘Bausteine der Astrologie’ (Gurët e themelit të Sstrologjisë), që formojnë bazën e astrologjisë moderne.
R. G. Hallet (Magjistari Aurelius), 1886 – 1948. Astrolog belg; bashkë me magjistarin Zariel ai shkroi librin ‘Matematika e trupave qiellorë’.
Charles E. Carter, 1887 -1968. Astrolog anglez, redaktor i revistës ‘Astrological Quaterly’, autor i të paktën 7 shkrimeve astrologjike të specializuar njëri prej të cilëve ishte i shkëlqyeri ‘Lexicon of Astropsychology’ (Leksiku i astropsikologjisë), president i shtëpisë astrologjike dhe i Shoqatës teozofike të Londrës nga 1920 në 1952 dhe themelues i fakultetit të studimeve astrologjike në Angli.
Marc Edmund Jones, 1888 – 1980. Astrolog amerikan, anëtar i Shoqatës Sabiane në Los Anxhelos që prej 1930, autor i të paktën 13 studimeve astrologjike të specializuara mbi simbolet sabiane.
Johannes Vehlow, 1890 – 1958. Astrolog gjerman, nxitës i astrologjisë shkencore, autor i një manuali të astrologjisë moderne në shumë vëllime (1934); ai u interesua në disa probleme teknike të astrologjisë.
Thomas Ring, 1892 -1983. Piktor dhe astrolog i shquar modern gjerman i cili rishqyrtoi rregullat e astrologjisë klasike në një vepër astrologjike në 4 vëllime.
Dane Rudhyar (Daniel Chennevière), 1895 – 1985. Poet i shquar amerikan me origjinë franceze, muzikant, astrolog, mendimtar dhe filozof, përfaqësuesi kryesor i astrologjisë humaniste, autor i mbi njëzet librave dhe manualëve astrologjikë, një njeri i gjithanshëm në kuptimin e Rilindjes, i cili u interesua në astrologji duke nisur që prej vitit 1930.
Fritz Saxl, 1890 – 1948. Historian arti austriak me punë në Londër; ai kontribuoi në njohurinë e historisë së astrologjisë me listat e tij të detajuara të dorëshkrimeve astrologjike dhe mitologjike mesjetare të pranishme në bibliotekat e Romës, Vjenës, Londrës, Kembrixhit, Oksfordit dhe vendeve të tjera në Europë.
Fritz Brunhubner, 1894. Astrolog gjerman i interesuar në astrologjinë botërore, një nga të parët që ka vlerësuar ndikimin e planetit Pluton.
Cyril Fagan, 22 maj 1896 – 5 janar 1970. Astrolog irlandez me punë në Dublin pastaj në Shtetet e Bashkuara; ai u orientua drejt astrologjisë siderale mbi bazat e së cilës ai shkroi një libër; mik i astrologut indian B.V. Raman.
Herbert von Klöckler, 1896 -1950. Mjek dhe astrolog i shquar gjerman, ai u interesua veçanërisht në aplikimin e statistikave në astrologji; ai është autor i një manuali astrologjie në tre vëllime dhe i shumë teksteve të tjera.
Paul Couderc, +/- 1899. Astronom francez me punë në Paris, ai shprehu neverinë e tij fundamentale për astrologjinë në 2 libra, duke u përpjekur ta hedhë poshtë.
Albert Max Grimm, 1892 -1962. Astrolog i shquar modern gjerman, autor i shumë manualëve të astrologjisë dhe i veprave astrologjike të specializuara.
Emmanuel Simandl, 1899 – 1971. Astrolog modern çek i nivelit të parë, orientalist, përkthyes i disa gjuhëve përfshirë ato të lashtat. Ai ka edukuar një brez të tërë astrologësh.
Herbert A. Löhlein, 1900 – 1987. Astrolog i shquar gjerman me punë në Mynih, i orientuar drejt astropsikologjisë, autor i 23 librave.
Alexandre Volguine, 03/03/1903 ora 7:45 – 1977. Astrolog francez me origjinë ruse, themelues në 1938 i revistës së rëndësishme astrologjike ‘Les Cahiers astrologiques’ (fletoret astrologjike), autor i shumë librave dhe artikujve mbi astrologjinë, botues i literaturës astrologjike klasike në serinë ‘Les Maitres de l’occulte’ (mjeshtërit e okultit). Në ‘Ditari i një astrologu’ të tij (1975), ai konfirmon “Nëse do të më pyesnin se cila është feja ime, do të përgjigjesha: astrologjia”.
Rudolf Lewish, 1904 – 1931. Astrolog gjerman me punë në Pragë, nxënës i Schwickert-it, ai kontribuoi në revistën ‘Astrale Warte’ dhe u është kundravënë hipotezave të pabaza në astrologji.
Danieli (Theofil Kahle). Astrolog modern çek, autor i një prej manualëve kryesorë të astrologjisë dhe i horoskopeve (1936).
Erich Karl Kuhr, 1899 – 1952. Astrolog gjerman i interesuar në llogaritjet e sakta të horoskopeve, autor i shumë librave të bazuar mbi astrologjinë matematike preçize.
Maurice Privat, 1889 – 1949. Gazetar francez me punë në radio dhe astrolog; ai botoi te ‘Grasset’ në 1935 veprën ‘Astrologjia Shkencore për të gjithë’. Ky libër është ribotuar herë pas here deri në Luftën e Dytë Botërore.
Karl Ernest Krafft, 1900 – 1945. Astrolog statisticien zviceran, një prej astrologëve më të mirë europian përpara Luftës II Botërore; ai vdiq gjatë transferimit të tij në kampin e përqëndrimit të Orianenburgut të atij të Buchenwald-it.
Georges Antarès (Marcel Modaste), 1900 – 1988. Astrolog belg shumë besimtar, themelues në 1936 i grupit të kërkimeve ‘La Vigie’, autor pjellor shumëgjuhësh, veçanërisht i një ‘Manuali praktik i astrologjisë’, një prej më të shiturve edhe sot në Francë dhe Spanjë.
Alice Bailey: në veprën e saj të fundit të botuar pas vdekjes, ‘Autobiografi e papërfunduar’, Alice Bailey rrëfen aventurën e saj letrare dhe nismëtore. Pasi u bë një e krishterë ungjillore dhe ithtare e Shoqatës teozofike, Alice Bailey themelon Shkollën Arkane në 1923. Ajo pohon që pjesa më e madhe e veprave që ka shkruar janë frymëzuar me telepati nga Tibetani Djwal Khul, një <<mjeshtër dije>> a duhet besuar? Neptuni është në aspekt negativ me Merkurin, Venusin dhe Hënën e temës së saj të lindjes!
Reinhold Ebertin, 1901 – 1988. Një nga astrologët modernë më të shquar gjermanë, themelues i shkollës së astrologjisë kozmobiologjike të Aalenit, botues dhe autor i shkrimeve të rëndësishme astrologjike i cili ka shkaktuar një revolucion në nocionin e astrologjisë.
André Costesèque, 1903 – 1946. Astrolog modern francez.
Jan Kefer, 1906 – 1941. Arkeolog çek, bibliotekar në Muzeun kombëtar të Pragës, një nga përfaqësuesit kryesorë të lëvizjes ‘Universalia’, redaktor i revistës periodike çeke ‘Logos’; ai u interesua në magji dhe mrekulli, autor i ‘Diagnostics astrologique’ (padyshim manuali më i mirë çek për astrologjinë), dhe libra e artikuj të tjerë në fushën e hermetizmit.
Rupert Gleadow, lindur në 1909. Historian britanik i astrologjisë, astrolog i nderuar, autor i një libri mbi origjinën e Zodiakut (1968).
E.M Troinsky, lindur në 1910. Astrolog gjerman me origjinë ruse me punë në Berlin, i interesuar kryesisht në astrologjinë botërore (horoskopet e shteteve) dhe në disa aspekte të metodologjisë së horoskopeve.
William T. Tucker, 1911 – 1990. Astrolog anglez, autor i nja 30 manualëve të astrologjisë mbi problemet specifike të lidhura me marrëdhëniet ndërmjet astrologjisë dhe fushave të tjera; themelues i Shoqatës Britanike të Astrologëve Shkencorë (British Association of Scientific Astrologers).
Charles Jayne, 1911 - 1985. Astrolog modern amerikan që aplikon metoda shkencore dhe procedura të reja në horoskope; ai ka futur shumë koncepte të reja në astrologji si verteksin dhe anti-verteksin apo Lilithin (Hënën e Zezë); autor i shumë veprave të rëndësishme, ka botuar (nga 1958 në 1962), revistën e parë astrologjike ndërkombëtare, ‘In Search’, pastaj, duke nisur nga 1975, ‘Cosmobiology Bulletin’ ; president shoqate për kërkimet në kozmobiologji, ai ka bashkëpunuar me shumë shkencëtarë në fusha të tjera.
Bangalore Venkat Raman, lindur në 1912. Lider i astrologjisë bashkëkohore indiane, pasardhës i B. S. Rao redaktor i revistës ‘The Astrological Magazine’ dhe autor i shumë manualëve të rëndësishëm në anglisht mbi astrologjinë indiane (hindu) dhe teknikat e saj specifike.
Hans Jurgen Eysenck, 4 mars 1916 – 4 shtator 1997. Psikolog gjerman me punë në universitetin e Londrës që prej 1934, i njohur për parashikimet e tij eksperimentuese mbi personalitetin njerëzor; me astrologun anglez Jeff Mayo, ai realizoi një eksperiencë statistike duke konfirmuar disa rregulla astrologjike; ai shkroi dy libra mbi problemet e kufirit ndërmjet astrologjisë dhe kërkimit modern ndërdisiplinor.
Ronald C. Davison, 1914 – 1985. Astrolog i shquar modern anglez, president i shtëpisë astrologjike të Shoqatës teozofike të Londrës që prej 1952, redaktor i revistës ‘Astrology’ dhe autor i shumë librave të rëndësishëm mbi astrologjinë.
C. Meier-Parm, lindur me 05/04/1905, ora 13:08, vdekur në 1987. Autor dramatik dhe astrolog gjerman, metodat horoskopike të të cilit afrohen me ato të shkollës së Hamburgut; një prej autorëve më të parë që ka botuar, në 1935, një libër mbi domethënien astrologjike të Plutonit.
John Michael Addey, 1920 – 1982. Filozof dhe astrolog britanik, nxënës i Ch. Carter, që e ka trajtuar astrologjinë nga një këndvështrim shkencor, i cili ka kërkuar ta restaurojë (t’i japë një kuptim të ri); autor i shumë veprave sintetike – veçanërisht mbi teorinë e cikleve të astrologjisë, <> (harmonia e periudhave kozmike) – dhe i analizave statistike që kreu me D. Bradley, R.C. Firebrace apo M. Gauquelin.
Sybil Leek, lindur në 1922. Astrolog i shquar modern amerikan me origjinë angleze, themelues i shkollës së astrologjisë në Saint Louis; autor i nja 12 librave mbi okultizmin dhe astrologjinë; ai ka përgatitur horoskopet e astronautëve për Qendrën e kërkimit kozmik.
Jeff Mayo, 1921 – 1998. Astrolog anglez me punë në Londër; përveç punimeve të tij astrologjike, ai bashkëpunoi me J. H. Eysenck në programe kërkimesh empirike në astrologji dhe psikologji.
Linda Goodman, 1925 – 1995. Astrologe amerikane, e njohur sidomos për librin e saj ‘Shenjat Diellore’ (Sun Signs), të ribotuar shumë herë që kur doli për herë të parë në 1968.
Michael R. Meyer. Astrolog amerikan bashkëkohor, një prej përkrahësve të astrologjisë humaniste, autor i një libri mbi astrologjinë krahasuese.
Jan Vratislav, lindur në 1926. Përfaqësues i shkëlqyer i astrologjisë moderne çeke, nxënës i E. Simandl, autor i shumë studimeve të rëndësishme mbi astrologjinë dhe historinë e saj në formë librash dhe artikujsh reviste.
Michel Gauquelin, 1928 – 1991. Psikolog, statisticien dhe sociolog francez. Kërkimet e tij statistike mbi lidhjet ndërmjet disa prirjeve profesionale dhe faktorëve kozmikë e kanë çuar në astrologji; ai ka publikuar rezultatet e tij në shumë libra dhe artikuj.
Frederic H. Cramer, shekulli XX. Historian amerikan bashkëkohor, autor i një vepre gjithëpërfshirëse mbi vendin e astrologjisë në jetën dhe në politikën e Romës antike.
André Barbault. Astrolog francez bashkëkohor, eksperimentues në astrologjinë parashikuese, specialist i astrologjisë botërore, autor i shumë veprave astrologjike.
Udo Becker. Astrolog bashkëkohor gjerman, autor i një fjalori astrologjik.
Volfgang Döbereiner. Astrolog dhe astro-meteorolog i njohur bashkëkohor, banues në Mynih, Gjermani.
Nicolas de Vore. Astrolog amerikan bashkëkohor, president i Shoqatës Astrologjike Amerikane (Astrological Society), autor i një ‘Enciklopedie të Astrologjisë’ (1947).
Theodor Landscheit. Astrolog i shkëlqyer modern gjerman i cili zhvillon metoda të reja të astrologjisë së ardhshme; autor i shumë artikujve dhe librave që kapërcejnë tematikisht kuadrin e mëparshëm të astrologjisë.
Leszek Weres, lindur në 1945. Astrolog polak bashkëkohor, zëvendës-president i Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimeve Astrologjike, bashkautor (me R. T. Prinke) i veprës së famshme ‘Mandala de la vie’ (ribotim i vitit 1983).
Michel Helmer. Astrolog modern francez i interesuar për ciklet në Histori; redaktor i manualëve të kushtueshëm të astrologjisë për bastvënësit e Bursës.
Sigurisht që ekzistojnë edhe të tjerë…
Për detaje mbi jetën e astrologëve më të famshëm të lashtësisë vizitoni këtë link:
www.skyscript.co.uk/biography.html