AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  => Somnambulizmi
  => Shpjegimi i ëndrrave ([Pjesa 1, a-i)
  => Shpjegimi i ëndrrave (pjesa 2, j-o)
  => Shpjegimi i ëndrrave (pjesa 3, p-zh)
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
AstroN
GJUMI DHE ËNDRRAT

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj fizik. Njerëz të ndryshëm kanë veset e tyre personale të gjumit, por njerëzit e së njëjtës shenjë, priren të kenë të njëjtat vese gjumi:

 f70aDashi: Të lindurit e Dashit janë hiperaktivë, dhe priren të kenë shqetësime në gjumë. Ëndrrat e tyre janë shpesh të thella dhe të gjalla, Deshët e kanë të vështirë të pushojnë natën dhe i lënë pasdore përfitimet që sjell një gjumë i mirë. Fjetja anash (në njërin krah) përmirëson cilësinë tuaj të gjumit.
 
f71aDemi: Gjumi mund të jetë shumë i çrregullt (me hope) për të lindurit e Demit nëse nuk e ndjejnë veten rehat. Janë shumë të ndjeshëm ndaj ambientit që i rrethon. Priren të flenë shumë sidomos kur koha është e keqe, dhe pëlqejnë të rrinë shtrirë. Ata shohin ëndrra me kuptim dhe flenë më mirë kur janë të shoqëruar.
 
f72aBinjakët: Binjakët mund të mbijetojnë edhe me një sasi të vogël gjumi, por të paktën e bëjnë gjumin e thellë. Mendja e tyre është gjithmonë në aktivitet dhe gara të lodhshme prandaj gjumi nuk është kurrë i rehatshëm për ta. Shumica prej tyre e shohin gjumin si një shqetësim dhe pagjuminësinë si kohë shtesë për ta shfrytëzuar për diçka.
 
f73aGaforrja: Të lindurit e Gaforres mund të kenë gjumë të paqetë sepse shpesh priren të vuajnë shumë nga ëndrrat e këqija. Koha e gjumit është shumë e paqendrueshme për Gaforret sepse ata i përjetojnë të gjitha shqetësimet e tyre para se të flenë. Zakonisht ata nuk ndjehen asnjëherë krejtësisht “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur.
 
f74aLuani: Shumica e Luanëve flenë me kurriz dhe priren t’i zërë gjumi mjaft lehtë (shpejt); nëse nuk janë të stresuar. Ata pëlqejnë të rrinë në krevat dhe të flenë në kushtet më komode. Ata priren të shohin ëndrra të kthjellëta dhe me domethënie.

f75aVirgjëresha: Virgjëreshat nuk mund të flenë nëse janë të stresuar apo kur kanë një ambient të çrregullt. Vesi i tyre kronik i të menduarit gjatë e bën të vështirë që ata të pushojnë siç duhet para se t’i zërë gjumi. Ata ndihen më mirë kur caktojnë një orar të rregullt gjumi.
 
f76aPeshorja: Të lindurit e Peshores lëkundën ndërmjet gjumit të shumtë dhe gjumit të pamjaftueshëm. Ka raste që mund të mbijetojnë edhe me pak gjumë, por herë të tjera mund të rrinë shumicën e kohës në krevat, sidomos kur nuk kanë njeri pranë. Një gjumë i ekuilibruar është një shenjë e mirë për ekulilibrin e brendshëm të Peshores.
f77aAkrepi: Gjumi i Akrepit varet nga gjendja e tyre shpirtërore. Një Akrep mund të mbijetojë edhe me pak gjumë, duke e shtyrë kohën e gjumit sa më vonë, sidomos kur bien në gjëra që i kanë fiksim. Një Akrep i palumtur ka nevojë për shumë gjumë, por mund të shohë dhe shumë ëndrra.
f79Shigjetari: Të lindurit e Shigjetarit mund t’i rezistojnë gjumit e të flenë pak por priren ta lodhin veten shumë gjatë ditës, prandaj kanë nevojë për të. Ata mund ta shtyjnë orarin e gjumit kur janë shumë në qejf për gjërat që ndodhin natën. Herë pas here bëjnë gjumë të paqetë, por me ëndrra kuptimplote.
f80a.Bricjapi: Të lindurit e Bricjapit e vlerësojnë gjumin e tyre dhe përpiqen të flenë sa më shumë, duke e ditur që është një ndër interesat e tyre më të mira. Një Bricjap i stresuar do të ketë shqetësime të theksuara gjumi – pagjumësia është shenjë e një ankthi të madh të brendshëm për Bricjapin.
 
f82Ujori: Të lindurit e Ujorit kanë shqetësime të theksuara gjumi dhe priren të jenë të paqetë dhe të parehatshëm në gjumë. Mendimet e tyre tepër stimuluese e bëjnë të vështirë për ta të pushojnë siç duhet natën dhe përdorimi i teknologjisë apo leximi para se të shkojnë të flenë krijon një gjumë të pamjaftueshëm.
f83aPeshqit: Gjumi është opium për Peshqit; dhe nga të gjitha shenjat e zodiakut, ata kanë nevojë për më shumë orë gjumi. Natyra e tyre perceptuese nënkupton që ata janë të shteruar nga të tjerët dhe gjumi ripërtërin rezervat e tyre të energjisë. Shumë prej tyre nuk e ndjejnë veten vërtetë “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur; ëndrrat e tyre janë të gjalla dhe me domethënie.

vizitoni: www.youtube.com/watch






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
 
 
Sot, ka pasur 108 visitorsnë këtë faqe!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=