Simbolizmi i Boçës së Pishës dhe Syri i Tretë (masonik)
Koni apo Boçja e pishës përfaqëson gjëndrrën pineale, e cila kontrollon melatonin në trupin tuaj dhe ka formën e një boçeje pishe, prej të cilës ka marrë dhe emrin (pineal; pine = pishë). Gjithashtu, disa e quajnë atë "syri i tretë". (Melatoni është një hormon i prodhuar nga truri juaj që kontrollon ciklet e gjumit dhe të zgjimit.)
Gjëndra "Pine"ale është në qendrën gjeometrike të trurit tonë dhe është e lidhur ngushtë me perceptimin e dritës së trupit tonë. Pineali rregullon sistemin tonë të zgjimit nga gjumi dhe ritmet qarkulluese, mbetet izoluar në mënyrë unike nga sistemi i pengesës së gjakut të trurit, dhe merr një përqindje më të lartë rrjedhjeje gjaku sesa çdo fushë tjetër e trupit, përveç veshkave.
Ajo është konsideruar nga shumë njerëz si syri ynë i tretë biologjik, "Vendi i Shpirtit", "Epiqendra e ndriçimit mendor" - dhe simboli i vet i shenjtë gjatë gjithë historisë, në kulturat në mbarë botën, ka qenë boçja e pishës.
Simboli i boçës së pishës është një nga emblemat më misterioze që gjenden në artin dhe arkitekturën antike dhe moderne. Pak dijetarë e kuptojnë atë, por boçja e pishës aludon në shkallën më të lartë të ndriçimit shpirtëror të mundshëm. Kjo njihej nga kultura të ndryshme të lashta dhe ky simbol mund të gjendet në rrënojat e indoneziane, babilonase, egjiptiane, greke, romake, etj. Ai gjithashtu shfaqet në vizatimet e traditave ezoterike si Masoneria, Teozofia, Gnosticizmi dhe krishtërimi ezoterik. Boçja e pishës mbante të njëjtin kuptim për të gjithë: simbolizonte një organ të fshehtë rudimentar, "gjendrën pineale" ose "syrin e tretë", që e zotërojmë të gjithë.
Rrënojat madhështore të gurëve të Angkor Wat janë një pamje e mrekullueshme për t’u soditur. Kullat gjigande kanë formë boçeje pishe.
Interesante janë dhe zogjtë apo kafshët antithetike (përballë njëra-tjetrës) që shoqërojnë simbolin e boçës së pishës. Për shembull, në Pigna-n e lashtë romake që ndodhet në Vatikan një boçe gjigande pishe prej bronzi ka anash saj dy pallonj antithetik. Ndërtuar nga romakët, kjo skulpturë bronzi romake e shekullit të 1, e quajtur "Pigna" ("boçe pishe"), dikur ishte një burim antik.
Skulptura Pigna zë vend në një nga oborret e Vatikanit të quajtur Oborri i Boçes së Pishës dhe sot konsiderohet statuja më e madhe e një boçeje pishe në botë.
Sidoqoftë, paralelet nuk përfundojnë këtu: shkopi egjiptian i Osirit (1224 pr.e.s) jo vetëm që paraqet dy kobra antitetike, por ato ngrihen përpjetë për t'u takuar në një boçe pishe.
Syri i Tretë / Gjëndra pineale (halore)
Boçet e pishave, gjatë gjithë historisë, kanë simbolizuar "gjëndrën pineale", ose "Syrin e tretë", dhe në lidhje me të aktin ezoterik të zgjimit të saj. Kjo gjëndër thuhet se qëndron në qendrën gjeometrike të trurit dhe konsiderohet nga disa si Syri i tretë biologjik; filozofi francez Deskarti i referohet fare mirë gjëndrës pineale si Vendi i Shpirtit.
Simbolizmi i boçes së pishës nuk ka humbur në kulturat e lashta; në Indi, tradita Hindu mëson pasuesit e saj ta zgjojnë Syrin e Tretë duke aktivizuar "shtatë çakrat" e tyre. Është një ushtrim i lashtë, ende i praktikuar sot, i quajtur Joga Kundalini; pretendohet të ndikojë drejtpërdrejt në ndërgjegjen njerëzore, të zhvillojë intuitën, të rrisë vetëdijen dhe të stimulojë potencialin krijues. Interesante është që simboli ezoterik i joga Kundalinit është Kaduceusi (Shkopi me flatra i Hermesit) - një simbol që paraqet dy gjarpërinj antithetikë. Praktikimi i jogës Kundalini ka si qëllim zgjimin e Syrit të Tretë të fshehur në ballin e njeriut.
Kundalini është energjia shpirtërore ose forca e jetës e pranishme në çdo qenie njerëzore, e vendosur në bazën e shtyllës kurrizore. Për të zgjuar Syrin e Tretë, energjia kundalini duhet të thirret në ballë, ku zgjerohet dhe kështu zgjon Syrin e Tretë. Energjia thuhet se udhëton përgjatë idës (majtas) dhe pingallës (djathtas), deri në polin qendror ose sushumna. Ky është procesi i përshkruar esoterikisht nga simboli i Kaduceusit me dy gjarpërinj antitetikë që rrethojnë një shkop qendror.
“...Kaduceus, shkopi i pushtetit ... Në Indi është një shkop bambuje me shtatë nyje ... që përfaqëson shtyllën kurrizore me shtatë qendrat apo çakrat (chakras) ... Ai tregonte gjithashtu palcën kurrizore…ndërsa gjarpërinjtë ishin simbol i dy kanaleve të quajtur Terminologjia Lindore Ida dhe Pinagala; dhe zjarri i mbyllur brenda tij ishte zjarri-gjarpër i cili në sanskritisht quhet kundalini. " - C.W. Leadbeater, Freemasonry and its Ancient Mystic Rites.
Kështu, arti i kafshëve antithetike i lidhur me boçën e pishës – elefantët binjakë në Indonezi, pallonjtë binjakë në Romë, gjarpërinj binjakë në Egjipt - është me të vërtetë një aluzion për kanalet ida dhe pingala (dy gjarpërinjtë antithetikë në kaduceus). Sushumna qendrore, nga ana tjetër, simbolizohet nga vizatimi (shpesh një boçe pishe) i tretë, i përqendruar, i cili në Kaduceus është boshti kryesor që shkon nga veriu në jug.
Shumë kultura të lashta i përfshinin imazhet e boçës së pishës në artin dhe arkitekturën e tyre shpirtërore, dhe të gjitha gjithashtu kanë krijuar artin antithetik të kafshëve. Perënditë pagane të Babilonisë, Egjiptit, Meksikës dhe Greqisë ishin të lidhur me boçën e pishës, dhe shkopinjtë (skeptërat) e këtyre perëndive ishin shpesh stolisur me boçe pishe.
Edhe zhvillimet natyrore të boçës së pishës kanë një kuptim ezoterik: pasi ajo piqet, boçja e pishës hapet ngadalë për të lëshuar farat e saj të pjekura. Ky proces është simbolik i zgjerimit të ndërgjegjes që shoqëron hapjen e gjëndrës pineale dhe zgjimin e Syrit të Tretë. Metafora është një mësim i vlefshëm dhe stimulues mendor i një fenomeni ezoterik që nuk mund të shihet as të shpjegohet sepse ndodh brenda trurit.
Lexuesit e familjarizuar me fetë e Lindjes do të mbajnë mend se Syri i Tretë ka një histori të gjatë në Indi, Kinë dhe Azinë Juglindore, aty ku mbizotërojnë traditat fetare të Hinduizmit, Budizmit dhe Taoizmit. Më shumë se një ide "fetare", Syri i Tretë është një zakon antik “shpirtëror” që tejkalon fetë. Ndryshe njihet si "urna" dhe "trinetra", dhe shpesh shënohet me një pikë në mes të ballit midis dy syve.
Syri i tretë është thirrur me emra të ndryshëm gjatë gjithë historisë, duke përfshirë "syrin e brendshëm", "syrin e mendjes", "syrin e shpirtit" dhe "syrin e arsyes". Portreti i një "Syri" të vetëm është, në fakt, një imazh arketipik që ka ekzisuar që para mijëra vitesh në historinë njerëzore. Shfaqet përsëri dhe përsëri në mite, skulptura, gdhendje dhe piktura në kulturat e lashta në të gjithë botën. Shpesh është përshkruar në të gjithë Egjiptin e lashtë si një sy i vetëm i patrup, Syri i perëndisë egjiptiane të Diellit që njihej me emrin Ra.
Syri i perëndisë Ra, një sy i pamishëruar (pa trup) nënkupton Syrin e Tretë të Iluminimit (ndriçimit).
Syri i tretë është përshkruar zakonisht nga mistikët e lashtë që kanë përjetuar dritën hyjnore.
"... në çdo njeri ka një Sy shpirti që….është shumë më i çmuar se dhjetë mijë sy truporë, sepse prej tij vetëm e vërteta shihet ... Syri i shpirtit ... është i vetmi i përshtatur natyrshëm për t'u ringjallur dhe stimuluar nga fushat matematikore ". -Platoni, “Republika”.
<Syri i tretë në Trekëndëshin Masonik>
Në kohët moderne, piktorë, poetë dhe autorë të famshëm e kanë përshkruar Syrin e Tretë dhe gjëndrën pineale si asgjë më pak se "sekreti i humbur" i Frimasonerisë. Në librin e tij të vitit 1918, ‘Mrekullitë e Trupit të Njeriut’, Dr. George Washington Carey na tregon:
"... Syri-që-sheh-gjithçka ... Ky është syri i masonerisë së lirë, syri i tretë. Ndërsa unë jam formuar në mënyrë të besueshme se pak Masonë i kuptojnë simbolet e tyre, fakti mbetet që ata i përdorin ato ... "
Në librin e saj interesant të vitit 1924, ‘Amerikanizmi Mistik’, autorja e panjohur amerikane Grace Morey shpjegon:
"Syri gjithçka-parës ... gjithashtu simbol i gjëndrës pineale ose syri i tretë i qenies njerëzore ... është gjetur mes rrënojave të çdo qytetërimi botëror, duke vërtetuar kështu faktin e një feje universale në të gjithë tokën në një periudhë të hershme . Ndërsa ne e ringjallim tani këtë fe universale, e vëmë syrin gjithçka-parës mbi piramidë. "
Prandaj nuk është e çuditshme ta shohim boçën e pishës nëpër simbole të ndryshme masonike.
"Masoneria Operative, në kuptimin më të plotë të termit, nënkupton procesin me të cilin Syri hapet. E. A. Wallis Budge ka vërejtur se në disa nga papirusët që ilustrojnë hyrjen e shpirtrave të të vdekurve në sallën e gjykimit të Osiris, personi i vdekur ka një boçe pishe të ngjitur në kurorën e kokës së vet. Mistikët grekë mbanin gjithashtu një shkop simbolik, ku në maje kishte një objekt në formën e një boçeje pishe, i cili quhej Thyrsusi i Dionisit (Bakusit). Në trurin e njeriut ekziston një gjëndër e vogël e quajtur trupi pineal, i cili është syri i shenjtë i të parëve tanë, dhe korrespondon me syrin e tretë të Ciklopëve. Pak dihet në lidhje me funksionin e trupit pineal, të cilin Deskarti ka sugjeruar se mund të jetë vendbanimi i shpirtit të njeriut. Siç nënkupton emri i saj, gjëndra pineale është boçja e shenjtë e pishës te njeriu - syri i vetëm ... " -Manly P. Hall, ‘Mësimet Sekrete të të Gjithë Moshave’
Syri i Tretë ka qenë i fshehur nga pamja e qartë në Perëndim, i maskuar nën termin "Syri që sheh gjithçka" dhe sipërfaqësisht thuhej se ishte Syri i hyjnisë hebraike (Jehovait). Për këtë arsye, masonët i referohen atij si "syri gjithçka-parës i Perëndisë", kur në realitet është Syri i Tretë i zgjuar (nga gjumi).
Adolf Hitleri besonte në Syrin e Tretë. Ky fakt konfirmohet nga Hermann Rauschning, ish-Presidenti i Senatit Socialist të Danzigut. Në “Hitleri Flet” (Londër, 1939), Rauschning shkruan:
"Për të pasur “depërtim magjik " ishte me sa duket ideja e Hitlerit për qëllimin e përparimit njerëzor ... Ishte syri i Ciklopëve, apo syri i mesit, organi i perceptimit magjik të Infinitit, tani i reduktuar në një gjëndër rudimentare pineale. Spekulimet e këtij lloji e magjepsën Hitlerin, dhe ai nganjëherë do të zhytej tërësisht në to ".
Duket se, gati 100 vjet më parë, Hitleri dinte gjëra rreth Syrit të Tretë që shumica e amerikanëve po fillojnë t’i rizbulojnë.
Syri i Tretë mund të shihet mbi Deklaratën Franceze të të Drejtave të Njeriut në një pikturë të vitit 1789, dhe është në anën e pasme të një kartmonedhe dollari; ai qëndron mbi një piramidë egjiptiane, një imazh i qartë dhe i dukshëm masonik.
Ndërsa njohja e Syrit të Tretë dhe praktika e zgjimit të tij vazhdonte intensivisht në Lindje, në Perëndim, me ardhjen e Krishtërimit, nisi të zhdukej gradualisht. Rrjedhimisht, u krijuan Shoqëritë Sekrete, si Masonët, për të mbrojtur njohuritë e Syrit të Tretë, për të stërvitur anëtarë të rinj në mençurinë e kësaj praktike dhe për ta mbajtur atë gjallë. Kjo shpjegon pse imazhi i një Syri të vetëm është i zakonshëm në Shoqëritë Sekrete Perëndimore, përbërësit e të cilëve posedonin mendje jashtëzakonisht filozofike, aktive, kreative dhe shpirtërore. Një Sy i vetëm është një nga simbolet supreme dhe të shenjta në Masoneri.
Syri i Tretë duket i çuditshëm, madje edhe i huaj për ne në Perëndim, edhe sot, pavarësisht nga jeta jonë në "epokën e informacionit" të globalizimit. Fakti që Syri i Tretë është kaq i panjohur, kaq i çuditshëm dhe kaq i huaj për mënyrën tonë të të menduarit është diçka enigmatike. Arsyeja është sepse duket se gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një përpjekje e vetëdijshme për ta fshehur atë nga një elitë e fuqishme që nuk dëshiron që masat të zbulojnë sekretet e tij.
Për të përfunduar, në Masoneri ‘Syri që sheh gjithçka’ nënkupton Diellin i cili duket si syri i perëndisë (Shpesh vet qielli i pafund nënkupton perëndinë monoteiste). Ndërsa brenda nesh kjo është gjendra pineale e ndriçimit mendor që ka formën e boçës së pishës.
Përgatiti N.Herceku (4 nëntor 2018)