Kuptimi dhe etimologjia e emrave mitologjik
MITOLOGJI GREKE
*Afrodita (ne antikitet lexohej Aphrodite) – ishte perëndesha që lindi nga shkuma e detit. Edhe sot grekët shkumës së detit i thonë Afros.
*Anagki (latinisht:Ananke) perëndesha e nevojës dhe detyrimit. Edhe sot greket nevojës i thonë 'anagi'.
*Apollon - Si emër mendohet se vjen nga folja greke e lashtë 'apollimi' që ka kuptimin “hedh /lëshoj”. Apolloni është perëndia i Diellit dhe lëshon (hedh) rrezet e dritës, Apolloni është perëndi e shigjetimit dhe ai hedh shigjetat e tij. Apollon është perëndia i muzikës dhe ai lëshon tingujt e tij të istrumentit të tij muzikor. Versioni tjetër është se Apollon rrjedh nga "apo ilion" që përkthehet "nga dielli", pra ka kuptimin e dritës që vjen nga dielli, pasi Apolloni ishte perëndia i dritës diellore (jo Dielli vet).
*Artemisa - ishte perëndesha e Hënës dhe gjuetisë. Emri i saj mendohet që rrjedh nga fjala e lashtë greke "artamos" që ka kuptimin "kasap".
*Asteria – në mitologjinë greke ishte perëndesha e pafajsisë dhe pastërtisë. Emri i saj ka kuptimin “vajza plot yje”. Edhe sot grekët yjeve u thonë “Asteri”.
*Atlasi – perëndi titane e dënuar për të mbajtur sferën qiellore ose botën mbi shpatulla. Sot përdoret si term në gjeografi.
*Athena (ne antikitet lexohej At'hena) - emri formohet nga parashtesa greke A- që ka kuptimin “pa” dhe nga fjala 'thinion' që ka kuptimin ‘qumësht’, në greqishten e vjetër. Pra Athina ka kuptimin “pa qumësht”, ajo nuk u martua kurre. Dhe vërtetë të gjitha femrat e virgjra nuk kanë qumësht. Parthenos = e virgjër. Parthenoni, ose tempulli i perëndeshës Athina ishte vendi ku rrinin virgjereshat (murgeshat e saj).
*Dafina (Lari) – ishte perëndesha e cila dashurohej nga Apolloni. Edhe sot kjo lule e shenjtë quhet Lari (dafinë), prej saj vjen dhe fjala “Laureohem” (Kurorëzohem me degë dafine).
*Deimos - perëndi e tmerrit, vëllai i Fobos. Nga ky vjen fjala demon (ai që të tmerron) në disa gjuhë.
*Demeter – në mitologjinë greke ishte perëndesha e grurit dhe pjellorisë dhe konsiderohej dhe si nëna-perëndeshë. Në greqishten e lashtë nënës i thonin meter dhe toka në dialektin dorik quhej De. Pra emri ka kuptimin 'Nëna tokë'. Pjesa 'De' është trashëguar te shqiptarët si Dhe, pra Mëmëdheu.
*Diona – perëndeshë greke që në disa versione njihet dhe si gruaja e Zeusit. Dhe meqënëse fjala Zeus (Deus) është shndërruar në Dios (Zot, perëndi), emri Diona ka kuptimin (Perëndeshë, zonjë).
*Dionis - perëndia e argëtimit dhe verës (pije). Emri i tij ka kuptimin "Ishulli i Perëndisë (Zeusit)" ose "Perëndia i Nisës (vendi ku ai lindi). Dio = perendi/Zeusi & Nisos= ishull).
*Ekho - ne mitologjine greke ishte nimfa e cila leshonte jehonë, perseriste zerin e te tjereve. Edhe sot ne disa gjuhe jehoha quhet Echo.
*Eros – në mitologjinë greke ishte perëndia i dëshirave seksuale. Prej tij vjen dhe fjala “erotik” dhe erota (dashuria) në gjuhën e sotme greke.
*Fobos (sot Fovos) - perëndia i frikës i lindur nga Aresi dhe Afrodita. Dhe sot në greqisht frikës i thonë Fovo (fobo), prej së cilës rrjedh dhe fobia.
*Galatea - 'ajo qe eshte si qumesht (e bardhe)'. Gala quhet edhe sot qumeshti ne greqisht, ku prej kesaj rrjedh dhe fjala "galatike" (rruga e qumeshtit).
*Gaia (Gea) – ishte perëndesha Tokë në mitologjinë greke, pra ka kuptimin tokë në greqishten antike. Nga kjo vjen dhe fjala Gjeografi (përshkrim i tokës), Gjeologji (studim mbi tokën).
*Hades - perëndia i botës së nëndheshme, i botës së të vdekurve. Ai vinte një maskë e cila e bënte të padukshëm, prandaj emri i tij, në greqisht 'Adis', ka kuptimin "i padukshëm" ose "i paparë" (a=pa, dis=shoh).
*Harmonia - perëndesha greke e harmonisë. Dhe sot kjo fjalë gjendet në disa gjuhë.
*Hefesti (sot Ifestos) – ishte perëndia i farkëtarëve dhe zjarrit në mitologjinë greke i njohur te romaket si Vulkano. Edhe sot greket vullkanit i thon Ifestos.
*Helios – ishte perëndia e Diellit në Greqinë e lashtë. Te grekët e sotëm është shndërruar në “ilios”, por shkruhet njësoj si në antikitet.
*Hemera - ishte perëndesha e Ditës në mitologjinë greke. E bija e natës (Niks) dhe territ (Erebos). Sot “dita” në greqisht quhet “imera”, por shkruhet njësoj si në antikitet.
*Hera – ishte bashkëshortja e Zeusit. Ajo përfaqësonte tokat e Greqisë, e veçanërisht territoret e fisit të jonëve. Në mitologjinë romake ajo quhet Juno, që rrjedh nga tokat jone.
*Herakles (Herkuli) – ishte hero i mitologjisë greke emri i të cilit përkthehet “Lavdia e Herës”.
*Hestia - perëndesha greke e vatrës së zjarrit. Edhe sot vatrës grekët i thonë 'Estia'. Në mitologjinë romake ajo njihet si Vestia.
*Hygeia – ishte perëndesha e shëndetit në mitologjinë greke. Edhe sot grekët shëndetit i thonë ‘ygeia’. Prej saj rrjedh dhe fjala higjenë.
*Hypnos - i biri i Niksit (natës) dhe Erebusit (territ) është personifikim i gjumit në mitologjinë greke. Edhe sot gjumit grekët i thonë Ipnos. Nga kjo vjen dhe fjala 'hipnoze' apo 'hipnoterapi'.
*Kronos – ishte perëndia që lidhej me kohën në mitologjinë greke. Edhe sot grekët kohës dhe moshës i thonë “Kronos”. Nga kjo vjen dhe fjala kronometër (matës kohor) e kronologji.
*Neriti – ishte perëndia që u kthye në frut deti (butak). Edhe sot në anglisht frutat e detit quhen nerite.
*Metis – ishte perëndeshë e mitologjisë greke që lidhej me aftësitë profesionale dhe zanatin. Sot në frengjisht zanatit i thonë Métier.
*Niks – ishte perëndesha e natës në mitologjinë greke dhe egjiptiane. Edhe sot natës grekët i thonë Nikta, po ashtu dhe anglezët Night.
*Odiseu (bë greqishten e sotme ”Odhiseus”) – që vjen nga fjala ‘Odhos” (udhë) e greqishtes, ka kuptimin “udhëtari”. Ai ishte mbreti legjendar grek i Itakës në poemën epike të Homerit. Tek romakët ai njihet si Uliksi.
*Okeanos – ishte perëndi greke që personifikonte detin. Nga ky vjen termi oqean.
*Pandora – ishte gruaja e parë e krijuar nga perënditë. Emri i saj ka kuptimin “e me dhurata”pasi perënditë i dhuruan shumë cilësi kur lindi. Edhe sot grekët “dhuratave” u thonë “Dora”, por që lexohet Dhora.
*Pani – perëndi greke e Natyrës së egër, dhe kopeve i cili ishte gjysëm cjap e gjysëm njeri. Zëri dhe pamja e tij shkaktonin frikë. Nga ky vjen dhe fjala panik (frikë e madhe).
*Polifemus - ishte i biri i Poseidonit dhe Thouses, emri i tij ka kuptimin "i shume zhurmshem" ose "shume i famshem".
*Poseidon - perëndia i detit dhe ujrave te tjera. Në dialektin dorik ai quhej Poteidon. Emri mendohet të vijë nga fjala Pote që ka kuptimin "pije" dhe don "zot", pra zoti që na jep të pimë ujë (zot i ujrave).
*Psike – ishte perëndesha e shpirtit (mendjes) dhe gruaja e Erosit. Nga kjo vjen fjala psikologji (studim i mendjes njerëzore).
*Uranos – ishte perëndia i qiellit në mitologjinë greke. Edhe sot grekët i thonë ‘Uranos” qiellit.
*Zeus - (ne antikitet lexohej Dzeus) thuhet se rrjedh nga nje fjale e lashte indoeuropiane Dyeus qe ka kuptimin "qiell" dhe ishte mbreti i perendive. Edhe sot perëndia në gjuhët latine quhet Deus, Dios, Dieu. tek greket e sotëm Zeusi sot quhet Dias dhe lexohet Dhias. Ne gjuhen vedike (indiane) Dyaus Piter ka kuptimin "Ati qiell". Romaket e njihnin si "Deus Pater" dhe me vone si Jupiter (Iuppiter), shkurtim i Jovis Pater.
Të gjithë emrat që kanë brenda fjalën “op” të greqishtes antike kanë lidhje me pamjen (shikimin):
EUROPE = pamje e gjerë.
KALIOPE = pamje e bukur
KASIOPE = pamje e shkëlqyer
PENELOPE = pamje e varfër
LIRIOPE = pamje me lule (zambaku)
MIOPE = pa pamje (pa shikim)
CIKLOPE = pamje e rrumbullakët
TELESKOPE = pamje nga larg
HOROSKOPE = pamje e orës (së lindjes)
PELOPE = pamje e zbehtë
OPTIKË = rruga e pamjes (shikimit)
MITOLOGJI ROMAKE
*Aurora – në mitologjinë romake është perëndesha e agimit (tek grekët njihet si Eos). Edhe sot agimit i thonë “Aurora” në italisht.
*Faunus – në mitologjinë romake ishte perëndia i kafshëve të egra, nga ku vjen dhe fjala “Fauna” në zoologji. Tek grekët ai ishte Pani.
*Flora - ishte perëndesha romake e luleve dhe e stinës së Pranverës. Nga kjo rrjedh dhe termi Flora në fushën e Botanikës.
*Gloria ishte një perëndeshë romake e cila paraqitej gjysëm e zhveshur. Ajo identifikohet me Diellin si qënie rrezatuese, me shkëlqim. Dhe sot ajo përdoret për fjalën Lavdi, shkëlqim, në italisht.
*Lucifer – konsiderohej si ylli i mëngjesit, ose “sjellësi i Dritës”. Edhe sot Luce, në italisht, do të thotë dritë.
*Janus – në mitologjinë romake ishte perëndia që hap portat. Prandaj muaji Janar mban emrin e tij, muaji që hap vitin e ri.
*Mars - ishte perëndia i luftës tek romakët. Nga ky vjen muaji mars, në të cilin nisnin luftrat, si dhe emrat Marsida, Marte, Mark, Marsel etj.
*Maia – është e ëma e Hermesit (Merkurit) në mitologjinë greke. Prej saj rrjedh emri i muajit Maj në shumë gjuhë të botës.
*Viktoria – ishte perëndesha e fitores tek romakët. Edhe sot fitores i thonë Victory në anglisht, dhe Vittoria në italisht.
*Shën Pjetri përkujton gurët apo shkëmbijtë që kishin rënë nga qielli si meteoritë dhe që adhuroheshin nëpër tempuj si simbol i perëndive, prandaj dhe emri Petra (në greqisht) ka kuptimin gur ose shkëmb.
MITOLOGJI EGJIPTIANE
*Ra ose Re – ishte Dielli dhe perëndia-Diell në Egjiptin e lashtë. Zakonisht sunduesit dhe mbretërit e quanin veten Dielli ose perëndia në tokë. Prandaj dhe sot mbretit i thonë 'Re' në italisht, dhe anglezët i thonë rrezes diellore Ray.
*Set – ishte perëndi egjiptiane që personifikon errësirën. Ai ishte armik me Horusin (perëndinë e Diellit). Edhe sot “perëndimit të diellit” në anglisht i thonë Sun-set. Nga ky vjen dhe fjala Satan, Shejtan.
*Amen – ishte perëndia më e rëndësishme e Egjiptit. Edhe sot në fund të lutjes njerëzit thonë “Amen”.
*Mut ose Mout që në gjuhën egjiptiane përkthehet “nënë”, ishte bashkëshorjta e Amenit. Nga kjo fjalë vjen dhe fjala ‘nënë’ e anglishtes (mother) dhe gjermanishtes (Mutter).
*Amen-Hotep -titull që përdornin faraonët e Egjiptit ka kuptimin “Ameni qoftë i kënaqur”. Sot myslimanët përdorin të njëjtën shprehje (epitet) “Allahu qoftë i kënaqur”.
(Përgatiti: N. Herceku, mitolog)