AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Kalendari Pagan Helen

KALENDARI ATIK (HELEN)

Çdo qytet-shtet (polis) grek kishte kalendarin e vet që ishte kryesisht hënor, por që bazohej njëkohësisht dhe në solstice apo ekuinokse, dhe kjo e bën të njihet si kalendar hëno-diellor. Secili nga kalendarët zotëronte përcaktimet dhe metodologjitë e veta dhe të gjithë fillonin në data të ndryshme: në kalendarin e Delfit, për shembull, viti fillonte me Hënën e parë të Re pas Solsticit të Verës; Boeotia dhe Delos e fillonin vitin pas Solsticit të Dimrit; Khios e niste vitin e ri me ekuinoksin e pranverës; ndërsa Sparta, Rodosi, Kreta, Maqedonia dhe Mileti e fillonin kalendarin në përputhje me Ekuinoksin Vjeshtor. Përveç sistemit të llogaritjes së kohës, disa nga kalendarët kishin ngjashmëri apo edhe emra të njëjtë të muajve.Për shembull, disa nga emrat e muajve të kalendarit maqedonas mund t’i gjeje gjithashtu në kalëndarët e qytet-shteteve të tjera helene, si në Lakoni, Delfi, Epidauros, Boeoti, Argolis, Aitoli, Kretë, Siçili (Magna Graecia) etj. Të gjithë kalendarët e tyre ishin hëno-diellorë, që do të thotë se ata kishin dymbëdhjetë muaj hënorë (zakonisht alternuar me 29 dhe 30 ditë), dhe një muaj të 13 që shtohej një herë në tre vjet për ta mbajtur vitin në një linjë me Diellin (stinët).

Kalendari Atik ose Kalendari Athinas është kalendari që përdorej në Atikën e lashtë. Nganjëherë quhet kalendari grek (helen) për shkak të rëndësisë kulturore të Athinës, por është vetëm një nga shumë kalendarët e Greqisë së lashtë. Muajt hënorë të kalendarit të lashtë helen fillonin në Hënën e Re në dukje dhe dita niste me perëndimin e diellit (kur dilte Hëna). Në shumë qytete, viti i ri fillonte me Hënën e Re para apo pas ekuinoksit të vjeshtës, ndërsa Atika (Athina) përdorte Hënën e Re pas Solsticit Veror si muajin e parë të vitit. Kalendari Atik ishte një fenomen ekskluzivisht vendor, i përdorur për të rregulluar punët e brendshme të Athinasve, me pak rëndësi për botën e jashtme.

Athinasit e ndanin çdo muaj sinodik (29.53 ditë) në tre faza: 
Faza e parë quhej Hëna në rritje dhe kishte 10 ditë. Ditën e parë të çdo muaji, e cila niste me shfaqjen e parë të hënës, Athinasit e quanin noumenia (νουμηνία) që ka kuptimin "hëna e re" ose “muaji i ri”. Këtë ditë ata ia dedikonin perëndeshës Selene (Hënës) dhe Heliosit (Diellit) pasi atë ditë Hëna takonte Diellin. Dita e tretë e kësaj faze, për shembull, quhej “e treta e Hënës në rritje”. Në ditën e tretë kremtohej festa e perëndeshës Athena, prandaj ajo ka marrë epitetin Athena Tritogenes (e lindur në ditën e tretë). Dita e katërt i dedikohej Afroditës, dhe kremtohej Afrodisia. Në ditën e gjashtë të muajit, e cila quhej “e gjashta e Hënës në rritje”, kremtohej lindja e perëndeshës Artemisë. Ndërsa dita e shtatë festohej si dita e lindjes së Apollonit (njësoj siç është sot e diela, dita e shtatë, si dita e Diellit). 
Faza e dytë quhej Hëna e Plotë dhe kishte 10 ditët e tjera (nga dita 11 deri 20 e muajit). Për shembull, dita e 13 konsiderohej përsëri si dita e Athenës, pasi ishte dita e tretë e fazës së Hënës së Plotë. Pra ishte njësoj si një javë 10 ditore, ku çdo ditë (numër dite) lidhej me një perëndi të caktuar. 
Faza e tretë kishte 9 apo 10 ditët e mbetura. Në fazën e tretë, meqënëse Hëna vinte duke u zvogëluar, ditët numëroheshin mbrapsht. Dita e 21-të quhej “e dhjeta e fundit”. Dita e 24-t e muajit njihej si “e shtata e hënës në zvogëlim”, pasi nga data 24 deri në ditën e 30-të ishin 7 ditët e fundit të zvogëlimit të hënës. Ditën e fundit të muajit grekët e quanin ‘hene kai nea’ (ἕνη καὶ νέα) që ka kuptimin “e vjetra dhe e reja". Kjo ditë e hënës së zezë i dedikohej Hekates, e cila përshkuhet si perëndeshë hënore me tre fytyra. Kjo mbase nënkupton tre fazat e Hënës.

NUMËRIMI I VITEVE

Vitet numëroheshin që nga vera e vitit 776 pr.e.s me lojrat e para olimpike të cilat zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimpia (Peloponez). Për shembull:
Në verën e 776 pr.e.s nis viti 1.1 (Viti i olimpiadës së parë)
Në verën e 775 pr.e.s nis viti 1.2
Në verën e 774 pr.e.s nis viti 1.3
Në verën 773 pr.e.s nis viti 1.4
Në verën e 772 pr.e.s nis viti 2.1 (Viti i olimpiadës së dytë)…

Çdo vit mbante emrin e gjykatësit kryesor i cili njihej me titullin Arkhon (ἄρχων) që ka kuptimin “drejtuesi” apo “sunduesi”( i vitit). Për shembull, viti 492/1 pr.e.s ishte viti i sundimit të arkonit Hiparkos dhe viti 72.1 i lojrave olimpike. Tukididi, për shembull, e përcakton fillimin e Luftës së Peloponezit në muajin e fundit hënor gjatë periudhës së arkhonit (Pythodoros. Më përpara krijimit të lojrave olimpike vitet numëroheshin vetëm në bazë të gjykatësve apo mbretërve sundues. Duke nisur nga viti 682 pr.e.s çdo gjykatës drejtues sundonte vetëm një vit (dmth nga vera në verë). Nga viti 753 pr.e.s deri në vitin 683 gjykatësi kryesor sundonte 10 vjet. Para vitit 753 pr.e.s periudha e sundimit ishte e parregullt dhe gjykatësi sundues mund të ishte dhe mbreti vetë. Sunduesi i parë i Atikës që mbahet mend (pas Epokës së Errët të Grekëve) është Medoni i cili ka drejtuar nga viti 1068 pr.e.s deri në 1048 pr.e.s. Pra, para krijimit të lojrave olimpike, vitet numëroheshin nga periudha e sunduesve të caktuar. Një sistem të ngjashëm kishin dhe romakët deri në krijimin e kalendarit Julian. Sipas llogaritjeve më ekzakte Troja (VII) u shkatërrua rreth vitit 1120 pr.e.s me periudhën e sundimit të arkhonit Akaktos dhe u braktis rreth 950 pr.e.s. në kohën e sundimit të mbretit Phorbas. Homeri e kompozoi Iliadën dhe Odisean rreth vitit 850 pr.e.s në kohën e sundimit të arkhonit Pherekles. Lojrat e para olimpike u zhvilluan në kohën e drejtimit të Eskilit të Athinës. Hesiodi e shkroi ‘Theogoninë’ rreth vitit 700 pr.e.s, në periudhën e sundimit të arkonit Apsander. Sporti i boksit iu shtua lojrave olimpike në vitin 688 pr.e.s, kur arkhon (sundues) ishte Eryksias.




EMRAT E MUAJVE

Më poshtë kemi muajt e kalendarit atik të Athinës.

1. Hekatombaion (Ἑκατομβαιών) – nis me Hënën e Re pas 22 qershorit (solsticit veror).

2. Metageitnion (Μεταγειτνιών) – nis me Hënën e Re të korrikut apo gushtit.

3. Boedromion (Βοηδρομιών – nis me Hënën e Re të gushtit apo shtatorit.

4. Pyanepsion (Πυανεψιών) – nis me Hënën e Re të shtatorit apo tetorit.

5. Maimakterion (Μαιμακτηριών – nis me Hënën e Re të tetorit apo nëntorit.

6. Poseideon (Ποσειδεών) – nis me Hënën e Re të nëntorit apo dhjetorit.

7. Gamelion (Γαμηλιών) – nis me Hënën e Re të dhjetorit apo janarit.

8. Anthesterion (Ἀνθεστηριών) – nis me Hënën e Re të janarit apo shkurtit.

9. Elaphebolion (Ἑλαφηβολιών) – nis me Hënën e Re të shkurtit apo marsit.

10. Mounihion (Μουνιχιών) – nis me Hënën e Re të marsit apo prillit.

11. Thargelion (Θαργηλιών) – nis me Hënën e Re të prillit apo majit.

12. Skirophorion (Σκιροφοριών) – nis me Hënën e Re të majit apo qershorit.

Çdo muaj fillonte me Hënë e Re në dukje dhe zgjaste 29 ose 30 ditë që përbënin 354 ditë. Për të përshtatur muajt hënorë me vitin diellor prej 365 ditësh çdo tre vjet ata shtonin një muaj të 13-të me 30 ditë dhe ky vit zgjaste 384 ditë. Muaji quhej Poseideon 2 dhe shtohej pas Poseideon (1). Ky proces e mbante Kalendarin Civil në përputhje me stinët.

Muaji i parë atik i quajtur Hekatombaion, si emër, përbëhet nga fjalët greke hekato+bua që përkhehet “100 buajt”, të cilët flijoheshin ditën e fundit të festës së Panathenaias (ditën e 28 të muajit) për nder të perëndive. Ky muaj i dedikohej Apollonit, ndonëse fillimisht mbante emrin Kronion, për nder të Kronosit që përfaqësonte kohën. Ky muaj nis me shfaqjen e parë të Hënës së re pas solsticit veror. Pra, dita e parë e muajit ndryshonte çdo vit dhe në varësi të Hënës së re mund të binte nga 22 qershori deri më 22 korrik. Për Apollonin thuhet se lindi në ditën e shtatë të muajit Thargelion i cili nis me Hënën e Re të majit. Duke qenë se në vitin 2022 Hëna e Re e këtij muaji bie me datën 1 maj, atëherë data 8 maj mbahet si ditëindja e Apollonit për 2022, por ndryshon nga viti në vit sipas kalendarit hënor.




KALENDARI I FESTAVE TË NEO-PAGANIZMIT HELEN

Kalendari Neopagan Helen i krijuar nga Y.S.E.E  (Këshilli Suprem i Helenëve Etnikë) bashkohet me njeriun bashkëkohor me kontaktin e ngushtë që njeriu i lashtë ka pasur me ciklet e natyrës. Çdo muaj përmban një festë antike dhe është i lidhur drejtpërdrejt me një ushtrim moral (virtytesh) në cilësitë specifike që lidhen me perënditë e nderuara. Kalendari i paraqitur këtu është me bazë diellore, duke reflektuar ciklin e Diellit së bashku me ciklin e natyrës.

Secili muaj ka një festival (festë), një hyjni kryesuese dhe virtytet për meditim. Dymbëdhjetë festat janë të ndara në dy grupe, "Diellore" dhe "Olimpike".

(1) Janar, fillimi i shenjës së Ujorit, kremtimi i Theogamisë që përkujton martesën e Zeusit dhe Herës, mbretit dhe mbretëreshës së Olimpit, bashkimi i tyre prodhon Jetën, e cila përfaqësohet nga Dionisi (dielli i fund-dimrit dhe fillimit pranveror). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndesha Hera dhe virtytet e kultivuara janë guximi dhe krenaria.

(2) Shkurt, fillimi i shenjës së Peshqeve, festimi i Anthesterias (që nderon Dionisin, Perëndinë e bimësisë). Gjatë këtij muaji dominon perëndia Poseidon dhe virtytet e kultivuara janë Devocioni dhe Integriteti (virtyti).

(3) Mars, fillimi i shenjës së Dashit, festimi i Ekuinoksit të Pranverës dhe Asklepeias (në nderim të perëndisë Asklep). Në këtë muaj dominon perëndesa Athina dhe kultivohen virtytet e Trimërisë dhe Zgjuarsisë.

(4) Prill, fillimi i shenjës së Demit, festimi i Afrodisias (në nderim të perëndeshës Afërditë, Anthias <perëndeshës së luleve që shoqëronte Afërditën>, Hijeshive dhe Diellit "tokësor" –Heliosit të pranverës). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndesha Afërditë dhe kultivohen virtytet e dashurisë dhe bujarisë.

(5) Maj, fillimi i shenjës së Binjakëve, festimi i Thargelisë (që nderon perënditë binjakë Apollonin dhe Artemisën). Gjatë këtij muaji dominon Perëndia Apollon dhe kultivohen virtytet e Harmonisë  dhe ndershmërisë.

(6) Qershor, fillimi i shenjës së Gaforres, festimi i Solsticit të Verës (Heliostasis). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndia Hermes dhe kultivohen virtytet e Njohjes së marrëdhënieve të mira dhe shoqërueshmëria.

(7) Korrik, fillimi i shenjës së Luanit, kremtimi i Dioskurisë (që nderon Kastorin dhe Poluksin dhe heronjtë e rënë në betejën e Termopileve). Gjatë këtij muaji dominon kryeperëndia Zeus dhe kultivohen virtytet e Drejtësisë dhe Rregullit.

(8) Gusht, fillimi i shenjës së Virgjëreshës, festimi i Heraisë (për nder të perëndeshës Hera). Gjatë këtij muaji, dominon perëndesha Demetra dhe virtytet që kultivohen janë Durimi dhe Kujdesi.

(9) Shtator, fillimi i shenjës së Peshores, festimi i Ekuinoksit të Vjeshtës dhe nderimi i heronjve të betejës së Maratonës. Gjatë këtij muaji dominon perëndia Hefest dhe kultivohen virtytet e Krijimtarisë dhe Zellit.

(10) Tetori, fillimi i shenjës së Akrepit, kremtimi i Herakleisë (që nderon Herakliun <Herkulin>, Heliosin " nëntokësor" (Demetrius) - Diellin e vjeshtës). Këtë muaj perëndia dominon perëndia Ares (Mars) dhe kultivohen virtytet e Kurajos dhe Vendosmërisë.

(11) Nëntor, fillimi i shenjës së Shigjetarit, festimi i Maimakterias (thirrje perëndisë Zeus Maimaktes <të xhindosurit> për një dimër të butë). Këtë muaj dominon perëndesha Artemisa dhe kultivohen virtytet e Mençurisë dhe Vetëpërmbajtjes.

(12) Dhjetor, fillimi i shenjës së Bricjapit, festimi i Triesperonit (lindja e Herakliut Triesperos <që ka kuptimin tri mbrëmjet kur Zeusi fjeti me Alkmenën, nënën e Herakliut>) dhe Solstici i Dimrit. Gjatë këtij muaji dominon hyjnesha Hestia dhe kultivohen virtytet e Qëndresës dhe Mirësjelljes.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free