AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  => Shenjat e horoskopit perëndimor
  => Dorëshkrimet e Detit të Vdekur
  => Shenjat dhe lumturia
  => Lulja e fatit
  => Personazhi që ju shkon dhe veset tuaja
  => Shenjat dhe gurët e çmuar
  => Statistika karakteresh
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
HOROSKOPI

Çfarë është horoskopi?



Fjala Horoskop vjen nga fjalët greke “hora” = orë dhe “skopos” = vëzhgoj, pra në kuptimin “vëzhgoj (shqyrtoj) orën e lindjes”. Horoskopi më i lashtë i ruajtur deri më sot daton nga viti 410 para erës sonë. Në shekullin e shtatë para erës sonë, babilonasit e lashtë ndanë një sistem të plotë të astrologjisë, një kalendar bindës. Dhe që nga ajo kohë astrologjia u përhap dhe u bë më e njohur. Horoskopi quhet ndryshe “Harta qiellore e lindjes”

dhe merr në konsideratë, përveç datës së saktë, edhe orën dhe vendin e saktë të lindjes. Pra, horoskopi ose harta e lindjes është diagrama që tregon pozicionin e saktë të planeteve në bazë të momentit të lindjes së një individi (apo ngjarje). Lëvizjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur janë unike. Horoskopi është projektplani i karakterit dhe potencialeve tuaja, pra portreti ynë kozmik.
Dielli dhe planetet lëvizin në rrugën e Ekliptikës (udha imagjinare rreth Tokës) me një gjatësi prej 360 gradësh. Sa më e saktë të jepet ora e lindjes aq më i saktë do të dalë parashikimi i një astrologu. Në fakt moskorrektësia e orës nuk duhet t’i kalojë 15 minuta për të parashikuar saktë të ardhmën, por karakteri përcaktohet edhe pa orën e lindjes. Me njohjen e orës së lindjes ne dimë se kush është shenja jonë Ashendent e cila është po aq e rëndësishme sa edhe shënja Diellore (zodiakale), dhe në bazë të saj përcaktohen 12 shtëpitë zodiakale të horoskopit. Sot fjala horoskop përdoret nëpër gazeta duke zëvendësuar fjalën “parashikimi i fatit”, por kuptimi i vërtetë është ai që përmendëm më sipër. Nëse nuk njihni orën e lindjes, në bazë të datave të sakta të ngjarjeve që ju kanë ndodhur në jetë, astrologjia mund ta zbulojë atë.
Në horoskopët “ditorë” (apo javorë, mujorë e të përvitshëm) që jepen nëpër media të shkruara apo vizive nuk rezulton parashikimi i saktë sepse në pamundësi të marrin në konsideratë momentin e orës së saktë të lindjes ata studiojnë vetëm efektet e Diellit, por kjo është e pamjaftueshme. Pra këto parashikime bëhen në bazë të shenjës suaj diellore që zakonisht e njohim si shënjë zodiakale e jona, (edhe kjo ka krijuar mosbesim tek astrologjia). Por përveç kësaj kemi dhe shenjën Ashendent, shenjën hënore dhe shenjën e çdo planeti tjetër, që do t’i gjeni në faqet që vijojnë, dhe secila prej tyre ka interpretimin e saj unik. Po të përdoren të gjithë këto faktorë me saktësi, astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje të mundshme, por varet se sa i aftë është astrologu. Në të vërtetë nuk duhet tepruar me pyetje të tilla, si: “më thuaj emrin e personit që më do? Kush më ka inat më shumë?- Ku ndodhet ai/ajo?... Astrologjia nuk jep siguri, por zbulon prirje dhe tendenca: është e dobishme pra për t'u konsultuar me të për të parë më mirë brenda nesh se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë dhe për të përballuar të ardhmen me vetëdije. Ajo ka aftësi për të treguar ty se çfarë prirjesh ke dhe çfarë karriere duhet të zgjedhësh; në çfarë fushe jeni më i aftë; kur janë kohët e vështira dhe periudhat më të lumtura, sa përputheni dhe kombinoni me dikë tjetër që ju intereson, kohët përshtatshme për të nisur diçka, për të marrë vendime të rëndësishme; për sëmundjet, punën, dashurinë, familjen... Horoskopi nuk ju thotë se sot do t’ju digjet shtëpia, por thotë se mund t’ju ndodhë një fatkeqësi. Pra ajo na ndihmon në shumë aspekte duke na paralajmëruar në mënyrë që të përgatitemi. Megjithatë astrologjia horare merret me pyetje specifike, por ajo nuk është përfshirë në këtë libër pasi ajo kërkon një libër më vete. Një gjë mos harroni: Astrologjia është e saktë po aq sa është i shkathët astrologu.

Horoskopi ka tre komponentë kryesorë: planetët, shenjat, shtëpitë. Planetët tregojnë se çfarë do të ndodhë, shenjat tregojnë se si do të ndodhë, ndërsa shtëpitë tregojnë se ku do të ndodhë.



Si lart, ashtu edhe poshtë

Astrologjia nuk është një sekret, magjike, psiqike, apo diçka shpirtërore. Ajo është realiste. Është shkencë, apo studim (vrojtim), se si Dielli, Hëna dhe planetët bashkëveprojnë, dhe si këto bashkëveprime na prekin neve në Tokë. Ashtu si shkenca fizike, astrologjia analizon bashkëveprimin ndërmjet lëndës dhe energjisë. Jo domosdoshmërisht astrologjia vulos fatin tuaj. Astrologjia dhe astrologët nuk duhet të ngatërrohen me fallin, psiqiken, apo çdo lloj tipi të spiritualitetit. Astrologjia nuk është një fe, apo sistem besimi, ndonëse shumë njerëz janë përpjekur ta kthejnë në një supersticion të tillë. Astrologjia është informacion i papërcaktuar për botën në të cilën jetojmë.  Ky informacion i papërcaktuar nuk duhet të shihet si “e mirë” apo “e keqe”. Për shembull, kur shikoni re të hirta, mund të thoni që do të bie shi. Nuk është diçka magjike apo aftësi psiqike që ju po “parashikoni” shiun. Kështu funksionon astrologjia.  Vendosja e planetëve në momentin e lindjes na bën të kuptojmë të gjitha pjesët e karakterit dhe potencialit tonë. Mijëra vite vrojtimi na kanë dhënë një pasuri të gjerë informacionesh që ne quajmë astrologji.

Nuk është e panatyrshme të mendojmë që konfigurimi i planetëve, Diellit, dhe Hënës na “prek” neve në Tokë. Ne e dimë që orbita e Hënës përkon me baticat e oqeaneve. Njeriu është 70% ujë; natyrisht edhe Hëna duhet të ketë ndikim tek ne. Sidoqoftë, mos gaboni – planetët, Dielli dhe Hëna nuk shkaktojnë gjëra që na ndodhin neve, por na tregojnë çfarë do të përjetojmë. Më saktë, gjithçka ndodh në sinkronizim. Në vend të “shkak dhe efekt”, ajo që ndodh në qiell është përshkruese e asaj që ndodh këtu në Tokë.  Është sikur qielli të jetë një pasqyrë kozmike e asaj që përjetojmë në Tokë. Astrologjia nuk ka të bëjë me çështjen pse gjithçka është kaq e organizuar dhe lëviz si një mekanizëm (kjo është detyra e teologëve dhe filozofëve). Ne, si astrologë, thjesht vrojtojmë dhe përfitojmë shumë nga të dhënat e zbuluara, që i përdorim për të arritur potencialin tonë të plotë. Gjithçka ndodh njëherësh. Kjo është e bukura që është vrojtuar për mijëra vjet. Si lart, ashtu edhe poshtë.

www.youtube.com/watch



 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free