Hyrje në aspektet planetare
Marrëdhënia këndore ndërmjet planeteve në një horoskop, e matur si kënde brenda ekliptikës, quhet "aspekt". Zakonisht kjo përfshin këndet Ashendent dhe Mesqiellor. Vetëm disa raporte këndore konsiderohen si aspekte, dhe këto kanë cilësi të brendshme - të përcaktuara si "harmonike", "dinamike", ose “neutrale”.
Këto marrëdhënie ndikojnë në mënyrën se si planetet punojnë së bashku. Ka një tolerancë të caktuar, që nënkupton se një aspekt është aktiv apo veprues brenda pak gradëve nga të dyja anët e pikës ekzakte. Kjo tolerancë është përcaktuar nga "orbita" (shih më poshtë).
Këto janë disa nga aspektet madhore:
Përkrah - 0°
Aspekti “përkrah” priret të jetë më shumë harmonik. Cilësia e tij varet shumë nga planetet e përfshirë në të dhe gjithashtu nga saktësia e aspektit. Për shembull, aspekti Dielli përkrah Merkurit në përgjithësi konsiderohet si harmonik. Megjithatë,nëse distanca në mes tyre është shumë afër me gradë, si rrjedhojë, Merkuri përshkruhet si "i djegur" ose "kombust". Në përgjithësi, aspekti “përkrah” formon një lidhje të drejtëpërdrejtë që përgjithësisht, në njëfarë mënyre, funksionon mirë.
Opozita - 180°
Edhe pse opozita në përgjithësi konsiderohet si "joharmonike" apo dinamike, shpesh herë ajo ka një efekt motivues dhe stimulues. Edhe këtu, cilësia e aspektit varet nga planetet e përfshirë në të dhe mënyra se si një person e përdor atë. Në përgjithësi, një opozitë midis dy planetëve krijon një tension midis tyre, shpesh edhe me rezultate pozitive.
Kuadrati - 90°
Kuadrati (katërkëndëshi) është konsideruar si një aspekt jo harmonik dhe planetët që përfshihen në të duket sikur janë "të bllokuar". Problemet që dalin nga katërkëndëshi vazhdojnë të përsëriten. Vështirësia qëndron në përpjekjen për të pajtuar dy forca që kërkojnë të lëvizin në drejtime krejtësisht të ndryshme. Zakonisht ky aspekt merr formën e dëshirave dhe nevojave që janë reciprokisht ekskluzive (kundërshtojnë njëri-tjetrin).
Trekëndëshi - 120°
Trekëndëshi është një aspekt harmonik, planetet e përfshirë në të punojnë së bashku në mënyrë plotësuese, duke pasuruar njëri-tjetrin. Trekëndëshat na tregojnë talentet tona natyrore; dhe pastaj varet nga ne nëse i përdorim këto talente apo jo.
Gjashtëkëndëshi - 60°
Gjashtëkëndëshi priret të ketë një efekt harmonik, natyrisht në varësi të planetëve të përfshirë.
Aspektet e vogla
Përveç aspekteve kryesore të përmendura më lart, ka edhe disa "aspekte të vogla".Shumica e këtyre janë një nënndarje e aspekteve të mëdha. Aspektet e vogla i shtojnë thellësi dhe detaje kuadrit të përgjithshëm. Orbitat (orb) e planifikuara për aspektet e vogla janë shumë më të ulëta se ato të përdorura për aspektet kryesore (shih tabelën më poshtë)
Gjysëm-kuadrati - 45°, dinamik (negativ)
Mbikatrori - 135°, dinamik (negativ)
Gjysëm-gjashtëkëndëshi - 30°, pak harmonik
Pesëzodëshi (pesë zode/shenja larg) - 150°, neutral
Pesëkëndëshi - 72°, pak harmonik
Bipesëkëndëshi - 144°, pak harmonik
Orbitat
Gradët tregojnë tolerancën e hapësirës nga këndi ekzakt.