Prirjet profesionale
Profesori Braun bëri një hulumtim interesant. Ai nuk besonte fare te astrologjia. Megjithatë, ai, sidoqoftë e filloi studimin, pavarësisht skepticizmit të tij. Ai mori kartelat e lindjes të shumë gjeneralëve, doktorëve dhe të specialistëve të tjerë. Por më pas ai u ndesh me një problem të madh, sepse sqaroi se përfaqësuesit e profesioneve të caktuara kishin lindur gjatë së njëjtës vendosje të planetëve, nën të njëjtin konfigurim.
Kështu për shembull, ndikimi i Marsit u shfaq mjaft fuqishëm në fatin e të gjithë gjeneralëve të shquar, në kohën kur në jetën e shkencëtarëve mungonte krejtësiosht ndikimi i Marsit.
Pasi studioi fatin e afro 15 000 oficerëve të ushtrisë, Brauni zbuloi se në jetën e tyre kish ndikuar mjaft fort Marsi. Zakonisht, kur lindin të tillë individë, planeti Mars ndodhet në ngritje. Në të kundërtën e kësaj, nuk ka rëndësi sesa pacifistë ishin studiuar, rezultoi se asnjë prej tyre nuk kishte lindur në kohën e ngritjes së Marsit. Nëse kjo do të ndodhte rastësisht, ju do të mund të thoshit se kjo është thjesht përkim, por mijëra rastet nuk mund të jenë rastësi. Matematikanët lindin nën një konfigurim të caktuar, nën të cilin nuk lindin kurrë poetë. Mund të ketë përkime të rastësishme, por kur kjo ndodh – kjo nuk është koinçidencë.
Në të vërtetë ekziston një ndryshim i madh në sjelljen e njerëzve të profesioneve të ndryshme dhe prirjes së poetëve, nxitësve të luftës, matematikanëve, gjeneralëve dhe pacifistëve.
Nga njëra anë njeriu mund të jetë si Bertan Rasell, i cili bën thirrje për paqe në të gjithë botën, kurse nga ana tjetër – si Fridrik Nitze, i cili thotë se në ditën kur do të mbarojnë luftrat, bota do të humbasë kuptimin. Çfarë është ky? Debat intelektual apo konflikt mes trupave qiellorë? Ky është thjesht një debat intelektual, apo ata i ndan nga njëri-tjetri edhe momenti i lindjes së tyre?
Sa më shumë studiohet ky problem, aq më i qartë bëhet se çelësi drejt talenteve të njeriut fshihet gjatë kohës së lindjes. Ata, të cilët janë të njohur qoftë edhe në mënyrë të sipërfaqshme me astrologjinë, do të thonë se kjo ndodh sepse njeriu ka lindur nën ndikimin e trupave qiellorë. Njeriu lind nën një konfigurim të caktuar planetar, në përputhje me atë se çfarë do të bëhet. Kjo është e lidhur me mundësitë e tij të brendshme, me gjendjen e tij të punëve në jetën e kaluar, me synimet e tij.
Zakonisht pozicioni i planetit që sundon Ashendentin tuaj tregon profesionin që mund të bëni në jetë, por dhe faktorë të tjerë duhen duhen studiuar.
Ja disa nga pozicionet planetare dhe zodiakale që lidhen ngusht me talentet tuaja dhe profesionin që do zgjidhni në jetë:
Mësues - Jupiteri në pozicion të favorshëm. Jupiteri është planeti i edukimit. Gjithashtu edhe shtepia e IV luan një rol tek edukimi. Shtëpia e pestë, e cila përfaqëson fëmijët përfshihet dukshëm në këtë profesion. Sidomos Jupiteri në shtëpinë e pestë.
Doktori - Edhe në këtë rast, Jupiteri luan rolin kryesor. Është planeti i profesionistëve dhe duhet të jetë i përforcuar. Shtëpia e dhjetë e karrierës dhe shtepia e pestë e shërimit duhet të kenë një lidhje të mirë. Gjithashtu, edhe shtëpia e 12-të duhet të jetë mjaft e fortë.
Polici - Marsi i cili përfaqëson kurajon dhe forcën fizike, i vendosur në shtëpinë e parë, (VI, VIII ose X), tregon një prirje për t'u bërë polic/shef policie apo profesione që lidhen me krimet. Të gjitha profesionet që kanë të bëjnë me disiplinën apo diktaturën kanë lidhje edhe me Saturnin e vendosur në njërën nga këto shtëpi.
Muzikant - Venusi është planeti më artistik, prandaj duhet të jetë në pozicion të përforcuar. Duhet të jetë i theksuar edhe në shtepinë e katërt. Shtëpia e tretë është shtëpia e vet përpjekjeve dhe e arteve përformuese prandaj duhet të jetë e fortë. Jupiteri ka rëndësi për muzikën klasike, Nyja Jugore (Rahu) për rokun dhe modernen, Merkuri për instrumentalen dhe Hëna për muzikën vokale.
Juristi/avokati - Përsëri Jupiteri është një planet që sundon ligjin. Shtëpia e nëntë duhet të jetë e përforcuar. Gjithashtu, shtëpia e gjashtë është e sfidave dhe në këtë rast duhet të jetë në vendin e duhur në hartë.
Arkitekti - Shtëpia e pronave, d.m.th shtëpia e katërt bashkë me Marsin dhe Saturnin duhet të jenë në pozicionin e duhur në hartë. Marsi përfaqëson teknikat e ndërtimit dhe Saturni është planeti i Tokës. Përveç kësaj, Jupiteri duhet të jetë i theksuar. Kjo ju pajis me inteligjencën që kërkohet.
Joga shpirtërore (Renunciate Yogi ) – Për këtë profesion (mos-veprimi), nevojiten pozicione jo të favorshme në disa shtëpi. Shtëpia e parë për vetbesimin (sigurinë në vetvete), shtepia e dytë për paranë dhe jetën familjare, shtëpia e katërt për shtëpinë dhe lumturinë dhe e pesta me të shtatën lidhen me fëmijët dhe martesën.
Industria e seksit – Kjo mund të përfshijë vallëzime të rriturish, erotike dhe mediative. Për këtë, duhet prezenca e fortë e Venusit me Marsin. Planeti i lumturisë. Hëna duhet të jetë në pozicion të keq. Gjithashtu, shtëpia e parë duhet të jetë e dobët, meqë është shtëpia e vet-aprovimit.
Sipërmarrës – Ky profesion kërkon një kombinim të Jupiterit ose shtëpisë së dytë për para dhe cilësi drejtuese. Përveç kësaj, Saturni (planeti i projekteve të mëdha) dhe shtëpia e 11-të (e fitimeve) duhet të jenë të theksuar në hartë. Kjo nuk është e gjitha. Përkimi i periudhave duhet të jetë tregues i një suksesi të përsëritshëm. Dielli duhet të jetë i fortë meqë përfaqëson lidershipin (udhëheqjen) dhe besmin (sigurinë) në vetvete. Prania e planetëve në shtëpinë apo shenjën e tyre ose në shenjën në ngritje është gjithashtu e dobishme. Një person me këtë kombimim përgjithësisht fiton famë dhe pasuri. E njëjta teori përdoret edhe për karrierën e një shefi industrie.
Gjuhët e huaja – për t’u bërë mjeshtër i gjuhëve të huaja, individi duhet të ketë të pozicionuar mire Jupiterin, Merkurin dhe Nyja Jugore. Gjithashtu, edhe shtepia e nëntë me të parën duhet të jenë mjaft të forta.
Kuzhinier – Në këtë profesion jo shumë të kërkuar, Marsi dhe Hëna duhet të jenë në pozicion të fortë. Gjithashtu edhe shtëpia e dytë.
Menaxher – Për aftësitë drejtuese,shtëia e pare, e pestë dhe e dhjetë duhet të jenë në pozicion të favorshëm. Gjithashtu, planeti i mbretërisë Dielli duhet të jetë i fortë. Marsi është planeti i aktivizmit prandaj është i domosdoshëm.
Model – Ky profesion i bukurisë kërkon praninë e një Venusi të fortë bashkë me fuqinë e shtëpisë së parë dhe të dytë.
Shkrimtar – Ky profesion kërkon që shtëpia e tretë dhe e pestë bashkë me Jupiterin dhe Merkurin të jenë të përforcuar në hartë.
Profesionet teknike – Planetët Marsi, Nyja Veriore (Rahu), Saturni dhe Nyja Jugore (Ketu), duhet të jenë të fortë meqë nga vet natyra janë të dëmshëm. Dhe njëra nga këto duhet të ketë lidhje me Merkurin.
Punët jashtë shtetit – Për këtë, shtëpia e nëntë dhe e 12-të duhet të jenë mjaft të theksuara. Nyja Veriore dhe Nyja Jugore lidhen me vendet e huaja dhe duhet të jenë të theksuara. Shtëpia e katërt me pozicione të këqija.
Sportist – Për të qënë sportist, duhet të keni Marsin të fortë i cili është planeti i kurajos. Marsi ne shtepinë e parë, sidomos përkrah Ashendentit tregon prirje të forta për sport. Bashkë me të, shtëpia e pestë (lojrat), e treta (guximi) dhe shtëpia e gjashtë (garat) duhet të jenë të forta. Merkuri duhet të jetë pozicionuar mirë meqënëse është planeti i argëtimeve (lojrave). Gjithashtu, Jupiteri/ Shigjetari nuk duhet të jetë në shtëpinë e tetë apo të dhjetë.
Astrolog – të jesh një astrolog, individi duhet të ketë Merkurin (e folura dhe llogaritjet), Nyjen Jugore (ndriçimin/shkollimin) dhe Jupiterin (për traditë dhe karakter hyjnor) në pozicion të fuqishëm. Gjishashtu edhe shtëpia e pestë, e tetë dhe e nëntë duhet të jenë të forta. Sidomos Mërkuri në shtëpinë e tetë.
Biznesi automobolistik – Marsi dhe Venusi duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë. Venusi për artikujt e luksit dhe Marsi për mekanikën. Shtëpia e katërt është shtëpia e makinave dhe sigurisht që duhet të jetë e fortë.
Kështu, në shumicën e rasteve kërkohet fuqia e shtëpisë së parë (përjashto industrinë e seksit dhe profesionet Yogi). Gjithashtu, sa më shumë lidhje midis treguesve të ndarë të talenteve, aq më i fortë do jetë talenti (aftësia). Duket shumë qartë që astrologjia funksionon me mendimin praktik ku domethëniet e çdo shenje, planeti apo shtëpie përdoren për të interpretuar profesione domethënëse dhe të përcaktuara.
Puna ideale sipas shenjave zodiakale
Dashi - Personat e kësaj shenje janë impulsivë dhe nervozohen shpejt. Puna ideale për ta është boksier.
Demi - Personat e kësaj shenje janë konkretë dhe me këmbë në tokë. Puna ideale për ta është një programues dasmash.
Binjakët - Personat e kësaj shenje janë të zgjuar dhe simpatikë. Puna ideale për ta është showman.
Gaforrja - Personat e kësaj shenje janë të duruar dhe të rezervuar. Vëzhgojnë me kujdes ambjentin në të cilin ndodhen, por qëndrojnë të shkëputur. Puna ideale për ta është puna e zyrës.
Luani - Personat e kësaj shenje janë të fortë, ambiciozë dhe të lindur për të qenë udhëheqës. Puna ideale për ta është të bëjnë shefin.
Virgjëresha - Personat e kësaj shenje janë shumë të saktë në atë që bëjnë dhe janë praktikë. Puna ideale për ta është kimisti ose kërkuesi shkencor.
Peshorja - Personat e kësaj shenje janë të qetë dhe gjithmonë gjejnë kompromisin. Urrejnë debatet e ashpra. Puna ideale për ta është arkitekt.
Akrepi - Personat e kësaj shenje janë shumë të mbyllur. Kanë ndjenja shumë të forta që mund t’i krijojnë konfuzion. Puna ideale për ta është aktor teatri.
Shigjetari - Personat e kësaj shenje janë shumë të lëvizshëm. Kanë shumë miq dhe jetojnë shumë aventura. Puna ideale për ta është pilot ose shofer.
Bricjapi - Personat e kësaj shenje janë kokëfortë. Nëse e tradhton nuk ka mënyrë të të falë. Puna ideale për ta është gjykatës.
Ujori - Personat e kësaj shenje janë të pavarur dhe kreativë. Nuk janë shumë të disiplinuar. Puna ideale për ta është artist.
Peshqit - Personat e kësaj shenje janë të turpshëm dhe ëndërrimtarë. Puna ideale për ta është shkrimtar.