AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Orakulli kinez

ORAKULLI KINEZ

Si të parashikojmë të ardhmen me monedha?! Merrni pesë monedha 5 lekëshe (ose 5 cent) dhe përzijini me sy mbyllur dhe pastaj vendosini në një vijë të drejtë pa i hapur sytë. Në njërën anë del 5 (pesa) në tjetrën shqiponja (apo ana tjetër e monedhës) që quhet X. Pastaj vazhdoni leximin e fatit sipas renditjes. Kjo vlen vetëm në fillim jave, muaji, viti apo në datëlindjen tuaj.

 

5 X X X X – Pra pesë monedhat e vendosura në këtë mënyrë ju shpjegojnë: Periudhë pushimi dhe përgatitje për detyra të fshehura me mister. Do të ishte e kotë të humbisni durimin ose të dekurajoheni nga vështirësitë e para. Do të keni raste për të blerë ose për të shitur, por gjithmonë do patur kujdes për rreziqet nga një mosmarrëveshje. Takim me një personalitet mund t’ju lehtësojë realizimin e një projekti që e keni përzemër. Mos humbisni rastin dhe mos vononi një vendim që do t’ju sjellë fat. Janë të favorizuara projektet për lidhje dhe martesë ose për lidhje të tjera.

X X 5 X 5 – Mos u dekurajoni nëse ritmi i gëzimeve në jetën tuaj fillon dhe ulet. Ju vjen pas një periudhë pushimi pozitiv që nevojitet për të qetësuar nervat tuaja të acaruara. Përdorni kohën për të rregulluar idetë tuaja, gjithashtu dhe të ardhurat. Në këtë periudhë do të zbuloni papritur diçka të parregullt, një gënjeshtër, një vjedhje, zhdukjen e një sendi me vlerë që do t’ju gëzojë. Kujdesuni për shëndetin, evitoni sforcimet, bëni pak qetësi. Ju tërheqim vëmendjen të mos nxitoheni sepse pa dashur mund të rrezikoni atë që dëshironi. Në këtë periudhë të dashuruarit të bëjnë kujdes dhe të mos bien në prehrin e thashethemeve.

X X X 5 5 – Dielli për ju do të shkëlqejë dhe çdo gjë do t’ju duket më e bukur dhe më e thjeshtë. Një erë e re jetësore do t’ju sjellë energji të reja dhe do t’ju bëjë t’ju realizohen projektet që ju sjellin favorizime të dukshme. Do të hidhni hapat e parë duke u lidhur me autoritete zyrtare. Ata do t’ju ndihmojnë për të realizuar problemet që ju shqetësojnë. Do të keni një njohje të re personale. Një lidhje e re me interes do t’ju lehtësojë. Pra shfrytëzoni momentin. Udhëtimet e ndryshme që do të ndërmerrni për ju do të jenë me fat. Nën një yll të mirë do të jenë dhe problemet tuaja financiare. Do të kalosh orë të kënaqshme të rrethuara nga ndjenja sentimentale me miq të gëzuar. Shëndeti juaj do të jetë në rritje. Mos mendo asgjë të paqënë.

5 5 5 X X – Parashikimi në vendosjen e tillë të monedhave shtrihet për gjithë vitin. Tek ju do të vijë rilindja. Keni qënë në një errësirë të ftohtë, të frikshme, që ju ka sjellë pesimizëm. Do të dilni në diell. Pengesat e mëpardhme për ju do të zhduken. Shpresat e humbura dhe të lëna në heshtje do të lindin ndoshta në forma të tjera por në esencë të njëjta. Një magnetizëm i madh personal largon të keqkuptuarit dhe çarmatos kundërshtarët. Mundësi të mëdha për realizme të frytshme për të martuar sipas zërit të zemrës. Nëse jeni të martuar do të thellohet lumturia juaj. Të pamartuarit do të kenë të lumtur jetën sentimentale.

X 5 5 5 5 – Do të keni përpara një periudhë të lumtur dhe pa preokupime. Aktiviteti juaj në problemet financiare do të jetë rezultativ. Bashkë me rritjen e të ardhurave do të rritet personaliteti në shoqëri. Kontaktet e papritura me persona me influencë do t’ju japin avantazhe. Do t’ju jepet mundësia ta ndryshoni jetën tuaj këto në shtëpi ose në punë. Ndryshimet mos i merrni lehtë por mendohuni mirë për të patur më tepër avantazhe. Në takime me të tjerë do t’ju thyhet monotonia juaj. Vështirësitë e jetës suaj sentimentale do të largohen shpejt dhe do të arrini në konkluzion që do t’ju bëjë të lumtur.

5 5 X 5 X – Mund ta shikoni me besim më të madh të ardhmen. Fati erdhi tek ju dhe po ju lehtëson planet, projektet tuaja. Nëse do t’i kërkoni një favor personave të rëndësishëm, flisni pa frikë se do të gjeni nga to mirëkuptim. Ritmi i punës do të rrjedhë i shpejtë dhe mjaft intensiv pa asnjë vonesë dhe kërcënim. Dielli dhe ëngjëlli me fat që ju rrethon duke iu sjellur momente sentimentale të dëshiruara. Ti shfrytëzoni ato. Dashuria do të vazhdojë në mënyrë të shkëlqyer pa sëmundje dhe strese duke ngjallur admirimin e partnerit tuja. Do të kaloni orë plot harmoni (lumturi) që për ju do të mbeten të pa harruara.

5 5 X X 5 – Kujdes! Ju parashikohet një vështirësi që do t’ju mërzisë. Do t’ju krijohen situata të papëlqyera dhe të mbërthyera nga fataliteti. Duke u përdorur nga ju diplomacia si dhe duke kapur qysh në ajër rastet e mira mund të përdorni mundësitë tuaja për të evituar shumë të këqija. Vihuni menjëherë në regjim kursimi. Mos bëni shpenzime të tepërta. Mos ndërmerrni udhëtime pa qejf dhe kënaquni me gjendjen e tanishme aktuale duke mos pretenduar më tepër. Kujdes nga kurthet e armiqve. Tërhiquni në një farë mënyre në guackën tuaj sepse lëvizjet e tepërta do t’ju shtojnë shqetësime. Edhe jeta juaj sentimentale do të kalojë periudhë delikate. Bëni kujdes dhe me partnerin tuaj, mos e shqetësoni.

5 X X 5 X – Një ftesë dasme, darkë apo takim do t’ju sjellë dicka të paparashikuar. Fillim për një fat të mirë. Ngjarje të reja do të kenë peshë për të ardhmen. Ndryshime të reja të papritura do t’i japin dritë jetës suaj. Do të gëzoni shëndet për t’u pasur zili. Keni një gjendje shpirtërore të dëshiruar. Një kujtim i së kaluarës do t’ju sjellë një gëzim. Nëse zemra juaj do të jetë e lirë kjo periudhë do të jetë e përshtatshme për një dashuri të madhe.

X X 5 5 X – Do të keni ndikime të papritura në momentet më të vështira por kjo nuk do të thotë të rrezikoni. Horizonti juaj do të kthjellohet. Ndërkohë do të shikoni ende re që do t’ju bezdisin. Mos kërkoni të shpejtoni situatën. Mos u hapni para kohe. Vazhdoni të punoni në mënyrë sistematike duke ndjekur plane të caktuara më parë dhe ndryshimet e dëshiruara i lini në një periudhë më të favorshme. Duhet të merrni pa u turbulluar një deziluzion të shkaktuar nga ndonjë shok apo shoqe. Bëni kujdes që kjo mos të ndërhyjë tepër në jetën tuaj sentimentale sepse do t’ju zbeh ndjenjën.

X X X 5 X – Dielli tenton të errësohet. Kështu fati ju këshillon durim, qetësi, mos bëni asgjë të nxituar. Mos rrezikoni asgjë me spekullime duhet të jeni të matur në sektorin e shëndetit. Rregulloni më mirë problemet e vogla të cilave mund t’iu dilni zot. Shikoni miqtë e vjetër sepse mund t’ju sjellin avantazhe. Fati ju favorizon vetëm aktivitetin e zakonshëm dhe jo ambiciet. Të dashuruarit duhet të kenë kujdes. Mund të vihet në rrezik dashuria e tyre nga reja do të kenë peshë për të ardhmen. Do të kaloni sëmundje të lehtë. Kujdes shëndetin.

5 5 5 5 X – Lind në horizont drita e fatit. Çdo gjë do të shkojë jo vetëm drejt përmirësimit, por periudha që do të kaloni do t’ju sjellë fat në të gjitha fushat duke iu sjellë të ardhura financiare të mira dhe avantazhe në kënaqësitë që do të provoni. Mund të mbështeteni në ndjenjën e eprorëve të rëndësishëm që do t’ju hapin rrugë të reja e prespektiva të mira. Është pra kohë kur duhet të trokasësh në portat e superiorëve për të paraqitur arsyet e zgjidhjeve që kërkoni. Do të gjeni mikpritje dhe mirëkuptim. Nëse jeni student apo prisni një përgjigje do të jetë pozitive.

X 5 X X 5 – Fati ju parashikon vështirësi dhe pengesa që për momentin nuk ju tregojnë rrugën e suksesit. Ju këshillon të ruheni neglizhenca dhe harresat. Duke u munduar të jeni sistematik për shumë probleme mund të realizoni një pjesë të programit tuaj. Në këto kushte duhet të kontrolloni patjetër veprimet. Mos u merakosni, shmangni çdo zënkë sepse e kundërta do t’ju sjellë shqetësim. Mund të humbisni lekë, lëvizjet i bëni të pakontrolluara. Evitoni cdo shpenzim të panevojshëm.

X 5 5 X X – Ju parashkohet gjithçka kurajoze. Ju vijnë ndihmë të papritura në momentet më të vështira por kjo s’do të thotë t’i kënaqeni plotësisht rastit. Projektet tuaja mund të realizohen ndërsa disa probleme deri tani të zymta do të zgjidhen pa vështirësi. Mundësi të mëdha për të sjellë ndryshime në familje. Aktivitete të ndryshme do ta pasurojnë jetën dhe këto janë programe të fatit. Problemet financiare do t’ju shkjojnë mirë. Lidhjet sentimentale do të jenë të këndshme.

X 5 X 5 X – Për zgjidhjen e shumë problemeve duhet të kesh durim. Duke u realizuar cdo gjë në kohë do të jetë në favorin tuaj. Do të ketë pak pasivitet por që me kohë do të duket avantazhi juaj. Fati ju këshillon të mos e ndryshoni vendin e punës, nëse hyni në shoqëri të re. Ju rekomandohet qetësi e paqe. Nëse ju kanë marrë nëpër gojë mos u jepni rëndësi. Është xhelozia pjesë e kësaj thashethemeje. Kini një disharmoni kalimtare me të dashurin tuaj ose në familje. Do të duhet pak kohë për t’u kaluar.

5 5 5 X 5 – Duhet të rrini në pritje duke hequr dorë nga ideja e shpërthimit me çdo kusht. Është më mirë të futeni në mënyrë të matur në rutinën e përditshme. Nuk ju këshillohen udhëtime të largëta ose udhëtime pune të vështira. Keni kujdes nga rezistencat që do të mund të hasni. Nga sorollatjet financiare. Kënaquni me ato që keni dhe ja nënshtroni aktivitetin tuaj një kontrolli të vazhdueshëm. Të dashuruarit duhet të kenë kujdes sepse do të kenë deziluzione mes tyre.

5 X X X 5 – Fati ju parashikon një periudhë të lumtur për një kohë të gjatë dhe pa preokuptime. Vështirësitë është e vërtetë që ju kanë lodhur por do të zhduken shpejt. Shumë porta deri tani të mbyllura do t’ju hapen. Një zënkë do të përfundojë mirë duke ju lënë mundësitë të realizoni projektet tuaja që keni në mendje. Personaliteti juaj do të ngarkohet me një magnetizëm që do t’ju sigurojë simpati spontane. Në sajë të ndihmës së dhënë nga një mik i rëndësishëm mund të realizoni fitime të paparashikuara e shfrytëzoni këtë moment. Takoheni me miq të harruar. Pasuria do t’ju lulëzojë si trëndafil. Mund t’i mbani erë me kënaqësi.

X 5 X 5 5 – Një vendosje e tillë e monedhave parashikon fat, sukses dhe lumturi, kënaqësi në çdo fushë të jetës. Filloni të veproni. Filloni ndryshime deri tani të pamundura, merrni parasysh ofertat që ju kanë bërë superiorët tuaj ose persona me influencë do t’ju japin dorën dhe do t’ju kërkojnë t’ju favorizojnë. Do të gjeni me gëzim një person që s’e keni parë prej kohësh që papritur do t’ju bëhet i gjallë. Jeta do të rrjedhë e gëzuar dhe e qetë pa mërzitje të rëndësishme. Dashuria juaj do të kuptohet sinqerisht dhe orët e lumtura nuk do të numërohen.

X 5 5 5 X – Një pozicion i tillë i vendosjes së monedhave do t’ju sjellë fat. Çdo gjë që keni shtyrë prej kohësh do të realizohet në favorin tuaj. Është një rast i mirë për të siguruar garanci dhe favore në organet superiore. Vështirësitë që pengojnë rrugën tuaj do të shpërndahen. Orët e suksesit në sektorin ekonomik do të verifikohen dhe ju do të merrni frymë lirisht. Mos u gaboni nga iluzionet dhe gënjeshtrat. Do të vazhdoni të punoni duke lejuar ndonjë kursim të vogël. Do të keni kthimin e papritur të një njeriu të dashur që do t’ju sjellë gëzim. Përsa i përket jetës sentimentale do të keni fat në dashuri. Thjeshtësia dhe harmonia do mbretërojë në familjen tuaj. Do të përmirësohet gjendje shëndetsore e të sëmurëve.

5 5 X 5 5 – Do të keni një fat të vogël pra të favorizuara janë gjërat e vogla të punës, projektet e kufizuara në këtë kohë dhe shpenzimet. Vlerësoni dhe gëzoni këtë lumturi të lëkundshme brenda kufijve të lejuar. Për të hapur plotësisht krahët ju duhet kohë. Do të bëhet më parë dritë për të sjellë situata të reja, dhe për të ndërmarrë vendime sa më të sakta. Mos u mbështesni totalisht tek fati. Duhet të jeni të iniciativës për zgjedhje ditore. Zënkat e vogla midis të dashuruarve do të zgjidhen me shpresë.

5 5 X X X – Ja më në fund një ndikim pozitiv që ju sjell fat në çdo fushë të jetës, punë, familje, dashuri. Periudha është e pasur me mundësi për rritjen e fitimeve. Momenti për disa është magjik. Parashikohen për ju nderime, përgjegjësi në rritje, triumfe publike. Do t’ju vijnë propozime të kënaqshme për punën. I shfrytëzoni ato mbasi do t’ju rrisnin të ardhurat. Do të fitoni rrespektin e personaliteteve. Udhëtimet do të jenë me fat në drejtim veri – perëndim. Të sëmurët do të jenë në përmirësim.

5 X 5 X X – Parashikohen ndikime të mira në disa sektorë të jetës. Enigma do të sjellë rezultatin që kërkon. Projekti i punës zhvillohet intensivisht. Do të gjeni me gëzim një sed apo një person që e keni harruar. Një valë e re energjie dhe entuziazmi do tu vijë nga një person që s’e keni parë prej kohësh. Një ide e juaja do të paralizojë kundërshtarin. Harmonia dhe mirëkuptimi do të karakterizojë jetën tuaj në punë dhe familje. Fati do të zgjidhë një mosmarrëveshje sentimentale.

5 X 5 X 5 – Një ndikim pozitiv kushtëzon marrëdhëniet epror – vartës dhe dhënësit e punës. Është momenti kur duhet të kujdeseni me të gjitha mundësitë tuaja për punën që bëni sepse kjo do t’ju vlerësojë. Fati ju këshillon të pranoni çdo lloj pune sepse iniciativa do t’ju shtojë të ardhurat ekonomike. Udhëtimet që keni menduar me kohë do t’ju sjellin avantazhe të dëshiruara. Lidhjet me miq familjarë do të shtohen dhe do të jenë të kënaqshme. Dashuria juaj do të bëhet më e thellë dhe më e fortë duke sfiduar xhelozinë e pabazë. Do të dalloheni për korrektësinë tuaj në të gjitha fushat. Mos e mendoni të pasigurtë kohën.

5 X X 5 5 – Në çdo fushë të jetës suaj do të keni një orë të efektshme. Do të keni përpara një periudhë të shkëlqyer por dhe do të rrethoheni nga xhelozia e njerëzve ambiciozë. Mund të bëni përpara me iniciativën tuaj. Nuk është e vështirë që të fitoni. Ju sugjerojmë një vend pune tjetër me interes. Një mik që kthehet nga jashtë shtetit konsiston me ngritjen tuaj sociale. Fati po ju buzëqesh në projektet e ndërtimit. Një ndikim pozitiv në një çështje gjyqësore që ju intereson. Nën një yll të mirë janë projektuar lidhjet tuaja sentimentale në fushën e dashurisë. Do të ndikoni në bashkimin e një dashurie të paqetë. Situata financiare është duke u sforcuar.

X 5 X X X – Pengesa të vogla hyjnë në mes të dashurisë për realizimin e ndjenjës tuaj. Pasi do të kaloni këto fati do t’ju buzëqeshë. Do të keni përmirësim në punën tuaj. Vështirësitë në problemet enigmë do të kapërcehen me më pak telashe se sa mendohen. Për ata që kanë zënka në familje ose shoqëri këshillohet durim dhe tërheqje. Pas një reje që ka penguar lumturinë tuaj do t’ju përfshijë një periudhë dashurie dhe harmonie.

X X 5 X X – Nëse keni bërë projekte ja ku është momenti për t’i realizuar. Mos humbisni kohë, bëhuni aktivë. Duhet të qëndroni në qendër të rrethit dhe të keni shumë kontakte me njerëzit. Do të shikoni se para jush do të hapet porta e suksesit. Mos lini asgjë për nesër. Nxitoni të bëni punë pa lënë mënjanë korrespondencën në mes të secilës mund të gjeni një letër me rëndësi për të ardhmen. Periudhë me fat për çdo ndryshim në familje. Për jetën sentimentale parashikohet harmoni, gëzim. Të sëmurët do të kenë përmirësime shëndetsore.

5 5 5 5 5 – Vendosja e monedhave kështu parashikon një periudhë të favorshme. Shumë projekte tuaja do të realizohen. Enigma të zgjidhshme dhe bashkime të menduara të parealizuara. Çdo gjë do të kalojë në favorin tuaj. Sende apo shokë të humbur do t’i gjeni dhe do të gëzoheni. Mund të keni para dhe miq që më parë s’ju kanë folur. Është një periudhë harmonia për të dashuruarit që duhet t’i harrojnë zënkat. Është një nga parashikimet më me fat në lojë.

5 X 5 5 X – Një shpërthim i vërtetë i ndikimeve pozitive. Aktiviteti juaj si dhe jeta private po hyjnë triumfalisht në mbretërinë e fatit. Hapni sytë para dhe kërkoni të merrni tërë rastet pozitive që ju prezantohen. Superiorët do t’u kuptojnë dhe miqtë do të tregojnë tërë simpatinë, dashurinë dhe respektin. Tani që ecni në rrugë të suksesit shfrytëzoni ndikimet pozitive duke patur parasysh se realizimi varet si nga fati ashtu edhe nga vullneti, nga kapaciteti juaj. Për të hyrë në shoqëri të duhet të bësh programe të reja pune. Periudhë pozitive për të lindur dashuri të reja dhe për të bëjë fejesa e martesa të këndshme.

5 X 5 5 5 – Për ju rezervohet një surprizë e shkëlqyer. Parashikim triumfal i fatit. Ju shtohen nderet, lavdërimet dhe do të keni fitime financiare. Projektet e udhëtimeve, ekskursioneve, vizitave do të realizohen ashtu si ëndërroni. Njerëzit e dashur që i keni humbur do t’i takoni me kënaqësi. Problemet misterioz që ju heqin gjumin do të gjejnë rrugëzgjidhje. Shëndeti do të ndjekë këtë rrugë. Një dashuri harmonike dhe intensive do t’ju kënaqë dëshirën tuaj.

X X X X X – Nuk paraqet asgjë pozitive. Duken në horizont momente rreziqesh që ju këshillojnë tërheqje të shpejtë për të evituar humbjen, përplasje. Aktiviteti juaj do të vonohet dhe nga kundërshtarët do të gjeni një sulm të tillë për t’u dorëzuar duke lënë mënjanë një shpresë që keni patur prej kohësh. Por duke tërhequr forcat tuaja fizike dhe morale do të përballoni vështirësitë. Evitoni çdo lloj diskutimi në shtëpi, zyrë, rrugë dhe makina. Kujdes për shëndetin. Një xhelozi absurde kërcënon kalimin sentimental. Duhet të bëni përpjekje për të larguar çdo lloj dyshimi.

X 5 5 X 5 – Mbështillni krahët të thonë monedhat dhe përgatituni të ecni me këmbë të hekurta. Çdo tentativë për të ndryshuar jetën tuaj është e pakëshillueshme. Vështirësitë janë shumë të mëdha, por kini durim. Kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Për të mos u acaruar përdorni kujdesin mos hyni në diskutime. Nuk do të jetë e këshillueshme të filloni procese gjyqësore. Nëse kërkohet të udhëtoni duhet të bëni kujdes. Parashikohet një vjedhje për tu bërë ose për të humbur dicka me vlerë. Nuk është periudhë për zgjidhjen e enigmave. Jeta sentimentale do të ngarkohet nga xhelozia.

X X 5 5 5 – Një ndikim në marrëdhëniet dashurore. Dashuria do t’ju japë kënaqësi të madhe do të rrafshojë kontrastet, do të favorizojë martesat dhe fejesat do të shuajë zënkat. Takime të reja sentimentale dhe lidhje të reja parashikohen për një harmoni më të theksuar. Parashikime me favor dhe në fusha të tjera të jetës. Probleme prestigji trashëgimie janë të favorit tuaj. Mos ndërmerrni punë të rënda se s’do ti përballoni. Nëse keni humbur dicka do ta gjeni atë shpejt. Shëndeti është pozitiv.

X X X X 5 – Të gjitha aktivitetet tuaja mbulohen nga një vello pasigurie. Kështu që ju rekomandohet kujdes i madh. Mund të eskpozoheni nga thashethemet ndaj tregohuni i kujdesshëm. Mos reagoni edhe nëse dikush ju prish punë. Keni durim! Gjëndja do të rregullohet. Për marrjen e një vendimi të rëndësishëm nuk është momenti duhet ta shtyni për një situatë më të mirë dhe të favorshme. Enigma jauj është në rrugën e ndërmjetme. Nuk pretendohet të keni rezultate të mira. Ndaj mos nxitoni.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free