BUKURIA FIZIKE SIPAS VLERESIMIT TE PLANETEVE
Bukuria është forcë dhe forca është bukuri – të dyja shkojnë dorë për dore.
Ashtu si Merkuri që është treguesi kryesor i komunikimit në hartë ashtu edhe Ashendenti, i cili bazohet në pozicionin e planetit Tokë, është treguesi kryesor i bukurisë. Kjo nuk do të thotë që është I VETMI tregues, por është i pari. Çdo planet tjetër, kur është vendosur mirë, do të kontribuojë në bukurinë totale të individit, por gjithmonë njëri e bën më shumë se tjetri, prandaj studiohet koncepti i sunduesve. Një planet është vendosur mirë kur ndodhet në gjininë, elementin apo shenjën e tij. Dielli, për shembull, është vendosur mirë në një shenjë mashkullore (zjarri apo ajri), sidomos zjarri, dhe mbi të gjitha në Luan (shenjën të cilën drejton). Planetët e tjerë ndjekin të njëjtin rregull sipas shenjave që sundojnë.
Çështja e sundimit apo vlerësimit është shumë e rëndësishme për të përcaktuar çfarë është një planet i bukur dhe çfarë nuk është. Planetët në gjininë, elementin, apo shenjën e tyre ndihen rehat apo “si në shtëpinë e tyre” sepse natyra e planetit dhe shenjës janë plotësues, të ngjashëm, ose të njëjtë. Lehtësia apo rehatia prodhon harmoni e cila prodhon bukuri. Sa më shumë të ngjashëm të jenë planeti dhe shenja nga natyra, aq më shumë harmoni apo bukuri prodhohet. Planetët në element, gjini apo shenja të papërputhshme, janë të parehatshëm dhe prodhojnë vetëm tension, shtrembërim dhe konflikte që prodhojnë shëmti.
Planetët dhe koeficientët e tyre të bukurisë bazuar në shenjat që sundojnë janë si më poshtë…
Toka/Ashendenti
Ky është treguesi kryesor i bukurisë fizike (ose i mungesës së saj) në hartë. Toka sundon Peshoren, shenjën e bukurisë, prandaj Peshorja ashendent është e para në listën e tërheqjes (joshjes). Ashendenti Peshore ka një fytyrë të bukur, dhe është proporcionuar mirë në çdo mënyrë. Sidoqoftë, jo çdo Ashendent Peshore është i përkryer – kjo varet nga planetët e tjerë në hartë. Dikush do të mendonte që dy shenjat e tjera të ajrit, Binjakët dhe Ujori, do të jenë shenjat më tërheqëse pas Peshores, por duket që Shigjetari dhe Luani e mbajnë këtë epërsi. Shigjetari ka një fytyrë të bukur apo të hijshme, zakonisht është zeshkan dhe shpesh i gjatë me një trup të madh. Shumë modelë kanë Shigjetarin si ashendent. Ashendenti Luan është mbretëror apo me pamje të mrekullueshme (fisnike) dhe shpesh bjond apo me ngjyrë të hapur (flokëverdhë). Meshkujve u bien flokët herët. Binjakët janë zakonisht të hollë (të dobët), zeshkanë dhe rrallë herë bjondë, me një fytyrë të hijshme apo të lezetshme. Ujori është gjithashtu i pashëm apo tërheqës me flokë të errët në bjond. Në fund, Dashi ashendent i cili nuk është aq i gjatë, zakonisht zeshkan, tiparet e të cilit tregojnë forcë dhe vetsiguri. Edhe meshkujve të kësaj shenje ashendent u bien flokët herët.
Ashendenti në përgjithësi nuk është tërheqës fizikisht në shenjat e tokës dhe të ujit, por ka gjithmonë përjashtime. Marrim Richard Gere dhe Burt Reynolds, për shembull, ku të dy kanë Akrepin ashendent dhe janë mjaft tërheqës. Në raste të tilla faktorë të tjerë në hartë mbizotërojnë apo zbusin ndikimin e Ashendentit. Në përgjithësi, ashendentët me shenja toke, priren të jenë të shkurtër dhe trupngjeshur përveç Bricjapit që shpesh është i dobët apo i hollë. Ashendentët e shenjave të ujit kanë fytyra tërheqëse, por trupin e kanë shpesh obez apo jo me linja të rregullta, përveç Akrepit që është përgjithësisht trupngjeshur me një hundë si sqep apo të dukshme. Sigurisht, planetë të tjerë të fuqishëm apo figura planetare në hartë mund të modifikojnë këto përshkrime.
Të përcaktosh një ashendent të saktë të një personi nuk është një detyrë e lehtë, kryesisht prej faktit se ai ndryshon shenjë rreth çdo dy orë dhe që jo çdo njeri e mban mend saktë orën e lindjes. Pastaj kemi dhe ndryshimin e orëve verore dhe dimrore që mund t’ju shtyjnë një gjysëm shenje me tej apo më shumë. Përfundimisht, kemi shpesh elementë të tjerë mbizotërues në hartë që nganjëherë mund të zbehin apo të errësojnë ndikimin e Ashendentit. Nuk është për t’u habitur që 50% e hartave kanë Ashendentin (apo Mesqiellorin) e pasaktë. Kjo ndodh veçanërisht me njerëzit e famshëm që japin shpesh të dhëna lindjeje false apo të ndryshuara zakonisht për arsye private. Strategjitë e parapëlqyera përfshijnë ndryshimin e vitit, apo ndryshimin nga AM (mëngjesi) në PM (mbrëmje) apo anasjelltas.
Të mbështetesh vetëm në datën e lindjes nuk është e mjaftueshme. Na ndihmon shumë nëse zbulojmë Ashendentin e njerëzve. Kjo mund të bëhet me pozicionin e planetëve të jashtëm të cilët janë më të lehtë për t’u lokalizuar apo identifkuar vendndodhja e tyre për shkak të ndikimeve të tyre afatgjata. Është paksa mashtruese me shenjat ashendent, por me kohën dhe praktikën mund të bëhet.
Gjithashtu është e dobishme të dimë që shenjat përkrah njëra-tjetrës janë kaq të ndryshme si nata me ditën, dhe kjo i ndihmon astrologët të vendosin ndërmjet dy shenjave. Gjithashtu, shenjat ashendente mashkullore (zjarri apo ajri) janë përgjithësisht më të gjatë, më të padhjamosur dhe më të hapur si natyrë, ndërsa ashendentët me shenjat femërore (toka dhe uji) janë zakonisht më të shkurtër, më trupngjeshur, dhe natyrë më e mbyllur. Një mënyrë e mirë për të zbutur vështirësinë e gjetjes së ashendentit është marrja në konsideratë e elementit. Ashendentët e shenjave të zjarrit japin një pamje të egër, enegjike, dhe më ekspresive. Ashendentët e ajrit kanë një paraqitje të shoqërueshme, të rafinuar dhe intelektuale. Ashendentët e tokës duken më të vendosur, më të rreptë, të ngurtë dhe me këmbë në tokë. Ashendentët e ujit paraqiten ëndërrimtarë, të ndjeshëm dhe shtëpiak. Sapo të keni kuptuar elementët analizoni shenjën e caktuar.
Venusi dhe Marsi
Ndoshta ai që vjen pas Ashendentit për nga rëndësia, për sa i përket bukurisë, sidomos për femrat, është planeti Venus. Ashendenti është mbështjellësja (shtresa e jashtme), ndërsa Venusi është bërthama (thelbi). Zonja Venus, sunduese e Demit, është një planet shumë sensual dhe tokësor (materialist). Sundon aspektet e nxehta dhe erotike të dashurisë dhe epshit. Venusi është më shumë i dëshirueshëm në shenjat femërore, veçanërisht në ato të tokës, dhe sidomos te Demi – shenjën që sundon. Dikush që ka njëkohësisht ashendentin mashkullor dhe Venusin në shenjë femërore, është vërtetë personi më tërheqës dhe i dëshirueshëm, sidomos nëse është femër. Venusi në një shenjë zjarri mund të jetë pasionant por humbet shumë nga feminiteti i tij dhe mund të jetë i vrazhdë apo i pandjeshëm. Venusi në një shenjë ajri shfaqet më i mundshmi te biseksualët dhe ka një stil intelekual ndaj seksit.
Marsi është më mirë në shenjat e zjarrit dhe të ajrit duke e mbajtur trupin në formë të mirë dhe aktiv dhe si pasojë duke kontribuar shumë në bukurinë e një personi apo në nivelin e tërheqjes fizike të tij. Marsi në një shenjë zjarri, dhe veçanërisht te Dashi – në shenjën që sundon, gjendet shpesh në hartat e sportistëve apo njerëzve me zanate ku kërkohet forca fizike, shpejtësia dhe qëndresa. Marsi në një shenjë ajri është më i shoqërueshëm dhe aktiv nga mendja sesa nga ana fizike, por megjithatë mbetet në formë dhe tërheqës. Këto përshkrime janë veçanërisht të vërteta nëse ashendenti është gjithashtu në një shenjë zjarri apo ajri. Marsi në një shenjë toke priret të jetë i ngadaltë në veprime, ndërsa Marsi në një shenjë uji tregon mungesë energjie dhe vetëbesimi. Këto të meta do të jenë veçanërisht të dukshme nëse edhe ashendenti është në një shenjë femërore. Meshkujt (apo femrat) me njëkohësisht Ashendent dhe Mars mashkullor janë shpesh fizikisht tërheqës dhe eksitues ndaj seksit të kundërt.
Urani
Urani është një tjetër planet që bën një dallim të vërtetë në nivelin e bukurisë. Ashtu si Ashendenti, është një planet i shenjës së ajrit, sundues i Ujorit, dhe planetët e shenjave të ajrit, të vendosur mirë janë veçanërisht pajisës të fortë bukurie. Urani në një shenjë ajri mund të dhurojë bukuri të madhe, dhe disi me një shkallë më të ulët në një shenjë zjarri. Bukuria mahnitëse e Uranit në një shenjë ajri është veçanërisht e dukshme kur kombinohet me një ashendent ajri apo zjarri.
Planetët e tjerë
Dielli, Hëna, Merkuri, Jupiteri, Saturni, Neptuni dhe Plutoni të vendosur mirë kanë llojin e tyre të bukurisë për të ofruar.
Dielli është më mirë në shenjë zjarri apo ajri. Një Diell mashkullor jep fisnikëri (madhështi) dhe paraqitje, sidomos kur kombinohet me një Ashendent mashkullor. Shenjat femërore diellore rrezatojnë një forcë më të ulët dhe u mungon ekspresiviteti, apo dinjiteti i plotësuesve të tyre mashkullor.
Hëna është më mirë në një shenjë uji apo toke. Një Hënë femërore jep një pamje kompetente (mjeshtrore), klasike, apo “profesionale”, sidomos nëse kombinohet me një Ashendent mashkullor. Një kombinim veçanërisht klasik ndër femra është Peshorja ashendent me Hënën në Bricjap që jep tipare prej kukulle Barbi. Nga ana tjetër, një Hënë mashkullore është primitive nga krahasimi, sidomos Hëna në një shenjë zjarri mund të ketë një natyrë kafshërore. Hëna në një shenjë ajri mund të jetë tërheqëse, por në një lloj mënyre të sjellshme apo sipërfaqësore, dhe pastaj vetëm kur kombinohet me një ashendent mashkullor. Një Hënë femërore do të kalojë një rrugë të gjatë në sukseset profesionale të dikujt. Shumë nëpunës, biznesmenë, politikanë të suksesshëm, apo njerëz profesionistë në përgjithësi kanë Hënën në një shenjë femërore.
Merkuri jep një pamje rinore apo fëmijënore kur ndodhet në një shenjë ajri.
Jupiteri është më mirë në një shenjë zjarri apo ajri. Një Jupiter mashkullor jep gjatësi trupore, plotësi dhe rëndësi, sidomos kur kombinohet me një ashendent mashkullor. Jupiteri në një shenjë femërore tregon mungesë entuziazmi, madhështie, dhe karakteri fisnik të plotësuesve mashkullor.
Saturni është më më mirë në një shenjë toke apo uji. Një Saturn femëror jep një formë të shkëlqyer, saktësi, rezistencë, dhe durim, sidomos kur ato kombinohen me një ashendent mashkullor. Saturni prek veçanërisht flokët, lëkurën, thonjtë, dhëmbët, dhe kockat në përgjithësi. Një Saturni mashkullor i mungon finesa apo kontrolli i plotësuesve të tij femëror.
Neptuni është më mirë në shenjë uji apo toke. Një Neptun femëror u shton hijeshi, ndjeshmëri dhe rafinim (delikatesë) tipareve fizike të dikujt, ndërsa një Neptun mashkullor jep tipare të pakëndshme dhe pothuajse të përgjumur. Ndodh shpesh që ata që kanë Neptunin në Shigjetar kanë shalë të gjata me këmbë të gjera.
Plutoni është më mirë në një shenjë uji ose toke. Një Pluton femëror i shton thellësi, dallim të theksuar, magnetizëm dhe feminitet pamjes së jashtme, ndërsa një Pluton mashkullor mund të duket i fiksuar (i pashqitur) dhe pothuajse biseksual nga natyra. Shumë njerëz me Plutonin në Gaforre, për shembull, kanë një pamje gazmore dhe shtëpiake (të brendshme). Plutoni në Luan ka një vështrim (shikim) të shndritshëm por të akullt. Ata me Plutonin në Virgjëreshë kanë një paraqitje elegante (shik) apo "high-definition". Plutoni në Peshore dallohet shpesh për paraqitjen e tij slim-model apo intelektuale.