- “Sëmundja vjen nga raporti i keq i njeriut me natyrën”.
- “Një doktor duhet të jetë dhe astrolog, që të njohë qiellin. Nuk mjafton që doktori të dijë të sotmen, por duhet të dijë të gjykojë edhe të ardhmen.” (Paracelsi, alkimist, filozof dhe astrolog zvicerano-gjerman
- “Nëse një mjek nuk njeh të paktën bazën e astrologjisë nuk është mjek profesionist”. (Hipokrati)
Siç e shihni edhe ne figurë...
Secila shenje lidhet ngushtë me një pjesë trupore:
Dashi - koka (syte, veshet)
Demi - qafa (fyti, zëri, buzet, goja)
Binjakët - shpatullat (dora e djathte, frymemarrja, supet)
Gaforrja - Gjoksi, (kraharori, mitra, syri i majte)
Luani - zemra, (kurrizi, syri i djathte)
Virgjëresha - barku (zorret, dora e majte)
Peshorja - mesi (veshkat dhe lekura)
Akrepi - organet seksuale,(hunda, anusi)
Shigjetari - kofshet, pjesa e pasme, melçia e zeze
Bricjapi - gjunjet (dhembet dhe kockat, floket)
Ujori - nyjet e kembes, qarkullimi i gjakut
Peshqit - kembet (shputat)
Astrologjia mjekësore
Dega e astrologjisë, e cila merret me ndikim e trupave qiellorë në shëndetin tonë, quhet astromjekësi
(astomedicinë). Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak. Kështu, dashi është ekuivalenti i kokës, demi i qafës, binjakët të
krahëve dhe pjesës së epërme të gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjëresha të pjesës së mesit të trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshëve, bricjapi i gjunjëve, ujori i pjesëve të nëngjurit, ndërsa peshqit janë ekuivalentë të shputës së këmbës. Secilës shenjë duhet t’i jepet domethënia e planetit zotërues, sepse planetët i drejtojnë pjesët e caktuara të trupit dhe organet e tij. Mirëpo, që ta krijojmë një pamje mbi shëndetin e ndonjë personi nuk na mjafton vetëm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Në bazë të orës së lindjes duhet të bëhet karta precize natale, pastaj të analizohet në tërësi horoskopi, duke u dhënë përparësi pjesëve të horoskopit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore.
Planetët dhe trupi i njeriut: Secilit planet i përket një pjesë e caktuar e trupit. Në astrologji secila shenjë zodiakale udhëheq pothuajse të njëjtat pjesë të trupit sikundër edhe planeti i saj sundues
Dashi dhe Akrepi -Marsi, Plutoni; Demi dhe Peshorja - Venusi; Binjakët dhe Virgjëresha - Merkuri;
Shigjetari - Jupiteri; Bricjapi - Saturni; Ujori - Urani; Peshqit - Neptuni, gaforrja - Hëna, Luani - Dielli),
ndaj gjatë analizës së shëndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetët.
Prandaj ky regjistër i planetëve dhe i pjesëve të trupit, që u përgjigjen atyre, mund të zbatohet edhe në shenjat e Zodiakut.
• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
• Hëna: syri, psikika, limfa, gjinjtë, gjëndrat qumështore, mitra, lëngjet e trupit;
• Merkuri: sistemi nervor, veshët, mushkëritë, sistemi i frymëmarrjes, krahët, duart, bërrylat, gishtat;
• Venera: goja, faqet, fyti, lëkura, veshkat, vezoret;
• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrët, rruazat e kuqe të gjakut, organet seksuale;
• Jupiteri: mëlçia, arteriet, gjëndrat;
• Saturni: eshtrat, thonjtë, dhëmbët, flokët, gjunjët;
• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha të gjakut;
• Plutoni: sistemi reprodukues, gjëndrat, hipofiza, gjenet.
Predispozitat shëndetësore të shenjave të Zodiakut
DASHI: Pika e dobët – koka
Si shenja e parë e zjarrtë, dashi mishëron energjinë, karakterin
luftarak dhe depërtueshmërinë. Është shumë impulsiv dhe drejt cakut
shkon si i pakokë, sikurse krijesa në bazë të së cilës edhe e ka marrë
emrin, andaj shpesh edhe e pëson. Sundimtar e ka Marsin e zjarrtë,
planet që në astromedicinë shihet si përgjegjës për ndezjet e forta dhe
lëndimet, por gjithashtu edhe meritor për shërimin e shpejtë dhe për
ripërtëritjen e gjakut e të forcës.
Dashi i udhëheq kokën dhe organet të cilat ndodhen në të (truri,
nervat, sytë, hunda, boshti i qafës, eshtrat e fytyrës), pastaj
muskujt, nervat dhe motorikën. Sa herë që lëndohet gjithnjë tek ai
pëson koka, prandaj është shumë me rëndësi që të mbrohet, bie fjala,
gjatë vozitjes me motoçikletë. Dashi është së tepërmi nervoz, epshor
dhe erotik, ndërsa për shkak të mosdurimit dhe humbjes së arsyes
shpeshherë u qaset marrëdhënieve seksuale pa përdorur mbrojtjen. Për
këtë shkak shpesh kurohet nga sëmundjet seksuale, disa nga të cilat
mund ta rrezikojnë së tepërmi pjellshmërinë e tij. Rëndom atakohet nga
ndezjet me temperaturë të lartë, dhembja e kokës dhe migrena, dhembja e
dhëmbëve, meningjitisi, stresi, anksioziteti me shtypje të lartë të
gjakut. Është i dëshirueshëm si dhurues gjaku, ndërsa për t’u ndier më
mirë duhet të flejë sa më shumë, të hajë ushqim pejzor, si dhe ushqime
të pasura me vitaminat C dhe E. E qetëson aroma e livandës.
Aktiviteti trupor: Vrapimi
Deshtë e duan trupin e tyre, ndërsa gjendjes së tyre psiko-fizike i përgjigjet
jashtëzakonisht shumë aktiviteti i shtuar trupor. Për ta gjëja më e
mirë është vrapimi herët në mëngjes, ende pa lindur dielli, ose në
mbrëmje nëse nuk flenë herët. Pjesëtarët e kësaj shenje rregullisht
shënojnë rezultate të mira në vrapime, madje më së shumti në shtigje të
shkurtra. Vrapimi është zgjedhja ideale nëse duan që nga vetja ta
largojnë ngarkesën psiko-fizike dhe energjinë negative. Më së miri do
të ishte nëse do të vraponin në natyrë, por këtë mund ta bëjnë edhe në
ambient të mbyllur në shiritin lëvizës.
DEMI: Fyti i ndjeshëm
Demi tokësor është shenja qendrore e pranverës së bujshme, ndaj edhe
simbol i pjellorisë, i rritës dhe i përparimit. Është jashtëzakonisht
rezistues dhe këmbëngulës, megjithëse ka veprime të plogështa dhe të
ngadalshme. Ka rezerva të mëdha të energjisë, por nganjëherë është
dembel dhe i ngadalshëm, i gatshëm që vetëm të shijojë kënaqësinë e të
ushqyerit, pijes dhe udhëtimit. Për këtë shkak është i ndjeshëm ndaj
problemeve shëndetësore që lidhen me teprimet në të ngrënë dhe të pirë,
trashësinë dhe nganjëherë edhe me buliminë. Në trupin e njeriut kësaj
shenje i takon pjesa ndërmjet kokës dhe krahëve: qafa, fyti, bajamet,
gjëndrat mbrojtëse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojës (zëri,
të ushqyeri). Nën ingjerencën e kësaj shenje janë edhe sekrecioni dhe
veprimi hormoneve (rritja, menstruacionet, ndryshimet e pubertetit), ëndrrat
dhe metabolizmi i gjithmbarshëm. Më së shpeshti sëmuret nga
çrregullimet e metabolizmit, sëmundjet e fytit, trashësia ose humbja e
apetitit, por mund të ketë probleme edhe me vezoret dhe gjëndrat
mbrojtëse. Me rëndësi është që të konsumojë ushqim të shëndoshë, të
ushqehet masë dhe të ushtrojë rregullisht. I ndihmon qëndrimi në
natyrë, terapia aromatike dhe çajet e bimëve. Në vend të plogështisë do
të duhej të fillonte me ushtrime të lehta trupore, me jogë, ose meditim
në ambient në të cilin ndihet aroma e vajit eterik të livandës,
rozmarinës dhe eukaliptusit. Por nëse vendos që të bëjë masazh, atëherë
le të jetë ajo e fortë dhe nga pak e shoqëruar edhe me dhimbje.
Aktiviteti trupor: Aerobiku dhe lundrimi.
Dembelisë së rrezikshme e të lindur dhe plogështisë demat do të duhej
t’i përgjigjeshin pa hamendje me lëvizje më të shumta. Pa dyshim për
femrat aerobiku është zgjidhje ideale, sepse ai, krahas mënjanimit të
humorit të keq dhe të energjisë negative, do të ndihmojë edhe që t’i
humbin një sasi të madhe të kalorive, të cilat për demat janë armiku
tradicional. Madje, edhe kur nuk janë në formë, ose ndiejnë se
ushtrimet janë tepër të vështira, as edhe në një rast të tillë, nuk do
të duhej të ndalonin, por do të duhej niseshin menjëherë në një
shëtitje për t’i mbushur plot ajër mushkëritë. Për meshkuj sporti ideal
është kanotazhi, sepse ai ua mundëson të lëvizin edhe duke qëndruar
ulur!
BINJAKËT: Mushkëritë e rrezikuara
Binjakët janë shenjë ajrore e cilësisë së ndryshueshme, në aspektin e
biznesit janë shumë të shqetësuar, kureshtarë, të shkathtë dhe të
shumanshëm. U përgjigjet ritmi i shpejtë i të jetuarit, por ai do t’u
shkaktojë telashe me lukthin (gastritisin). Sikundër sundimtari i tyre
Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnë si
ndërmjetës mes mendimit dhe lëvizjes, që do të thotë se kanë të njëjtën
detyrë sikur nervat. Sa i përket trupit të njeriut ata e udhëheqin
pulsin, bronket, mushkëritë, veshin, daullet e veshit, krahët,
bërrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor. Nën ingjerencën e tyre
janë edhe funksionet e frymëmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi
periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.
Më së shumti janë të prirë që të pësojnë ndezjen e veshit dhe të
bronkeve, pastaj të kenë probleme me mushkëritë, alergjitë, lëndimin e
ekstremiteteve, ngarkesën nervore, duke i shtuar edhe telashet me
lukth. Mangësia e tyre është se nuk janë fort të vendosur, kështu që
vështirë heqin dorë nga ajo që ua kënda, e nuk janë edhe aq të
disiplinuar në raport me udhëzimet e mjekut. Meqenëse udhëheqin rrugët
e frymëmarrjes, do të duhej ta shmangnin jo vetëm pirjen e duhanit, por
edhe vetë pirësit e duhanit! Më së shumti u përgjigjen pemët jugore –
limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndërkohë që do të duhej të
siguronin sasi të mjaftueshme të vitaminës B dhe të magnezit.
Aktiviteti trupor: Tenisi.
Aktiviteti më i preferuar sportiv i binjakëve është tenisi. Edhe kur nuk kanë
ndonjë dëshirë për garë, tenisi ua ofron mundësinë e përmirësimit të
reflekseve dhe të krijimit të aftësive për zgjidhjen e situatave
jostabile. Rezultat i marrjes me këtë sport do të jetë vetëbesimi dhe
këmbëngulësia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe
aftësitë intelektuale sikundër janë vëmendja dhe përqendrimi.
GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshëm, shëndeti jostabël
Gaforrja ujore hyn ndër shenjat e ndjeshme edhe në aspektin emocional
dhe shëndetësor. Në fëmijëri shpesh sëmuren, nuk janë të prirë as për
aktivitete fizike dhe as për sport, e vetmja gjë që i kënaq në këtë
drejtim është noti. Në trupin e njeriut është "vendosur" në pjesën e
parme të gjoksit dhe të lukthit, ndaj drejton organet që ndodhen në
këtë pjesë (stomakun e epërm, daljen e poshtme të lukthit, pankreasin).
Megjithatë, pasi që është shumë emocionale, bën pjesë në shenjat e
ndjeshme psikike. Qejfin (mirakanden) e ka të ndryshueshëm, është i
brengosur dhe prirë për depresion, ndërsa gjëja më e ndjeshme për të
është familja.
Kjo shenjë dëshmon edhe se çfarë është trashëgimia gjenetike, ndërsa në
astrologji është e lidhur me mitrën, ndaj nën kontrollin e saj janë
organet dhe funksionet trupore që janë pjesë e mbarsjes, shtatzënësisë
dhe periudhës së paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lëmuar, rritja,
ciklet reprodukuese, të ushqyerit, shtatzënësia, të dhënët gji
foshnjës). Është i prirë për sëmundje të lukthit, pankreasit, diabetit,
ndezjes së mëshikëzës, për telashe me shtatzënësinë, pengesa psikike,
depresion të paslindjes.
Shëndetin ia përmirësojnë uji i burimit, çaji dhe pemët e primet, që
janë të pasura me lëngje. Sallata e gjelbër është bima e tij,
kastraveci i gjelbër dhe perimet e tjera të paziera.
Aktiviteti trupor: Noti
Për Gaforret që do të dëshironin ta humbnin ndonjë kilogram peshe noti
është sporti ideal. Në rend të parë, femrat e kësaj shenje do të kenë
përfitime në rast se vendosin që kohën e lirë ta kalojnë duke notuar në
pishinë, ndërsa verës në det dhe në ujëra të tjera. Edhe nëse nuk jeni
mjeshtër i notit, mos u shqetësoni aspak. Kini parasysh faktin se
"rekreativët" me lëvizjet e tyre joharmonike harxhojnë shumë më shumë
kalori sesa profesionistët.
LUANI: Robëruesi i zemrave
Luani i zjarrtë, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhëheqin
funksionet vitale trupore – punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.
Është me shëndet të mirë, përplot energji, pjellor dhe i qëndrueshëm.
Mirëpo, nuk e përballon mirë dhimbjen, posaçërisht pritjen te mjeku dhe
shkuarjen te stomatologu. Megjithëse duket plot vetëbesim dhe i fortë,
në situatat e rrezikshme bëhet mjaft frikacak.
Stresin e ka armikun më të madh, sikundër edhe ushqimin e yndyrshëm dhe
nikotinën, e cila do t’i krijojë shtresa në muret e venave. Te trupi i
njeriut udhëheq punën e zemrës, aortën, venën koronare, boshtin
kurrizor, shpinën dhe nervat.
Është i ndjeshëm ndaj problemeve të zemrës, shtypjes së lartë të
gjakut, aritmisë, mbylljes së venave të gjakut, infarktit, pikës në
tru, nxehtësisë, qëndrimit në diell, infektimit dhe ndezjes së organeve
seksuale. Do të duhej që kolesteroli të kontrollohej në kohën e duhur,
ndërsa shumë herët do të duhej të konstatohej edhe shtrembërimi i
boshtit kurrizor dhe si masë do të duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e
rregullt. Mund të vuajë edhe nga telashet që lidhen me boshtin
kurrizor, është i prirë që të ketë ishiasin dhe shtangimin, kryesisht
ndërmjet shpatullave.
Në racionet e tij do të duhej të ishte edhe peshku, madje peshku i
kaltër, pastaj gjërat ushqimore të pasura me vitaminat A dh C (bimët e
verdha dhe të gjelbra, karotat, sardinat).
Aktiviteti trupor: Bodibildingu
Thuhet se bodibildingu është sport ideal për personat e lindur në
shenjën e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen
për të cilën shumëkush ua ka lakmi. Për gjininë e bukur, përfaqësueset
e së cilës nuk duan të dëgjojnë për “fryrjen” e muskujve, rekomandohet
gjimnastikë me pesha të vogla. Këshillë për përmirësimin e pamjes së
gjinjve: shtrihuni me shpinë në dysheme, me këmbë të lakuara në gjunjë
dhe me tabanë të mbështetur fort për toke. Shtrijeni mirë shpinën (dhe
qafën), pastaj në duar merrni dy pesha të vogla dhe ngadalë i ngrini
nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotësisht të shtrira. Ushtrimin
përsëriteni të paktën njëzet herë pa ndërprerë; pushoni dhe pastaj
përsëriteni ushtrimin.
VIRGJËRESHA: Brengosja për shëndetin
Shenja e dytë tokësore, virgjëresha, sikurse edhe analogia e saj,
shtëpia e gjashtë, në astrologji është e ngarkuar me shëndetin dhe
higjienën. Kjo është shenjë që synon përsosurinë dhe dëshiron t’ua bëj
qejfin të tjerëve, për çka shpesh është e brengosur, e pasigurt dhe
pasive. Ne lukthin dhe në sistemin tretës të personit me këtë shenjë do
të reflektohen të gjitha situatat nëpër të cilat kalon dhe është së
tepërmi e ndjeshme kur është fjala për ushqimin. Brengosja më e madhe e
kësaj shenje është brenga për shëndetin, por nëse është e tepruar
kthehet në hipokondri. Pjesët e trupit dhe organet të cilat i drejton
janë: stomaku i poshtëm, mëlçia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
Virgjëresha shpreh manifestime trupore të stresit, ndërsa funksionet
trupore të cilat i udhëheq janë absorbimi i materieve ushqyese dhe
lëvizja e muskujve të barkut të poshtëm. Më së shpeshti sëmuret nga
pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllëku, sëmundjet e
zorrëve, mëlçisë dhe pankreasit.
Ushqimi për të është pjesë e rëndësishme në jetë, por nuk do të duhej
ta lërë anash as aktivitetin e rregullt fizik. Më së shumti do t’i
përgjigjej vozitja me biçikletë, sepse do ta përmbushte nevojën e tij
për lëvizje praktike dhe të kursyer. Po kështu do t’i ndihmonin edhe
teknikat e frymëmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikë. Me
rëndësi është se ushqimi i pasur me pejza dhe drithëra të shumëllojshme
ndihmon në tretjen më të mirë.
Aktiviteti trupor: Volejbolli në rërë
Virgjëreshat janë mjaft ngathëta në pikëpamje të shëndetit të tyre,
derisa në aspektin intelektual gjithnjë janë të gatshme për aksion. Për
to sporti ideal është volejbolli dhe veçmas volejbolli në rërë, si një
lojë dinamike dhe argëtuese, e cila gjithnjë ofron shoqëri, argëtim dhe
sport në ajrin e freskët. Ndërsa ajo që virgjëreshat me siguri i
ngazëllen në këtë sport është komponenti mental, i cili nga to do të
kërkojë vëmendje, përqendrim dhe reagim të shpejtë.
PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit
Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshën. Ka konstruksion të mirë
dhe mekanizëm të fortë mbrojtës. Gjëja më e rëndësishme për të në jetë
është dashuria dhe martesa e mirë dhe nëse në këtë pikë është e
pakënaqur do t’u nënshtrohet stresit dhe sëmundjeve. Shumë vëmendje i
kushton dukjes së jashtme, i intereson që të duket e bukur dhe
atraktive dhe nëse është në modë zaifllëku, do të durojë pa ngrënë
derisa ta arrijë peshën e synuar. Për këtë shkak është e prirë për
telashe psikosomatike dhe çrregullimeve në ushqim për të cilat në kohët
moderne flitet gjithnjë e më shumë, buliminë dhe anoreksinë.
Në Zodiak shtrihet në pjesën e tij të mesme, ndërsa në trupin e njeriut
udhëheq barkun (pjesën e poshtme) dhe organet që ndodhen aty – organet
abdominale, ijët, gjëndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenëse është shenjë
që kujdeset për anën e jashtme, asaj i takon edhe mbështjellësi i
trupit, lëkura dhe mishi. Është e prirë për alergji dhe telashe
dermatovenerologjike, sëmundje në kryqe, dhimbje koke, tretje
problematike dhe mungesë baraspeshe hormonale e minerale. Është e
ndjeshme edhe në rrezet e diellit, ndaj është me rëndësi që t’i shmangë
dhe që rregullisht e me kujdes ta mirëmbajë lëkurën. I rekomandohet vaj
eterik i trumzës, shumë ujë burimi e pemë, si dhe çaj uvini me qëllim
të pastrimit të veshkave dhe të kanaleve të urinës.
Aktiviteti trupor: Joga
Përfaqësuesite Peshores bukur fort i ndiejnë pasojat e jetës dinamike, por që të
funksionojnë normalisht kanë nevojë për baraspeshën ndërmjet trupit dhe
shpirtit. Joga do t’u ndihmojë që ta forcojnë trupin dhe që me qartësi
ta shikojnë forcën shpirtërore që fshihet në ta. Për fillim ju
rekomandohet një ushtrim i shkurtër i meditimit: rrini çlirët, uluni
këmbëkryq, shpinën mbajeni drejt dhe mbyllni sytë. Pastaj provoni ta
vizualizoni dhomën, diellin që krejtësisht ngadalë paraqitet në
horizont dhe i cili gjithnjë e më shumë e shndrit qiellin, duke e
krijuar atmosferën e qetësisë hyjnore. Meditoni përditë në një kohë të
caktuar, më së miri në mëngjes, ose në mbrëmje.
AKREPI: Aftësia e regjenerimit
Këtë shenjë ujore e veçon energjia e jashtëzakonshme dhe konstrukti i
fortë muskulor, madje edhe kur personi është shumë i bëshëm. Është i
fortë dhe i qëndrueshëm, ndërsa falë sunduesve, Marsit dhe Plutonit,
shpejt e merr veten edhe pas sëmundjeve të rënda. Është erotik dhe
epshor dhe që të funksionojë normalisht është me rëndësi të ketë jetë
të kënaqshme seksuale.
Është i prirë për ndezje të cilat i karakterizojnë temperaturat e larta
dhe dhimbjet e forta, mirëpo, pasi që të shërohet, ndihet më i fortë se
më parë. Udhëheq pjesën e trupit nën stomak; gjenitalet, zorrën e
urinës mëshikëzën, shpretkën dhe zorrën e trashë.
Sundimtari i tij është Marsi, bartës i parimit mashkullor dhe aftësisë
prodhuese, ashtu që njëri nga funksionet e tij është pjelloria e
mashkullit. Te gratë udhëheq ciklin menstrual dhe lindjen, dështimin
spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes,
ndërsa, në rast të sëmundjes, është i prirë për format alternative të
shërimit. Ngahera i ka sëmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet
virusale, sëmundjet ngjitëse, helmimet, sëmundjet kërpudhore dhe
sëmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninë. I
ndihmon gjumi i shëndoshë, akupunktura, ndërsa nga ushqimet të cilat ia
sjellin energjinë janë – grozhla, farat, lajthitë, arrat si dhe
radhiqja e rrodhja për pastrim.
Aktiviteti trupor: Vallëzimi
Aktivitet ideal për akrepat është vallëzimi, meqenëse kjo disiplinë i
bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtë të vallëzimit
akrepat do ta fitojnë një vetëbesim më të madh dhe kondicion të mirë.
Përveç vallëzimit, u rekomandohet edhe një ushtrim i cili i mënjanon
pengesat psikosomatike: shtrihuni në dysheme, fikeni dritën dhe dëgjoni
muzikë klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni të bëni lëvizje
spontane, harmonike dhe shumë të ngadalshme, sikur të dëshironi të
shkriheni me muzikën që ju rrethon.
SHIGJETARI: Në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!
Shigjetari është shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament
më të përmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veçojnë
optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerësia, energjia e madhe dhe
shpirtmirësia.
E do sporti dhe i përmbahet kultit të trupit, në frymën e thënies
olimpike "në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!". Mirëpo,
shpirti i tij aventurier dhe prirja për hedonizëm mund të mbizotërojnë,
ashtu që gjithnjë e më shumë do t’u japë përparësi kënaqësive tokësore
kundruall aktivitetit të theksuar fizik. Njësoj si demi, krahas të
cilit shigjetari është shenja prijëse hedoniste e Zodiakut, di ta
teprojë në gosti dhe në dembelosje.
Alkooli dhe pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimi i yndyrshëm, janë
ato që më së shumti i dëmtojnë organet të cilat i sundon shigjetari:
mëlçinë dhe tëmëlthin. Kjo shenjë udhëheq me pjesën e trupit nën
shpinë: kërdhokullën, komblikun dhe mëlçinë e tëmëlthin. Proceset
trupore të cilat janë nën kontrollin e tij janë qarkullimi dhe enzimet,
tretja, eliminimi i materieve helmuese. Është i prirë për problemet e
lindura me kërdhokullat, ndrydhjen e kërdhokullave, reumën, ishijasin,
sëmundjet e mëlçisë, helmimin, ndezjen e venave dhe sëmundjet e gjakut.
Për shëndet të mirë dhe mbajtjen e kondicionit është e domosdoshme që
të qëndrojë larg ushqimit të dëmshëm, alkoolit dhe duhanit. I bëjnë
mirë sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.
Aktiviteti trupor: Streçingu (të zgjaturit)
Për ta përmirësuar muskulaturën shigjetarët te streçingu gjejnë një
metodë të shkëlqyeshme. Mirëpo këtë sport duhet ta aplikojnë me durim
dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lëvizje të forta dhe me rrëmbim. Të
gjitha lëvizjet gjatë streçingut duhet të jenë të matura dhe gracioze.
Si hyrje në këtë sport rekomandohet një ushtrim shumë dobiprurës:
shtriheni në ijë duke u mbështetur në bërryl dhe e ngrini këmbën lart
dhe duke e mbajtur me dorë plotësisht drejt. Nëse nuk arrini që me
shuplakë ta kapni shputën e këmbës së shtrirë, për fillim përpiquni që
ta kapni nyjën e këmbës. Në një pozitë të tillë qëndroni plotësisht të
palëvizshëm 30 sekonda, ndërsa, pas kësaj, ngadalë ndërrojeni këmbën.
Brenda një kohe të caktuar, përsëriteni gjatë ditës disa herë këtë
ushtrim.
BRICJAPI: Këmbëngulës drejt shërimit
Për bricjapin thuhet se është si vera – sa më i vjetër aq më i mirë
është! Ngjashëm do të mund të thuhej edhe për shëndetin e tij. I sëmurë
në fëmijëri, por me kalimin e viteve bëhet më i fortë, më i lidhur dhe
më i qëndrueshëm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtë dhe i ashpër trupin
ua nënshtron sëmundjeve të shumta, por njëkohësisht e ushqen me përvoja
dhe "antivirusë". Bricjapi në këtë mënyrë e zhvillon vetëdijen për
vetëndihmën, e di se çka i bën dëm, çka i ndihmon dhe në mënyrë të
disiplinuar ndjek udhëzimet e profesionistëve. Nuk është i prirë të
improvizojë, shpreh mosbesim për pseudomjekët dhe ndaj çdo gjëje që
është joshkencore dhe e paverifikuar.
Te trupi i njeriut i udhëheq eshtrat, nyjat, gjunjët, thonjtë, dhëmbët,
lëkurën dhe flokët. Megjithëse i frikohet stomatologut, analizave të
gjakut, shpimit dhe ndërhyrjeve të ngjashme mjekësore, nëse diçka do
t’i ndihmonte që të shërohej dhe që dhimbja t’i pushonte do ta duronte
në mënyrë stoike. Funksionet që i rregullon janë: ngurtësimi, dregëzimi
i plagëve, zënia e gjakut, sedimentacioni. Është i prirë për thyerje
eshtrash, lumbago, reumë, anemi, anoreksi, mungesë të mineraleve dhe
sëmundje të psikikës, sikundër janë paranoja, fobia dhe depresioni. I
nevojitet vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh, por më
së shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqërimi me persona te
kthjellët dhe të durueshëm.
Aktiviteti trupor: Alpinizmi
Bjeshkët janë mbretëria e vërtetë për bricjapët që duan vetminë. Në
mënyrë që ta fitojnë energjinë trupore dhe qetësinë shpirtërore, më së
miri e kanë që të shkojnë në piknik të gjatë në bjeshkë sa herë që kanë
mundësi. Atje do të jenë të rrethuar nga ajri tërësisht i pastër dhe
nga qetësia aq shumë e nevojshme, ndërkohë që shikimi nga lartësitë do
t’i përmbushë me një ngazëllim të veçantë. Shëtitjet nëpër bjeshkë
njëkohësisht do ta përmirësojnë ndërrimin e materieve në organizmin e
tyre, ashtu që pas një pushimi të tillë të shëndetshëm, bricjapët do të
kthehen plotësisht të rilindur. Bricjapët në aspektin e ndërmarrësisë
janë shumë të qëndrueshëm, ndaj u përgjigjet ecja e gjatë, madje edhe
maratona.
UJORI: Problemet me vena
Shenja e fundit e trinisë ajrore është ujori i paadaptueshëm dhe
origjinal. Veçantinë e tij disa e quajnë problem psikik, pa u përpjekur
fare që ta kuptojnë se ai e sheh botën në një mënyrë tjetër.
Përfaqësuesit e kësaj shenje më së miri ndihen kur nuk duhet t’u
përshtaten të tjerëve; kur bëjnë atë që duan, ndihem mirë dhe të
shëndetshëm!
Meqenëse kjo shenjë e drejton qarkullimin e gjakut e të limfës dhe
udhëheq me pjesën e poshtme të trupit, nëngjurin dhe nyjat e këmbës,
njëkohësisht kjo edhe do të jetë pjesa e saj e lëndueshme.
Përfaqësuesit e saj janë të prirë të kenë telashe me qarkullimin e
gjakut e të limfës, venat varikoze, këmbët e sëmura dhe të ënjtura,
shputat e rrafshëta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinë e
nyjave të këmbës dhe mungesës baraspeshës hormonale e çrregullimet
psikosomatike.
Disa telashe mund të lindin edhe si pasojë e mënyrës së jetës. Meqenëse
nuk ka një kufizim në kërkesat e tij dhe duke qenë kureshtar do të
provojë gjithçka do t’ia shkatërrojë vetes shëndetin. Në këtë mënyrë
konstruktin e mirë që e ka nga lindja do ta dëmtojë me mënyrën jo të
shëndoshë të jetës, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu të
parregullt. I pranon format alternative të shërimit dhe mjekësinë
natyrore. Nga vajrat eterike më së shumti i ndihmojnë rozmarina për
përdorim të jashtëm, ndërsa valeriana për përdorim të brendshëm – për
qetësim dhe gjumë të mirë.
Aktiviteti trupor: Çiklizmi
Biçikleta është mjet transporti, i cili për shumë ujorë njëkohësisht
është edhe aktiviteti më i mirë sportiv. Vozitja me biçikletë do t’i
ndihmojë për t’i kapërcyer vështirësitë dhe depresionin, duke i bërë
mirë trupit dhe shpirtit të tij. Të etshëm për liri dhe pavarësi,
ujorët mbi biçikletë do të ndihen sikur peshku në ujë. Nëse e
shfrytëzojnë kohën e bukur për vozitje me biçikletë jashtë qytetit,
vetëm ose në shoqëri të këndshme, do të ndihem më të shëndetshëm dhe më
të qetë, por do t’u përmirësohet edhe qarkullimi në vena.
PESHQIT: Telashet psikosomatike
Në fund të Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e të bashkuar, të
preokupuar në botën e tyre të imagjinatës dhe të emocioneve të
përjetuara. Përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ndjeshëm në çdo
pikëpamje, ndërsa, nëse mësohen që herët me tableta dhe medikamente të
ndryshme, do t’ia krijojnë vetes edhe një problem shëndetësor.
Peshqit janë intuitivë, të ndjeshëm, sakrifikues, por jostabilë në
aspektin psikik. Nëse i nënshtrohen influencës së huaj dhe nëse ajo
është negative, edhe vetë do të shkojnë në drejtim të gabueshëm. Janë
të prirë për telashe psikosomatike, varësi të ndryshme dhe çrregullime
të gjumit.
Shenja e peshqve udhëheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshën
ndërmjet pjesë së epërme dhe të poshtme të trupit, ndërmjet trupit dhe
shpirtit, ëndrrës dhe zhgjëndrrës. Nën drejtim e kësaj shenje janë
muskujt, ligamentet, eshtrat e këmbës, thembra, pastaj hipofiza
cerebrale dhe ajo e membranës. Funksionet trupore të cilat i udhëheq
janë: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sëmundjeve
të ndryshme, të lindurit në këtë shenjë janë të prirë edhe për
çrregullime të metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e
shputave. Sikundër edhe te çdo shenjë tjetër ujore, edhe për ta uji
(dhe të gjitha lëngjet) ka cilësi shëruese. Veçmas do t’u pëlqejnë
noti, masazhi me vajra eterike, balta shëruese, çajet natyrore, joga
dhe meditimi.
Aktiviteti trupor: Noti
Shumica e peshqve e adhuron verën vetëm për faktin se mund të notojnë
sa të duan. Noti në pishinë nuk u pëlqen gjithaq, sepse më shumë e duan
ambientin natyror. Të lumtur që gjenden pranë ujit, do t’i bashkojnë
kënaqësinë me dobinë, duke i falur trupit të tyre kënaqësi të
përditshme në këtë sport të dobishëm. Mirëpo, noti nganjëherë mund të
bëhet i rrezikshëm për ta. Të etshëm për romantikë dhe qetësi, do të
mund të rrëmbeheshin plotësisht, duke e harruar rrezikun që mund të
vijë si pasojë e qëndrimit të gjatë nën rrezet e Diellit.