|
|
|
AstroN |
|
|
|
|
|
|
|
Gjuha Sanskrite |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
GJUHA SANSKRITE
Sanskritishtja është një gjuhë e Indisë së lashtë me një histori të dokumentuar prej rreth 3500 vitesh. Është gjuha kryesore liturgjike e hinduizmit; gjuha mbizotëruese e shumicës së veprave të filozofisë hindu, si edhe e disa prej teksteve kryesore të Budizmit dhe Jainizmit. Sanskritishtja, në variantet dhe dialektet e saj të ndryshme, ishte gjuha standarte (lingua franca) e Indisë së lashtë dhe asaj mesjetare. Në fillim të mijëvjeçarit të parë të erës sonë, bashkë me Budizmin dhe Hinduizmin, sanskritishtja shtegtoi në Azinë Juglindore, në disa pjesë të Azisë Lindore dhe të Azisë Qendrore duke dalë si një gjuhë e kulturës së lartë dhe e elitave lokale në këto rajone.
Sanskritishtja është një gjuhë e vjetër indo-ariane. Si një nga anëtaret më të vjetra të dokumentuara të familjes indo-evropiane të gjuhëve, sanskritishtja mban një pozicion të rëndësishëm në studimet indo-evropiane. Ajo lidhet me greqishten dhe latinishten, si dhe me gjuhën hitite, luviane, avestane të vjetër dhe shumë gjuhë të tjera të zhdukura me rëndësi historike në Evropë, Azinë Perëndimore dhe Azinë Qendrore. Ajo e gjurmon prejardhjen e saj në gjuhën proto-indo-ariane, proto-indo-iraniane dhe në gjuhët proto-indo-europiane.
Sanskritishtja gjurmohet (zbulohet) në mijëvjeçarin e dytë pr.e.s në një formë të njohur si Sanskritishtja Vedike, me Rigveda-n si tekstin më të hershëm të mbijetuar. Një formë gramatike më e rafinuar dhe e standartizuar e quajtur Sanskritja klasike u shfaq në mesin e mijëvjeçarit të parë pr.e.s. Gjuha sanskrite, megjithëse jo domosdoshmërisht Sanskrite Klasike, është gjuha rrënjësore e shumë gjuhëve prakrite. Shembujt përfshijnë një numër të madh gjuhësh bashkëkohore të Indisë Veriore siç janë hindishtja, marathishtja, bengalishtja, punjabishtja dhe nepalishtja.
Organizmi i literaturës sanskrite përfshin një traditë të pasur të teksteve filozofike dhe fetare, si dhe poezinë, muzikën, dramën, tekstet shkencore, teknike etj. Në epokën e lashtë, krijimet në sanskritisht u transmetuan me gojë me anë të metodave memorizuese të një kompleksiteti të jashtëzakonshëm, me rreptësi dhe besnikëri. Mbishkrimet më të hershme të njohura në sanskritisht janë rreth shekullit të parë pr.e.s, ndonëse të pakëta, ato janë zbuluar në Ayodhya dhe Ghosundi-Hathibada. Tekstet sanskrite që datojnë në mijëvjeçarin e parë të erës sonë janë shkruar me shkrimin Brahmi , shkrimin Nāgarī, me shkrimet historike të Indisë së Jugut dhe derivatet e tyre. Sanskritishtja është një nga 22 gjuhët zyrtare të Indisë. Ajo vazhdon të përdoret gjerësisht si një gjuhë ceremonish dhe ritualesh në hinduizëm dhe në disa praktika budiste siç janë himnet dhe psalmet (këngët fetare). |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE:
|
|
|
|
|
|
|
|
Facebook 'Like' Button |
|
|
|
|