Mespikat
Pak njerëz e përdorin plotësisht sistemin e mespikave që astrologjia perëndimore ka përdorur dhe zhvilluar gjatë shekujve. Mespikat shërbejnë për të gjetur fusha të rëndësishme, si dhe shtojnë sqarime më të thella dhe detaje vlerësimeve të tjera në një hartë. Pra, nëse po përpiqeni të kuptoni hartën tuaj astrologjike pak më shumë, do të ishte e vlefshme të punoni me mespikat.
Mespikat mund të japin përshtypjen e një teknike moderne astrologjike; por në fakt ato datojnë që nga koha e Ptolemeut. Një mespikë në parim është pika e mesit ndërmjet distancës së dy planetëve apo pikave personale dhe si e tillë mund të llogaritet shumë thjeshtë. Përshkrimi i mespikave për më tepër do të përforcojë dhe të plotësojë temat e hartës ose akoma do të fusë elementë të rinj apo kontradiktorë – tipare të rëndësishme që do të modifikojnë përshtypjen origjinale. Mespikat aktivizohen nga një tranzit njësoj si një planet.
Tetë mespikat kryesore
1-Mespika Diell/Hënë: (Pika e kuptimit (domethënies)
Mespika më e rëndësishme në astrologji, mespika Diell/Hënë përfaqëson të shprehurit e ndjenjave dhe mendimeve, realizimin praktik, qëllimin dhe kuptimin e ekzistencës personale. Shenja në të cilën bie mespika juaj Diell/Hënë do të zbulojë karakterin tuaj të përgjithshëm. Ndërsa shtëpia ku bie kjo mespikë do të tregojë se cila fushë e jetës është më thelbësore për lumturinë, shëndetin dhe mirëqënien tuaj.
Mespika anasjelltas (përballë): nxjerr në pah vetëdijën tuaj të brendshme, intuitën, qëllimin dhe kuptimin e jetës.
2-Mespika Hënë/Saturn: (Pika e identifikimit dhe Përshtatjes)
Përfaqëson lidhjen (marrëdhënien) ndër-funksionale të identifikimit dhe përshtatjes së shprehur në mënyrën më vepruese dhe konkrete.
Mespika e ndërsjelltë: nxjerr në pah të shprehurit dhe çlirimin shpirtëror të forcave të identifikimit dhe përshtatjes (adaptimit).
3-Mespika Merkur-Jupiter: (Pika e Pjesëmarrjes asociative)
Përfaqëson të shprehurit e fuqisë individuale të pjesëmarrjes kreative dhe asociative brenda sferës sociale.
Mespika e ndërsjelltë: - mënyrën individuale për t’i dhënë kuptim personal pjesëmarrjes sociale, aftësinë për të kapur imagjinatën e të tjerëve.
4-Mespika Venus/Mars: (Pika e seksit)
Kjo është pika ku dualiteti (dyanshmëria) shprehet dhe vepron brenda personalitetit të individit. Ndjeshmërinë ndaj njerëzve dhe situatave, mënyrën e një personi se si e trajton një situatë.
Mespika e ndërsjelltë: - mënyrën (sjelljen) e marrëdhënieve ndërpersonale dhe si shprehet seksualiteti juaj.
5-Mespika Jupiter/Saturn (Pika e krijmtarisë)
Bota e brenda dhe bota pa një person. Individualiteti i një personi. Pikëpamja specifike. Si proçesi kreativ i jep kuptim shprehurisë individuale. Bashkëveprimi ndërmjet makrokozmosit dhe mikrokozmosit. Përgjegjësia për ndërgjegje individuale. Lloji i eksperiencës që një person ka.
Pika e ndërsjelltë: - burim frymëzimi që i jep kuptim personal dhe shpirtëror proçesit kreativ.
6-Mespika Mars/Uran: (Pika e transformimit)
Kjo pikë imponon veprimet më intensive dhe përqendrohet drejt ndryshimit të jashtëm.
Mespika e ndërjselltë: - Pika më e orientuar drejt ndryshimit të brendshëm.
7-Mespika Jupiter/Neptun: (Pika e riorganizimit)
– mënyra e riorganizimit veprues në jetën e një personi, pika e çlirimit të jashtëm.
Mespika e ndërjelltë: - Pika e çlirimit për riorientim të brendshëm/shpirtëror.
8-Mespika Saturn/Pluton: (Pika e vet-ripërqëndrimit)
Pika e ripërqëndrimit më operativ dhe konkret e energjive dhe ndërgjegjës në jetën e një personi.
Mespika e ndërsjelltë: - vetëdija e proçesit të ripërqëndrimit në ndërgjegjën e dikujt.
Mespikat dhe marrëdhëniet
Ndërsa kombinimet planetare që përmendëm më lart mund të jenë mespikat më të rëndësishme, janë edhe disa kombinime dhe interpretime të tjera mespikash . Kur të zbatoni teorinë e mespikave në marrëdhënie për shembull do të vini re këto atributime:
Hëna = Nëna dhe figurat kryesore femërore;
Saturni = Babai/ partnerët e biznesit, figurat kryesore mashkullore;
Merkur/Mars = Vëllezrit dhe të afërmit meshkuj;
Merkur/Venus = Motrat dhe të afërmit femra;
Diell/Nyje Veriore = Fëmijët
Venus/Uran = Mikeshat femra.
Mars/Uran = Miqtë meshkuj.
Jupiteri = Gjyshërit
Tema të përgjithshme
Tabela në vijim jep një udhëzim të shpejtë referimesh të disa ndikimeve dhe temave të secilit planet, në veçanti apo të kombinuar me një planet tjetër. Siç duket, një mespikë përkufizohet si pika ndërmjet dy planetëve apo pikave, dhe kështu ju do të keni dy energji të ndryshme që shkrihen sëbashku, pasi keni bashkuar këto energji të dy planetëve më tej duhet të merrni në konsideratë shenjën dhe shtëpinë në të cilën janë vendosur këto mespika për të kuptuar plotësisht se si dhe ku energjia e mespikës do të shprehet. Më poshtë kemi analizimin e detajuar të mespikave kryesore të hartës.
Saturn + planetë të largët (Uran, Neptun, Pluton) = Ashpërsi, realitete të vështira, përvojë e jetës.
Saturn + planetë të brendshëm = merzitje, kritika të brendshme, vetkontroll, arritje,
Femëror + Femëror (Hënë, Venus, Neptun) = Ndjeshmëri emocionale, intuitë, ndjeshmëri artistike.
Mashkullor + Femëror (Diell, Mars, Jupiter) + (Hënë, Venus, Neptun) = Krijimtari, shprehuri artistike, force tërheqëse që kontribuon në suksest sociale dhe personale.
Venus ose Hënë + Planet të largët (Saturn, Uran, Neptun, Pluton) = Vështirësi emocionale, frikë ose pengesa në lidhje.
Merkur ose Jupiter + Saturn, Uran, Pluton = Prirje intelektuale, aftësi komunikimi, influencë.
Mashkullor + Mashkullor (Diell, Mars, Jupiter, Uran, Pluton) = Fuqi, vetsiguri, nxitje, kurajo,passion seksual.
Merkur, Venus, Neptun në çdo kombinim = Idealizëm, Persosmëri.
Aspektet ndërmjet Marsit dhe Uranit & mespika Mars/Uran
Marsi në aspekt me Uranin gjendet shpesh në hartat e terroristëve. Nuk është e domosdoshme të jesh terrorist me këtë aspekt, megjithëse i doni ndryshimet e menjëhershme dhe veprimet e shpejta. Kombinimi Mars-Uran është simbol i një fitili të shkurtër. Mund të nxiteni fare lehtë me aspektet Mars-Uran, për çdo lloj veprimi. Marsi me Uranin është një kombinim shpërthyes. Marsi është energjia, Urani është shkëndija. Urani thotë: “tani ose kurrë”. Dy eksplozivë që vijnë bashkë për të kryer zgjidhje rrënjësore. Nganjëherë dikush me këto kombinime bëhet viktima e një aksidenti (mbase nga nxitimi).
Kombinimi Mars-Uran është aspekt i veprimeve radikale. Veprimet e shpejta dhe të nxituara janë shpesh pjesë e Marsit dhe Uranit. Qëllimi është për të krijuar një ndryshim. Është aspekt i revolucioneve, rebelëve, kryengritjeve, dhe ushtarëve të pavarur. Në mënyrë jo të papritur mespika Mars/Uran dhe Marsi në aspekt me Uranin tregohen qartë në hartat e terroristëve dhe luftëtarëve për liri. Ky aspekt gjendet gjithashtu në hartat e atyre që shkaktojnë aksidente dhe që janë përfshirë në skenat e krimit. Arrestimet dhe operacionet i përkasin kombinimit Mars/Uran. Një shembull: Frida Kahlo, lindur me 6 korrik 1907 në Coyoacan ora 8:30 e mëngjesit me Marsin përkrah Uranit. Kur ajo ishte e re, vuante nga një aksident që e kishte dëmtuar rëndë dhe më vonë ajo u arrestua dhe u burgos për njëfarë kohe.
Më poshtë do të gjeni rreth 20 shembuj. Vetëm ju lutem mos harroni se një kombinim Mars-Uran nuk tregon domosdoshmërisht që ju do të bëheni terrorist apo shkaktar i një shpërthimi bombe. Ka mënyra të tjera. Por ky aspekt mesa duket është i domosdoshëm për një terrorist apo rebel. Dhe njëfarë prirjeje për nxitim ose ndoshta prirja për të bërë gjëra të gabuara në raste urgjente, mund të ishte arsyeja për aksidentet që lidhen me këtë aspekt. Pra, nëse keni aspektin Mars-Uran të theksuar në hartën tuaj të lindjes: kujdes, përpiquni të jeni më të duruar dhe mos u nxitoni (apo shqetësoni). Kjo lidhje Mars-Uran shfaqet gjithashtu në hartat e njerëzve aktivë në sporte që kërkojnë shpejtësi (siç janë garat me motora e makina, për shembull).
Mbani mend: duhen të paktën tre faktorë për aksidente të rënda!
Shembuj të aspekteve me Marsin dhe Uranin në hartë:
1. Tre vrasës (kamikazë) në London Subway Blast (7 korrik 2005)
Ata kishin lindur me:
a. 20 tetor 1974: Dielli përkrah Marsit dhe Uranit dhe Dielli përkrah mespikës Mars-Uran.
b. 9 shtator1986: Dielli trekëndësh me Marsin dhe kuadrat me Uranin.
c. 15 dhjetor1980: Dielli përkrah Marsit dhe Uranit.
2. Rote Armee Fraction
Gudrun Enssling ishte një terrorist si anëtar i ‘Rote Armee Fraction’, lindur me 15 gusht 1940, ora 18 në Bartholom. Marsi formon pothujse një katërkëndësh ekzakt me Uranin, Urani kuadrat me mespikën Diell-Mars.
3. Në gusht 1913 në 06:00 mëngjes në Brest-Litovsk lindi Menachem Begin. Ai e nisi karrierën e tij politike si terrorist. Ai kishte Diellin mbikatror me Mars-Uranin.
4. William of Orange (lindur me 24 prill 1533, ora 08:50 mëngjes, Dillenburg, i mbiquajtur Willem I Heshturi, kishte Diellin përkrah Mars-Uranit në hartën e lindjes dhe filloi të rebelohej kundër mbretit të Spanjës.
5. Osama Bin Laden (10 mars1957): Marsi përkrah mespikës Diell/Uran.
6. UNA Bomber (22 maj1942): Marsi gjysëm-kuadrat mespikës Diell/Uran, Dielli përkrah Uranit dhe gjysëm-kuadrat Marsit.
7. Ariel Sharon (27 shkurt1928): Urani gjysëm kuadrat me mespikën Diell/Mars.
8. Yasser Arafat (27 gusht 1929 2:00 am Kairo): Marsi me një opozitë të gjerë me Uranin.
9. Lenini (22 prill 1870 në 21:42 në Uljanowsk): Marsi kuadrat me Uranin dhe Marsi gjysëm-kuadrat me mespikën Diell/Uran.
10. Mao Tse Dung (26-12- 1893, 07:30LMT Hsiangtar): Dielli gjysëm-kuadrat Mars/Uran.
11. Pinochet (25 nëntor 1915): Marsi mbikatror mespikës Diell-Uran.
12. Michelle Martin (gruaja e Marc Dutroux, lindur me 15 janar1960 në Ixelles): Dielli kuadrat mespikës Mars/Uran.
13. Aung San Suu Kyi: lindur me 19 qershor 1945, ashtu si presidenti kinez: Marsi gjysëm-kuadrat me mespikën Diell-Uran.
14. Cindy Sheehan (10 korrik 1957 13:40 Inglewood): Marsi përkrah Uranit.
15. Jörg Haider, politikan konservator i djathtë në Austri, vdiq për shkak të një aksidenti: Marsi kuadrat Uranit.
16. Terroristi norvegjez Anders Breivik kishte Marsin trekëndësh Plutonit dhe kuadrat Uranit.
17. Christopher Reeves kishte një pesëzodëshi (150 gradë) ndërmjet Marsit dhe Uranit. Për shkak të një aksidenti (rënie nga kali), humbi aftësitë e përdorimit të muskujve.
18. Paul Walker kishte Marsin dhe Uranin që e paralajmëronin në hartën e lindjes. Në hartën e progresuar Dielli ishte midis opozitës me Marsit dhe përkrah Uranit. Tranziti Uran gjysëm-gjashtëkëndësh Marsit plotësoi konfigurimin.
19. Moussaoui, lindur me 30 maj 1968 në Saint Jean de Luz, Francë mori pjesë në përgatitjet e sulmeve 9-11. Ky terrorist në hartën e lindjes ka Diellin përkrah Marsit dhe kuadrat Plutonit. Marsin kuadrat Uranit dhe gjysëm-kuadrat me mespikën Diell/Uran dhe Diell/Pluton. Njeriu që donte të sillte ndryshme me luftë dhe dhunë.
20. Me 20 qershor 2011 Jackass Ryan Dunn vdiq në një aksident me makinë pasi ishte me shpejtësi të madhe. Në hartën e tij të lindjes kishte aspektin Mars-Uran. Në ditën e aksidentit Marsi i Tranzitit ishte përkrah Marsit të progresuar me Uranin e tranzitit kuadrat me Marsin e lindjes. Konfigurimi Mars-Uran pasqyron shpesh një aksident tragjik.
Të gjithë këta persona janë arrestuar, rebeluar apo përfshirë në aksidente dhe revolucione. Të gjithë i donin ndryshimet e shpejta, dhe vepronin tepër shpejt.
Përfundim:
Ebertini ka thënë që kombinimi Mars/Uran lidhet me parimin e përpjekjeve të papritura dhe sociologjike: luftëtarin për liri ose revolucionarin. Aksidentet, plagosjet dhe operimet janë pjesë e domethënies Mars/Uran. Në rastet më të mira, kombinimi Mars-Uran tregon rezultate të mira ose shpëtim nga situatat e rrezikshme (për shembull me anë të kirurgjisë). Njerëzit me këto aspekte nuk dorëzohen lehtë dhe janë rebelë (të panënshtruar). Këto janë karakteristika që mund të sjellin aksidente. Duke u kombinuar me Diellin (që përfaqëson jetën) jeta mund të ndryshojë në mënyrë dramatike për shkak të një aksidenti, arrestimi ose në rastin e një femre kur lind apo mbetet shtatzënë.
Duhet gjithmonë më shumë se një aspekt apo kombinim mespikash! Kjo nuk e bën astrologjinë një temë të lehtë për statistika. Por ndoshta këto shembuj sqarojnë që kombinimi Mars-Uran sjell veprime të papritura për zgjidhje rrënjësore dhe nganjëherë këto veprime përplasen me jetën, vullnetin e të tjerëve, apo me ligjin.