AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
  => Historik i gjuhës Greke
  => Hieroglifet Egjiptiane
  => Mbishkrimet më të lashta në botë
  => Gjuha Sanskrite
  => Gjuha Sumere
  => Origjina lindore e plisit
  => Mbishkrimi i Lemnosit
  => Gjuha pellazge dhe etruske
  => Përkthim i greqishtes së lashtë
  => Lidhja e shqipes me dakishten
  => Gjuhët iraniane (persiane)
AstroN
Historik i gjuhës Greke

Emërtimi <Grek> & Historia e shkurtër e gjuhës greke



Emërtimi ‘grek’ është një eksonim (emër i jashtëm), ndërsa ‘helen’ një endonim (emër i brendshëm).
Emri grek fillimisht nënkuptonte banorët e qytetit Graia në zonën e Beotisë në Greqinë Qendrore, pra Graikos kishte kuptimin ‘i Graias’ (shkurtim i Tanagras). Bashkimi i shkronjave a+i me kalimin e kohës kanë formuar tingullin ‘e’, prandaj graikos sot lexohet grekos.
Në Italinë e Jugut kishte shumë koloni të ardhura nga Greqia dhe helenët e parë që ranë në kontakt me romakët ishin me sa duket banorët që vinin nga Graia. Kur kolonistët u treguan romakëve se nga ishin, këta të fundit e keqkuptuan emrin e qytetit sikur t’i referohej krejt Greqisë, prandaj filluan të quanin të gjithë grekët me emrin Graeki dhe vendin e tyre Graekia. Romakët më pas gjatë sundimit të tyre ia trashëguan gjithë botës këtë emërtim. Në të njëjtën mënyrë, persianët e quajtën Greqinë Junanistan, prej fiseve greke të Jonisë në brigjet e Azisë së Vogël.
E gjithë Italia e Jugut njihej me temrin Magna Graecia (Greqi e Madhe) nga romakët për shkak të kolonive helene aty. Vetë emri i Napolit vjen nga fjalët greke Nea+poli që ka kuptimin “qyteti i ri”. Prandaj ka mendime se një pjesë e madhe e italianëve dhe grekët janë një racë, por me kultura dhe gjuhë të ndryshme. Kolonistët e parë helenë që emigruan në Itali në zonën e quajtur Kume (Cuma) vinin nga zona helene e Euboeas, dhe kjo ka ndodhur në shekullin e tetë pr.e.s. Studiues të tjerë thonë që Napoli është themeluar nga grekët që në mijëvjeçarin e parë pr.e.s. Lundërtarët që vinin nga Rodosi themeluan aty një port të vogël të quajtur Parthenope (‘Pamje e virgjër’). Napoli respektohej shumë nga romakët si një shembull i përkryer i kulturës helene. Madje gjatë epokës romake populli i Napolit ruante zakonet dhe gjuhën greke.
Aristoteli është i pari që ka shkruar emërtimin ‘grek’ (Graikoi) në veprën e tij ‘Meteorologjia’. Ai shkruan se zona përreth Dodonës dhe lumit Akhelous banohej nga sellët dhe nga një popull dorian që është quajtur ‘grek’, por që në kohën e tij quheshin helenë. Nga kjo deklaratë, është pranuar që emri i grekëve është përdorur gjerësisht në Epir dhe në pjesën tjetër të bregut perëndimor të Greqisë. Kështu, ky u bë emri me të cilin njiheshin helenët nga popujt e Ilirisë dhe Italisë, që ishin në anët e kundërt të detit Jon. Thuhet se edhe vetë Beotianët, zonë ku shtrihet Graia, e kanë origjinën e emrit nga mali Boion në Epir, megjithëse dialekti i tyre është eolik.
Sipas Hesiodit, në veprën e tij ‘Katalogu i Grave’, Greku (Graikos), si personazh mitologjik, ishte i biri i Pandorës II dhe Zeusit, i cili i dha emrin popullit që ndiqte zakonet helene. I vëllai Latini u dha emrin latinëve. Në mënyrë të ngjashme, eponimi ‘helen’ supozohet t’u ketë dhënë emrin grekëve si helenë.
Sipas Isidorit të Sevillës (historian spanjoll, shek. 7 e.s), grekët në fillim quheshin thesalianë, prej Thesalit, dhe më pas u quajtën grekë, prej mbretit Graikos, sepse grekët janë vërtetë thesalianë. Për më tepër, njerëzit thonë që lapithët ishin një komb i Thesalisë që dikur jetonin pranë lumit Penios dhe mbanin emrin e Lapithës, bijës së Apollonit.
Kombi grek i sikyonëve e ka marrë emrin nga mbreti Sikyon. Këta fillimisht janë quajtur agialeanë, prej mbretit Agialeus, i cili drejtoi i pari sikyonët. Qyteti i Agialeas e ka marrë këtë emër prej tij, dhe tani quhet Peleponez, prej mbretit Pelops. Këta janë quajtur edhe arkadianë, sipas mbretit Arkas, birit të Zeusit dhe Kalistës. Danajtë e kanë marrë emrin prej mbretit Danaus. Janë të njëjtë me argivët, të cilët e kanë marrë emrin prej themeluesit të tyre Argosit. Prej Apisit, mbreti të grekëve, pasi vdiq, djali i tij Argosi trashëgoi mbretërinë, dhe argivët u quajtën sipas tij. Pas vdekjes së tij ai filloi të konsiderohej si një perëndi prej tyre, i nderuar edhe me një tempull dhe flijime. Akejtë, të njohur edhe si akivianë, kanë marrë emrin e Akeut, birit të Zeusit. Pellazgët janë quajtur ashtu sepse duket se kanë ardhur në Itali në pranverë me lundër, si zogjtë (pelargos = lejlek). Varro shënon zbarkimin e tyre të parë në Itali. Por grekët thonë ashtu se pellazgët morën këtë emër prej birit të Zeusit dhe Larisës.
Myrmidonët ishin aleatë me Akilin, dhe Dolopët me Pyrron. Myrmidonët janë quajtur kështu për shkak të shkathtësisë dhe zgjuarsisë së tyre, mbase nga fjala ‘myrmikes’, që domethënë ‘milingonë’. Por Eratostheni na thotë se ata e kanë marrë emrin prej mbretit të tyre Myrmido, bir i Zeusit dhe Eurymedusës. Kranausi pasoi Kekropsin, mbretin e athiniotëve; vajza e tij Atthis i dha emrin zonës dhe kombit. Prej saj morën emrin dhe populli i Atikës, dhe ata janë banorët e Athinës. Joni ishte një burrë i fuqishëm, dhe prej tij të njëjtët athiniotë u quajtën Jonë. Maqedonasit më përpara quheshin emathianë, prej mbretit Emathio, dhe më pas u quajtën makedonas.
Epirotët më herët janë quajtur pyrrhideanë, prej Pyrros, djalit të Akilit, i cili njihej edhe me emrin Neoptolem. Një legjendë tjetër thotë se Epiri e ka marrë emrin nga një personazh mitik me emrin Epiros, e cila thuhet se kishte vdekur në këtë zonë. Ajo njihej si vajza e Agaves dhe Ekhionit, pra një mbesë e Kadmit dhe Harmonisë. Kishte për vëlla Pentheusin (mbretin e Tebës). Thuhet se ajo kishte shoqëruar Kadmin dhe Harmoninë kur ata po merrnin trupin e të vëllait Pentheus.
Doros ishte i biri i Poseidonit dhe Elepisës, prej të cilit kanë origjinën dhe morën emrin dorët. Për më tepër, ata janë një pjesë e madhe e kombit grek, dhe prej tyre është quajtur gjuha apo dialekti i tretë i grekëve, dorike.
Lakedaemonët, e kanë marrë emrin nga Lakedaemoni, bir i Zeusit dhe nimfës Taygete (ndonëse Isidori i Sevillës thotë se e ëma ishte Semela). Këta njerëz luftuan për një kohë të gjatë kundër banorëve të Mesenisë dhe, duke pasur frikë se do të humbisnin shpresën për pasardhës për shkak të zgjatjes së konfliktit, ata urdhëruan që vajzat e tyre të virgjra të flinin me djemtë e rinj që qëndronin në shtëpi. Kështu, për shkak të marrëdhënieve imorale të këtyre virgjëreshave, të rinjtë, e lindur nga një atësi e pasigurt, u quajtën spartanë, sipas njollës së turpit të nënave të tyre. Spartanët janë të njëjtë me lakedaemonët.
Sipas Pausanias, Lakedaemoni ishte mbreti mitik i Lakonisë. Ai u martua me Spartën, të bijën e mbretit Eurotas. Ky i fundit duke mos pasur djem, ia la mbretërinë trashëgim të bijës, Spartës, dhe dhëndrit. Prej mbretëreshës Sparta mori emrin dhe kryeqyteti i Lakonisë. Gjithsesi, Herodoti, Diodoros Siculus dhe Apollodori na tregojnë që spartanët e mbanin veten si pasardhës të Heraklesit (Herkulit).

Grekët e lashtë flisnin dialekte të ndryshme. Spartanët përdornin dialektin dorik, Athinasit dialektin atik, Jonët atë jonik etj. Por ndryshimet nga njëri dialekt në tjetrin nuk ishin të rëndësishme, kështu mund të komunikonin shumë lehtë midis tyre. Për shembull, fjala “metera” «μητέρα» (nënë) për Athinasit ishte “meter” «μήτηρ» ndërsa për Spartanët “mater” «μάτηρ».
Megjithatë, më vonë, nga viti 300 pr.e.s (pas sundimit maqedonas) deri në
 300 të erës sonë greqishtja u bë një gjuhë e përbashkët. Kjo gjuhë u zhvillua kryesisht nga dialekti atik dhe gradualisht u bë gjuha e të gjithë njerëzve që jetonin në vendet e Azisë dhe Afrikës që kishte pushtuar Aleksandri i Madh. Banorët e Sirisë, Azisë së Vogël, Persisë dhe Egjiptit, flisnin dhe shkruanin greqisht. Me fjalë të tjera, greqishtja ishte gjuha ndërkombëtare e asaj epoke (si anglishtja sot). Me kalimin e kohës, gjuha i nënshtrohet një sërë ndryshimesh. Ndryshimet në gjuhë vazhdojnë dhe gjatë viteve bizantine. Në greqishten bizantine shikojmë shumë fjalë që përdoren njëlloj si sot. Në 1453, perandoria Bizantine bie në duart e Turqve dhe Greqia qëndron e pushtuar për rreth 400 vjet. Gjuha që flitej dhe shkruhej në atë periudhë nuk është shumë e ndryshme nga gjuha e sotme, ajo që quajmë greqishtja e re. Në shekullin e 18-të, figura të shquara të letrave punuan për çlirimin e Greqisë, që erdhi në 1832 bashkë me zhvillimin e gjuhës greke. Perpjekjet e tyre për “pastrimin” e gjuhës nga elementet e huaja drejtuan në “probleme gjuhësore”. Gjuha letrare ndahet në dy kategori: në «καθαρεύουσα» (katharevousa) dhe «δημοτική» – popullore, kjo e dyta përdoret nga pjesa dërrmuese e popullsisë. Për shumë vite vendi – dhe gjuha – vuajtën nga ajo luftë që jo rrallë herë mori dhe karakter politik. Përfundimisht, në 1978 gjuha «δημοτική» ose siç quhet ndryshe popullore bëhet gjuha zyrtare e Greqisë.

ALFABETI I LASHTE GREK

Nga Alfa dhe Beta (dy shkronjat e para të alfabetit grek) rrjedh fjala Alfabet.

Leximi i alfabetit grek ne baze te gjuhes shqipe







Në fund keni një video që flet për lindjen dhe qytetërimin e lashtë grek, marrë nga libri shkollor Historia 12

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free