AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  => Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)
  => Dielli në mitologji
  => AURELIANO - themelues i kultit diellor
  => Perëndia-Diell i Egjiptit
  => Hyjnitë Diellore
  => Joga diellore
  => Luledielli
  => Delos – ishulli ku lindi Apolloni
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
KULTI I DIELLIT

 Dielli – krijues i jetës në Tokë
Librin më të madh në shqip mbi kultin e Diellit në të gjitha qytetërimet botërore mund ta blini online në këtë adresë: www.lulu.com/en/gb/shop/nikolas-herceku/adhurimi-i-diellit-helioteizmi/paperback/product-y629nr.html


 

Universi dhe sistemi Diellor lindën nga shpërthimi i quajtur Big-bëng.

Elementet që krijuan jetën në Tokë (njerëz, kafshë dhe bimë) erdhen nga distanca e largët në hapësirën ndërmjet Marsit dhe Jupiterit, por disa edhe nga skajet e sistemit tonë diellor. Këta elementë jetësorë kanë ardhur në meteorë dhe asteroide rreth 3 miliard vite më parë. Toka ka rreth 4, 46 miliard vjet që ka lindur ashtu si edhe planetët e tjerë të sistemit diellor.
Kur meteorët goditën Tokën ata sollen me vete edhe të gjithë elementët e jetës të cilat nën nxitjen e Diellit dhe reaksioneve kimike krijuan jetën dhe ne evoluam dhe u bëmë specie të gjalla përmes energjisë së Diellit. Ne kemi nevojë për dritën e Diellit që të zhvillohemi, të rritemi e të jetojmë. Që Dielli është zoti i vërtetë nuk është thjesht mendim, por një fakt real. Po të vlerësojmë anën konkrete të gjërave Dielli është i vetmi zot për jetën mbi Tokë. Ishte ai i pari që nxiti gjallërinë, sepse nga të gjithë planetët e tjerë Toka ndodhet në largësinë e duhur me të për të krijuar kushtet e jetës. Ndaj, nxehtësia e Diellit është normale në planetin tonë të gjallë. Në fillim Toka ishte plot vullkane, me kalimin e viteve asteroidet dhe meteorët goditën Tokën. Forca e rëndesës së Diellit i sistemoi meteorët në Tokë dhe u formuan malet. Kometat e akullta sollen ujin, i cili u shkri nga Dielli dhe u krijuan detet e oqeanet. Uji duke kombinuar me dheun formuan barin, bimët, pemët...ajrin. Nga vullkanet nëndetare nisen të krijoheshin qelizat e para jetësore derisa evoluan duke pësuar ndryshime ndër vite....kafshë pas kafshe deri tek njeriu. Por kjo u desh për miliona vjet. Ky proçes quhet evolucion. Dielli jo vetëm që nxiti dhe krijoi jetën, por dhe ndikon në punët e përditshme: nga ai vjen shiu sepse Dielli ngroh oqeanet e detet, avulli i oqeaneve dhe i akujve ngrihet në qiell dhe bëhet re dhe reja lëshon shi (ashtu siç ndodh tek tenxherja në zjarr që po t’i heqim kapakun avulli kullon si shi). Në këtë rast Dielli (babai ynë) duket sikur fekondon nënën Tokë. Dielli rrit bimët dhe nga bimët vijnë ushqimet, ushqehemi ne dhe kafshët të cilat na shërbejnë neve për punë dhe si ushqim; nga bimët bëhen edhe ilaçet dhe barnat e ndryshme që na ndihmojnë të shërohemi. Pra, nga Dielli marrim jetë, energji, marrim dritën dhe natën (sepse Toka duke i kthyer shpinën Diellit krijon natën)...Ai na bën të zhvishemi sepse na sjell vapën, na than rrobat, na shëron plagët, krijon ngjyrat; Dielli na bën të bukur duke na nxirë trupin në plazh. Por ai ka dhe veti negative: ai provokon edhe nxehtësi përvëluese edhe shkatërrim. Asgjë në botë nuk ndikon më shumë se Dielli. Ne e ndjejmë energjinë e tij, rrezet e tij të shndritshme që na bien në fytyrë sapo zgjohemi në mëngjes. Shumë autorë janë frymëzuar nga Dielli duke e ndërthurur atë me vargjet e tyre poetike dhe muzikore.
Në kohët e lashta, Dielli u quajt zot, pikërisht sepse ishte ai që mundësonte jetën, simbolizonte natyrën, dritën, ditën. E kundërta e Diellit ishte errësira, që nënkuptonte të keqen, të zezën, të ftohtin, djallin. Natën njerëzit primitivë ishin shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve të kafshëve të egra, të ftohtit etj., dhe ishin të varur plotësisht ndaj kushteve të natyrës. Për këtë arsye "priftërinjtë e parë" ndërtuan tempujt e Diellit në shenjë kulti në malet më të larta, atje ku rrezet e Diellit preknin më parë dhe me anë të daulleve, lajmëronin popullsinë për lindjen e diellit, që presupozonte lindjen e jetës. Duke studiuar Diellin, si ylli më i afërt i planetit Tokë, lindi interesi ndaj astrologjisë dhe fenomeneve të ndryshme astronomike. Njerëzit e lashtë i përcaktonin kohën dhe stinët në bazë të lëvizjes së Diellit, duke caktuar në këtë mënyrë ditë, muaj, vite; instrumenti i përdorur ishte ora diellore. Dita kryesore, e diela, që mban emrin e Diellit në disa gjuhë, është mbajtur pushim për nder të këtij zoti. Vetë fjala’ hyjnor’, nuk presupozon diçka të shenjtë, më shumë se diçka që ka të bëjë me yjet: hylli, hyje, hyjnor..
Dielli (ylli ynë) gjendet i pikturuar në shpella që datojnë 10 mijë vjet më parë, apo dhe 6 mijë vjet tek sumerët. Ky besim pagan dominoi, madje u përhap në të gjithë shoqërinë njerëzore të asaj periudhe. Më pas evoluoi dhe u përshtat në shumë kultura, derisa këto dije astronomike u keqpërdorën qëllimisht apo jo, për të arritur judaizmi që nxori besimin e parë monoteist, që vinte në qendër vetëm një zot. E gjithë Dhiata e Vjetër apo e Re, nuk është asgjë tjetër veçse një dije astronomike, me në qendër Diellin. Më pas këtë histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe më pas biblën Kurani, sigurisht duke bërë dhe ndryshime.

Në shkrimet kuneiformë të Mesopotamisë së lashtë shkronja e parë e alfabetit kishte formën e Diellit, ndërsa në disa versione të tjera shkronja me formë diellore nënkuptonte fjalën ‘zot’.
Që nga lashtësia e largët deri në shekullin e XIII Dielli adhurohej nga shumë fise e popuj të ndryshëm, nga mbretër e perandorë. Amen-Ra ishte perëndia-Diell në Egjiptin e lashtë, i njohur gjithashtu me emrin Horus. Kur njerëzit luteshin në tempullin e tij në fund thonin “Amen”, e cila që prej asaj kohe është kthyer në fjalë të shenjtë duke u adoptuar nga fetë monoteiste ku sot përdoret në tempujt modernë të kultit (kishat dhe xhamitë). “Faraon” është emri që i jepej perandorëve egjiptianë dhe që në gjuhën egjiptiane do të thotë “Diell”. Kur Dielli ishte në pikën më të lartë qiellore, në mesditë dhe piramida nuk projektonte asnjë hije, egjiptianët i faleshin Diellit. Fiset Maja, inkasit dhe aztekët i bënin flijime atij.
Krishtërimi është ngritur mbi paganizmin e kultit të Diellit duke zëvendësuar tempujt e Diellit në majat e maleve me kisha. Jezu Krishti përfaqëson vet Diellin dhe apostujt e tij përfaqësojnë 12 shenjat zodiakale. Për këtë fakt datëlindja e tij (duke zëvendësuar atë të Sol Invictus-it) u vendos nga Papa me 25 dhjetor, kohë kur dita nis e zgjatet, ky proçes quhet Rilindja e Diellit ose Krishtlindja. Në bibël ka fraza të qarta që lidhen me Diellin, ku Jezusi thotë “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta.” (Gjn. 14, 5) “Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje, nuk do të ecë në errësirë, por do ta ketë dritën e jetës.” Po ta vini re, Jezusi paraqitet nëpër figura me Diellin pas kokës së tij ose me një rreth mbi kokë që simbolizon Diellin. Tradicionalisht, kur ora shkon 12:00 e mesditës, pra kur Dielli është në pikën e tij më të lartë qiellore (në zenit), bien këmbanat e kishës. Ishte Krishtërimi ai që vendosi që në botë të përdorej kalendari diellor (në bazë të cikleve të Diellit).
Në vitin 274 perandori Aureliano (me origjinë ilire) adoptoi Diellin si perëndi supreme të Perandorisë Romake dhe përveç kësaj, edhe familja e Kostandinit të Madh (me origjinë dardane) nderonte Sol Invictus-in (Diellin e Pamposhtur). Shqiponja ishtë një tjetër simbol i Diellit, ajo është e para që prek rrezet e tij duke ndërtuar foletë në majat më të larta dhe duke fluturuar në lartësitë qiellore. Kostandini i Madh (ndjekës i kultit të Diellit), e bëri shqiponjën me dy kokë që përfaqësonin dy kryeqendrat e perandorisë së tij romako-bizantine, Romën dhe Kostandinopolin (Stambollin e sotëm). Më vonë Skënderbeu, i cili u edukua në Stamboll, e solli këtë simbol me vete duke e vendosur në flamurin e tij.
Statuja e Kostandinit, në Kostandinopoli, mbante kurorë me maja që simbolizonin rrezet e Diellit. Po ashtu, Statuja e Lirisë në Nju Jork mban rrezet diellore mbi kokë. Që prej asaj kohe, mbretërit mbanin kurora me maja që simbolizojnë rrezet e Diellit!
Mbreti i fuqishëm i Francës, Luigji XIV, e quante veten “Mbreti-Diell”.

Napoleon Bonaparti ka thënë: “Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës, do të ishte zoti im”. Për një filozof si Platoni Dielli simbolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinë e shikimit. Në Rodos të Greqisë, statuja e Helios-it (Ilios =Diell) ishte një ndër simbolet më të madhërishme e adhurimit të Diellit, e njohur me emrin Kolosi i Rodosit, dhe ishte një ndër mrekullitë e botës antike. Në Bosnje Hercegovinë, pranë Sarajevës, gjendet Piramida e Diellit; edhe në Shqipëri (Tiranë) ndodhet Kodra e Diellit; 14 vende sot në botë mbajnë Diellin si simbol në flamurin e tyre; Gazeta e famshme britanike quhet “The Sun” (Dielli), po ashtu edhe një revistë e njohur amerikane.
Populli ynë i Ilirisë së lashtë, përpara ardhjes së krishtërimit, adhuronte dhe nderonte Diellin si perëndinë kryesore ku njerëzit faleshin në tempujt e tij në maje malesh; qyteti i lashtë iliro-romak që shtrihet pranë Fierit mori emrin Apollonia, për nder të Apollonit (perëndisë së Diellit). Fisi ilir i Peonëve e kishte Diellin perëndinë më të adhuruar.
Kulti i Diellit tek shqiptarët (besimi origjinal i të parëve tanë) pasqyrohet edhe në betë e tyre, dmth. kur bëjnë be e betohen për Diellin dhe elementët e natyrës. Madje, betë me Diell e rreze dielli, si “për atë diell” e “për këtë rreze dielli”, “për qiell e për dhé” hasen edhe sot e kësaj dite tek shqipëtarët. Malësorët bënin kryq kur u binin rrezet e para të Diellit në agim. Edhe mallkimet përfshinin Diellin: “mos pafsh Diell me sy” apo “mos të zëntë drita nesër”. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shëndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtës dobiprurës. Atij i faleshin në mëngjes në të lindur, në disa raste dhe në perëndim të tij. Shumë veprime me karakter bujqësor e blegtoral duhej të fillonin me të lindur të Diellit e jo më parë, se kështu sjell mbarësi e prodhimtari të bollshme. Në disa krahina veriore vajza duhej fejuar në mëngjes në të rënë të Diellit e jo në mbrëmje. Dielli i mëngjesit, sipas besimit popullor, është fat për vajzën në lumturinë e ardhshme bashkëshortore, në trashëgimi, në lindje të djemëve. Martesat bëhen ditën e dielë, në ditën e Diellit. Kur vdiste njeriu, kudo në Malësitë shqiptare ai do të vendosej me fytyrë nga lindja e Diellit dhe kur përmendin të vdekurin thonin ‘pastë dritë’.
Në pelegrinazhe rituale në majat e maleve nuk mungonin asnjëherë adhurimet e Diellit: ndezje zjarresh të mëdha, kurbane, sidomos në Ditën e Verës (14 mars), me 21 mars, apo me 22 qershor, festa që simbolizojnë kultin e Diellit. Ditëlindja dhe Viti i Ri janë një festë tjetër pagane që përfaqësojnë revolucionin e Diellit, dhe janë festat më të festuara në botë. Biologjia dhe Astrologjia vendosin Diellin në qendër të jetës sonë. Dielli është burimi konkret i jetës tokësore, prej tij dhe prej planetëve të sistemit tonë diellor varet fati ynë.

Shiko vidion: www.youtube.com/watch

DIΕLLI DHΕ ΤOKA – babai dhe nëna jonë që meritojnë respekt

Asnjë perëndi tjetër pagane nuk ka kuptim më shumë se Dielli dhe Toka, dy përbërësit kryesorë të Natyrës. Sipas vendit dhe kohës këta dy trupa qiellorë janë nderuar si hyjni me emra të ndryshëm. Dielli është quajtur apo përfaqësuar nga Heliosi, Apolloni, Sol, Ra, Aten, etj. Ndërsa Toka është përfaqësuar nga Gaia, Demetra, Rhea, Magna Mater etj. Por le të hedhim një vështrim te perënditë e tjera pagane se pse janë produkt i Diellit dhe Tokës dhe pse nuk duhen njohur si perëndi. Kronosi, në mitologji, njihet si formues i kohës, nga vet emri në gjuhën greke Kronos do të thotë kohë. Mirëpo Kronosi nuk meriton të njihet si perëndi pasi koha formohet nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit. Njerëzit e lashtë duke mos e kuptuar këtë fenomen sajuan hyjninë Kronos. Zeusi, sipas mitologjisë, njihet si zot i qiellit dhe rrufesë, ai ishte mbret i perëndive për shkak se qielli është më i madhi nga të gjithë. Zeusi si përfaqësues i qiellit të vrenjtur (pasi ai shpesh njihet si re-mbledhësi) nuk është tjetër veçse produkt i Tokës dhe Diellit. Ngrohja e oqeaneve të tokës bëhet nga Dielli, ajri i grohtë ngjitet në qiell dhe formon Zeusin (retë, shiun, rrufetë). Irisa, hyjnesha e ylberit formohet në të njëjtën mënyrë. Anemoi ishin perënditë e erës (veriore, jugore etj). Sot dihet që janë lëvizjet e ajrit ato që shkaktojnë erërat. Ajri është produkt i Tokës dhe Diellit. E njëjta gjë ndodh dhe me Hionën, perëndeshën e dëborës. Poseidoni, Oqeani, Potamoi, Nereu, janë perënditë e ujrave (deteve, lumenjve, oqeaneve). Dihet se ujrat janë produkt i nënës tokë dhe janë pjesë përbërëse e saj. Shiu gjithashtu është produkt i Diellit kur ngroh oqeanet dhe ngre avujt lart. Eos, Leto, Esperos, Hemera, Niks që njihen si hyjni të agimit, muzgut, mbrëmjes, ditës dhe natës janë natyrisht produkt i Tokës dhe Diellit. Pra, pa vazhduar më tej, të gjitha fenomenet që lidhen me natyrën dhe që janë konsideruar si hyjni nuk janë tjetër veçse produkt i nënës Tokë dhe babait Diell. Ashtu si nëna jonë, Τoka na mban në prehrin e saj, na ushqen me bimët që rriten nga Dielli. Ashtu si babai ynë, Dielli na mbron nga e keqja (errësira), na sjell dritë, gëzim, siguri, na forcon, gjallëron. Jo vetëm në religjon, por edhe në astrologji, Dielli dhe Τoka kanë rolin kryesor. Njëri përfaqëson shenjën zodiakale dhe tjetri ashendentin. Dy përbërësit kryesor të karakterit të njeriut.




 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free