AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  => Miti i Galaktikës sonë
  => Emrat mitologjikë të trupave qiellorë
  => Cilës yllësie i përkisni
  => Astraios dhe perënditë e erës
  => Sirius apo Ylli-Qen
  => Hëna, ylli & Bizanti
  => Yjet dhe yjësitë
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
ASTRO-MITOLOGJI

Emërtimet mitologjike të shenjave

Emrat e yjësive nga të cilat morën emrat shenjat e zodiakut rrjedhin nga mitologjia klasike ashtu si shumë yjësi të tjera që nuk ndodhen në zodiak. Në fakt yjësitë kanë lëvizur paksa, saqë shenjat nuk ndodhen më në yllësinë nga e cila kanë marrë emrin, por kjo nuk ka asnjë rëndësi në astrologji. Në qiell jan emërtuar plot 88 yjësi, që i keni në tabelën në fund, por 12 shtrihen pranë zodiakut.

 Miti i Dashit

Shenja e Dashit pëfaqësohet nga figura e dashit të artë, një simbol i kafshëve astrologjike që fillimisht shfaqet në rrethin e zodiakut te egjiptianët e lashtë. Më vonë,
në mitologjinë e lashtë greke, dashi i artë shfaqet përsëri si pasardhësi i jashtëligjshëm i perëndisë së ujrave, Poseidonit (i cili e kishte shndërruar veten në dash) dhe i bukuroshes së vdekshme, Teofanës (të cilën Poseidoni e kishte shndërruar në dele). Nofela, mbretëresha e Boetias, e gjeti dashin e artë, gjysëm-perëndi, duke shëtitur aty rrotull dhe u kërkoi fëmijëve të saj, Friksusit dhe Helës ta mbanin atë larg Kolçisit dhe ta thernin atë për nder të Aresit (Marsit), perëndisë së luftës. Ata e bënë këtë, dhe më pas i hoqën dashit lëkurën (bashkën) e artë, e lanë atë të varur në tempullin e Aresit ku e ruante një dragua. Disa vjet më vonë Jasoni dhe Argonautët e tij të famshëm do kërkonin ta merrnin atë.  Zeusi, në përkujtim të sakrificës së dashit e bëri atë pjesë të qiellit, të njohur si yllësia me gjashtë-yje e Dashit Aries.  

Miti i Demit

Miti i Demit, një krijesë e veçantë, e njohur për karakteristikat e tij kontradiktore të kokëfortësisë së frikshme, seksualitetit pasionant dhe mirësjelljes hirëplotë – shfaqet në mitet e lashta babilonase, gjithashtu edhe në ato romake. Por miti grek i Demit është më i njohuri: Zeusi (mbreti i perëndive) ra në dashuri me Evropën, vajzën e bukur të mbretit të Fenikisë. Për të tërhequr vëmendjen e Europës, Zeusi e shndërroi veten në demin më të bukur dhe shkoi për të kullotur pranë kopesë së babait të saj. Kur Europa e pa këtë kafshë të mrekullueshme, u josh menjëherë nga sharmi dhe madhështia që kishte dhe i hipi mbi kurriz. Zeusi, i transformuar në dem, e çoi atë matanë detit të Kretës. Kur Zeusi u shndërrua në gjendjen origjinale dhe u lidh me Europën, nga marrëdhënia e tyre Europa lindi tre fëmijë. Për t’i qënë mirënjohës figurës së demit, nga kjo ndihmë që i bëri, Zeusi e bëri atë të pavdekshëm në qiellin e natës në yllësinë me 14 yje të DemitTaurus.

           Miti i Binjakëve

Origjina e emrit të shenjës së Binjakëve mund t’i ketë gjurmët që nga fillimet e astrologjisë babilonese, kur ata njiheshin si Binjakët e Mëdhenj dhe janë emërtuar kështu për shkak të dy yjeve më të shndritshëm dhe më të mëdhenj në yllësinë prej shtatë-yjesh të Binjakëve. Origjina e lashtë greke e Binjakëve është përjetësuar në histori dhe poema. Sipas mitologjisë, Zeusi e shndërroi veten në një mjellmë dhe joshi Ledën (e cila ishte njeri, jo perëndeshë). Nga bashkimi i tyre, Leda prodhoi dy vezë. Nga njëra vezë dolën një perëndi dhe një perëndeshë: Poluksi dhe Helena, ndërsa nga tjetra një vëlla dhe motër njerëzor (jo perëndi), Kastori dhe Klitemnestra. (Data e lindjes së tyre mbahet 21 maji, dita e parë e shenjës së Binjakëve). Kastori dhe Poluksi, ndonëse ishin vëllezër binjakë, u bënë miq të pandashëm të cilët u rritën bashkë, ku u bënë sportistë të famshëm dhe më vonë luftuan përkrah njëri-tjetrit. Kur Kastori u vra në një betejë, dëshpërimi i Poluksit ishte i pangushëllueshëm. Zeusi, i prekur nga kjo dashuri vëllazërore, e bëri dhe Kastorin të pavdekshëm , dhe i vendosi vëllezrit përkrah njëri-tjetrit në yllësinë e Binjakëve, që ata të jenë sëbashku përjetësisht. Në latinisht kjo yllësi njihet si Gemini.

    Miti i Gaforres

Herkuli (Irakles), i përjetësuar në sagat (baladat) mitologjike si heroi më i madh i qytetërimit antik grek, shfaqet gjithashtu në origjinën mitike të tre yjësive zodiakale: Gaforres, Luanit dhe Shigjetarit. Sipas mitologjisë greke, mbreti Euristeus i Greqisë i caktoi Herkulit 12 detyrat më të rrezikshme për të shlyer fajin e vrasjes së gruas dhe fëmijëve të vet. Detyra e parë ishte të vriste luanin më të frikshëm të Nemeas (shiko mitin e Luanit). Detyra e dytë që mbreti Euristeus i caktoi Herkulit ishte të vriste Hidrën e Lernës, një përbindësh gjigand me trupin si qen dhe me nëntë koka të ndërthurura prej gjarpri,  që me frymën dhe erën e keqe që nxirrte nga goja arrinte të të helmonte nëse i afrohej pranë. Herkuli pati vështirësi ta vriste Hidrën (sa herë që ai i priste asaj një kokë, në vend të saj i dilnin dy të tjera).  Perëndesha Hera (gruaja e Zeusit) dërgoi një gaforre gjigante ta sulmonte.  Herkuli e bëri atë copash dhe shkoi të vriste Hidrën. Perëndesha Hera që e urrente aq shumë Herkulin, për ndihmën që i dha gaforrja Hidrës, në shenjë mirënjohjeje, e vendosi atë në qiell në yllësinë me gjashtë yje me emrin GaforreCancer.

    Miti i Luanit

Shumë herët, rreth 4500 vjet më parë, në këtë yllësi ndodhej pika e solsticit të verës. Dielli e përshkonte këtë shënjë (yllësi) në kohën më të nxehtë të vitit. Ndaj Luani është simbol i zjarrit dhe sundohet nga Dielli.

Heroi grek Herkuli, paraqitet qartë në mitin grek të Luanit. Sipas historisë mitologjike, mbreti i Greqisë së lashtë, Euristeus, i caktoi Herkulit 12 detyra të rrezikshme për të shlyer fajin e vrasjes së gruas dhe fëmijëve të vet. Detyra e parë ishte të vriste luanin e frikshëm të Nemeas dhe të vishte gëzofin e tij. Sigurisht që ky nuk ishte një luan i zakonshëm. Ai kishte lindur nga Eshidna, një grua-gjarpër dhe nga Tifoni, një përbindësh gjigant i rracës së Titanëve, i cili luftonte gjithmonë perënditë dhe perëndeshat. Djali i tyre, Luani i Nemeas, ishte pothuajse i pavdekshëm. Herkuli e qëlloi Luanin me shigjetë fillimisht, por doli pa sukses. Më pas ai përdori shpatën dhe heshtën e tij. Luani i lodhur nga përleshjet e gjata me Herkulin përfundimisht u vra. Ai i hoqi kokën dhe gëzofin e luanit e përdori më vonë si armaturë në betejat e tjera të rrezikshme.Dukej sikur ky gëzof i solli fat. Për shkak të kësaj, Zeusi e përjetësoi luanin e Nemeas në qiell në yllësinë prej 14-yjesh të Luanit - Leo.

   Miti i Virgjëreshës

Virgjëresha, një nga të paktat shenja që përfaqësohet nga një figurë njerëzore dhe jo nga një kafshë si shumica e shenjave, shfaqet në disa kultura të lashta. Në Babiloni, ajo ishte Nidaba ose Shala, perëndesha e grurit, e paraqitur me kallëza gruri në dorë dhe me kamxhik pranë bishtit të Luanit në yllësi. Në një zodiak të lashtë egjiptian ajo paraqitet duke mbajtur bishtin e Luanit. Jo rrallë, në mitet e lashta, Virgjëreshën e njësonin me Rean, nënën e Zeusit dhe gruan e Kronosit, e më vonë me nënën e Jezusit.

Në mitologjinë greke, Virgjëresha besohet se është njëra nga dy figurat: e para, Erigona, e cila ishte vajza e vdekshme e Ikariusit, mbretit të Atikës, zbuluesit të verës, i cili u vra nga ca barinj të dehur. Erigona u pikëllua aq shumë nga vdekja e babait të saj saqë Zeusi e bëri atë në qiell në yllësinë prej 13-yjesh, bashkë me qenin e saj besnik, Maera, të njohur tashmë si ylli-Qen. Mitologë të tjerë mendojnë se Virgjëresha origjinale ishte Astrea (që ka kuptimin “vajzë plot yje”), perëndesha e pastërtisë dhe pafajsisë e cila lidhej me drejtësinë. Astrea ishte e bija e  Femidës dhe Zeusit, perëndesha e fundit që la tokën në kohën e bronxit për fajet njerëzore. Virgjëresha paraqitet me kallëza në duar, e cila e ka periudhën në kohën bujqësore të njeriut (në kohën e korrjeve dhe vjeljeve të mëdha). Spika (nga greqishtja = kallëza) quhet ylli më i madh i shndritshëm i kësaj yllësie. Shpesh kjo paraqitet edhe me spektrin e Merkurit, planetit që e sundon si shenjë – Virgo.

       Miti i Peshores

Peshorja shenja e ekuilibrit dhe drejtësisë, nuk është e lidhur me asnjë figurë mitologjike. Në fakt është e vetmja shenjë që nuk përfaqësohet nga një kafshë apo figurë njerëzore, por nga një peshore me ide filozofike – peshimin e shpirtit në ditën e gjykimit - origjina e të cilit i ka gjurmët në Egjiptin e lashtë dhe në Librin e të Vdekurve. Në atë libër thuhet që, ajo që meriton shpirti i njeriut matet duke peshuar zemrën e tij (në njërin krah të peshores) dhe një pupël (pendë) që përfaqësonte të vërtetën (në krahun tjetër). Një nga mitet e shpjegon shfaqjen e yllësisë zodiakale të Peshores si kujtesë e domosdoshme për të zbatuar ligjet. Peshorja, simbol i drejtpeshimit mund të ketë shërbyer thjesht për t’u treguar bujqve të lashtë domosdoshmërinë e mbledhjes së prodhimit. Tek grekët e lashtë, Astrea, perëndesha e drejtësisë peshonte fatet e njerëzve. Astrea ishte e bija e Zeusit të gjithëpushtetshëm dhe Femidës. Sipas porosisë së tyre, Astrea duhet të peshonte me sy mbyllur, që të gjykonte paanësisht për të ndëshkuar pa mëshirë mashtruesit dhe cilindo që kryente vepra të padrejta. Si kujtim, Zeusi vendosi që peshorja e së bijës të vendoset në qiell në yllësinë prej katër-yjesh me emrin Peshorja.  Sipa astrologëve, ekuinoksi i Vjeshtës (kur dita dhe nata janë barazim),  ditë kur nis Peshorja si shenjë, është arsyeja se pse kjo shenjë mori emrin Peshore. Ishin romakët ata që zëvëndësuan emrin e mëparshëm të Kapëseve (pincave) me atë të Peshores, që në latinisht quhet Libra.

Miti i Akrepit   

Vigani i madh grek, Orioni, i cili ka vetë një ndër yllësitë e tij, ishte një gjahtar legjendar dhe mashkulli më i bukur i Tokës (në kohën e mitologjisë), shumë i kërkuar nga perëndeshat greke. Eos, perëndesha e agimit, ishte veçanërisht e dashuruar me Orionin dhe në një nga momentet më intime, Orioni i mburrej asaj se ishte kaq madhështor, një gjahtar i zoti, i cili mund të zhdukte nga faqja e dheut të gjithë kafshët e egra të Tokës. Kjo e zemëroi shumë perëndinë e Diellit, Apollonin (i cili kishte në ngarkim mbrojtjen e kafshëve), prandaj ai dërgoi një akrep gjigand të sulmonte dhe të helmonte Orionin për vdekje. Motra e Apollonit, Artemisa Gjahtarja, e cila ëndërronte dhe vetë për Orionin, u përpoq të ndërhynte duke qëlluar me shigjetë akrepin me një nga shigjetat e saj të famshme. Fatkeqësisht, shigjeta i shkoi huq dhe në vend të akrepit qëlloi Orionin. Në përkujtim të këtij trimi të pashëm, Artemisa iu lut Zeusit ta vendoste Orionin si një ndër yllësitë duke i dhënë akrepin si simbol të vdekjes së tij. Yllësia e Akrepit përbëhet nga shtatë yje dhe në latinisht njihet me emrin Scorpio.

      Miti i Shigjetarit

Shigjetari nuk është një harkëtar i zakonshëm, por në fakt një nga centaurët legjendarë të mitologjisë greke, një krijesë përrallore gjysëm-njeri dhe gjysëm-kalë. Shigjetari nuk ishte thjeshtë një centaur, ai ishte më i zgjuari dhe i dituri Kiron, një nga bijtë e zotit Titan, Saturnit (Kronosit). Perënditë i mësuan Kironit artin, mjekësinë, gjahun, kalërimin, muzikën dhe profecinë. Ishte shumë i admiruar për  dashamirësinë dhe dijeninë e madhe. Kironi u bë një mësues shumë i dashur për disa nga figurat më të mëdha mitologjike, përfshirë Herkulin, Jasonin, Argonautët, Akilin, Poluksin, Kastorin, etj. Një ditë kur Herkuli po gjuante një derr të egër, pa dashje goditi Kironin dhe e plagosi atë në gju me një shigjetë helmuese. Kironi vuante për vdekje, por duke qënë i pavdekshëm, ai nuk mund të vdiste. Herkuli i premtoi se do ta gjente vdekjen dhe t’i thoshte që ta linte të lirë. Gjatë udhëtimit në kërkim të saj, Herkuli ndeshi Prometeun, i cili vuante dënimin e Zeusit. I lidhur përjetësisht me zinxhirë në një shkëmb të lartë ku një shqiponjë i shqyente përditë mëlçinë. Zeusi i kishte lënë kusht Prometeut se tortura e tij do të merrte fund kur dikush, me dëshirën e tij, të vinte e të vuante në vend të tij. Atëhere Kironi zuri vendin e Prometeut dhe më në fund gjeti paqe tek vdekja (pasi duke marrë vendin e Prometeut atij i lejohej të vdiste). Prometeu u lirua nga Herkuli. Pas vdekjes së Kironit, për sakrificën që bëri dhe për karakterin e tij fisnik, si shpërblim, Zeusi vendosi centaurin Kiron në qiell, bashkë me shigjetën e cila e kishte plagosur , në yllësinë prej dhjetë-yjesh të ShigjetaritSagittarius.

       Miti i Bricjapit

Bricjapi, shpesh i simbolizuar si gjysëm-njeri e gjysëm-cjap, në veprat e hershme astrologjike njihet si cjapi-peshk. Në Babiloni Bricjapi njihej si cjapi i detit me bisht peshku, ai ishte perëndia shumë i nderuar dhe i ditur me emrin Ea, i cili i solli leximin dhe kulturën Mesopotamisë. Në raste të tjera paraqitej si njeri i veshur si peshk. Ai jetonte në një oqean në luginat e Mesopotamisë, një oqean të nëndheshëm. Çdo ditë, Ea dilte nga nëntoka për të shpërndarë njohuritë e tij, ndërsa natën kthehej përsëri aty. Në kulturën greke dhe romake, Bricjapi njësohej me perëndinë e natyrës, Panin ( të birin e Hermanit). I guximshëm dhe i fuqishëm, ai sundonte pyjet e fushat, barinjtë dhe kopetë me bagëti. Pani ishte i dhënë pas muzikës dhe kishte një fyell magjik, fyelli ishte nimfa e cila nuk kishte pranuar ta dashuronte dhe Pani e kishte shndërruar atë në një instrument muzikor që të ishte gjithmonë e tij, ndonëse jo në formën e saj të vërtetë.

Gjatë luftës midis perëndive dhe Titanëve, Tifoni, më i egri i titanëve i shtyu perënditë në Egjipt. Mënyra e vetme e perëndive që t’i shpëtonin zemërimit të Tifonit ishin të ndërronin formën e tyre. Pani e shndërroi veten nga mesi e lart në cjap dhe nga mesi e poshtë në peshk, dhe më pas u hodh në lumin Nil dhe notoi shumë larg. Zeusit i bëri shumë përshtypje forma që kishte shpikur Pani, prandaj e bëri atë të pavdekshëm në yllësinë me tetë yje të Bricjapit.– Capricorn.

      Miti i Ujorit

 Origjina e Ujorit, mbajtësit të ujit, mund t’i ketë gjurmët në disa qytetërime të lashta. Në Babiloni, historia e Ujorit nisi si perëndia e dijenisë, i cili paraqitet me një qyp duke derdhur ujë me duart e tij. Në Egjipt, ujëmbajtësi ishte perëndia me emrin Hap, zot i lumit Nil, i cili paraqitet shpesh (nëpër piktura) duke mbajtur ujrat jetë-mbrojtëse të Tokës në dy enë të mëdha, ku njëra përfaqësonte Nilin e veriut e tjetra atë të jugut. Në mitologjinë e lashtë greke, Ganimedi, ishte një princ i Trojës dhe burri më i bukur i të gjithë njerëzve. Aq i bukur ishte ai saqë vetë Zeusi ra në dashuri me të, por ishte i pashpresë dhe për këtë ai vendosi që Ganimedi të mos i përkiste askujt tjetër. Zeusi e shndërroi veten në një shqiponjë dhe rrëmbeu djaloshin e hijshëm për ta mbajtur të pavdekshëm në mbretërinë e tij qiellore në yllësinë prej 12-yjesh të Ujorit. Atje në qiell, Ganimedi i mbush kupat me verë apo ujë Zeusit dhe perëndive të tjerë, ai paraqitet gjithmonë me një kupë të madhe në dorë, ku thuhet se shkakton shiun dhe përmbytjet. Që prej asaj kohe shqiponja është shndërruar në simbol të Zeusit dhe në kujtim të kësaj ekziston gjithashtu dhe yllësia e Shqiponjës. Një literaturë tjetër Ujori përkujton Deukalionin, njeriun e vetëm që shpëtoi pas përmbytjes së madhe, bashkë me gruan e tij Pirrha. Vetëm ata të dy qenë të drejtë dhe besimtarë të devotshëm dhe nga këta të dy, Zeusi bëri që të krijohej rraca e re njerëzore. Në latinisht kjo yllësi njihet me emrin Aquarius.

Miti i Peshqve

Yllësia e Peshqve njihej nga njerëzimi që 2000 vjet pr.e.s. Babilonasit e quanin këtë yllësi me emrin “Kun” që njihet si bishtat e peshqve, ajo njihej gjithashtu edhe si gjalmi (fija) me të cilin lidhen dy peshqit që notojnë në drejtime të kundërta. Në mitologjinë greke, dy peshqit lidhen me historinë e Afërditës dhe djalit të saj Erosit (Kupidit). Një ditë Afërdita (perëndesha e bukurisë) dhe Erosi, po shëtisnin përgjatë lumit Eufrat, kur përpara u doli një përbindësh i tmerrshëm dhe i tërbuar me emrin Tifon, i cili fërshëllente si gjarpër dhe ulërinte si luan. Tifoni ishte më i riu, më i egri dhe më i shëmtuari i rracës së Titanëve që kishin lindur nga Urani (perëndia e qiejve) dhe Gjea (nëna Tokë). Perëndesha e tmerruar dhe i biri thirrën në ndihmë Zeusin, mbretin e perëndive, i cili e ktheu Afërditën dhe Erosin në peshq. Ata u hodhën në lumin Eufrat dhe ikën të sigurtë në drejtime të kundërta. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, Zeusi i vendosi dy peshqit në qiell në yllësinë prej 11-yjesh të njohur si PeshqitPisces.

Burimi: "Astrologjia Moderne", 2012, N. Herceku

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free