AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Divorci dhe Tradhëtia


DIVORCI

 Nuk ka asnjë mënyrë të qartë të prerë për të përcaktuar se kur një çift mund të ndahet apo divorcohet. Megjithatë, koha e lodhjes (tensionimit) të një marrëdhënieje mund të dallohet duke shqyrtuar hartat e lindjes së individëve të përfshirë, hartat e martesës apo të takimit të parë, dhe sinastrinë e progresuar dhe hartat e përbëra të progresuara.

Urani në tranzit mbi Diellin, Hënën, Venusin,  Ashendentin dhe Deshendentin në aspekte të rënda (përkrah, kuadrat, dhe opozitë, dhe në një shkallë më të vogël, gjysëm-kuadrat dhe mbikuadrat). Gjatë këtyre tranziteve, nëse një marrëdhënie bëhet tepër e lodhshme, ne mund t’i japim fund asaj, përkohësisht apo përgjithmonë. Një shembull i mirë i divorcit është dhe rasti i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, në periudhën e vjeshtës 2016. Sigurisht që faktori kryesor i ndarjes së tyre është Urani. Në shtator 2016 (dhe muajt përreth) Urani ndodhej 23 gradë në shenjën e Dashit, ndërsa Brad Pitt ka lindur me Venusin 23 gradë në Bricjap, pra kjo tregon që Urani është pikërisht në katërkëndësh me Venusin e Bradit, gjithashtu dhe me Venusin e Angelines në Gaforre. Venusi është planet i martesave dhe dashurisë, ndërsa Urani i tronditjeve, i përçarjeve dhe surprizave, prandaj kur janë kundër njëri-tjetrit dihet efekti, si në këtë rast! Edhe në rastin e ndarjes me Jennifer Aniston në vitin 2005 Brad kishte Uranin (te Peshqit) katërkëndësh me Ashendentin apo Deshendentin (i cili përfaqëson martesën) e tij. Brad ka ashendentin dhe njëkohësisht Diellin në Shigjetar ndërsa Jennifer ka Hënën në këtë shenjë.

Tranzitet e vështira të Plutonit me Hënën dhe Venusin mund të mos çojnë në përfundim real të marrëdhënies, por mund të çojnë në kohë në të cilën mund të përballemi me frikën se mos humbasim një marrëdhënie, të kapemi fort pas një personi (për shkak të kësaj frike), dhe se mos përballemi me kërcënimin apo realitetin e tradhëtisë.

Venus-Pluton të progresuar mund të jetë rast i ngjashëm. Kjo mund të nënkuptojë planet të progresuar me planet të progresuar, apo planet të progresuar me planet lindje – të dyja janë domethënëse.

Tranzitet e Saturnit me planetët personalë nuk duken shumë të forta në kohën e ndarjeve, por ato mund të çojnë në tensionim (lodhje) të marrëdhënies, kur ne përballemi me frikën e vetmisë, përgjegjësinë e shtuar, dhe ndjejmë që një marrëdhënie apo person mund të duket si një barrë.

Sidoqoftë, tranzitet e Saturnit dhe ciklet e Hënës së progresuar mund të çojnë në lidhje të marrëdhënies. Çdo shtatë vjet, kur Saturni dhe Hëna e progresuar formojnë një kuadrat me pozicionet e tyre fillestare, çiftet mund të jenë duke analizuar marrëdhënien e tyre.

Në një hartë martese apo të takimit të parë, kthimi i Venusit retrogradë mund të jetë një domethënës i humbjes së interesit apo humbjes së ndjenjave dashurore. Prandaj kur të planifikojmë një martesë duhet të shmangnim javët kur Venusi ndodhet retrogradë.

 

TRADHETIA SIPAS SHENJAVE

Shenjat e Zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t’u dukur, shenjat e Tokës për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit për shkak emocioneve dhe hakmarrjes…

Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet ë secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të shfaqin aftësitë e tyre.

Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.

Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant, kundruall dy të tjerëve, është Shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.

Shenjat e Tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën Demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Afërdita (Venusi) mund ta bëjë të varur nga seksi.

Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë.

Për Bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet oreksi seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!

Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha, por jo kaq lehtë sikundër ngjan kjo me shenjat e ajrit.

Për shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mendor, ndërsa janë të prirur që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.

Në astrologji të lindurit e shenjës së Peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë.

Binjakët simpatikë dinë të luajnë me emocionet dhe seksualitetin, derisa disa Ujorë mashtrojnë në frymën "fëmijët e luleve" – bëni dashuri dhe jo luftë!

Të lindurit në shenjat e Ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë.

Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për Gaforren e ndjeshme dhe Peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).

Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia "...derisa vdekja të mos na ndajë!".

Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është Peshorja, ndërsa atë e ndjekin Binjakët dhe Shigjetari.

Sa tradhëtar jemi?
Astrologjia përcakton se cilët persona (në bazë të shenjave zodiakale) janë më të prirur të tradhëtojnë më shumë në dashuri. Më poshtë kemi paraqitur disa statistika të përgjithshme. Them të përgjithshme sepse gjërat varen edhe nga vendi ku jetojmë, mentaliteti i cili na paragjykon, traditat nuk na lejojnë të tradhëtojmë aq lehtë, por po të jemi të lirë si në vendet perëndimore sa përqind do të ishim tradhëtar? Këto statistika janë shumë më të vlefshme për njerëzit modernë. Një studim më i hollësishëm qëndron vetëm tek harta qiellore e secilit prej nesh.

Shenja       Tradhetia      Besnikeria
Dashi            - 80%       - 20%
Demi            - 10%        -90%
Binjaket        - 70%        - 30%
Gaforrja       - 40%        - 60%
Luani            - 20%        - 80%
Virgjeresha   - 30%        - 70%
Peshorja       - 50%        - 50%
Akrepi          - 70%        - 30%
Shigjetari       - 90%        - 10%
Bricjapi         - 30%        -70%
Ujori             -60%         -40%
Peshqit         - 90%        - 10%

 

Për më shumë ndiqni videon:

www.youtube.com/watch

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free