AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Ulliri në kulturën e lashtë greke

ULLIRI NË TRADITËN E LASHTË GREKE DHE NË MITOLOGJI 

Pema e ullirit ishte simboli i tërë zonës së Mesdheut gjatë periudhave të lashta. Falë ullinjve ky rajon njihej për burim ushqimi dhe vaj ulliri. Gjithashtu, ulliri respektohet dhe nderohet si një nga dy pemët mitike më të rëndësishme greke, sëbashku me lisin.
Origjina e pemës së ullirit në qytetin e Athinës shpjegohet përmes ndërhyrjes së perëndeshës Athena. Kjo perëndeshë ishte e bija e Zeusit (perëndisë supreme në mitologjinë greke) dhe Metisës e cila simbolizonte maturinë dhe dinakërinë. Athena ishte një perëndeshë luftarake atributet e të cilës ishin shtiza, helmeta dhe mbrojtja (mburoja). Përveç kësaj, Athena ishte perëndesha e drejtësisë dhe e mençurisë dhe mbrojtës së arteve dhe letërsisë (literaturës). Kafsha e saj e shenjtë ishte bufi dhe pema e ullirit ishte një nga simbolet e saj më të njohura. Arsyeja se pse ulliri simbolizonte perëndeshën shpjegohet përmes fragmentit të mëposhtëm mitik:

Poseidoni, perëndia e detit dhe vëlla i Zeusit, lakmonte mbretëritë tokësore prandaj pretendonte të merrte nën zotërim Atikën (emrin e mëparshëm të qytetit), duke i drejtuar sfurkun e tij Akropolit athinian i cili u bë një pus me ujë të kripur. Më vonë, perëndesha Athenë erdhi në qytet dhe e mori atë në një mënyrë shumë paqësore duke thërritur Kekropsin, mbretin e parë të këtij qyteti, si dëshmitar. Perëndesha bëri të çelte një pemë ulliri pikërisht aty pranë pusit. Poseidoni, i zemëruar, doli kundër perëndeshës, por Zeusi ndërhyri dhe urdhëroi formimin e një gjyqi hyjnor për të vendosur se cili nga të dy hyjnitë duhej ta mbante qytetin. Kështu, gjykata e formuar nga perënditë e Olimpit, pasi dëgjoi dëshminë e Krekopsit vendosi në anën e Athenës. U vendos që ishte ajo e cila kishte të drejtë të zotëronte vendin sepse i kishte dhënë qytetit dhuratën më të bukur: ullirin e parë. Që prej asaj kohe, qyteti mori emrin e Athinës dhe pema e ullirit e mbjellë nga perëndesha u nderua për shekuj me radhë në Akropoli duke simbolizuar fitoren.
Në Greqi pema e ullirit simbolizon paqe dhe prosperitet, si edhe rilindje dhe shpresë. Kjo është dëshmuar nga ngjarjet e ndodhura pas djegies së qytetit nga mbreti persian Kserksi në shekullin V pr.e.s. Kserksi e dogji krejtësisht Akropolin, brenda të cilit ishte pema qindravjeçare e ullirit të Athenës, e cila u dogj edhe ajo. Mirëpo, kur athinasit hynë në qytetin e djegur, pema e ullirit kishte çelur tashmë një degë të re, duke simbolizuar rikuperimin e shpejtë dhe rilindjen e qytetit të Athinës.

Herkuli gjithashtu, një nga heronjtë më të njohur mitologjik, lidhet me pemën e ullirit. Edhe pse ishte shumë i ri në moshë ai arriti të vriste luanin e malit Kitheron, i cili po shfaroste fshatin, duke përdorur vetëm duart dhe një hu druri nga një pemë ulliri të egër. Ky akt e identifikoi pemën e ullirit me forcën dhe rezistencën. Herkuli njihet gjithashtu për 12 detyrat e ngarkuara nga mbreti Euristeus për të shlyrë fajet e tij. Gjatë detyrave të tij të rrezikshme ai përdorte armë të ndryshme, ndër të cilat edhe një shkop. Ky shkop ishte marrë nga pema e ullirit dhe nëse futej në dhé fillonte të zinte rrënjë derisa bëhej pemë.

Pema e ullirit, duke qënë e shenjtë, përdorej shpesh nga njerëzit si një dhuratë për perënditë. Kjo dëshmohet në historinë e Teseut, heroit kombëtar të Atikës, i cili gjithashtu ka të pranishme pemën e ullirit në historinë e jetës së tij. Teseu ishte djali i Egjeut, mbretit të Atikës, dhe gjatë gjithë jetës së tij kaloi shumë aventura. Një nga ato ishte përballja me Minotaurin në ishullin e Kretës. Para se të niste aventurën e tij iu lut Apollonit për mbrojtje ku si shpërblim do t’i jepte dhuratë një degë të shenjtë ulliri nga Akropoli i Athinës.

Një nga festat më të famshme në Athinë ishte festivali Panathiniak, kremtuar në nderim të perëndeshës Athena, mbrojtëses së qytetit. Zakonisht festa zhvillohej në korrik dhe zgjaste disa ditë, gjatë të cilës kishte kuaj garash, spektakle sportive, gara dhe shfaqje të ndryshme muzikore dhe letrare. Fituesve të garave u jepej një amfore (lloj qypi me vegjë) me vaj ulliri, e cila kultivohej në fushat me ullinj të Atikës, si dhe u viheshin në kokë kurora me degë ulliri.
Akti kryesor i këtij celebrimi ishte parada e cila përfshinte pjesën më të madhe të qytetit dhe kulminonte në Tempullin Parthenon në Akropoli. Të gjithë anëtarët e komunitetit merrnin pjesë në paradë, përfshirë gjykatësit, priftërinjtë, fituesit që mbanin kurora me degë ulliri, vajza të reja nga familjet më të rëndësishme që mbanin dhurata, pleq që mbanin degë ulliri, luftëtarë…

Lojrat sportive të celebruara në qytetin e Olimpias, në Peloponez, janë një tjetër festë shumë e rëndësishme fetare greke. Në këtë rast ato festoheshin me një interval katër vjeçar për nder të Zeusit. Lojrat e qytetit të Olimpias ishin pjesë e lojrave panhelenike (mbarë-Greqisë). Lojrat përfshinin jo vetëm aktivitete fizike por dhe mendore. Çmimi që u jepej fituesve ishte një kurorë me degë ulliri.

Herodoti na tregon një histori në lidhje me kurorën me degë ulliri. Kserksi, mbreti i Persisë, po pyeste disa nga arkadët pas betejës së Thermopileve. Ai kërkoi të dinte se pse kishin ardhur kaq pak grekë për të mbrojtur Thermopilet. Përgjigja ishte “Sepse shumica prej burrave po merrnin pjesë në lojrat olimpike”. Dhe ai pyeti përsëri “Po cili është çmimi për fituesin?”, “një kurorë me degë ulliri” iu dha përgjigja. Më pas Tigrani, një nga gjeneralët e tij shprehet: “Oh Perëndi! Çfarë lloj njerëzish janë ata, kundra kujt na ke sjellë të luftojmë? Njerëz që nuk konkurrojnë për pasuri, por për virtyt”.

Perëndesha e pemës së ullirit tregohet gjithashtu në gojëdhënat që Higjinio paraqet në tekstet e tij duke rrëfyer se si grekët vendosnin në anët e hyrjes kryesore të shtëpive të tyre një degë të vogël ulliri si simbol mbrojtjeje nga shpirtrat e këqinj.

Pjelloria ishte një tjetër atribut i pemës së ullirit, dhe siç u përmend më parë, ulliri ishte një nga pemët më të kultivuara në Greqi dhe frutat e tij kanë ushqyer grekët për shekuj me radhë. Si përfundim, familjet që kërkonin pjellori në tokat e tyre, kërkonin këtë pemë. Dëshmia e identifikimit të pemës së ullirit me pjellorinë (prodhimin) janë paradat që zhvilloheshin për nder të Dionisit, perëndisë së pjellorisë dhe rilindjes, në të cilat njerëzit mbanin lule, fruta dhe degë ulliri. Lidhja ndërmjet shoqërisë greke dhe pemës së ullirit ishte shumë e fortë. Kjo pemë e veçantë për ta simbolizonte forcë, fitore, prodhim, rezistencë dhe ishte diçka e shenjtë kur iu dhurohej perëndive.

Përgatiti. N.Herceku

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free