AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Orfeu

Orfeu është një muzikant legjendar, poet dhe profet në fenë dhe mitet e lashta greke. Disa burime antike theksojnë se Orfeu ka origjinë thrake, ku shtëpia e tij ishte në qytetin odrysian të Bisaltias. Tregimet kryesore për të janë përqendruar në aftësinë e tij për të magjepsur të gjitha gjallesat dhe madje edhe gurët me muzikën që ai krijonte, në përpjekjen e tij për të marrë gruan e tij, Euridiken nga bota e nëntokës dhe për vdekjen e tij nga ato që nuk mundën të dëgjonin muzikën e tij hyjnore. Si një arketip i këngëtarit të frymëzuar, Orfeu është një nga figurat më të rëndësishme në mitologjinë klasike të kulturës perëndimore, portretizuar në forma të panumërta të artit e kulturës popullore duke përfshirë poezinë, filmin, operan, muzikën dhe pikturën. 

Për grekët, Orfeu ishte një themelues dhe profet i të ashtuquajturve misteret "Orfike". Besohet se ai ka krijuar himnet orfike dhe Argonautikën Orfike. Faltoret që përmbajnë relike të supozuara të Orfeut janë konsideruar si orakuj.

Ka disa mendime për kuptimin e emrit të tij ( Ὀρφεύς), por kryesori mendohet të jetë “zë-bukuri” (nga fjalët greke orea-phone).

Përmendja më e hershme letrare për Orfeun është një fragment dy fjalësh i poetit lirik të shekullit VI pr.e.s Ibikus: onomaklyton Orphēn ("Orfeu i famshëm nga emri"). Ai nuk përmendet te Homeri apo Hesiodi. Shumica e burimeve antike e pranojnë ekzistencën e tij historike; Aristoteli bën përjashtim. Pindari e quan Orfeun "ati i këngëve" dhe e identifikon atë si djalin e mbretit thrak Oeagrus dhe të muzës Kaliopë.

Grekët e epokës klasike e nderonin Orfeun si një ndër më të mëdhenjtë e të gjithë poetëve dhe muzikantëve; thuhej se ndërsa Hermesi kishte shpikur lirën (vegël muzikore), Orfeu e kishte përsosur atë. Poetët si Simonidi i Keosit kanë thënë se muzika dhe këndimi i Orfeut mund të joshnin (magjepsnin) zogjtë, peshqit dhe kafshët e egra, të tundnin drurët dhe shkëmbinjtë në formë valleje, dhe të devijonin rrjedhën e lumenjve. Orfeu ishte një nga e heronjtë më rezistentë grekë që ka vizituar botën e nëndheshme dhe për t'u rikthyer; muzika dhe kënga e tij madje kishin fuqi  edhe mbi Hadin (zotin e botës nëntokësore).

Disa burime i ngarkojnë Orfeut edhe disa dhunti të tjera për njerëzimin: mjekësinë, e cila zakonisht është nën patronazhin e Asklepit apo Apollonit; shkrimin, i cili zakonisht besohet se është shpikur nga Kadmusi; dhe bujqësinë, ku Orfeu merr rolin eleusinian të Triptolemusit si informues mbi dijet e Demetrës për njerëzimin. Orfeu ishte një falltar dhe parashikues; ai praktikonte artet magjike dhe astrologjinë, ka themeluar kultin e Apollonit dhe Dionisit dhe ka përshkruar ritet e mistereve të ruajtura në tekstet Orfike. Pindari dhe Apolloniusi i Rodosit e vendosin Orfeun si harpist dhe shok të Jasonit dhe Argonautëve. Orfeu kishte një vëlla me emrin Linus, i cili shkoi në Tebë dhe u bë teban. Pretendohet nga Aristofani dhe Horaci që ai të ketë mësuar kanibalët që të mbijetojnë me fruta dhe të ketë bërë luanët dhe tigrat që t'i binden atij. Horaci besonte, megjithatë, se Orfeu kishte futur vetëm rendin dhe qytetërimin te njerëzit e egër.

Straboni (shek. I) e paraqet Orfeun si një njeri të vdekshëm, i cili ka jetuar dhe vdekur në një fshat pranë Olimpit. Shpesh ai akuzohet për mashtrues dhe magjistar, që bën para me muzikën e tij magjepsëse.

Sipas Apollodorit dhe një fragmenti të Pindarit, babai i Orfeut ishte Oeagrus, një mbret thrak, ndërsa sipas një versioni tjetër i ati ishte Apolloni. Nëna e tij ishte muza Kaliopë ose një vajzë e Pierusit,  birit të Makednosit, apo i Menipes, vajzës së Thamyrisit. Vendi i tij i lindjes dhe i banimit ishte në Pimpleja, afër Olimpit. Straboni përmend se ai ka jetuar në Pimpleia.  Sipas poezisë epike ‘Argonautika’, Pimpleja ishte vendi i martesës së Oeagrusit dhe Kaliopës. Ndërsa jetonte me nënën e vet dhe tetë motrat e saj të bukura në malin Parnas, ai takoi Apollonin, i cili po i vinte rrotull muzës së qeshur me emrin Thalia. Apolloni, si perëndi e muzikës, i dha Orfeut një lirë të artë dhe i mësoi atij si t’i binte asaj. Nëna i mësoi Orfeut si të bënte vargje për të kënduar. Gjithashtu thuhet se ai ka studiuar në Egjipt.

Mendohet se Orfeu ka themeluar kultin e perëndeshës së magjisë, Hekate, në Aeginë. Në Lakoni (Peloponez) Orfeu thuhet se ka sjellë kultin e Demetër Ktonisë dhe atë të Kore Soteiras. Gjithashtu në Taygetus një imazh druri i Orfeut thuhet të jetë mbajtur nga Pellazgët në faltoren e Demetrës eleusiane.

Sipas Diodorus Siculus, Musaeu i Athinës (filozof, historian legjendar) ishte biri i Orfeut.

Në veprën ‘Argonautika ‘(shek.3 pr.e.s) thuhet se mori pjesë në aventurat e argonautëve dhe se me aftësitë e tij të veçanta ndihmonte shokët, sidomos në kalimin e sirenave.

 Sipas Fanoklit (Poet elegjiak i kohës së Aleksandrit të Madh), Orfeu u dashurua me një djalosh argonaut me emrin Kalais, “të birin e Boreas (erës veriore), me gjithë zemër, dhe shpesh shkonte nën hije të pemëve duke kënduar vazhdimisht për dëshirën e tij, dhe zemra nuk i pushonte. Por gjithnjë, meraku e pagjumësia i shkatërronin shpirtin ndërsa shikonte Kalaisin e njomë".

Duke u ndjerë të neveritura nga Orfeu që dashuronte meshkujt, gratë thrake (Kikoniane), ndjekëset e kultit të Dionisit, fillimisht e gjuanin me shkopinj dhe gurë ndërsa ai i binte veglës muzikore, por muzika e tij ishte aq e bukur, saqë edhe gurët dhe shkopinjtë refuzonin ta godisnin. Të zemëruara, gratë e shqyen atë në copa gjatë festës me orgji të Dionisit. 

Historia më e famshme në të cilën figuron Orfeu është ajo e gruas së tij Euridike (nganjëherë e njohur si Argiope). Gjatë ceremonisë dasmore, ndërsa vallëzonte mes njerëzve të saj, Euridike u sulmua nga një satir. Në përpjekje për të shpëtuar nga satiri, Euridike ra në një folé nëpërkash dhe pësoi një pickim fatal në thembër. Trupi i saj i vdekur u nxorr nga Orfeu i cili, i mbushur me pikëllim, luajti aq këngë të trishtuara saqë të gjitha nimfat dhe perënditë nisën të qanin. Me këshillën e tyre, Orfeu udhëtoi për në botën e nëndheshme. Muzika e tij zbuti zemrat e Hadit dhe Persefonës, të cilët ranë dakord ta lejojnë Euridiken të kthehet me të në tokë, por me një kusht: ai duhet të ecte para saj dhe të mos kthehej mbrapa për ta parë derisa të dy të kishin arritur në botën e sipërme. Ai u nis me Euridiken dhe, plot ankth, ende pa arritur në botën e sipërme, u kthye për ta parë, dhe ajo u zhduk për herë të dytë, por tani përgjithmonë.

Sipas një përmbledhjeje të titulluar ‘Basaridet’ (Menadat) të Eskilit,  Orfeu, në fund të jetës së tij, përbuzi adhurimin e të gjitha perëndive përveç Diellit, të cilin ai e quante Apollon. Një mëngjes herët shkoi në orakullin e Dionisit në malin Pangaion për të përshëndetur perëndinë e tij në agim, por u vra dhe u copëtua nga Menadat thrake për shkak se nuk respektoi zotin e tij të mëparshëm (Dionisin) dhe u varros në Pieria. Këtu vdekja e tij është e ngjashme me atë të Pentheusit, i cili edhe ai u shqye nga Menadat; dhe është spekuluar se kulti i misterit orfik e konsideronte Orfeun si një figurë paralele (të ngjashme) apo madje edhe një mishërim të Dionisit. Të dy bënë udhëtime të ngjashme në mbretërinë e Hadit, dhe Dionis Zagreusi pësoi një vdekje të njëjtë. Pausanias shkruan se Orfeu u varros në Dion dhe se aty kishte vdekur. Ai shkruan se lumi Helikon u fundos nën tokë kur gratë që vranë Orfeun u përpoqën të lanin duart e tyre të njollosura me gjak në ujërat e tij.

Koka dhe lira e tij, duke kënduar këngë të trishtuara, lundronin nëpër lumin Hebrus në bregun e Mesdheut. Atje, erërat dhe valët e çuan në bregun e ishullit Lesbos, ku banorët varrosën kokën dhe një faltore u themelua në nderim të tij pranë qytetit Antissa; aty orakulli i tij profetizonte, derisa më vonë u hesht nga Apolloni. Përveç popullit të Lesbosit, grekët nga Jonia dhe Aetolia konsultoheshin me orakullin dhe reputacioni i tij u përhap deri në Babiloni.

Lira e tij u transportua në qiell nga muzat dhe u vendos në mesin e yjeve, ku sot njihet si Yllësia e Lirës. Muzat gjithashtu mblodhën copat e trupit të tij dhe i varrosën në Leibethra nën malin Olimp, ku bilbilat këndonin mbi varrin e tij. Më vonë, pasi lumi Sys përmbyti Leibethran, maqedonasit i morën kockat e tij e i çuan në Dion. Shpirti i Orfeut u kthye në botën e nëndheshme, ku më në fund u ribashkua me Euridiken e tij të dashur.

Shumë vepra artistike (muzikë, poezi, dramë, pikturë) i janë kushtuar Orfeut gjatë historisë, deri në ditët e sotme.


N.H

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free