AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Zaret e dashurisë

Loja e hedhjes së zareve


Tani mund të parashikoni të ardhmen nëpërmjet zareve. Grekët ishin të parët që përdorën zaret për të parashikuar fushën sentimentale. Provoni edhe ju të hidhni zarin për të parë se çfarë ju rezervon jeta sentimentale në javët në vijim, qofshi çift ose jo. Ajo që duhet është vetëm një zar. Numri që do të bjerë do të tregojë për të ardhmen e afërt.

Numri 1 – Fati nuk është në anën tënde. Duhet të mbështetesh vetëm tek vetja për të përmirësuar marrëdhëniet e tua sentimentale dhe për të njohur dashurinë e madhe.

Nëse je në çift, disa kekuptime mund të vështirësojnë jetën tuaj…. Ruani qetësinë, reflektoni dhe merrni në dorë marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm, gjërat rrezikojnë të mos shkojnë në favorin tuaj. Ndoshta shpresoje të kishe një takim me një person të ri, por realizimi I deshirave të tua do të vonohet. Megjithatë, ajo që sot mund të të duket një dështim, në të ardhmen mund të rezultojë pozitive në jetën tënde.

Numri 2 – Zari nuk parashikon asnjë sukses të menjëhershëm. Megjithatë, mos u shkurajoni! Ëndrrat tuaja janë në rrugë të mbarë, me kusht që të jeni të duruar. Nëse jeni në çift, do të ndërtoni baza solide në marrëdhënien tuaj. Duhet të vini pak rregull në jetën në çift, në mënyrë që të gjeni harmoninë. Ndoshta do të përballeni me vështirësi, por me pak vullnet do të gjeni mirëkuptimin. Nëse jeni vetëm, duhet të prisni edhe pak për të gjetur perlën e rrallë që kërkoni apo të përzgjedhurën e zemrës suaj. Kini durim!

Numri 3 – Zari është favorizues për marrëdhëniet e sinqerta të bazuara në mirëkuptim. Në të kundërt, do të pengojnë marrëdhëniet e pavërteta dhe hipokrite. Nëse jeni në çift, duhet të reflektoni për ato gjëra që nuk shkojnë mirë dhe nuk duhet të keni frikë të thoni jo. Por nëse situata sentimentale ju kënaq, ti dhe partneri do të përfshiheni edhe më shumë në këtë marrëdhënie dhe lidhja juaj do të bëhet gjithmonë e më e fortë. Nëse jeni vetëm, mos kërkoni dashurinë e madhe duke iu dhënë të parit që kalon. Shkëputuni prej njerëzve që ju komplikojnë jetën. Nëse doni të gjeni lumturinë përqendrohuni tek miqësia.

Numri 4 – Duke qenë ëndërrimtarë, keni harruar realitetin. Kujdes pasi kur të hapni sytë mund të mbeteni të zhgënjyer. Nëse jeni në çift, është e mundur që të ndiheni disi të humbur, pasi nuk arrini më të komunikoni siç duhet me partnerin tuaj. Kërkojuni një këshillë të afërmve tuaj, pasi ata mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet. Mos u dorëzoni përpara vështirësive. Vazhdoni të jeni optimistë. Nëse jeni vetëm, do ta keni të vështirë të joshni princin (princeshën) e kaltër. Por pasi t’i keni kapërcyer zhgënjimet, do të merrni një rrugë të re dhe do të takoni njerëz të rinj. Vetëm atëherë mund të gjeni qëndrueshmërinë.

Numri 5 – Komplimente për hedhjen e zarit! Zemra jote është e hapur ndaj botës dhe ndihesh gati të guxosh! Nëse jeni çift, ndiheni të aftë për të kaluar çdo lloj vështirësie për të arritur objektivat që keni për zemër. Ndoshta do t’i jepni fund një konflikti që ju bënte të ndiheshit keq. Gjithçka që do të bëni bashkë me partnerin tuaj do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm, do të prisni për të takuar një person të ri. Ky takim është vërtetë premtues. Gjërat do të ecin më shpejt nga sa e kishit parashikuar. Edhe ju duhet të ecni në një hap me ngjarjet e reja.

Numri 6 – Zari ju shtyn të jeni i kujdesshëm. Në kokën tënde mbizotëron konfuzioni. Keni frikë dhe dyshime. Jeni duke jetuar një periudhë të vështirë, por keni mundësinë të përmirësoni fushën sentimentale, mjafton të kuptoni origjinën e bllokimit tuaj. Nëse jeni çift, duhet të reflektoni. Nuk duhet të pranoni gjithçka, por as të kritikoni gjithçka. Partneri juaj nuk është perfekt, por as ju nuk jeni. Nëse do të dini të vendosni dialog mes jush, do të rinisni gjithçka mbi baza më të mira. Nëse jeni vetëm, mos u ankoni nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç deshironi! Keni humbur besimin në vetvete dhe nuk dini se çfarë të bëni. Provoni të relaksoheni, gjithçka do t’ju duket më e thjeshtë.

Lojë tjetër me tre hedhje zari

Zaret e  fatit

Merrni një zar dhe hidheni tre herë dhe shikoni se çfarë numri bie. Do të mbilidhni të tre numrat me njëri tjetrin dhe shuma duhet të reduktohet në njëshifror. Për shembull, nëse bien 6, 5, 4 veprojmë: 6+5+4 = 15 ? 1+5 = 6 (pra lexohet gjashta). Loja bëhet çdo fillim muaji ose në ditëlindjen tuaj.

Shuma 1 – Takim prezantues

Dashuria në këto kohë do të jetë e shkëlqyer. Do të kesh një guxim të papërmbajtshëm. Nëse je në kërkim të shpirtit binjak, këto kohë do të keni një takim me rëndësi. Prisni një periudhë të paharrueshme që do t’ju ndryshojë jetën.

Shuma 2 – Periudhë zënkash

Mosmarrëveshja mbretëron sovrane në lidhje me partnerin. Duhet të modifikosh disa teprime të tuat se ndryshe do ta humbasësh partnerin. Mos mendo se ke të drejtë gjithmonë ti.

Shuma 3 – Një dashuri në horizont

Edhe pse tani jeni vetëm miq të mirë, së shpejti personi tjetër do të deklarojë ndjenjat e tij/saj dhe ti do të lumturohesh shumë. Kjo mund të jetë dashuria e madhe e jetës tënde, kështu që mos u trego i papërgaditur.

Shuma 4 – Do të keni harmoni

Pas një periudhe “lufte” do t’ju vijë qetësia dhe nëse të dy do të dëgjoni zemrën paqja dhe harmonia do të mbretërojë tek ju. Mjafton të jeni të durueshëm për të zgjidhur problemet që ju pengojnë.

Shuma 5 – Periudhë kritike

Nëse do vazhdosh të veprosh vetëm me kokën tënde do të bësh të falimentojnë lidhjet tuaja. Edhe partneri juaj duhet dëgjuar dhe duhet të ketë vendin e vet.

Shuma 6 – Një njohje e re

Në vend që të qash dhe të kujtosh të kaluarën, mundohu t’i mbash sytë hapur. Mund të jetë në këtë botë një person i ri interesant që po të pret. Mos u bëj miop, dhe shikoje të ardhmen me sy optimist.

Shuma 7 – Fati është afër.

Guxo të bësh çdo gjë për të fituar atë që të pëlqen. Fati do të favorizojë çdo veprim tëndin. Mos ki frikë figura të shëmtuara.

Shuma 1 – Thashetheme në horizont

Dashuria jote e fundit i ka bërë ziliqarë të gjithë miqtë e tu që kanë filluar të krijojnë thashëthemet më absurde për të të ndarë nga partneri. Mos ki frikë se nuk do t’ia arrijnë qëllimit, mos u jep shumë rëndësi!

Shuma 9 – Lumturi absolute

Dashuria juaj është një dashuri e vërtetë që ju bën të lumtur dhe të ecni përpara. Për ata që janë vetëm, drejt jush po vjen një dashuri me shikim të parë që do t’ju dhurojë vetëm lumturi.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free