REVOLUCIONI DIELLOR (RD)
Revolucioni Diellor (RD) ndodh gjithmonë kur Dielli rikthehet përsëri në të njëjtat gradë dhe minuta ashtu si në momentin e lindjes suaj, kjo ndodh përafërsisht në datëlindjen tuaj dhe kërkon llogaritje kompjuterike. Pozicioni i planëteve, i shtepive apo aspektet planetare që ndodhin ne atë moment parashikojnë fatin tuaj për një vit, pra deri në rikthimin e Diellit ne datën e lindjes suaj. Rikthimi i Diellit quhet pra Revolucion Diellor, dhe është llogaritur më “saktë” për herë të parë në Francë në vitet ’70, në krijimin e metodave të informatikës. Parashikim i cili shtrihet nga datelindja në datëlindje (në vitin tuaj personal).
Revoulucionin Diellor lexojeni në kombinim me tranzitet planetare që gjërat të jenë më të qarta!
Dielli në shtepinë e parë vjetore
Ky pozicion favorizon veprimtaritë personale dhe bën që personi në fjalë të vlerësohet më shumë se vitet e tjera. Pra favorizohet për sukses personal. Është një vit ku personi kërkon të zhvillohet më shumë dhe të afirmohet duke nxjerrë në dukje vlerat që ka.
Dielli në shtepinë e dytë vjetore
Ky pozicion mundëson fitimet duke i bërë ato më të lehta (sidomos nëse Dielli nuk formon aspekt negativ). Dielli në shtepinë e dytë vjetore shton mundësinë për punë (biznes), por shpesh ju shton deshirat.
Dielli në shtepinë e tretë vjetore
Jep një mundësi të rëndësishme për ambientin që ju rrethon dhe për ata që shkruajnë. Marrëdhënie fitimprurëse. Vit komunikimi, lëvizjesh, ndryshimesh, marrëdhënie të rëndësishme midis vëllezërve dhe motrave. Ju bën të shpreheni lehtësisht në çdo lloj marrëdhënie. Ky pozicion lehtëson përhapjen e mendimeve, favorizon studimet. Interesa të reja intelektuale.
Dielli në shtepinë e katërt vjetore
Ky pozicion thekson rëndësinë e familjes, apo të një shtepie që mund të blejmë, apo shesim, të ndërtojmë apo të japim (marrim) me qera. Zhvillon ndjeshmërinë, jetën private, prindërit, origjinën, të kaluarën. Favorizon pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e rëndësishme në këtë sector.
Dielli në shtepinë e pestë vjetore
Ky pozicion i jep rëndësi shprehjes së ndjenjave, favorizon krijimtarinë dhe mundësinë për të pasur fëmijë. Shton nevojën dhe deshirën për t’u zbavitur (dëfryer), për të flirtuar, për të gjetur një hobi, favorizon gjithashtu veprimtaritë sportive dhe nganjëherë meditimin.
Dielli në shtepinë e gjashtë vjetore
Ky pozicion i jep rëndësi punës në jetën e përditshme, asaj që duhet të marrim përsipër nga dita në ditë, detajeve të jetës, vogëlsirave. Aspektet negative mund të dobësojnë shëndetin, t’ju sjellim shqetësime.
Dielli në shtepinë e shtatë vjetore
Të tjerët, jeta e jashtme shoqërore, bashkëshorti/ja, shoqatat do të luajnë një rol të rëndësishëm këtë vit. Mund të ketë edhe martesë. Ndikimi i të tjerëve dhe mbi të tjerët është shumë domethënës. Vit ku sensi i bashkëpunimit, i bashkëndarjes, i ekulilibrit, i kompromisit (harmoinsë) kanë përparësi.
Dielli në shtepinë e tetë vjetore
Këtë vit mund të keni të bëni me çështje madhore si trashëgimia, të ardhura të tjera. Me aspekte positive, ky konfigurim favorizon investimet, fitimet e gjyqeve, përfundim të favorshëm të çështjeve gjyqësore, shtimin e të ardhurave, dhe pakësimin e borxheve. NëseDielli formon aspekte negative do të ndodhë e kundërta. Mund të ketë kriza , fizike apo morale. Nga këto kriza do të lindin ndarje, trazira apo çlirime duke u varur nga aspektet e Diellit.
Dielli në shtepinë e nëntë vjetore
Do të keni nevojë për zgjerim dhe zhvillim në çdo nivel:
- Për të përfituar më shumë nga kënaqësitë e jetës,
- të udhëtoni apo të niseni për t’u zhvendosur diku larg,
- të kërkoni për kontakte (marrëdhënie) pasuruese,
- të kërkoni tek vetja një tjetër dimension të brendshëm shpirtëror. Nëse keni pasur probleme serioze vitet e mëparshme, kjo mund të jetë ndoshta një shenjë çlirimi.
Dielli në shtepinë e dhjetë vjetore
Mbarëvajtja sociale apo profesionale do të jetë e rëndësishme këtë vit. Aspektet e mira sjellin ngritje në pozitë (promovim) apo progres nëpërmjet asaj që do të ndodhë. Është nevoja e një sigurie në vetvete përmes realizimit të ambicjeve. Aspektet do të thonë se në ç’masë do të arrihen qëllimet. Vit i rëndësishëm për karrierën, jetën publike, statusin social dhe reputacionin. Ky pozicion ju jep mundësinë të shkëlqeni në shoqëri. Duke e përmbledhur, është një tregues i mirë për sukses profesional.
Dielli në shtepinë e njëmbëdhjetë vjetore
Roli i miqësisë është i rëndësishëm, i përjetuar mirë apo keq, kjo varet nga aspektet. Vit që favorizon çdo projekt (plan), realizimin e një ëndrre, apo të një ideali, sidomos nëse lidhet me altruizmin dhe humanizmin. Pozicion i favorshëm për miqësi dhe lidhje. Jep mundësinë për të përcaktuar apo përfunduar një synim, një ideal. Veprimtari sociale në një shoqatë për shembull. Favorizon gjithashtu klientelën.
Dielli në shtepinë e dymbëdhjetë vjetore
Është një vit introversioni . Do të zhvillohet jeta juaj e brendshme ose do të përjetoni situata që do t’ua fshihni të tjerëve. Do të dalë në dritë personaliteti juaj. Ky pozicion tregon një deshirë sekrete. Mundëson një veprim të fshehtë, por nuk favorizon aspak autoritetin dhe çdo shfaqje publike. Në një temë femërore ,tregon një takim sentimental të rëndësishëm.