AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  => Parashikimi i vitit me numerologji
  => Numerologjia e çiftit
  => Si të gjejmë objektet e humbura
  => Karta juaj bankare
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
NUMEROLOGJIA

 


Numerologjia është studimi i numrave dhe i mënyrës së fshehtë nëpërmjet së cilës ata reflektojnë disa qëndrime dhe prirje të karakterit, një pjesë integrale të planit kozmik. Çdo shkronjë ka një vlerë të përcaktuar numerike që paraqet një vibrim të caktuar kozmik. Ndërsa shuma e numrave të datëlindjes dhe ajo që rrjedh nga shkronjat e emrit paraqet një ndërlidhje vibrimesh. Këta numra tregojnë shumë gjëra në lidhje me karakterin tonë, qëllimet tona në jetë, motivimet dhe talentet që mund të kemi. Ekspertët e numerologjisë i përdorin numrat për të përcaktuar çastin më të mirë për një lëvizje apo veprimtari. Numerologjia përdoret për të gjetur kohën më të përshtatshme kur mund të investosh, të martohesh, të bësh një udhëtim, të ndryshosh punën apo banesën. Çdo trup ka një formë të veten ndërsa çdo shpirt ka një vibrim të vetin. Numerologjia është mjeti për të interpretuar manifestimin fizik të vibrimit.

Fillesat e numerologjisë i gjejmë te Pitagora, në Greqinë e lashtë, që në shekullin e pestë para erës sonë. Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592-972 pr.e.s. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij ka kuptimin “Ai që u deklarua nga Pitia” (profetja e Apollonit). Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas udhëton në Egjipt për t’u anëtarësuar në Misteret e Memfisit dhe Heliopolit. Më vonë ai shkon në Feniki dhe Khaldé ku dhe do të mësojë astrologjinë, astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu ai bie në kontakt dhe me druidët e Galatisë. Rikthehet në Samos dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3000 nxënës. Madhështia e tij do të nxisë reagimet e pushtetarëve të Samosit, dhe kështu ai detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë, do të arrijë në Kroton (një koloni greke në Italinë jugore) ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 pr.e.s. Në të gjithë jetën e tij u mundua të jetë një shembull për njerëzit. Studimi i matematikës dhe muzikës në shkollën e Pitagoras i dedikohej Apollonit (zot i dritës, muzikës dhe shërimit). Pitagoreanët besonin se muzika shëron shpirtin ashtu si mjekësia trupin. Sipas Aristotelit, Pitagoreanët e përdornin matematikën vetëm për arsye mistike, pa zbatim praktik. Ata besonin se të gjitha gjërat ishin përbërë prej numrave. Numri një (monada) përfaqësonte origjinën e të gjitha gjërave dhe numri dy (dyada) përfaqësonte lëndën. Numri tre (triada) ishte një "numër ideal" sepse kishte një fillim, mesin dhe fundin dhe ishte numri më i vogël i pikave që mund të përdoreshin për të përcaktuar një trekëndësh, të cilin ata e nderonin si një simbol të perëndisë Apollon. Numri katër (tetrada) nënkupton katër stinët dhe katër elementët e jetës (zjarrin, tokën, ajrin, ujin). Numri i shtatë ishte gjithashtu i shenjtë, sepse ishte numri i planetëve (të asaj kohe) dhe numri i telave në një lirë (vegla muzikore që lidhej me Apollonin) dhe sepse ditëlindja e Apollonit festohej në ditën e shtatë të çdo muaji. Ata besonin se numrat tek ishin mashkullorë dhe numrat çift femërorë, dhe se numri pesë përfaqësonte martesën, sepse ishte shuma e dyshit dhe treshit. Dhjeta vlerësohej si "numri i përsosur" dhe Pitagoreanët e nderonin këtë numër duke mos u mbledhur asnjëherë më shumë se 10 veta në grupe. Për më shumë lexoni:
www.skyscript.co.uk/pythagoras.html

Zbuloni cili është numri i jetës suaj

Mblidhen numrat e datës së lindjes dhe reduktohen në numër njëshifror. P.sh datelindja 8.5.1986 = 8+5+1+9+8+6= 37 ? 3+7 =10 ? 1+0 = 1, pra kjo datëlindje i perket numerologjisë me numrin 1. (e keni degjuar shprehjen ti je njësh. Pra sa afër jeni me këtë numër, zbulojeni me datelindjen tuaj). Lexoni karakteristikat që ju jep numri i jetës suaj, sipas planetit me të cilin lidhet.

Ky është gjithashtu numri i fatit tuaj.

Numri 1 – Dielli. Njerëzit e Diellit janë nga natyra njerëz me influencë dhe aftësi drejtuese. Janë tipa, ambiciozë, kokëfortë, autoritarë, simpatikë, të pavarur, të lidhur me gjërat e reja. Kanë inisiativë dhe arrijnë suksese. Kanë flokë dhe lëkurë të bukur. Zakonisht janë tipa sportivë. Mund të bëhen arrogantë dhe janë shpesh të pavëmendshëm. Duan t’i realizojnë gjërat sa më shpejt.

Numri 2 – Hëna. Njerëzit e këtij grupi janë emotivë, të duruar, të prirur për rënie të gjendjes shpirtërore dhe kërkojnë mbrojtjen e të tjerëve. Janë të ndjeshëm, mendjengushtë, sentimentalë, melankolikë, paqësorë, bashkëpunues, tipa shtëpiakë, besnikë, veprojnë me kujdes dhe i shmangen rrezikut.

Numri 3 – Jupiteri. Janë tipa optimistë, entuziastë ndaj jetës, rrezatojnë dashuri dhe dinë t’u shmangen konflikteve. Janë të pavendosur, aktivë, të shoqërueshëm, u pëlqen të udhëtojnë, dinë të flasin bukur dhe kanë imagjinatë për të krijuar. Shpesh kanë fat në jetë. Janë xhelozë, të shpërndarë, dyshues, shpenzojnë shumë para.

Numri 4 – Saturni. Janë njerëz që vuajnë nga vetmia, por janë të disiplinuar, tradicionalë, të mbyllur, shpesh të pakënaqur, kursimtarë, të përqëndruar dhe u hyjnë gjërave me themel. Kanë etje për ngrohtësi shpirtërore dhe e duan famën dhe pushtetin. Këta tipa duan rregullin dhe priren për mirëqënie materiale.

Numri 5 – Mërkuri. Janë njerëz me inisiativë, aventurierë, të lëkundur, u pëlqen komunikimi, liria, joshjet dhe të hanë mire. Janë realistë, të papërqëndruar dhe dalin shpejt në përfundime, por kanë synime të qarta. Kritikojnë shpesh, por janë dhe të sajdisur.

Numri 6 – Venusi (Afërdita). Njerëzit e Venusit rrezatojnë ndjeshmëri, simpati dhe janë shumë të dashur. Janë pak dembelë e të hutuar, por kanë karakter gazmor dhe janë të drejtë. E duan shoqërinë, dashurinë, artin dhe janë përkrahës (mbrojtës).

Numri 7 – Urani. Njerëzit e Uranit janë të drejtë, seriozë, intuitivë, të arsyeshëm, të ditur, të vendosur dhe synojnë ndryshime në jetë. U pëlqen të hynë në kërkime dhe të analizojnë. Shquhen për pavarësi dhe e duan shoqërimin. Në punë janë pak nervozë, kanë kujtesë të mirë.

Numri 8 – Marsi. Janë luftarakë, të egër, autoritarë, të shkathët dhe arrijnë çdo gjë vetëm. Veprimet e tyre janë praktike, lakmojnë pushtetin dhe kanë qëllime të larta materiale. Nuk pranojnë lëkundje. Janë burrërorë, impulsivë dhe shpesh kanë probleme xhelozie.

Numri 9 – Neptuni. Janë altruistë, humanë, bujarë, dashamirës, me plot imagjinatë e të prirur ndaj filozofimit. Gjithashtu janë dhe besimtarë e të përkushtuar. Janë dorëshpuar dhe rrallë herë e çojnë deri në fund atë që mendojnë. Këta njerëz kanë natyrë sentimentale, ëndërrimtare, por janë dhe hakmarrës.



Numerologjia dhe kombinimi

Sa shkoni me partnerin?

Mblidhni edhe ditëlindjen e partnerit tuaj dhe lexoni kombinimin.

- Numri 1 shkon me 9 – joshet me 4, 5 – kundërshton 6,7 – është i painteresuar për 2,3, 5

- Numri 2 shkon me 8 – joshet me 7, 9 – kundërshton 5 – është i painteresuar për 1,3,4,6

- Numri 3 shkon me 7 – joshet me 5,6 – kundërshton 4,8 – është i painteresuar për 1,2

- Numri 4 shkon me 6 – joshet me 1,8 – kundërshton 3,5 – është i painteresuar për 1,7,9

- Numri 5 shkon me 4 – joshet me 3,9 – kundërshton 2,4 – është i painteresuar për 1,6,7,8

- Numri 6 shkon me 5 – joshet me 3,9 – kundërshton 1,8 – është i painteresuar për ,2,5,7

- Numri 7 shkon me 3 – joshet me 2,6 – kundërshton 1,9 – është i painteresuar për 4,5,8

- Numri 8 shkon me 2 – joshet me 1,4 – kundërshton 3,6 – është i painteresuar për 5,7,9

- Numri 9 shkon me 1 – joshet me 2,3,6 – kundërshton 7 – është i painteresuar për 4,5,8

 

  • Në qoftëse keni të njëjtin numër, dashuria është me shikim të parë dhe varet nga qëllimet që të ecë në një jetë të lumtur apo në një lidhje të qëndrueshme.
  • Nëse njëri numër shkon me tjetrin, atëherë ka tërheqje të njëjtë dhe lidhja erotike është e lumtur dhe mund të përfundojë në martesë.
  • Në qoftë se njëri numër joshet me tjetrin, atëherë që të dy mundohen të bëjnë një lidhje të mirë që me kalimin e kohës bëhet më e qëndrueshme dhe mund të përfundojë në martesë ose bashkëjetesë.
  • Në qoftëse njëri numër kundërshton tjetrin, atëherë që të dy duhet të përdorin diplomaci të madhe që të ushtrojnë ndikimin e tyre që të mund të kenë disa momente lumturie.
  • Nëse njëri numër është i painteresuar për tjetrin, atëherë ka një gjendje tensionuese dhe s’ka fare tërheqje të theksuar.

 

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free