AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
  => Historik i gjuhës Greke
  => Hieroglifet Egjiptiane
  => Mbishkrimet më të lashta në botë
  => Gjuha Sanskrite
  => Gjuha Sumere
  => Origjina lindore e plisit
  => Mbishkrimi i Lemnosit
  => Gjuha pellazge dhe etruske
  => Përkthim i greqishtes së lashtë
  => Lidhja e shqipes me dakishten
  => Gjuhët iraniane (persiane)
AstroN
Gjuha pellazge dhe etruske

Problemi pellazgjik

"...Më të rëndësishmit ndër helenët (grekët) janë Athinasit dhe Spartanët (Lakedemonianët). Të parët vijnë nga fisi jonik, të dytët – nga fisi dorik. Jonianët janë me origjinë pellazge, ndërsa Dorianët – me origjinë helene”  (I, 56.)

Ky informacion i përket Herodotit, i cili shkroi “Historinë” e tij në shekullin V pr.e.s. Pellazgët nuk hasen shpesh në dorëshkrime të ndryshme të hershme greke saqë ne nuk dyshojmë se ata jetonin faktikisht në Greqi. Teoria më e përhapur në lashtësi ishte që pellazgët ishin popullsi para-greke në Ballkanin Jugor dhe në ishujt e Egjeut. Autorët grekë e vendosnin vendbanimin e tyre kryesisht në Thesali, në Greqinë veriore dhe atë qëndrore, dhe në pjesën më të madhe në Detin Egje.

Sipas grekëve, në shekujt V dhe IV pr.e.s. Pellazgët jetonin ende në disa zona të Greqisë, në disa ishuj, dhe flisnin një gjuhë që helenët nuk e kuptonin dot. Më vonë ata u asimiluan krejtësisht, duke mos lënë në fakt asnjë mbishkrim, asnjë libër, asnjë shenjë të gjuhës së tyre në Greqi, në përjashtim të disa përshkrimeve që grekët i bënë vetë pas tyre.

Vendbanimi me i besuar i pellazgeve

Por a ishin ata indo-europianë?

Dihet mirë që vala e parë e migrantëve indo-europianë që erdhi për t’u vendosur në Kretë, ishujt e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale nga Azia e Vogël ishin Akejtë (Achaeans), të ashtuquajturit “vala e parë e migrantëve grekë”, rreth 1900 vjet pr.e.s. Ishin ata që krijuan Minoanët në Kretë dhe Mikenasit në qytetërimet e Peloponezit. Më vonë, fiset dorike pushtuan Greqinë por mund të kuptonin lehtësisht gjuhën e Akejve, dhe që nga ajo kohë Dorianët dhe Akejtë u konsideruan thjesht si dy llojshmëri popullatash greke, me veçori dialektore në gjuhën e tyre të përbashkët.

Por gjuha pellazge nuk kuptohej nga Akejtë. Heroditi vet ishte nga fisi i Akejve (ai kishte lindur në qytetin jonik të Halikarnasit), por ai shkroi: “…. Mund të dalim me përfundimin se Pellazgët flisnin një gjuhë barbare*…Madje dhe sot qytetarët  Krestonit dhe Plakisë flasin një tjetër gjuhë, të ndryshme nga fqinjët e tyre’… Por përsa i përket fiseve helene, sipas mendimit tim, ata gjithmonë flisnin një gjuhë”. (I, 57-58.) Kjo do të thotë që Herodoti nuk mund ta kuptonte pellzagjishten dhe e konsideronte atë si gjuhë barbare, sëbashku me gjuhën lidiane, fenikase apo thrake.

Tani le t’i referohemi detajeve historike. Pellazgët, duke qënë se kanë jetuar në Greqi para se të vinin helenët, luftonin me të sapoardhurit, por me sa duket u shtypën dhe humbën tokat e tyre. Në poemat epike të Homerit (shekulli 8 pr.e.s), Pellazgët përmendën si banorë të disa terreneve në Greqi duke përfshirë qytetin e lashtë të Dodonës në Epirin lindor, Thrakën juglindore, Argosin, Peloponezin, dhe Kretën. Herodoti tre shekuj më vonë përmend vetëm dy nga qytetet e tyre. Proçesi i zhdukjes (shkrirjes) kishte ecur shpejt. Natyrisht, i vetmi vend ku ata mund të mbijetonin për pak kohë dhe t’i shmangeshin asimilimit ishin ishujt e vegjël në Detin Egje. Dhe vetëm aty mund të kemi një (ndoshta të vetmen) provë që ata në të vërtetë kishin gjuhën e tyre.

Shumë pak mbishkrime janë gjetur në ishullin e quajtur Lemnos i cili jep prova që Pellazgët jetonin aty në komunitetin e tyre të izoluar në shekujt 7 dhe 6 pr.e.s. Hesiodi, Homeri dhe autorë të tjerë grekë na bëjnë të mos kemi asnjë dyshim që gjurmët e Lemnosit janë të gjuhës pellazge. Po ata nuk janë indo-europianë. Gjuha e tyre është krejtësisht e panjohur, dhe disa kërkues (studiues) madje besojnë (duke ndjekur legjendat e vjetra) që mbishkrimet e ishullit të Lemnosit janë shumë të përafërta më gjuhën etruske dhe raetike (të fiseve të hershme të Italisë). Ja si thotë një nga teoritë për lidhjet  Pellazgëve me Etruskët: “Nëse i gjykojmë Pellazgët e sotëm, që jetojnë në veri të Tyrsenan-ve…”(l, 58). Kështu e tregon Herodoti fqinjësinë e Etruskëve (Tyrsenanëve) dhe Pellazgëve.

Straboni në shekullin e parë të erës sonë zbaton këtë teori: “Cera moderne [në Etruria] thuhet se është themeluar nga Pellazgët të cilët erdhën nga Thesalia”. (V, II, 3). Euripidi në veprën e tij “Arkelaios” thotë se Pellazgët ishin populli i parë që u vendos në Lemnos dhe ishujt Imbros, më pas kanë banuar në Greqi, dhe pjesërisht kanë shkuar në Itali të udhëhequr nga Tirsenos, paraardhësi i Etruskëve. Virgjili te vepra "Eneida" (VIII, V. 62-63), shkruan: "Thuhet se banorët e parë të Italisë sonë ishin Pellazgët".

Megjithëse Straboni dhe Hesiodi besojnë që pellazgët janë helenë, gjuha etruske e cila nuk ka asgjë të përbashkët me gjuhën greke vërteton se ata nuk ishin të tillë. Por prapëseprapë ka shumë burime kontradiktore informacionesh.Grekët të cilët ishin të sigurtë që çdo komb kishte fenë e tyre helenike me vetëm disa emra të ndryshëm për perënditë, gjithmonë i thërrisnin hyjnitë e popujve të tjerë me emra grekë: ata e quanin Amonin egjiptian “Zeus”, perëndeshën kelte Boann ata e quanin “Artemisa” dhe kështu me radhë, të njëjtën gjë bënin për secilin popull. Ja pse perënditë pellazge, të cilët mund të kenë pasur emrat e tyre, quheshin “Zeus”, “Apollon”, “Hermes” nga grekët. Sigurisht, Pellazgët që jetonin pranë grekëve, mund të huazonin perënditë, mitet apo legjendat e tyre, por kjo nuk provon, për shembull, që Tempulli në Dodonë, për të cilin shumë autorë flasin, i përkushtohej Zeusit dhe jo ndonjë perëndie autoktone pellazge (e cila barazvlerësohej me Zeusin). Pellazgët mund të kenë pasur kulte të ngjashme, perëndi për shiun, tokën, Diellin dhe Hënën. I vetmi përshkrim i skulpturave pellazge, ai i Zeusit, i menduar si i dërguar në Larisa nga Azia e Vogël, përshkruhet nga Pausanias me tre sy (II, 24) – një tipar ky jo i zakonshëm tek perënditë greke. Feja pellazge mund të ketë qënë ndryshe nga ajo Indo-europiane.

Megjithatë, askush nuk mund të jetë i sigurtë për këtë. Në vitet 1970 një gjuhëtar bullgar Georgiyev botoi veprat e tij ku përpiqej të provonte që gjuha pellazge ishte me origjinë indoeuropiane. Georgiyev citon historianët e lashtë grekë, fjalorin e Hesihios dhe formon të ashtuquajturin “fjalori pellazgjik” – disa fjalë greke të huazuara nga pellazgjishtja.


Më poshtë po ju paraqesim listën e plotë të këtij fjalorthi.

  •  aleifo – ndot, njollos 
     asamindos - banjë 
     astu - qytet
     atembo - fyej 
     afnos – pasuri, bollëk 
     balios – i bardhë 
     bretas - statujë 
     gaia, ga – vend, krahinë 
     deyo – ujis, vadis 
     dunamai - mundem 
     eiko – tërhiqem, sprapsem 
     elaion - gjalpë 
     derapne - banesë 
     ide - pyll 
     lahe – gropë, pus
     neos - tempull 
     pyndax – fundi i një vazoje 
     pyrgos – kullë, kështjellë.

burimi: http://tied.verbix.com/archive/article4.html

*Sipas autorëve të lashtë, “barbar” ka kuptimin e një njeriu të pacivilizuar ose primitiv. Barbarët mund të jenë pjesë e çdo kombi të konsideruar nga pjesa tjetër si më pak të qytetëruar. Grekët zakonisht termin ‘barbar’ e përdornin për popuj me kultura të ndryshme, por ka shembuj ku një qytet-shtet grek e përdorte atë për të sulmuar një qytet-shtet grek tjetër. Forma më e hershme e përdorimit të kësaj fjalë është vërtetuar tek mikenasit, gjuha e të cilëve është dialekti i parë grek i provuar në Malsinë greke, Kretë dhe Qipro rreth shekujve 16-12 pr.e.s. Gjatë Perandorisë romake,  romakët e përdornin fjalën “barbar” për shumë popuj si: gjermanët, keltët, galët, iberianët, thrakët, ilirët, parthianët, berberët dhe sarmatianët. (per me shume shikoni linkun m poshte

https://en.wikipedia.org/wiki/Barbarian )

*Jonianët ishin një nga katër fiset kryesore nga të cilat grekët rrjedhin: tre të tjerët janë Dorianët, Aeolianët, dhe Akejtë. Dialekti jonian ishte një nga ndarjet kryesore gjuhësore të botës helene, sëbashku me dialektin dorian dhe aeolian.

*Provat e para të Akejve në Greqi datojnë që në vitin 1900 pr.e.s. ata vinin nga krahina më veriore, ndoshta ballkanike dhe arrijnë në Perëndim. Vendosën në fillim në Epir, pastaj në Thesali, ata dëbojnë banorët e parë të këtyre zonave, Pellazgët, falë supremacisë së tyre ushtarake. Akejtë njihen ndryshe dhe si Danai.

Disa fjalë nga fjalori etrusk  

  • Apa = baba, at
  • Papa = gjysh
  • Ati, ativu = nënë
  • Pui = grua
  • Clan – bir, djalë
  • Sec, sech – bijë, vajzë
  • Ruva – vëlla
  • Nefis – nip
  • Hus – rinia
  • Husiur – fëmijët
  • Pava – djalë
  • Lautun – njerëz, popull
  • Aesar = perëndi
  • Rasna = Etruskë
  • Pes = vend, tokë
  • Tul = gur
  • Tuthi = shtet
  • Thi, neri = ujë
  • Usil = diell
  • Tiss = liqen
  • Tin = ditë
  • Vers = zjarr
  • Thesan = mëngjes
  • Falatu = qiell
  • Leu = luan
  • Thamna = kalë
  • Avil = vit





 

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free