AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  => Horoskopi maja
  => Horoskopi kelt
  => Astrologjia horare sportive
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
ASTROLOGJI TË TJERA
Astrologji të ndryshme në botë



Pak histori....

Më e gjallë dhe intriguese se kurrë, sot astrologjia na paraqitet, një dhe e shumtë. Një, sepse të gjithë astrologët dhe simpatizues të ndryshëm kanë të përbashkët faktin për të besuar që ekziston një lidhje ndërmjet njeriut dhe planetëve të sistemit diellor, e shumtë sepse kemi shumë funskione të saj. Kjo shumëllojshmëri është fryt i vizionit të botës, i opsioneve filozofike dhe i praktikave të ndryshme, kontradiktore, madje të kundërta. Kush nga ne ka pasur një moment hutimi përballë rafteve të librarive ku, duke shfletuar disa libra astrologjie, në fund ka pyetur veten se cilin të zgjedhë?

Si të zgjedhim Astrologjinë më të përshtatshme me ndjenjat tona, me ndjeshmërinë tonë?

Do të përpiqemi t’ju japim disa përmbledhje funksionimeve të ndryshme që kalojnë mbi astrologjinë, duke ju treguar origjinën e tyre që i ka rrënjët në një histori të gjatë të kësaj shkence të nënvlerësuar dhe të sulmuar.  Pra, për të kuptuar shkaqet dhe arsyet është e nevojshme të bëjmë një shqyrtim të shpejtë historik. Rikujtojmë shkurtimisht që astrologjia ka një jetë më shumë se 5000 vjeçare. Në momentin e lindjes së saj në Mesopotami, përzihet me astronominë, fenë dhe magjinë. Priftërinjtë astrologë formojnë një kastë në shërbim vetëm për mbretërit. Pra, ajo në praktikë është një astrologji parasëgjithash kolektive dhe parashikuese. U desh të pritej viti 400 pr.e.s për t’u shfaqur horoskopët e parë individualë që përshkruajnë pak a shumë “profile astro-psikologjike”.

Në vitet 300 pr.e.s gjatë pushtimeve të Aleksandrit të Madh, Greqia hyn në kontakt me astrologjinë babilonase, dhe që prej atëherë perënditë-planetë mesopotamikë u ripagëzuan me emrat e hyjnive të Olimpit, ndërsa teoria e katër Elementëve (Zjarri, Toka, Ajri, Uji) u fut në korpusin e njohurive astrologjike. Në Greqinë e lashtë, astrologjia përbënte shpesh një stimul interesash për filozofët dhe intelektualët. Veç kësaj, grekët shtuan ndryshimin ndërmjet astrologjisë “horare” (parashikuese), asaj të datëlindjes (studim mbi temat e lindjes) dhe asaj “mjekësore” (vrojtim mbi gjendjen e shëndetit).

Nën Perandorinë romake, astrologjia del në modë dhe njeh një zgjerim të madh. Por krahas kërkimeve të astronomo-astrologëve ekspertë, zhvillohet një astrologji komerciale për njerëzit e zakonshëm që shfrytëzonin lehtëbesimin popullor dhe që si pasojë gjykohet si një faktor tregues negativiteti në politikën e egër për pushtet. Abuzimet e këtyre sharlatanëve dhe kulti kristian nga ana e Romës, bëjnë autoritetet që të ndalojnë astrologjinë. Të dëbuar nga Perandoria romake, astrologët gjetën strehim në Persi. Me rastin e pushtimeve myslimane, dijetarët arabë rigjenerojnë njouritë astrologjike greko-babilonase, ndërkohë që në Europë astrologjia pothuajse u zhduk, deri në shekullin XII epokë në të cilën studiuesit europianë e rikuperuan falë traditave arabe.

Astrologjia rilind në Mesjetë, nga 1450 në 1850, zgjerohet një astrologji me shumë njohuri dhe, falë shpikjes së shtypshkronjës, u përgatit një përhapje e gjerë efemeridesh astronomike. Në 1520 u krijua edhe një katedër e astrologjisë në Universitetin papnor (peshkopal). Astronomo-astrologët triumfojnë: Koperniku, Kepleri, Tiko Brahe zbulojnë heliocentrizmin dhe hedhin themelet e shkencës moderne. Dhe ja që hallkës së mallkimeve katolike (thirrmave të famshme papnore) dhe krishtërimit u ndihet zëri në aprovimin e një ligji, atë të Kolbertit në 1660 kur Franca nxjerr urdhrin e ndalimit.

Në shekullin XVII në Europë astrologjia pothuajse u zhduk, duke mos mbijetuar veçse në brendësi të shoqatave të fshehta (Kryqi i Kuq, lëvizja e mendimit ezoterik e dalë hapur në  pajtim me sensin e shenjtë të përgjithshëm) dhe të qendrave të veçanta ezoterike shpesh të etiketuara nga filozofi dhe spiritualitete orientale. Në shekullin XIX pozitiviste dhe racionaliste, astrologjia në kontinentin e vjetër, duket plotësisht e harruar dhe traktati (kongresi) i fundit francez i astrologjisë, ai i Morin de Villefranche daton që prej 1661. Si një Feniks që rilind nga hiri i tij, astrologjia rigjallërohet në fillim të shekullit XX. Ringjallet dhe u jep jetë astrologëve të rrallë dhe të përgatitur… por edhe një vale të madhe përpiluesish injorantë dhe komercial horoskopesh.

KALDEASE DHE EGJIPTIANE

Kjo paraqitje e shkurtër historike tashmë mundëson të kuptojmë funksione të astrologjisë bashkëkohore, të shpjegueshme pjesërisht me epokën në të cilën i referohen këto.

*Për disa astrologjia është një dije antike, e shenjtë dhe e përkryer që nuk duhet të ngatërrohet sidomos me shkencën moderne.

*Për të tjerë astrologjia është një shkencë e panjohur dhe meriton të zërë vendin e saj në universitete.

*Për të tjerë akoma, është një dije ezoterike e ruajtur nga të vjetrit, në fund të fundit akoma për disa ajo është e përzier me mendime fetare.

Është e dukshme që astrologët që paraqesin këto mendime nuk shprehen me pikëpamje të njëjta.

Por një tjetër linjë ndarëse kalon mbi botën astrologjike, ajo që ndan dhe vë kundër astrologjinë “kaldease” me atë “egjiptiane”.

Për “kaldeasit”, që u referohen themeluesve babilonas dhe trashëgimtarëve të tyre si Ptolemeu dhe Kepleri, astrologjia është një dije eksperimentale, një studim i bazuar mbi vrojtime të pandashme nga ligjet astronomike dhe nga gjuha e fakteve.

Për “egjiptianët”, përkundrazi, astrologjia është një dije mistike, okulte, magjike, metafizike, qëllimi i së cilës është të përkthejmë gjuhën e perëndive.

Për të parët, astrologjia është e natyrshme, ndërsa për të dytët është e mbinatyrshme.

Kjo ndarje ndërmjet kaldeasve dhe egjiptianëve është edhe sot, nën forma të ndryshme, gjithmonë efikase dhe shpjegon edhe funksionimet e ndryshme dhe shkolla astrologjie ekzistuese.

Të parët, pasuesit dhe vazhduesit e astronomo-astrologëve të mëdhej të së kaluarës, janë të mendimit që astrologjia për të ruajtur trashëgiminë e saj, duhet të përmirësohet, të zhvillohet dhe të shtojë njohuritë e fituara pas Rilindjes për t’u përpjekur të kuptojmë se cila është natyra e ndikimit astrologjik.

Për të dytët, astrologjia është parasëgjithash, një dije simbolike pa lidhje me realitetin (faktin) e prekshëm, konkret dhe të matshëm dhe realiteti astronomik mbi të cilin bazohet dija e tyre nuk ka veçse një rëndësi relative, domethënë të dobët.

“Kaldeasit”, jo fatalistë, besojnë që influenca astrologjike, është relative, e shkëputur dhe që ajo shprehet në brendësi nga determinizma të tjerë (seksi, edukimi, kultura, mosha). 

“Egjipianët”, nga ana tjetër, janë në përgjithësi fatalistë dhe shumica prej tyre besojnë që fati i njeriut është shkruar në planete dhe yje.

Fizikanët, kaldeasit në shumicë mendojnë që është më mirë të mos bashkojmë dijen astrologjike me bindje fetare dhe shpirtërore, ndërsa metafizikanët, dhe egjiptianët, në zgjedhjen e tyre e lidhin me gjithë qejf astrologjinë me misteret e feve apo spiritualizmin (me preferencë orientale: karma, rimishërimi).

 

ASTROLOGJIA PROFETIKE DHE ASTRO-PSIKOLOGJIA

Astrologët ndahen akoma në përkrahës të astrologjisë profetike (parashikuese) dhe astro-psikologjisë.

Të parët mendojnë që astrologjia është parasëgjithash një metodë që mundëson parashikimin e së ardhmes.

Të dytët mendojnë që ajo është më shumë një dije që mundëson të kuptojmë funksionimin e individit dhe që parashikimi mbetet i pasigurt dhe varet nga rasti.

Për ndjekësit më fanatikë të astrologjisë profetike, gjithçka është shkruar në horoskop, ndërsa përkrahësit më kokëfortë të astro-psikologjisë mendojnë që nuk janë të mundura parashikimet.

Ndërmjet këtyre dy ekstremeve gjendet një numër i madh astrologësh që përpiqen të ndajnë me masë, për fat të mirë, profecinë (parashikimet) dhe astro-psikologjinë.

Në këtë periudhë astrologjia profetike, për astrologët serioz, është në rënie por jo në shtypin horoskopik.

Vetë astro-psikologjia ndahet në funksione të ndryshme, sipas të cilave nxitësit e tyre u referohen formave të karakterologjisë (Le Senne), psikanalizës (Frojdi, Adleri), apo psikologjisë së thellësisë (Jungu). 

Kemi kështu shkolla astrologjie frojdiane, jungiane, lakaniare, etj.

 

SIDERALISTË DHE TROPIKALISTË

Një linjë e re ndarëse vë në opozitë astrologët sideralistë dhe tropikalistë.

Të parët janë të shumtë në Belgjikë, mendojnë që Zodiaku i vërtetë është ai i yjeve apo yjësive.

Të dytët, në mazhorancë të pastër, mendojnë që i vetmi zodiak i vlefshëm bazohet mbi faza të ndryshme, periudha (shenja) që Dielli, Hëna dhe planetët në rrugën e dukshme të tyre rreth Tokës përshkojnë.

 

INDIVIDUALISTË DHE ASOCIATIVË

Përfundimisht mund të dallohen astrologët “individualistë” dhe “asociativë”

Të parët kanë të bëjnë në mënyrë të veçantë me disa funksionime apo shkolla specifike, zakonisht kanë fituar njohuritë e tyre duke mbledhur interpretime apo duke ndjekur kurse nga astrologë të ndryshëm dhe kanë krijuar mendimin e tyre për astrologjinë. 

Ndërsa të dytët, e rregjistrojnë punën dhe praktikën e tyre brenda një funksionimi kolektiv që ndan një vizion të ngjashëm për astrologjinë, por që nuk pengon asnjë në raport me grupin të cilit i përket, të mbajë një diferencë të konsiderueshme pavarësie.

 

A ËSHTË I MUNDUR UNITETI NDËRMJET ASTROLOGËVE?

Sigurisht e dini që astrologët janë shumë larg së formuari një familje të bashkuar dhe të harmonishme.

Funksionime, shkolla dhe grupe në konkurrencë, përzihen, injorojnë dhe mospërfillin njëri-tjetrin, etj. dhe madje përpiqen të bashkohen në federata (shoqata) për të tentuar të flasin në një zë të vetëm i cili shpesh prodhon një të tillë pakëndshëm… 

Duke e parë gjithë këtë nga jashtë, mund të habitemi vetëm për këto fjalime demaskuese që largojnë astrologjinë serioze nga njohja e saj zyrtare.

Mirëpo cila dije i shpëton konflikteve të brendshme?

Edhe fizikanët, për shembull, ndahen ndërmjet “ajnshtajnëve”, mbrojtësve të ligjeve të natyrës dhe “kuantistëve”, përkrahësit e jodeterminizmit.

Pa folur pastaj, për një mori funksionesh dhe shkollash të psikologjisë bashkëkohore.

E gjitha kjo është një e mirë apo e keqe? Në çdo mënyrë është një realitet i kontrollueshëm.

Për t’ju ndihmuar në përzgjedhje, në vazhdim do të gjeni në përmbledhje të shkurtra disa të dhëna që lidhen ngusht me shkolla apo funksionime të ndryshme, me konceptet e tyre thelbësore dhe me degët e shumta.

 

ASTROLOGJIA TROPIKALE, PERËNDIMORE APO SAYAN

Sistem astrologjik i bazuar kryesisht mbi Diellin, prandaj është konsideruar një astrologji diellore.

Modeli i saj i temës në formë rrethore është i përdorur gjerësisht në Europë, në Amerikë dhe në shumë shtete të tjera perëndimore të gjithë botës.

Me këtë sistem shenja zodiakale e një individi (shenja diellore) përcaktohet sipas orës, vendit dhe datës së lindjes, nga pozicioni i Diellit.

Bazohet, pra, mbi realitete (fakte) astronomike, domethënë mbi lëvizjet e përditshme të planetëve dhe ndiçuesve (Diellit dhe Hënës), mbi nyjet hënore dhe mbi vendndodhjen e yjeve, asteroideve, mbi planetët e supozuar dhe mbi Hënën e zezë, etj.

 

ASTROLOGJIA SIDERALE, INDIANE, VEDIKE OSE NIRAYAN

Kërkim historik i origjinës së saj dhe shqyrtim i hartës yjore duke marrë në konsideratë lëvizjen përpara të ekuinokseve.

Sideralizmi megjithëse përdor të gjithë rregullat e astrologjisë klasike, konverton Shenjat e Zodiakut klasik në Yjesi.

Ajo quhet gjithashtu astrologjia hënore sepse i jep më shumë rëndësi Hënës dhe yjesive apo Nakthatras.

Duhet pranuar që astrologjia indiane daton që prej para 6000 vitesh dhe rrënjët e saj janë në Veda, shkrimet më lashta të botës.

Është shumë komplekse sepse merr parasysh një numër të madh elementësh, me llogaritje dhe funksionime të ndryshme bazuar në Zodiakun yjor (sideral) dhe jo tokësor.

Shumë astrologë hindu zbatojnë një teknikë shumë e veçantë të quajtur Nadi Grautha.

 

ASTROLOGJIA TRADICIONALE

Shkolla e Astrologjisë Tradicionale mbështet vlefshmërinë e sistemit astrologjik të vrojtuar nga Ptolemeu dhe Morin de Villefranche.

Astrologjia, sipas kësaj shkolle, është një dije okulte që jeton që nga përjetësia. Ajo ka lindur e përkryer, e pastër, e patransformueshme dhe e pakorruptueshme si një Minervë që paraqitet me një përkrenare që mbulon kokën e mbushur me dije të lashta të Gjyshërve të Mëdhej dhe s’ka shumë rëndësi nëse një fryrje syri mbi historinë e saj tregon pikërisht të kundërtën: evolucioni nuk është veçse një iluzion.

Perënditë u diktojnë katër vullnetet e tyre njerëzve përmes ndërmjetësimit të horoskopit të shenjtë.

Materializmi bashkëkohor dhe shkenca e saj e demaskuar, armiqtë e shkatërrimeve të antikitetit janë fshikulluar egërsisht.

Astrologjia, sipas kësaj pikëpamjeje, përfaqëson mbizotërimin e një Rregulli Kozmik të përjetshëm, i pandryshueshëm, garantues apo shqetësues, rregull që i vihet kundër kaosit të kohëve monderne.

Prandaj fatalizmi dhe determinizmi këtu janë shprehur si koncepte absolute, të paprekshme, të papërkulshme.

 

ASTROLOGJIA HUMANISTE

Astrologjia ka si objektiv t’i mundësojë individit të marrë rregullisht aksion në zhvillimin e tij të brendshëm.

Tema e lindjes përfaqëson bashkësinë e mjeteve që vendos njeriu për të kapërcyer kufizimet e kushteve të tij dhe të marrë pjesë në ekskluzivitetin e një ndërgjegjeje të re planetare globale holistike dhe transpersonale.

Ështe e vërtetë që astrologjia humaniste shfaqet më shumë në një filozofi kozmike, në një natyrë shpirtërore new-age e jo në një astrologji plotësisht të deklaruar.

Determinizmat ekstra-astrologjike, janë të pranuar. Lidhjet me astrologjinë karmike dhe me budizmin janë të shumta.

 

ASTROLOGJIA FILOZOFIKE

Merret me studime filozofike dhe universale, dhe u jep rëndësi lidhjeve të shumta me ideologjinë astrologjike.

 

ASTROLOGJIA KONDICIONALISTE (Kushtëzuese)

Astrologjia është një shkencë natyrore, e panjohur që vepron si një ndërlidhës ndërmjet shkencave ekzakte, për të thënë më mirë të sigurtat (astronomia, biologjia) shkencat humane (psikologjia, sociologjia).

“Jemi, bëheni astrologë kondicionalistë – një fjalë që mund të duket e paqartë, e pakuptueshme, duke e vënë thjesht astrologjinë në kushtore.

Pse është kaq e natyrshme të thuash që astrologjia nuk shpjegon gjithçka….Horoskopi nuk është Subjekt por kjo nuk e lehtëson gjendjen (kushtin) e saj sipas mundësisë së përgjigjes që mundesojnë kondicionalistët tokësorë”. (J.P. Nicola).

Astrologjia kondicionaliste, e respektuar nga përvetësimet e vlefshme të traditës, por vendosmërisht bashkëkohore, përpiqet të kuptojë lidhjet ndërmjet njeriut dhe planetëve, në mënyrë racionale dhe kreative duke u ndërtuar mbi metoda të rrepta dhe duke kapërcyer opozicionet tradicionale  ndërmjet astrometrisë-astrologjisë, racionales-irracionales, kronologjisë- njëkohshmërisë, trurit të majtë-trurit të djathtë.

Astrologjia është, sipas optikës kondicionaliste një shkencë natyrore e panjohur e nënvlerësuar efektet e së cilës janë të vëzhgueshme dhe të matshme por shkaqet fizike të së cilës janë akoma të shumta për t’u zbuluar. 

Pra, kjo zbulon fillimisht, sipas klasifikimeve aktuale, marrëdhënië akoma të paidentifikueshme ndërmjet astro-fizikës dhe neuro-psikologjisë gjë që nuk pengon të studiohen sistemet e përfaqësimit astrologjik nën pikëpamjen e llogjikës, teorisë, diturisë, tëorisë së gjuhës, artit, antropologjisë, sociologjisë, historisë së filozofisë, të drejtës dhe etikës dhe pse jo të ontologjisë, të kozmobiologjisë apo metafizikës.

Kjo shkollë, si edhe ajo e kozmobiologjisë apo fizikës, pranon që ka një marrëveshje fizike ndërmjet ritmeve kozmike dhe sjelljeve njerëzore, duke u bazuar mbi mekanizma themelorë të aktivitetit nervor.

 

ASTROLOGJIA PSIKANALITIKE

Andrè Barbault themelues i astro-frojdizmit, nuk ka krijuar shkolla dhe lëvizje goditëse, gjithsesi të shumtë janë astrologët të cilët në mënyrë individuale i referohen veprës së tij.

Kjo e fundit nuk përmban mendime folozofike, kjo ndërthur dhe bashkon (me njëfarë pragmatizmi) rregullat e astrologjisë klasike me disa koncepte psikanalitike për të cilat horoskopi është pasqyra e nevrozës, psikozës dhe komplekseve të tjera psiqike të personit.

Mesatarisht fataliste dhe pak e mbingarkuar me kërkesa, triumfuese në vitet ’60, astro-frojdizmi sot është në rënie.

 

ASTROLOGJIA HOLISTIKE

Integron dhe ndërthur ndërmjet tyre forma të ndryshme objektive apo specializimi të së njëjtës shkencë ku njëra nuk e përjashton tjetrën (shembull metoda shkencore me zbulim fetar). Astrologjia holistike është në bashkëpunim me studime fushat kryesore të së cilës janë astronomia, psikologjia, ekzoterizmi por edhe me studime gjenetike, artet plastike, muzikën, sociologjinë, shamanizmin, etj.).

 

ASTROLOGJIA GJESTALTIKE

Thellim dhe analiza dhe nëpërmjet vrojtimit të hartës qiellore të konfigurimeve të formuara nga aspektet, inkuadrimet, etj.

Mundëson të njohim më mirë sjelljet dhe mendimet e individit.  

 

ASTROLOGJIA SIMBOLIKE

Astrologjia është parë si një diskutim poetik-simbolik, i lirë nga çdo realitet konkret por që megjithatë ushtron, një ndikim të fortë mbi ekzistencat tona të varfra.

Kush flet duke u fshehur pas yjeve? Sipas autorëve shumë të vlerësuar, janë perënditë mitologjike apo pavetëdija?

Shkolla simboliste bazohet shumë mbi atë çka sjell Frojdi dhe Jungu në psikologji (pavetëdija dhe arketipet, komplekset, etj).

Më mirë të themi, sipas vizionit Jungian të astrologjisë, përdoren mitet për të shpjeguar simbologjinë e shenjave dhe planetëve.

 

ASTROLOGJIA KARMIKE

Tema horoskopike vrojtohet si pasqyrë e jetëve të mëparshme. Planetët retrogradë dëshmojnë Karmën tonë “të keqe” ndërsa ata që ecin direkt, veprimet tona të mira të së kaluarës.

Ngjarjet e vështira të jetës sonë, janë të pandryshueshme dhe astrologjikisht u atribuohen jetëve tona të mëparshme. Prandaj lutuni që kjo të mos ndodhë.

Astrologjia karmike është, pra, hiper-deterministe dhe ultra-fataliste.

 

ASTROLOGJIA GLOBALE

Në kundërshtim me pjesën më të madhe të astrologjisë klasike, shkolla globale e konsideron temën si një e tërë, ku secili element nuk interpretohet i ndarë.

Kjo është e vetmja pikë e përbashkët ndërmjet astrologjisë globale dhe astrologjisë kondicionaliste. Ndryshe trajtimi i saj është kryesisht astro-psikologjik dhe përdor të gjitha recetat e astrologjisë tradicionale duke i përshtatur me epokën tonë.

 

ASTROLOGJIA MJEKËSORE

A kanë planetët e sistemit tonë diellor një ndikim direkt mbi gjendjen tonë shëndetësore dhe a krijojnë  prirje për disa patologji (sëmundje)?

Disa vrojtime e konfirmojnë këtë.

Në lidhjet reciproke astrologjike që kanë arritur nga Tradita, në mënyrë të veçantë janë marrë në konsideratë përcaktimet e Hipokratit (460-377 pr.e.s Larisa) një prej mjekëve më të mëdhej të Antikitetit.

Ai ishte nismëtari i vëzhgimit klinik lidhur me nocionin e katër “natyrave (humoreve)” dhe ndryshimit të tyre. Kjo teori, megjithëse hipotetike, mundëson një përcaktim të parë natyralist të artit të shërimit.

Metoda padyshim empirike por që kanë pasur dhe që kanë akoma edhe sot vlerësues dhe prozelitë, në mes tyre edhe ekspertë të Mjekësisë alternative.

Aktualisht një shkollë italiane (Aster Center) në programin e formimit të qënësishëm në këtë degë të dijes, sugjeron faza studimi që grumbullojnë në mësimin e astrologjisë moderne njohurinë e domosdoshme të trupit njerëzor.

Si tregues serioziteti informon, pra, që shpjegimet e rezultateve kryesore klinike dhe nocionet bazë të anatomisë, fiziologjisë, patologjisë dhe PNEI (psiko-neuro-umuno-endokrinologjisë) do të kenë qartësisht lidhje mjekësore.

 

ASTROLOGJIA BOTËRORE

Studimi i efekteve të bashkimeve planetare dhe të cikleve planetare në epoka, në histori, në ekonominë e një populli, e një kombi, e një vendi.

Vrojtime dhe kritika historike të praktikuara në antikitet nga Beroso, të kryera pastaj nga Nostradamus me strofat e tij të famshme dhe nga mediovalistë të frikësuar, nuk dihet nëse shumica nga parashikimet janë pak a shumë konkretizuara… në fund të mijëvjeçarit apo nga bashkime të mëdha planetare.

Duke u kthyer tek strofat e famshme të Nostradamusit, për më tepër me një gjuhë të pakuptueshme, vështirësia e interpretimit të “Shekujve” të Nostradamusit është përbërë nga data të dështuara të fakteve të parashikuara, pra, nga strofat profetike.

 Në këtë mënyrë, vërtetësia e “profecive” mund të jetë e nxjerrë në dukje vetëm pas faktit.

Është rasti, për shembull nga disa strofa të Nostradamusit, në të cilat duket sikur ekzistojnë referime të qarta të tragjedisë së ndodhur në New York me 11 shtator 2001.

Strofat “e inkrimunuara” duket se janë tre.

Një shenjë me “male ndërtuar nga njeriu” (qiellgërvishtëse) të rrëzuara në qytetin e ri (New York).  Në të njëjtat vargje u referohet “barbarëve jo besimtarë” të zhdukura prej mijëra vitesh.

Duke marrë në konsideratë që Nostradamus ishte i krishterë, supozohet që epiteti i barbarëve jo besimtarë, duhet të ketë dashur të thotë njerëz që ndjekin një fe të ndryshme, mundësisht islamik.

Një varg tjetër, i 87-ti i Centuria I , flet për një qytet të ri të shkatërruar nga zjarri.

Nostradamus shkruante cité dhe jo ville, sikur të kishte dashur gjuhën frënge. Faktikisht, fjala cité fonetikisht të sjell ndërmend termin “city”, fjalë e përdorur gjerësisht nga të gjithë për të treguar bashkësinë e punëve tregëtare dhe financiare të metropolit amerikan. Përveç kësaj, në të njëjtat vargje, profecia paralajmëron dy blloqet politike dhe ushtarake të kundërvëna në prag të një lufte.

Në fund vargu 97 i Centuria 6. Këtu, përveç zjarrit i rënë nga qielli mbi qytetin e ri, Nostradamus shkruan “45 gradë”. Numri 45 identifikon identifikon koordinata gjerësie të qytetit të New Yorkut.

Profeci të vërteta apo koinçdenca të thjeshta?

 

ASTROLOGJIA FINANCIARE

Studim dhe analiza me referime astro-ekonomiko-financiare të Shoqërive, ndërmarrjeve, grupeve, shoqatave, kontratatave, etj.

Vrojtim edhe i lëvizjeve kryesore dhe i perspektivave të tri Bursave Ndërkombëtare që drejtojnë tregun financiar dhe pikërisht:

Bursa e Nju Jorkut (17 maj 1792 në orën 8:52 am)

Bursa e Londrës (18 maj 1801 ora 13 e 38).

Bursa e Tokios (15 maj 1878 ora 9.am)

Të cilave mund t’ju shtojmë Bursën e Milanos lindur me 6 shkurt 1808 (ora e panjohur).

 

ASTROLOGJIA STATISTIKE

Nxitësi i saj kryesor, Michel Gauquelin bashkë me të shoqen Fransuazën, i ka kushtuar shumë vite kërkimit statistikor mbi vlefshmërinë e Astrologjisë.

Fillimisht studimet e tyre konsistojnë në shfaqjen e dyshimit për astrologjinë falë trajtimit statistikor të mijëra temave të lindjes. Rezultati? Ndikimi dhe domethënia tradicionale e 5 planetëve (Hëna, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni) dhe doktrina e këndeve (përforcimi i energjisë së një planeti, kur ky ngritet, kulminon ose sakrifikohet) gjenden të konfirmuara.

Nuk zbulohen të dhëna pozitive ndaj planetëve të tjerë, zodiakut, shtëpive, aspekteve, tranziteve….

A është mënyra statistikore më e mira për të konfirmuar empirikisht astrologjinë?

Gjithçka varet se kush e përdor dhe nga pyetjet me vend që duhet të bëhen.

Në çdo rast, nuk është i vetmi dhe duket më shumë zvogëlues dhe i trashë për të mundur të përkufizojë ndërlikimin dhe kompleksitetin e lidhjeve ndërhyrëse ndërmjet njeriut dhe trupave qiellorë…

 

ASTROLOGJIA KLASIKE

Me këtë term pranohet korpusi teoricien dogmatik që përfshin periudhën ndërmjet tre shekujve të parë para erës kristiane dhe mesit të viteve 600, me referim të veçantë veprës së Klaud Ptolemeut dhe komentatorëve të tij të kryesorë.

 

ASTROLOGJIA GJENETLIAKE (E DITËLINDJES)

Përgatitje dhe interpretim i temës së lindjes dhe varianteve të saj parashikuese: ditore, mujore, vjetore, etj.

 

ASTROLOGJIA MEDIATIKE (ose mass-media)

Të bëhesh i pasur dhe i famshëm falë horoskopeve dhe parashikimeve sensacionale që sidoqoftë vështirë realizohen.

Fatkeqësisht kjo është fytyra e astrologjisë që është më e njohura nga publiku i gjerë, në saj të vullnetit të mediave joserioze ose botuesve...

 

ASTROLOGJIA STRUKTURORE

Sipas mësimeve të Jean Carteret ka të bëjë më një grup (tërësi).

 

ASTROLOGJIA E NDËRGJEGJES

Duke u nisur nga Yi King (libri i mutacionit të veprës së filozofit Raymond Abellio, fenomenografia), kjo shkollë ka zhvilluar një mësim që bashkon dhuntitë tradicionale me ato të kohëve moderne: referuesi strukturor.

Interesohet më shumë në mënyrat vepruese të tranzicioneve, dmth në mekanizmat e kalimit nga braktisja e një gjendjeje të mëparshme ose në zbulimin e një të ardhme të re.

Falë kësaj, bëhet e mundur të hidhesh në nivelet e vetëdijes dhe të kuptosh se cili është tranzicioni i nivelit në lojë në momentin e kësaj apo asaj ngjarjeje.

 

ASTROLOGJIA SHPIRTËRORE (Fetare)

Në sfondin e një astrologjie rreptësisht klasike, çdo “ideator” propozon itinerarin e tij në funksion të preferencave të veta fetare apo shpirtërore, për mendjet më të larta hebraiko-hinduisto-budiste, rrallë herë kristiane.

Qënie hyjnore, prezenca shpirtërore janë të pranishme në interpretimin horoskopik që bëhet kështu një tregues i forcave vepruese mistiko-fetare.

 

ASTROLOGJIA EZOTERIKE KRISTIANE

Vrojtim i veçantë mbi lidhjen ndërmjet Zotit (makrokozmosit) dhe njeriut (mikrokozmosit) për të demostruar që në themel të dy janë NJË.

 

ASTROLOGJIA EZOTERIKE (E FSHEHTË)

(e Alan Leos)

Bashkim i astrologjisë tradicionale me besime orientale: rimishërim, Karma. Postulate të teozofisë së Blavasky-t dhe mendimtarëve të tjerë oriental (te lindjes).

Dhe tani si jehonë empirike ju tregoj tipe të tjera mësimi:


ASTROLOGJIA HERMETIKE

(e Samuel Ann Weor-it)

Ndikim nga figura e Hermesit trismegist (nganjëherë prej Smeraldi), Zoroastro, Paracelsi, Nostradamus, Leonardo da Vinci, dhe të tjerë mjeshtra të mëdhej apo fillestar, mistik perëndimor apo lindor.

 

ASTROLOGJIA HORARE

Çdo çast është i çmuar, njësoj si për momentin e lindjes së një personi, ashtu edhe për momentin e kristalizimit të një problemi, siç ndodh në astrologjinë horare.

Kjo metodë përdoret për të analizuar dhe interpretuar një moment të tillë duke treguar interpretimin dhe unicitetin e universit dhe për të përballuar pozicionet qiellore me ngjarjet që ndodhin në tokë.

Duke marrë në kosideratë momentin e saktë të pyetjes, ky studim mund të na bëjë të aftë të parashikojnë zgjidhje të mundshme të një situate të caktuar.

 

ASTROLOGJIA GJEOFIZIKE DHE BIOENERGJITIKA

Studim i bazuar kryesisht mbi fenomene meteorologjike, ciklike, bujqësore, tërmetet, vullkanologjia, klimatologjia. Është veçanërisht parashikuese.

 

KOZMOBIOLOGJIA (e Reinold Ebertin)

Teknikë e bazuar kryesisht mbi përcaktimin e distancave planetare ose e mespikave.

 

ASTROLOGJIA URANIANE (e Alfred Witte)

Teknikë e re e interpretimit astrologjik, si mespikat, figurat apo konfigurimet planetare apo planetët e supozuar.

 

ASTRO-KARTOMANCIA

Skematizim i zonave kohore në linja pjerrësie planetare që lidhen me hartat gjeografike.  Përdoret një teknikë që ka për qëllim për të zhvilluar më mirë temën tonë në mënyra të ndryshme, dmth duke u spostuar gjeografikisht sipas këndeve planetare më të dobishme.

 

ASTROLOGJIA PSIKOLOGJIKE

(e Bruno dhe Luise Huber)

E bazuar mbi integrimin në astrologjinë e psikosintezës së Assagioli-t dhe risi të tjera të futur nga Huber si nënndarjet e shtëpive çdo 6 vjet dhe e lidhur me hulumtimin e çështjes së moshës.

 

ASTROLOGJIA DHE GRAFOLOGJIA

Grafologia franceze Cristiane Py paraqet një studim interesant kushtuar veçanërisht figurave femërore (190 tema dhe shkrime në mënyrë speciale feministe) duke evidentuar lidhje reciproke ndërmjet sistemit RET ® (metodë kondicionaliste) dhe tipeve të ndryshme të shkrimit.

 

ASTROLOGJIA KINEZE (kalendarike)

Ajo që zakonisht paraqitet nën etiketën “astrologjia kineze” është astrologjia popullore vietnameze. Është e vërtetë që astrologjia kineze që i ngjan gjithnjë e më shumë një numerologjie stinore sesa një astrologjie (në një pikë të tillë që nuk duhet të mbajë emrin astrologji) është pak e njohur.

Në mësimet e saj merren në konsideratë: cikli hënor dhe 28 shtëpitë, 5 elementet ose forcat në aksion të vazhdueshëm, katër binomet ekzekutive të domosdoshme për të ndjekur rrugën e Taos dhe virtytin e tij dhe më në fund vlera e shenjës, lidhjet me 12 kafshët, origjinën e simboleve ciklike, të zgjedhura për ne nga Buda (I Rizgjuari).

 

ASTROLOGJIA JAPONEZE

Astrologji kalendarike e influencuar nga astrologjia kineze e bazuar kryesisht në shenjën vjetore.

 

ASTROLOGJIA BIRMANE

(Njësoj si ajo e mësipërme)

 

ASTROLOGJIA TIBETIANE

Astrologjia tibetiane merr në konsideratë dy tipe hartash qiellore për të njëjtin konsultues: njëra që miraton sistemin sideral hindu (astrologjia “Karsti” që vlerëson sistemin tradicional kinez (astrologjia “Djoungtsi: si astrologjia kineze), dhe që përfshin data plotësuese të llogaritura përmes numerologjisë dhe I Ching – ‘Mewas’y ‘Parkhas’-). 

Është përdorimi i numerologjisë në kombinim me I CHING që e bën origjinale në krahasim me astrologjitë e tjera.

Horoskopi perceptohet si një mandala (rreth meditimi budist) prandaj sugjeron një rrugë që të çon në Dituri dhe në Nirvana dhe është thellësisht e lidhur me teorinë dhe praktikën budiste që thekson ndërvarësinë e pandashme të mendjes, trupit dhe energjisë jetësore.

 

ASTROLOGJIA KELTE

Mungesa e përdorimit të shkrimit në qytetërimin kelt, pengon thellimin serioz të lëndës. Kjo tip astrologjie  paraqet një zodiak pemësh, ku çdo periudhë e vitit i korrespondon një peme të caktuar e cila i jep të lindurve të një momenti të veçantë disa karakteristika individuale.

Për popujt nordik, pema përfaqëson ciklin e jetës dhe mundësinë për të vendosur në marrëdhënie tre pjesët e kozmosit: nëntokën (rrënjët), tokën (trungun) dhe qiellin (gjethet).

Druidët, prifterinjtë e këtij populli të lashtë, mblidheshin në pyll që e konsideronin si një tempull.

Ata ishin, pra, vrojtues të mëdhej të eventeve qiellore dhe ndanin rrugën e Diellit në sektorë ku secilit i atribuonin një pemë që, me karakteristikat e saj përshtatej më shumë më atë periudhë stinore. 

Secila pemë lidhej më një shenjë ogamike druide ose një Runë që në glifet e saj të ndryshme përfshin edhe sot një studim të thellë të natyrës që synon në mënyrë të veçantë një interpretim magjik dhe profetik.

 

ASTROLOGJIA ARABE

(E konsideruar gjeocentrike)

Pas rënies së Perëndorisë Romake, arabët shpëtuan dijen antike dhe e ripërtërinë me opinionet e veta, e cila u rikthye përsëri në Europë.

 

ASTROLOGJIA ATZEKE

Sistem që në vetvete bashkon njohuri astrologjike, astronomike dhe kalendarë. Imazhet e paraqitura apo simbolet, sintetizojnë konceptin magjiko-fetar të një populli ylli i të cilit ndriçon në Amerikë prej shekujsh dhe më pas me ardhjen e pushtuesve spanjoll venitet.

Bazohet mbi vrojtimin e lëvizjeve astronomike të Venusit planet i trajtuar me nderim nga atzekët i njohur si Quetzaleoard, gjarpri i madh me pupla.

 

ASTROLOGJIA HEBRAIKE

E paraqitur nga kabalistët çifut mesjetar në harmoni me sistemin e Ptolemeut. Kjo është një metodë astrologjike që kërkon të thellojë domethëniet e 12 shkronjave hebraike, hendeqet e shumta të vetëdijes superiore, ndryshimeve të tyre për të ardhur, mespërmes kësaj medotike jo të thjeshtë, në fragmentet e hartës qiellore të lindjes, emri sekret, dmth emri i shpirtit, RENI, emri që sipas këtyre mësimeve mbajmë brenda nesh nga jeta në jetë dhe që e braktisim vetëm në fundin tonë.

Ky emër ka një vlerë të caktuar fonetike, numerike dhe kromatike (me ngyra) dhe sipas këtyre koncepteve, për të hyrë në kontakt nëpërmjet një hipnonze dhe meditimi, me shpirtin tonë.

 

ASTROLOGJIA KABALISTE

Vrojtim mbi ndikimin kabalist (enigmatik) të sefirotit (pemës së jetës) dhe sefirës.

Studim kabalistik i gematrive (metoda I), Notaricon (metoda II), Temura (metoda III). Shënime të sjella mbi pemën individuale të jetës, studiuar nga Kabalistët: (10 sefirotët), nga tantristët (Pema e Kundalinit: Chakrat) dhe nga ekspertët e feve. “Perëndia bëri të dalin nga toka, pemë të çdo lloji, të këndshme për t’u parë dhe të mira për t’u ngrënë, dhe Pema e jetës në qendër të kopështit është Pema e njohjes e së mirës dhe së keqes. (Gjeneza nr.2).

 

ASTROLOGJIA MORPURGIANE

Funksionimi ndoshta më i njohur i astrologjisë italiane është ai morpurgian, e thënë kështu nga Liza Morpurgo, astrologe kremoneze e cila në vitet ’70-’80 revolucionoi mendimin astrologjik modern. Është e pamundur për të përmbledhur me pak fjalë mendimin morpurgian; një nga aspektet më të njohura është ideja që, duke qënë 12 shenja dhe 12 shtëpi, astrologjia duhet të përdorë edhe 12 planetë, dmth dy më shumë nga çka njihen aktualisht. Nga këtu hipoteza që ekziston një planet X dhe një planet Y që, sapo të zbulohen do të plotësojnë harmoninë e planit zodiakal.

 

ASTROLOGJIA AKTIVE

Astrologjia aktive, e teorizuar dhe e praktikuar nga shkolla e Ciro Discepolo-s, përbëhet kryesisht nga praktika e Revolucionit Diellor të Planifikuar dhe nga çlirimi i simbolit; kjo e fundit merret me “shkarkimin” ose shmangien e faktorëve astrologjikë negativë për të shpëtuar nga ngjarjet e pakëndshme që mund të ndodhin.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free