AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Festat pagane

Festat apo lojrat dedikuar 12 perëndive të Olimpit



*Për nder të Zeusit – Lojrat Olimpike ishin nje festë dedikuar Zeusit. Ato zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimpia, Peloponez, duke filluar që nga viti 776 pr.e.s. Pjesa më e rëndësishme e kësaj feste ishin garat sportive. Meshkuj nga e gjithë bota greke garonin në lloje të ndryshme sportesh. Fituesit e lojrave trajtoheshin si heronj.

*Për nder të Herës – Heraia ishte festa që i dedikohej Herës. Ashtu si Lojrat Olimpike kjo festë përfshinte gara sportive dhe zhvillohej në Olimpia. Mirëpo, vetëm femrat lejoheshin të garonin në këtë festival.

*Për nder të Athenës – Panathenaia ishte një festë e madhe në qytetin e Athinës që zhvillohej për nder të perëndeshës Athina. Çdo lagje e shoqërisë athiniote kishte përfaqësues të saj: meshkuj, femra, qytetarë, skllevër dhe të huaj që jetonin në Athinë. Festa përbëhej nga flijime, gara dhe një paradë e madhe për t’i dhuruar një veshje të re statujës së lashtë të perëndeshës Athina në Akropolis. Panathenaia ka kuptimin “Mbarë Athina” (Të gjithë athinasit).

*Për nder të Apollonit – Lojrat Pitiane që zhvilloheshin në Delfi. Ndryshe nga festivalet e tjera sportive, lojrat Pitiane përfshinin gjithashtu gara muzikore dhe poetike. Apolloni ishte perëndi që lidhjej me artet. Fituesit e garave paraqiteshin me kurora dafinash – një pemë e shenjtë dedikuar Apollonit.

*Për nder të Demetrës - Thesmoforia ishte një festë që i dedikohej Demetrës. Festa kremtohej kudo në Greqi. Gratë thernin gica (derra të vegjël) për nder të perëndeshës. Në ditën e dytë të festës ato agjëronin, dhe në ditën e fundit ato shtronin një banket të madh për festë.

*Për nder të Poseidonit - Lojrat Isthmiane i dedikoheshin Poseidonit dhe zhvilloheshin çdo dy vjet në faltoren e perëndisë Poseidon në Isthmia. Ato ishin lojrat e dyta më të rëndësishme në Greqi pas atyre Olimpike.

*Për nder të Afroditës – Adonia, kjo ishte një festë vetëm për femra. Festa përkujtonte vdekjen e Adonisit, të dashurit të Afërditës. Gjatë festës, gratë këndonin këngë zie (vajtuese) dhe ri-luanin skenën e funeralit të Adonisit. Ato krijonin gjithashtu kopshte (lulishte) mbi strehat e shtëpive.

*Për nder të Hermesit- Në ditën e tretë të Anthesterias, 'ditën e vazove’, bëhej një vakt ushqimi dhe i jepej Hermesit për Botën e Nëndheshme, në vend të të vdekurve. Kjo ishte një ditë kur shpirtrat e të vdekurve endeshin përreth tokës. Njerëzit lyenin anësoret e dyerve me pika zifti, për të ndaluar fantazmat të hynin në shtëpitë e tyre. Kur dita përfundonte, zoti i shtëpisë sillej përreth shtëpisë së tij duke thënë “Dilni jashtë shpirtra të këqinj, Anthesteria mbaroi”.

*Për nder të Artemisës – Brauronia, kjo festë kremtohej çdo vit në Brauron pranë Athinës. Një veçori e pazakonshme e festës përfshinte vajza të vogla ndërmjet moshës 5 dhe 10 vjeçe. Vajzat maskoheshin dhe aktronin si arinj për t’i bërë qejfin perëndeshës së gjuetisë, Artemisës.

*Për nder të Aresit - Në nderim të perëndisë së luftës, Aresit, bëheshin flijime kafshësh në prag të çdo beteje. Kishte shumë pak festa që i dedikoheshin Aresit. Megjithatë, ishte traditë që ushtarët t’i bënin atij flijime para një beteje.

*Për nder të Hefestit - Khalkeia ishte një festë e veçantë për punuesit e bronzit. Hefesti, si një mbrojtës i mjeshtërve të bronzit, ishte një nga perënditë e nderuara në festë. Hefesteia ishte një tjetër festë dedikuar Hefestit. Një nga veçoritë kryesore të festës ishte një garë vrapimi me pishtarë. Garat me pishtarë zhvilloheshin në shumë festa por këtu ato janë kuptimplota për Hefestin për shkak të lidhjes së tij me zjarrin.

*Për nder të Dionisit – Dionisia e Madhe zhvillohej çdo vit në Athinë. Veçoria kryesore e festës ishte gara teatrale. Aty performoheshin shumë drama nga aktorë të ndryshëm dhe fituesi zgjidhej në fund të festivalit. Anthesteria ishte gjithashtu një festë që zhvillohej për nder të Dionisit ku hapeshin vorba të reja me verë të vitit. Gjatë kësaj feste ishin fëmijët e moshës tre vjeç që shijonin të parët verën e re.

Stadiumi i Olimpias

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free