AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Apolloni - hyjnia e Diellit

Perendia e Diellit dhe Dielli astrologjik

Ne kete artikull, Liz Greene e perqendron vemendjen e saj mbi parimin diellor te lidhur me Apollonin, perendine greke te Diellit. Duke analizuar ne menyre të qarte dhe te shkelqyer aspektet kryesore te mitit apollonian, ajo lidh me kuptimet e Diellit rolet kryesore që i caktohen perendise se Diellit: krijues i botes, profet,  shuajtes  i mallkimeve familjare,  sherues dhe sjelljes i kultures.



Miti dhe astrologjia jane, gjithmone, njera ne sherbim te tjetres, meqe te dyja shprehin perceptimin njerezor te kozmosit. Qe prej kohesh te Babilonasit e ne vazhdim, planetet, trupat e shndritshem qiellore dhe yjet fikse kane perfaqesuar jo vetem forcat apo faktoret qe ndikojne apo perfaqesojne aspektet e jetes njerezore, por edhe personazhet e historise qe shprehin, ne forme imagjinare, karakteristikat prototipe te qenesishme ne jeten dhe mendjen njerezore. Astrologu qe deshiron te eksploroje kuadrin mitologjik te planeteve mbeshtetet nga nje burim i pasur me njohuri dhe intuite qe mund te zgjerojne dhe te pasurojne te kuptuarit tone per simbolizmin astrologjik; dhe kjo, ne kembim, na ben astrologe me te mire meqenese na jep mundesine te depertojme ne boten e brendshme te klientit dhe per t’i komunikuar atij interpretimet tona permes nje gjuhe qe di te preke shume zemren aq sa dhe mendjen. Rendesia e mitit nuk eshte kurre shume e theksuar persa i perket interpretimit tone te Diellit astrologjik, i cili gjendet ne mite nga epoka dhe kultura te ndryshme. Fjalet kyçe si “te shprehurit e vetvetes” nuk na ndihmojne shume; figurat mitologjike arrijne ta perhapin shume me mire energjine dhe funksionet e Diellit. Dhe asnje nga keto figura mitologjike nuk eshte shume rendesishme, per te kuptuar format shprehese dhe kuptimin qe Dielli ka ne horoskopin personal, persa i perket natyres dhe rolit te Apollonit, zotit grek te Diellit. Kjo Hyjni jo vetem qe qendron pas themeleve te kultures perendimore por edhe pas disa atributeve që Krishterimi caktoi me vone dhe e lidhi me figuren e Krishtit.

Shpesh i përcaktuar si "fisniku i Olimpit", Apolloni është më thellesisht grek nga të gjithë perënditë greke. Nëpër skulptura dhe në afreske është portretizuar gjithmonë si i bukur dhe i ri; zakonisht i zhveshur, trupi i tij është atletik dhe i karakterizuar nga linja perfekte aq shumë i lakmuar nga grekët. Por origjina e Apollonit daton shumë kohë më përpara Greqisë klasike; provat arkeologjike dëshmojnë që fillimi i kultit të tij daton që përpara Epokës se Bronzit. Ka shumë mistere që rrethojnë shfaqjen e këtij perëndie, veçanërisht emrin e tij, që vazhdon akoma të nxisë diskutime akademike. Jemi në dijeni të faktit që prejardhja e tij greke daton pothuajse që prej shekullit VIII  pr.e.s. dhe që, në shekullin V pre.s., ai lidhej jo vetëm me Diellin por edhe me profecinë, me shërimin, me aftësinë për të shkatërruar mallkimet familjare dhe aftesinë për të mbushur me frymëzim artistik (veçanërisht në poezi dhe muzikë) qëniet njerëzore. Këto veti të shumta e bëjnë një perëndi të vështirë për të kuptuar meqë, në momentin e parë, mund të mos arrijmë të dallojmë lidhjet që ndërhyjnë ndër shumë aspekte të tij. Sa me shume germojme ne funksionet e shumellojshme te Apollonit, aq me e madhe behet kuptueshmeria jone per ate qe Dielli perfaqeson vertete ne horoskop.

Apolloni, sjellësi i dritës

Çfare nenkupton roli sjelles i drites ne termat kur interpretojme Diellin ne horoskop? Para se gjithash kjo tregon qe simboli i Apollonit pershkruan nje qendersi themelore, e pranishme brenda nesh – nje berthame identiteti ose nje sens te fatit personal, qe del nga vetedija jone si individe dhe qe ka fuqine te eleminoje shtypjet qe vijne nga adoleshenca dhe nga prapaskena familjare. Shprehja greke “mallkim familjar” perfaqeson nje pershkrim te shkelqyer te konflikteve të pazgjidhura te pavetedijshme qe behen nga brezi ne brez, duke çuar ne shkallen e fundit psiqike te “pacientit te zgjedhur” (sic quhet ai ose ajo ne terapine familjare) qe shfaq peshen e trashegimise se tij se pavetedijshme permes semundjes fizike apo mendore. Kushdo qe ka eksperimentuar pushtetin e shtypjeve – qofshin ato te shkaktuara nga droga, ilacet, alkoli, nga ushqimi apo nga nje sjellje vete-shkaterruese – do te marre vesh se sa e pamundur eshte t’i kuptosh  dhe qe, shpesh, eshte vetem permes nje eksplorimi te gjate dhe te sinqerte ndjenjash te se kaluares qe mund te arrihet ne ndonje qartesim. Procesi terapeutik eshte, keshtu, nje proces Apollonian, jo se ka te beje me mendjen, por sepse synon te zhvilloje vetedijen dhe te sjelle drite ne erresire. Ajo qe eshte izoluar nga erresira nuk mund te ndryshoje as te rritet. Edhe terapite jo verbale mund te arrijne nje objektiv te tille; figura e Apollonit nuk eshte e orientuar drejt nje shkolle te vecante mendimi psikologjik, me kusht qe procesi te sherbeje per te zhvilluar nje sens te brendshem te vetvetes. Ne horoskop Dielli eshte, keshtu, nje imazh i dickaje qe jeton brenda nesh, ne gjendje per te formuar nje identitet te brendshem dhe te pathyeshem, perreth secilit rrotullohet horoskopi  – nje ego qe mund te permbaje dhe ndoshta te transformoje konflikte dhe crregullime te ndryshme qe zoteron cdo horoskop. Konfliktet dhe crregullime (cekuilibrime) te tilla, nese rendohen nga veshtiresite e para pa asnje drite te vetedijshme qe te ndricoje natyren dhe zanafillen, mund te transformohen ne te vertete ne nje vuajtje shume te madhe.

Apolloni artist

Apolloni eshte nje sjelles i kultures qe frymezon njerezit, permes nderhyrjes se Muzave, per te shprehur aktivitetin e tij. Secili prej ketyre grupeve figurash femerore perfaqeson nje nga artet – dhe eshte interesante te kujtosh ate qe greket e konsideronin tamam si art.  Muza me e rendesishme ishte Kaliopi, Muza e muzikes, qe eshte edhe nje nder dhuntite e vet Apollonit; pra lira me te cilen ai perfaqesohet shpesh ne skulpturat e vjetra dhe ne afreske. Urania eshte Muza e astrologjise ose, per te qene me te sakte, e astrologjise qe ishte nje kombinim me ate qe ne quajme sot astronomi. Ne mbarevajtjen e ketij kuadri mitologjik, astrologjia nuk u quajt shkence ne sensin aktual te fjales, por me shume nje art; dhe frymezimi i Muzes u konsiderua detyrimisht perfundimisht per te perdorur diturine e saj. Muzat konsideroheshin ndryshe si shoqe te Apollonit, te dashura, apo motra; ne mit ekzistojne te tria versionet. Por eshte e qarte se, sido qe te ishte lidhja me te, keto mbeten shprehje te aftesise se tij per te kontaktuar dhe per te frymezuar qeniet njerezore permes imagjinates krijuese.

Prandaj, nuk duhet te habitemi per lidhjen qe ekziston ndermjet Diellit astrologjik dhe fushes se krijimtarise njerezore, e perfaqesuar nga shtepia e peste ne horoskop. Perendia prodhon frymezimin, por Muzat e tij e misherojne ne formen e tij te arsyeshme dhe sherbejne si ure ndermjet perendise dhe imagjinates njerezore. Ne portretin e shkelqyer te Apollonit dhe Muzave te Gustave Moreau, perendia eshte paraqitur duke derguar Muzat per te edukuar dhe frymezuar njerezimin. (shiko perballe.) Roli i Apollonit eshte, pra, ai i edukuesit, nje fjale qe vjen nga nje rrenje greke qe do te thote “drejtoj”. Ky eshte mendimi i Platonit per edukimin – te nxisesh nje pergjigje te shpirtit qe te na kujtoje bote te tjera nga te cilat vijme. Arti, i pranuar si edukim, eshte me i ndryshem nga arti i pranuar si argëtim apo mezash politik. Dimensioni diellor i shprehjes artistike eshte nje ceshtje teper individuale, qe buron ne brendesi te vetvetes dhe pasqyron lidhjen e tij te vecante me burimin e jetes. Nuk eshte dicka kolektive, megjithese akti i frymezimit krijues te mund te preke ndjenjat e kolektivitetit ne rastin ku nje person te jete mjaft i hapur ndaj nje mentaliteti me tolerant. Por origjina e tij nuk qendron ne kolektivitet; dhe ne Diellin individual, ne thelbin individual. Arti i Diellit astrologjik mund te mos jete detyrimisht i njohshem nen forme e artit; kjo mund te perfaqesohet nga stili me te cilin individi jeton jeten e tij. Si pasqyrim i rolit te vendosur nga ndergjegja ne jeten e nje personi, kjo lidhje ndermjet Diellit dhe frymezimit sugjeron qe, sido qe te jete vendosja e Diellit ne harten e lindjes, eshte qe eshte e mundur te perjetoje nje sens lidhjeje me hyjnoren, duke kerkuar nje mjet permes te cilit te shprehet ajo qe kryesisht frymezon shpirti yne. Ketu mund te pranojme lidhjen ndermjet Diellit dhe prirjeve, qe keto perfaqesonin dicka financiarisht fitimprurese ose dicka ne e kemi perzemer ne fushen e jetes sone private. Kjo sugjeron edhe qe secili nga ne ka nje “prirje” ne sensin me te thelle te fjales – edhe nese kjo nuk eshte me leverdi sic jane, ne bote, aftesite e finalizuara me fitime. Por sensi i prirjes nuk mund te kete vend nese individi nuk eshte i hapur per frymezimin e brendshem dhe nese nuk deshiron te jete besnik per vlerat dhe aftesite e veta.

Apolloni profet

Profecia nuk eshte dicka qe zakonisht lidhet me Diellin. Thuhet qe profecia ka lidhje me psiqiken, ndonese psiqika ka te beje me nje mister te kufijve individuale dhe nje aftesi per te depertuar ne jeten me te larget te kozmosit  (ose ekzistencen e nje qenieje tjeter njerezore) per te paralajmeruar dicka qe do te ndodhe. Ndonese, profecia shprehej permes orakujve te Apollonit, perkundrazi, eshte dicka ndryshe. Ajo e Apollonit quhej Gjuha e Dyfishte sepse orakujt e tij linin mjaft dyshime: por ajo cka ato shprehnin ishte nje skeme baze ose nje model qe mund te interpretohej (dhe zakonisht ishte) nga nje kendveshtrim krejtesisht personal. Atehere, orakulli zakonisht deshtonte dhe jane shume mite qe tregojne situata ne te cilat heroi dhe heroina tentojne te mashtrojne orakullin dhe e interpretojne ne menyre te gabuar, me rezultate katastrofike.

Me fjale te tjera, mesazhi i orakullit nuk ishte “psiqik” por zbulonte, permes nje nje shkrepetime, motivin thelbesor qe ishte ne baze te jetes se individit, ose tregonte aspektet thelbesore te nje periudhe te jetes. Ne te vertete po kerkojme te kuptojme se cfare kuptojme per te ardhmen, sesa per “fatin” ne kuptimin me te ngushte te fjales, dhe ne kete kontekst profecite e Apollonit ne te vertete lidheshin me Diellin astrologjik. Te pranosh nje kuader te brendshem ose nje fat i jep nje kuptim jetes sone dhe na jep dicka per te cilen te jetojme; dhe, duke shikuar vendosjen e Diellit ne harten e lindjes, ne lidhje me shtepine, shenjen dhe aspektet ne te cilat gjendet, mund te depertojme ne ate kuader. Ketu eshte e ardhmja jone, personi qe mundesisht jemi ne gjendje te behemi dhe qe thellesisht deshirojme dhe kemi nevoje te behemi, aty ku kuptojme qe jeta jone ka ndonje arsye me teper per te qene pervecse asaj per te ngrene, riprodhuar dhe vdekur. Mund te keqkuptojme kuptimin qe jep Dielli, nen formen e intuites, ne baze te moshes sone, rrethanave, nevojave emocionale apo konflikteve. Por berthama qendrore e fatit te njeriut eshte e dukshme tashme diku, brenda nesh, dhe ndoshta ky eshte motive per te cilin Dielli eshte lidhur ngusht me thirrjen, “thirrjen” personale ose, sic e pershkruan Howard Sasportas, "nje thirrje nga thellesia e Vetvetes". Profecia, e njohur si vizioni i se ardhmes, dhe e ardhmja, e konkretizuar ne thirrje, pasqyrojne nje nga lidhjet me te thella te Apollonit me Diellin astrologjik. Eshte e rendesishme te kujtojme qe orakulli jepej nga Pitonesha; kjo tregon qe nuk jemi ne gjendje te kuptojme drejtperdrejte diturine qe Dielli parashikon pervecse permes ndjenjave tona, trupave tane dhe imagjinates. Pa keto menyra, njohurite per Apollonin mbeten te paarritshme. Por, perderisa nuk kerkojme me vrull diturine e Apollonit, Pitonesha mbetet e heshtur.

Eshte gjithashtu e mundur te vezhgojme studimin qe astrologjia merr persiper ne kontekstin e Apollonit, ne sensin se si astrologe ne kerkojme te interpretojme modelin e tij te qenesishem, berthamen e historise se jetes se individit. Harta e lindjes eshte nje forme orakulli, jo ne sensin e parashikimit te se ardhmes – ndonese ky dimension, ne astrologji, ne ka shoqeruar gjithnje -, por si nje menyre per te njohur portretin kryesor qe eshte fati yne. Qe ky portret gjendet brenda nesh, me shume sesa jashte, eshte dicka qe astrologjia psikologjike perpiqet te tregoje, megjithese rrethanat e jetes mund te ndikojne dhe te formojne berthamen e brendshme. Dhe, ashtu si orakulli i Apollonit, konfigurimet e hartes se lindjes mund te keqinterpretohen, si nga astrologu ashtu edhe nga klienti, sepse mund te mungoje kenveshtrimi i drejte permes se cilit shqyrtohet i tere kuadri dhe te perqendrohen ne nje problem te caktuar dhe te shpejte.

Apolloni sherues

Roli i Apollonit si sherues-mjekesor krijoi shume Asklepë, apo qendra mjekesore, ne te gjithe boten antike. Thuhej se Asklepi ishte i biri i Apollonit, nje forme ku perendia misherohet me figura njerezore per te cilat, ne te gjitha keto vende perkujdesjeje, perfshiheshin gjithmone disa monumente (permendore) ose disa ndertesa qe e lidhnin Asklepin me babain e tij hyjnor. Megjithate, jane shume mistere qe lidhen me tipin e mjekesise qe praktikohej ne keto qendra mjekesore, e dime qe muzika, ashtu si edhe frymezimi dhe frymezimi i endrrave, luanin rolin kryesor. Dielli astrologjik eshte, si pasoje, nje sherues i brendshem dhe mund te jete e rendesishme, per ne astrologet, te kuptojme se cfare mund te nenkuptoje kjo ne pikepamjen psikologjike.

Semundja, ne termat e Apollonit, do te thote ne te vertete te jesh i perjashtuar nga drita e Diellit. Greket e konsideronin semundjen aq sa psiqike aq edhe fizike  dhe menyrat per te riekuilibruar shpirtin qendronin ne muzike dhe ne aktin e kryer ne endrra – me fjale te tjera, ne nje lidhje te cilen sot e quajme pavetedije. Sot, shume prej nesh priren te harrojne sa eshte ne gjendje muzika te perfshihet thellesisht dhe si kjo mund te krijoje jo vetem harmoni por edhe cekuiliber. Muzika, ne ditet tona, eshte bere nje faktor sa politik aq edhe kulturor, per te cilen rrezikojme  te humbasim si funksionin e saj edukativ ashtu edhe ate frymezues. Megjithate, muzika ishte mjeti kryesor i perdorur nga Apolloni ne rolin e tij si sherues dhe mendohej qe kjo tingellonte Muziken e Sferave – harmonia kozmike. Keshtu semundja eshte nje cekuiliber i shpirtit, nje thyerje ne lidhjen ndermjet njeriut dhe rendit me te larget te kozmosit, dhe mjekimi eshte nje korrigjim i harmonise se brendshme ose nje rilidhje me origjinen. Ne horoskop, deshira per te jetuar eshte lidhur thellesisht me Diellin dhe buron nga tentativa per te kerkuar nje kuptim; ky, nga ana tjeter, buron nga ndjesia per te qene te lidhur me dicka me te madhe se vetvetja. Dielli na jep perceptimin e te qenit nje mjet per dicka me te madhe, dicka me te larte; te hysh ne harmoni me kete dimension na jep mundesine te gjejme nje kuptim per jeten, ne tragjedi dhe ne disfata. Cdo mjek e di qe, pa deshiren per te jetuar, pacienti i semure priret te vdese, te ndahet nga efektshmeria e mjekimve fizike.  Ne boten antike Dielli perfaqesonte hylegun, sjellesin e jetes, dhe nje humbje e lidhjes me Diellin nenkuptonte nje humbje e deshires per te jetuar.

Harmonia e sugjeruar nga keto metafora antike mund te mos i referohet harmonise, ne jeten e nje individi, ne sensin e zakonshem te fjales; asnje harte qiellore nuk eshte pa konflikte dhe gjithashtu as jeta njerezore nuk eshte pa to. Por nje sens pershtatjeje eshte nje nga dhuntite qe vjen nga domethenia e Diellit ne horoskop, dhe kjo pershtatje ne nje kuader me te madh – nje lloj pershkrimi individual ose qellimi –  eshte shume me afer atyre qe konsideroheshin aftesite sheruese te Apollonit. Procesi i psikoterapise eshte, sot, nje fushe e rendesishme  ne te cilen individi gjen rastin te ribashkohet me ate per te cilen jeta e tij ka sensin e ekzistences, te lire nga presionet edhe nga shpresimet e ambientit familjar dhe nga ndergjegja kolektive. Artete formojne, ndoshta, nje fushe tjeter ne te cilen mund te realizohet ky sens lidhjeje, nese ato jane zhveshur nga qellime politike dhe jo te nenshtruara vetem ne kenaqesite e nje defrimi te paster. Por ky kendveshtrim, ne ditet tona, eshte ndoshta politikisht i pamundshem, meqenese fjala “elitist” eshte gjithmone ne gojen e atyre qe nuk te zotohen per te ndrequr ate integrim qe zbatohet nga Dielli. Te jesh nje individ do te thote te jesh ose autonom ose elite, sic ishte vet perendia Diell.

Kur Dielli nuk shkelqen

Deshperimi, mungesa e deshires per te jetuar, ndjesia sikur jemi te zoteruar nga brenga te brendshme, nje varesi e tepruar nga te tjeret, identifikim me grupin qe te con ne ndjesine e te mos qenit te vertete nese te tjeret nuk jane aty te luajne me pasqyren – te gjitha keto eksperienca mund te ndodhin nese, ne horoskop, nuk arrijme te shprehim Diellin. Dhe te shprehesh Diellin do te thote te besh vend ne jeten e e tij per vlerat dhe nevojat e shenjes diellore, duke perfshire veten tone me vrull ne sferen e jetes se perfaqesuar nga shtepia e lindjes dhe te respektojme nevojat e planeteve qe hyjne ne aspekt me kete. Kur jemi te perjashtuar nga funksionet e perfaqesuara nga Apolloni mitologjik, eksperimentojme pasivitetin, dobesine, padobishmerine dhe mungesen e besimit. Kemi nevoje per te tjeret per te konfirmuar vazhdimisht qe jemi dhe kemi frike te shprehim ndjenjat dhe mendimet personale qe mund te na vecojne nga shoqeria qe na rrethon. Asnje planet i vetem, ne harten e lindjes, eshte vet i plote dhe qe edhe Dielli mund te theksohet teper ne favor te nevojave instinktive ose ne favor te planeteve te tjere; Apolloni nuk eshte i vetmi zot. Por eshte me e zakonshme te takosh njerez qe kane Diellin shume te vogel, sesa nje te madh.  Si astrologe, duhet te pyesim veten se pse nje individ nuk arrin te realizohet me Diellin e tij ne horoskop. Te gjithe astrologet fillestare do te kene takuar nje klient qe nuk shpreh asnje nga karakteristikat e Diellit te tij, ku ne karakter, nuk eshte e mundur te dallohet asnje tipar i shenjes diellore. Pse duhet te ndodhe kjo?

Jane te shumte faktoret qe mund te kontribuojne ne paaftesine ose ne mospranimin per te formuar nje ego mjaft te forte. Te paret nder keto jane efektet e shkaktuara nga atmosfera e periudhes se pare te jetes qe, per t’u ndare nga forcat e brendshme te paraqitura ne harte mund te arrihet, nese eshte mjaft shkaterrues – ne nje fare kohe -  te mbulohet Dielli, permes nje erresire kaq shtypese saqe e pengon te ndricoje. Erozioni i vazhdueshem i sensit te vetvetes, tek femija, mund te jete pjeserisht shkaku i ketij veprimi; vete prinderit qe nuk arrijne te lidhen me driten e Apollonit do te mund te merziten kur te shohin se kjo, perkundrazi, u ndodh femijeve te tyre dhe mund te bejne te pamunduren per te bindur femijen qe eshte familja qe ka rendesi dhe jo individi. Edhe presionet e shoqerise mund te ndikojne ne kete, sidomos ne shoqerine ne te cilen,  sic ndodhte nen regjimin e vjeter sovietik, shprehja personale barazvleresohet me nje akt kriminal. Por eshte me vend fakti qe nje atmosfere shkaterruese mund te pengoje krejtesisht driten e Diellit, aty ku individi eshte ne nje fare menyre i perfshire vet ai nje nje konflikt te te brendshem. Per te kuptuar kete, kemi nevoje te shqyrtojme aspektet e Diellit ne harten e lindjes madje dhe menyren ne te cilen kjo “qendron” ne harte, ne lidhje me balancimin e elementeve.

Nje harte ne te cilen mungon elementi i zjarrit mund te tregoje qe individi e ka te veshtire te besoje ne frymezimin qe vjen nga Dielli dhe e konsideron veten si nje njeri “jo krijues” ose te prirur per t’u sherbyer atyre qe jane me lart se ai. Kjo krijon nje konflikt te brendshem ku zgjidhja mund te lehtesohet me nje ekzaminim te kujdesshem te nevojave te tepruara te sigurise ose te varesise se tepruar te asaj qe mendojne te tjeret. Nje femije me nje pozicion te tille ne harte, i lindur ne nje familje qe thekson pergjegjesine ndaj te tjereve, mund te ngrihet lehtë ne nje rol kujdestari dhe mund t’i trembet te vetshprehurit, duke e konsideruar nje menyre vetmie dhe largimi nga familja.  Edhe aspektet e veshtira me Diellin, qe vijne nga veprimi i  planeteve me Saturnin dhe Kironin, mund te pasqyrojne nje konflikt te brendshem, nje mosbesim te thelle ndaj vlerave te veta, ashtu si nje individ qe e ka te veshtire te besoje ne driten diellore. Dielli mund te pengohet, ose mund te jete nje aspekt teper kompensator qe nuk ofron asnje inkurajim. Aspekte te tilla te Diellit edhe mund te pasqyrojne probleme me babain i cili, vet ai, mund te jete i lenduar ose i paafte te shprehe nje pikepamje personale, ose te jete teper kritik, indiferent ose i painteresuar per te nxitur zhvillimin personal per femijen e tij. Pra, Dielli mund te shprehe sidoqofte aspektet e tij te veshtira, por mund te kerkohet nje kompromis ndermjet imazhit qe ka kufijte dhe realitetin e tyre. Aspektet e veshtira te Diellit me planetet e jashtem edhe mund te tregojne nje konflikt te thelle ndermjet disponueshmerise e besnikerise ne shoqeri dhe nevojes personale per t’u dalluar si individ. Edhe ky konflikt kerkon nje kompromis – nje menyre permes se ciles individi mund te shprehe ose vlerat dhe identitetin e tij ose t’i sherbeje shoqerise per te cilen ai behet nje lloj megafoni. Gjithcka, ketu, varet nga ekuilibri; ose nga koncepti qe na ka mesuar mbishkrimi i Delfit: “asgje me teprice”.

Edhe pozicioni i shtepive mund te pasqyroje nje konflikt te brendshem ndermjet shprehjes personale dhe faktoreve kolektive; si Dielli ne aspekt me planetet me te larget, ashtu edhe Dielli ne shtepine e 8te, 11te ose 12te mund te tregoje nje hapje te thelle ndaj frymes kolektive dhe nevojes per te gjetur nje menyre permes se ciles vizioni individual mund te shprehet si kontribut ne bashkesi. Dielli ne shtepine e katert ose te dhjete mund te pasqyroje nje lidhje te forte me njerin nga te dy prinderit, qe e ben te veshtire Diellin te drejtoje driten e tij nga vetja; kjo behet, keshtu, menyre jetese e paperjetuar nga prindi. Ka edhe shume rruge te tjera, ndoshta te veshtiresuara nga atmosfera e lindjes qe cojne ne nje humbje te drites se Diellit, ku permes saj mund te shprehet ne temen e lindjes. Ne kete rast, duhet te punojme me me vrull per te gjetur dhe shprehur driten. Nuk duhet menduar qe nje Diell ne nje aspekt pozitiv ne shenjen e tij perforcuese ose ne ngritje te nenkuptoje nje jete pa veshtiresi; shume Diell mund te percaktoje teprimin e dickaje te mire, dhe per ata per te cilet Apolloni eshte vecanerisht i favorshem, mungesa e kontaktit me energjine henore mund te paraqese nje tip shkeputjeje te ndryshme, por edhe te dhimbshme. Megjithate, nese kujtojme simbolin e Diellit si kozmokrijues, mungesa e drites diellore barazvleresohet me mungesen e nje sensi te kuptimit individual dhe asnje plotesim emocional, qe buron nga energjia henore, mund ta kompensoje. Mund te gjejme nje arsye per te vazhduar te jetojme edhe kur jemi vetem. Por, nese nuk kemi asnje arsye per te jetuar, atehere do te kerkojme te jetojme permes te tjereve; dhe, kur keta te na zhgenjejne ose te na pengojne te vazhdojme te ecim ne kete rruge, atehere mund te duhet te perballemi me mungesen e deshires per te jetuar qe, ne kohet e lashta, ishte e sherueshme vetem permes nderhyrjes se Apollonit.

Çmimi per te paguar

Mitologjia e Apollonit flet edhe per cmimin qe duhet paguar nese duam te zbulojme se si Dielli na pershkruan si individ. Apolloni eshte nje perendi qe jeton vetem, nuk eshte martuar dhe shpesh eshte refuzuar nga te dashurat; ka pak fat me femijet e tij, secili prej tyre vdes nga vdekje te dhunshme. Orfeu eshte bere copash nga Menadi; Asklepio eshte goditur nga shigjeta e Zeusit; Fetoni beri nje aksident me karrocen diellore dhe u perpi nga flaket. Megjithese i dashur nga perendeshat apo njerezit, Apolloni nuk ka familje dhe nuk themelon asnje dinasti (familje). Ky imazh nuk duhet te merret si dokument , meqe  te shprehesh Diellin nuk do te thote detyrimisht te sakrifikosh familjen dhe marredheniet e mira me njerezit e tjere, por zgjedhim te jemi individe, mund te duhet te heqim dore nga deshira per te jetuar permes te tjereve, sidomos, te jetojme nepermjet partnereve dhe bijve tane, te cilet mund te kundershtojne me force ate qe u duket si dominim. Keshtu, Apolloni behet imazhi i dickaje qe gjendet brenda nesh dhe qe eshte autonome dhe e pavarur dhe qe mund te ndricoje vetem nese jemi te prirur te shkeputemi kur mjafton nga te tjeret per te pohuar nje thelb dhe nje sens individual. Çmimi per t’u kenaqur me driten e Diellit eshte njefare shkalle vetmie, megjithese kjo ndodh rralle ne kuptimin e drejteperdrejte e te mos pasurit asnje shoqeri. Megjithate, nga brenda, nje individ nuk mund te zhytet krejtesisht ne ate gjendje te shkrirjes se pavetedishme qe ndodh kur egoja nuk ka arritur kurre pjekurine e plote. Ndonje konflikt me familjen dhe shoqerine mund te jete i pashmangshem. Megjithate, shoqata astrologjike e Diellit me zemer dhe dashuri tregon se kjo qe ne shpesh quajme dashuri mund te jete ne te vertete nje gjendje e shkrirjes dhe e varesise psiqike; dhe mund te ndodhe qe realisht te mos dashurojme nje tjeter individ, si dikush qe dallon nga ne dhe qe meriton respekt, nese nuk jemi vete ne individe te lire dhe autonome.

Apolloni eshte, ne dukje, vetem njeri nga familja e perendive dhe Dielli eshte vetem njeri nga familja planetare e paraqitur ne harten e lindjes. Ne nuk mund te jemi krejtesisht te vetem, meqenese bejme pjese ne nje sistem me te madh dhe do te ishte zgjuarsi te mos harrojme ngjarjet e meparshme dhe pjesemarrjen tone ne shoqerine ne te cilen jetojme, veprojme dhe jemi vetvetja. Por nuk duhet te habitemi qe, edhe ne kete tip trishtimi qe shfaqet kur Dielli nuk shkelqen, ne ende ngurrojme te paguajme çmimin per driten e tij. Frika e vetmisë është armiku më i madh i dritës diellore, kështu që, është frika e individit, që barazvlerësohet me të njëjtën gjë; sepse lakmia e tjetrit na lëndon thellësisht, meqe kemi kaq shumë nevojë për dashuri dhe që të tjerët të na pranojnë. Nëse jemi tepër të pasigurtë sa për të rrezikuar refuzimin e të tjerëve, nuk do të jemi në gjendje ta shprehim mjaftueshem Diellin. Nëse merremi me faktin që të tjerët lëndohen kur prodhojmë, ose thjesht jemi, disi “të veçantë”, atëherë do të ndihemi gjithnjë të detyruar të garantojmë që jemi njerëz të zakonshëm dhe mund të na ndodhë të sulmojmë ose të tentojmë të shkatërrojmë ata që guxojnë të shprehin dritën e Diellit, sepse do të jemi edhe vet të pushtuar nga lakmia. Ky arketip i caktuar mund të vëzhgohet jo vetëm në mit por edhe në histori dhe në pozicion të dykuptimtë që ka artisti në shoqëri. Artisti konsiderohet si i veçantë dhe zakonisht shikohet si objekt joshës, por shpesh edhe i sulmuar  dhe i  dëmtuar nga vetë njerëzit për të cilet ai është një zëdhënës. Ky nuk është problem politik por, më shumë, një problem arketip megjithëse, gjatë shekujve, është marrë me forma politike. Një shembull është Platoni, përkrahës i madh i dritës së Apollonit, i cili u dëbua nga Sirakuza dhe pothuajse u vra kur u përpoq t’u kufizonte teatrin atyre që e jepnin mësim sesa atyre që thjesht argëtoheshin. Historia, ashtu si miti, na jep shembuj se sa kërcenuese mund të jetë drita diellore dhe jo vetëm kur vetë kjo është tepër dominuese dhe e shprehur në forma tiranike. Për çdo individ, ky konflikt arketip dhe i madh, sepse kur flasim për krijimtari personale, flasim në të vërtetë për përkufizimn e energjis?ë individuale që dallohet nga ajo e kujtdo tjetër, që ka fatin e tij dhe kontributin për të dhënë në jetë. Dhe, meqënëse e njëjta astrologji gjendet nën dominimin e Apollonit, përmes rolit të tij si krijues i botës edhe përmes Muzës së tij Urania, ne, si astrologë, mund të thërritemi për të marrë përsiper rolin e Diellit kur interpretojmë temën e një klienti, qoftë duke e treguar se si drita të brendshme të klientit mund të nxitet, qoftë duke bërë të qarta arsyet se pse ajo nuk po shkëlqen, dhe çmimin që duhet paguar nëse kjo ndodh.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free