ROMANIZMI I HELENËVE DHE BRAKTISJA E TYRE E KRISHTËRIMIT
Në Greqi, një vend me pothuajse 11 milion banorë, 98% e të cilëve janë të krishterë ortodoksë, ka një lëvizje ri-helenizimi me rritje të shpejtë. Brenda Greqisë dhe jashtë kufijve të saj nëpër diasporë grekët po i rikthehen traditave të tyre të lashta etnike. Pse po e bëjnë grekët këtë?- Identiteti i sotëm grek lidhet ngusht me Ortodoksinë, fenë dominuese të grekëve. Shumë grekë kanë arritur në përfundimin e një të vërtete të habitshme: Ortodoksia është e papajtueshme me Helenizmin.
Ka debate që një grek (helen) nuk mund të jetë një i krishterë, të dyja këto janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe historikisht kanë qënë në mosmarrëveshje. Po të kthehemi në antikitetin e vonë, me ardhjen e Krishtërimit, përplasja ndërmjet fesë së re dhe forcës së vendosur kulturore të kohës, Helenizmit, ishte e qartë. Në studimin e historisë së lashtë greke, feja ishte një gur themeli për të kuptuar kulturën e tyre. Helen u bë përfundimisht një term i përcakuar për të përshkruar një pagan në perandorinë e mëvonshme të kristianizuar romake.
“Etërit e kishës” kanë shkruar që paganizmi grek ishte një fe e mjeruar, ku perënditë e grekëve janë në të vërtetë djaj të këqinj. Etërit e kishës e përbuznin helenizmin siç duket në veprën e Eusebius ‘Përgatitja për Ungjillin” (viti 313) e cila përpiqet të tregojë epërsinë e Krishtërimit mbi Helenizmin. Për sa i përket identitetit, në ‘Përgatitjen e Ungjillit’, Eusebius zbulon një identitet të ri për të krishterët duke pyetur “A jemi ne [të krishterët] grekë apo barbarë?” Eusebius pasqyron dhuntitë e kohës, dhe vënien në diskutim të identitetit. Duke qënë se këta grekë të hershëm flisnin greqisht, mund ta kenë pyetur veten “a mund të konsiderohemi ende grekë?” Një patriark i mëvonshëm i Kostandinopolit do të thoshte që ndonëse ai mund të flasë greqisht, ai nuk është grek, ai është një i krishterë ortodoks. Ortodoksia u bë rruga e zakonshme me të cilën njerëzit e identifikonin veten.
Ne shohim nga këto shembuj që nëse bëhesh i krishterë, nuk mund të konsiderohesh më një helen (grek).
Pse konvertimi në krishtërim e vrau identitetin helen? -Duke hedhur poshtë perënditë e të parëve të tyre dhe duke pranuar fenë e krishterë, ka një shkëmbim kulturor që ka ndodhur, i cili ka ndryshuar identitetin e tyre grupor. Kur ata u bënë të krishterë, botëkuptimi (karakteri) i helenëve ndryshoi rrënjësisht. Ata hodhën poshtë historinë e tyre të hershme, mitet, dhe praktikat duke i shkëmbyer me praktika kristiane.
Krishtërimi ka lindur nga Judaizmi. Duke pranuar Krishtërimin, ata kanë përvetësuar gjithashtu elementë të Judaizmit. Tora ruhet si Testamenti i Vjetër i Krishtërimit. Historia e çifutëve në Testamentin e Vjetër u bë historia e adaptuar për të konvertuarit në krishtërim. Identiteti dhe historia e tyre etnike u fshi dhe u zëvendësua me një tregim çifut. Iliada dhe Odisea e Homerit ishte thelbi i edukimit grek (paideia). Me konvertimin në Krishtërim, rëndësia e Homerit humbi me kohën. Bibla zëvëndësoi Homerin, Jezusi zëvëndësoi perënditë e Olimpit. Identiteti grek në të vërtetë u zhduk në jetën publike dhe Kisha do të mallkonte ata që merreshin me paganizëm dhe që shpërndanin ide të tilla.
Ajo çfarë krishtërimi i bëri identitetit grek në rrafshin shpirtëror, Roma e bëri në rrafshin politik. Kur Roma përfundimisht pushtoi Greqinë dhe mbretëritë heleniste, grekët gradualisht panë që identiteti i tyre po ndryshonte në mënyrë dramatike. Ata nuk kishin më mbretëritë e tyre, dhe pavarësi politike. Pasi u bënë pjesë e strukturës romake, identiteti autonom (vetëqeverisës) i grekëve u ndërpre; ata u romanizuan.
Me kalimin e viteve, kur Perandoria u nda ndërmjet latinishtes perëndimore dhe greqishtes lindore, gjysma perëndimore u dobësua, por pjesa lindore e perandorisë lulëzonte. Kryeqyteti i Perandorisë u zhvendos në Kostandinopoli në vitin 330 nga Konstandini i Madh. Studiuesit e mëvonshëm do ta quanin perandorinë romake të lindjes me emrin Perandoria Bizantine, për shkak të karakterit të saj grek. Mirëpo, vetë njerëzit që jetonin në Perandorinë Bizantine nuk e identifikonin veten si helenë por “romanë”, domethënë “romakë”. Identiteti i tyre politik ishte plotësisht romak në atë kohë.
Identiteti romak vazhdoi për shekuj me radhë. Kostandinopoli do të binte me osmanët në 1453, duke i dhënë fund Perandorisë Bizantine. Osmanët i njihnin dhe gruponin nënshtetasit e tyre në milete. Mileti rum apo “kombi romak” ishte emri i përcaktuar për komunitetin e krishterë ortodoks në Perandorinë Osmane. Nuk kishte milet grek. Identiteti grek nuk do të kthehej deri me lindjen e një shteti të menduar helen. Megjithatë identiteti romak vazhdoi deri në fillim të shekullit 20. Peter Charanis (1908 -1985) profesor i historisë bizantine në Universitetin Rutgers na tregon se në 1912, kur ishte një fëmijë në ishullin Lemnos, ishulli u zaptua nga marina greke. Peter, sëbashku me fëmijët e tjerë shkuan të shihnin ushtarët grekë, këta “helenë”. Një ushtar i pyet fëmijët “Për çfarë po kërkoni?” “Për helenë”, u përgjigjen ata. “A nuk jeni ju helenë?” pyetën ushtarët. Fëmijët u përgjigjen, “Jo, ne jemi romakë”.
Grekët e sotëm janë më shumë trashëgimtar të botës romako-bizantine dhe krishtërimit ortodoks, sesa të paganizmit helen të antikitetit. Kjo ka krijuar sot, në lidhje me rritjen e numrit të grekëve, një sens të identitetit etnik dhe një krizë ekzistenciale. Ata e pyesin veten: Ç’do të thotë të jesh grek? Si mund të pajtohet krishtërimi ortodoks me helenizmin? A mund të bashkohen realisht në një identitet grek?
Shumë grekë në Greqi dhe në diasporë, kanë dalë me përfundimin se Ortodoksia është armike dhe e papërputhshme me Helenizmin. Nëse tradita ruan bashkimin e një populli dhe siguron identitetin e tyre, dikush mund të thotë që grekët e kanë humbur identitetin e tyre shekuj më parë, fillimisht nga pushtimi romak (identitetin politik) dhe më pas nga Krishtërimi (identitetin fetar).
Në mendjet e shumë grekëve sot, për të qënë vërtetë grek, pra një helen, duhet të heqësh dorë nga tradita e huaj ortodokse dhe të pranosh plotësisht helenizmin (paganizmin grek), traditat e hershme etnike dhe fetare të Greqisë së lashtë – Greqisë që ekzistonte para Krishtërimit dhe pushtimit romak. Është e pamundur të pranosh plotësisht helenizmin pagan si një botëkuptim (duke përfshirë fenë, edukimin, dhe filozofinë) ndërsa je dhe një i krishterë ortodoks sepse botëkuptimet janë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Në Greqi, ka pasur përpjeke që njerëzit kanë bërë për të ri-helenizuar veten dhe madje kanë formuar organizata zyrtare. Një organizatë e tillë, Këshilli i Lartë i Helenëve Etnikë (Ypato Symboulio Ellinon Ethnikon – YSEE) u themelua në 1997. Qëllimi i tyre është të mbrojnë dhe të rikthejnë politeizmin, fenë etnike helene, traditën dhe mënyrën e jetesës.
Sipas shumicës së të intervistuarve të kësaj organizate Krishtërimi nuk është një zgjedhje e vlefshme si një grek, njerëzit po kthehen në helenizëm (paganizëm) për të zgjidhur krizën e identitetit.
Po çfarë po zbulojnë këta njerëz përmes kërkimit të tyre që shkakton krizën e identitetit?
Do t’ju jap vetëm një shembull. Në shekullin XIV (14), mund të shohim një shembull të armiqësisë ndërmjet Krishtërimit dhe Helenizmit përmes një përpjekjeje për të risjellë Platonin në ndërgjegjen publike. Demetrios Kydones (1323-1397), këshilltari i perandorit bizantin Manuel Palaiologos (1350-1425), i shkruan Manuelit duke i thënë atij që Platoni duhet të rikthehet në jetë, dhe që ekzistonte dëshira që zëri i Platonit të dëgjohej edhe një herë. Kydones kërkoi nga perandori që një dorëshkrim i Platonit i cili ruhej nga murgjit e Athosit duhet t’i jepej atij.
Për murgjit, Platoni konsiderohej një kufomë; nuk kishte asgjë të gjallë për filozofin apo mësimet e tij. Kur Kydones mori dorëshkrimin, ishte në kushte të tmerrshme; ishte lagur, grisur, dhe njollosur. Murgjit nuk ishin përpjekur ta ruanin mirë dorëshkrimin. Murgjit nuk e kishin qejf Platonin. Ai shihej nganjëherë nga murgjit si një “djall grek” i së shkuarës klasike. Në karakterin modern grek, ka njëfarë nderimi për kulturën e lashtë, por nderimi për Krishtërimin e zbeh plotësisht atë.
Është e qartë se për shumë grekë, kur ata shqyrtojnë fenë dhe historinë e tyre, vijnë në përfundimin që ajo që u është mësuar atyre për krishtërimin nga komuniteti nuk mbështetet në fakte. Me zbulimin e historisë armiqësore ndërmjet Krishtërimit dhe Helenizmit pagan sëbashku me fenë e huaj kristiane, kjo organizatë pagane është e prirur të zgjedhë një traditë etnike, një traditë autoktone për vendin dhe popullin e tyre.
Pergatiti: N.Herceku (6 shtator 2017)