AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  => Pellazgët ishin racë e zezë
  => Historia e shqiptarëve
  => Aleksandri dhe Maqedonia e lashtë
  => Romanizimi i helenëve
  => Epiri dhe epirotët
  => Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve
  => Piratët ilirë
  => Epidamnos (Durrës)
  => Kolonitë greke
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve

MENDIMI HISTORIKO-FILOZOFIK I SHOKUT ENVER HOXHA NË FUSHËN E ARKEOLOGJISË E HISTORISË SË LASHTË TË SHQIPËRISË



Shkruar nga Myzafer Korkuti  (ish-kryetar i Akademisë së Shkencave) në revistën “Iliria”, viti 1988.

Dëshiroj të theksoj që në fillim se zbërthimi i mendimit historiko-filozofik i shokut Enver Hoxha në fushën e arkeologjisë e historisë së lashtë të Shqipërisë, për vetë karakterin e tij kompleks, është një detyrë e vështirë që del jashtë kufizimeve të një referati, madje dhe që meriton një studim të veçantë. Kjo që do të parashtroj është një fillesë e një sprove që bashkë me kumtesat kushtuar Butrintit e rrethinës së tij, vëllimin me artikuj e studime për Butrintin, dhe zgjerimin e organizimin e muzeut, bëhet për të kujtuar e nderuar veprën e Enver Hoxhës me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 10 vjetorit të vizitës së tij në qytetin antik të Butrintit.

Në vitet e luftës së madhe çlirimtare, kur po lindte shteti i ri demokratik popullor, më 24 maj 1944, me Kongresin e Përmetit, Partia e shoku Enver Hoxha, me vendimin për anullimin e koncesioneve të huaja, i dhanë fund njëherë e përgjithmonë të drejtës së misioneve të huaja për të bërë gërmime arkeologjike në vendin tonë. Kujdesi i vazhdueshëm i Partisë për monumentet e vlerat historiko-arkeologjike të së kaluarës gjeti shprehje dhe pasqyrim të plotë në tërë legjislacionin tonë. Ai u bë bazë themelore dhe mbështetje e fuqishme e gjithë kësaj pasurie kulturore që është nxjerrë e po nxirret në dritë. Sot Shqipëria është i vetmi vend në botë nga vendet me kultura e qytetërim të lashtë, ku kërkimet e gërmimet arkeologjike bëhen vetëm nga specialistët e kuadrot tanë.

Në fillim të viteve ’50, kur në Shqipërinë e re po hartoheshin planet e para për rimëkëmbjen e vendit, Partia dhe Enver Hoxha përcaktuan edhe drejtimet kryesore të kërkimeve arkeologjike. Në vendimin e Byrosë Politike të vitit 1952 thuhet: “Kërkimet arkeologjike duhet të synojnë të zbulojnë kulturën origjinale të popullit tonë, atë ilire e shqiptare, pa lënë mënjanë edhe atë greke e romake”. Edhe sot, pas tri dekadave, ky orientim i partisë qëndron në themel të hartimit të planeve tona kërkimore dhe do të mbetet i tillë edhe për dekada të tjera.

Është vështirë të pasqyrohet në vijimësinë kronologjike dhe i plotë mendimi historiko-filozofik i Enver Hoxhës në vitet 60-80. Në mënyrë të sintetizuar këtë e ka bërë shoku Ramiz Alia, kur shkruan: <<Në vëllimet e veprave të Enver Hoxhës, përfshihen dhe një varg studimesh të mirëfillta shkencore historike, pavarësisht se paraqiten si artikuj, si fjalime, si kujtime e shënime historike e politike. Ato përbëjnë sinteza të plota dhe modele të zbatimit konkret të metodologjisë e metodave rreptësisht shkencore në analizën e lëvizjeve revolucionare, të figurave historike, të marrëdhënieve ndërshtetërore, të rolit të fesë e të vlerave të filozofëve të lashtë, të periudhave të veçanta të historisë së popullit tonë>>. 1

Tërë veprimtaria shkencore e shokut Enver Hoxha kushtuar historisë së Shqipërisë karakterizohet nga marrja në shqyrtim e problemeve thelbësore, e atyre ngjarjeve e fenomeneve historike-shoqërore që kanë luajtur rol parësor në tërë rrjedhën e historisë. Në radhën e këtyre problemeve kardinale janë dhe ato të origjinës e gjenezës së popullit shqiptar, të cilat më shumë se çdo çështje tjetër e kanë preokupuar vazhdimisht dhe me mendimin e Tij filozofik ka orientuar studiuesit në kërkimet e tyre, ka vënë në dukje mangësitë e studimeve të thelluara dhe me llogjikën e një historiani të shquar ka shtruar teza e ka zgjidhur në thelb nyjet e ngjarjeve të mëdha të historisë së popullit tonë.

Po ndalemi më hollësisht në disa nga këto çështje e së pari tek problemi pellazgjik, të cilin Enver Hoxha e ka pasur përzemër, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhe, siç shkruan shoku Ramiz Alia në librin “Enveri ynë”, <<jo vetëm në një rast ai ka treguar interes për të ndriçuar me metoda shkencore problemin pellazgjik apo atë etrusk>>.2

<<Është mirë që historia e Shqipërisë fillon qysh në kohën e neolitit, bronzit dhe të hekurit>>, shkruan shoku Enver Hoxha, duke e argumentuar me të dhëna konkrete të zbuluara në vend si dhe ato të shkencës së përgjithshme, si një epokë që ka ekzistuar në vendin tonë>>.3 Në dukje ky është një pohim i thjeshtë, por rëndësia e këtij fakti na bëhet e qartë dhe e kuptueshme menjëherë kur shoku Enver Hoxha shtron problemin e origjinës së popullit tonë duke iu referuar të dhënave arkeologjike: <<Problem i rëndësishëm që meriton të diskutohet është ai i prejardhjes së popullit tonë. Ky problem, vazhdon shoku Enver Hoxha, mund të studiohet duke u nisur, e para, nga objektet arkeologjike, të cilat nuk të lënë të lëvizësh dhe, e dyta, nga gjuha, e cila, megjithëse gjatë kohës pëson ndryshime, është një nga treguesit e origjinës së popujve. Pra, objektet arkeologjike dhe gjuha plotësojnë njëra-tjetrën>>.4

Në fund të viteve ’50, kur u botua Historia e Shqipërisë, njohuritë arkeologjike për epokën e neolitit e të bronzit ishin shumë të kufizuara. Ato i njihnim nga shpella e Velçës (Vlorë), gjetjet e rastit nga Maliqi të vitit 1948, e disa zbulime objektesh metalike. Në rrugë të mbarë kishin hyrë zbulimet për epokën e hekurit me zbulimet e bëra në Mat, Vajzë e Dropull. Në vitet 1961-66, me gërmimet sistematike në Maliq, u përftuan të dhëna të rëndësishme për prehistorinë e vendit tonë. Ato u pasuan me zbulimin e dhjetra vendbanimeve të tjera në Tren, Cakran, Kamnik, Dunavec, Vashtëmi, Kolsh, Burim, Blaz, Nezir, Cetush, Bënjë, Katundas, Belsh, etj. Me vlerë të pallogaritshme ishte zbulimi i rreth 100 varrezave tumulare të epokës së bronzit e të hekurit, me shtrirje në tërë territorin e vendit tonë. Në sajë të këtyre zbulimeve kemi një tablo të plotë e të gjerë të gjithë zhvillimit kulturor të vendit tonë nga fillimet e neolitit, rreth 8000 vjet më parë,  e deri në shekullin V pr.e.s, që lejon të nxirren edhe disa përfundime historike.

Kulturat përfaqësuese të neolitit të hershëm, të mesëm e të vonë të vendit tonë dëshmojnë për një vijimësi banimi, për një jetë sedentare që gjen shprehjen e vet në zhvillimin e bujqësisë e të blegtorisë dhe në shtimin e llojshmërisë e në përsosjen e veglave të punës. Tipar i ri i epokës ishte dhe lindja e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve që provohet nga importet me prejardhje nga Thesalia. Në epokën e bakrit, territori i vendit tonë njohu shkallë të tjera më të larta progresi, të cilat na janë bërë të njohura nga Maliqi, Treni, Burimasi, Kamniku, Bënja, Neziri, Gradeci e shumë gjetje të rastit të pika të ndryshme të vendit.

Kështu arkeologjia jonë prehistorike gradualisht po vinte drejt trajtimit të problemeve historike të prehistorisë dhe po thoshte fjalën e vet edhe për çështje të vështira siç ishin ato të origjinës së banorëve të tejlashtë të Shqipërisë, të cilat shoku Enver Hoxha i kishte shtruar për zgjidhje qysh më 1959, në mbledhjen e Byrosë Politike, ku u morën në shqyrtim disa probleme themelore që kishin dalë gjatë diskutimit të materialit të Historisë së Shqipërisë. Pas një parashtrese të tezave dhe kundërtezave për pellazgët, Enver Hoxha arrin në përfundimin se <<tezën se ne vijmë nga pellazgët nuk duhet ta hedhim, por ta studiojmë më tej>>. 5

Historianët e arkeologët tanë, duke pasur parasysh këtë detyrë të vështirë e afatgjatë, kanë gjurmuar e hulumtuar në vazhdimësi të dhënat arkeologjike që hedhin dritë për banorët e tejlashtë të vendit tonë. Kështu në Konferencën I të Studimeve Albanologjike më 1962, në interpretim të lëndës së re arkeologjike të zbuluar në Maliq, u shpreh mendimi se kultura eneolitike e Maliqit i përket një popullsie proto-indoeuropiane të njohur në traditën e shkruar me emrin pellazge. Më 1985, në Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire, mbi bazën e një materiali shumë më të gjerë për epokën neolitike dhe eneolitike, u bë një hap i ri për interpretimin historik por edhe etnogjenetik të epokës së bakrit. Kështu u dokumentua më tej teza se kultura eneolitike e vendit tonë u zhvillua gradualisht si një kulturë autoktone dhe në lidhje të ngushtë me kulturat bashkëkohëse ballkano-egjeane, si një kulturë që njohu arritjet më të rëndësishme të qytetërimit eneolitik e që iu nënshtrua shndërrimeve ekonomike dhe shoqërore të kohës e veçanërisht procesit të rëndësishëm të indoevropianizmit. Si përfundim bashkësia e gjerë kulturore, kultike dhe pjesërisht etnokulturore, që u formua gjatë epokës eneolitike në Ballkanin Perëndimor, ishte e karakterit indoevropian dhe mund të quhet, me emrin që trashëgojmë nga burimet antike, pellazgjike.

Problemin pellazgjik shoku Enver Hoxha nuk e shikonte thjesht si një problem historik për të cilin shkenca duhet të thotë me kompetencë fjalën e vet. <<Detyra e historianëve tanë, cilëson shoku Enver Hoxha, është që të gjejnë lidhjet dhe zhvillimin e mëtejshëm të pellazgëve me ilirët>>.6  Shqetësimi, preokupimi i udhëheqësit tonë është për dokumentimin e origjinës së popullit shqiptar. Dhe shqetësimi i Tij ka qënë për ne arkeologët detyrë konkrete dhe e vazhdueshme e kërkimeve tona.

Duke iu referuar të dhënave arkeologjike është shprehur mendimi se periudha e bronzit të hershëm në territorin e Shqipërisë, në treguesit themelorë, ka tipare të njëjta me atë të bakrit dhe në formimin e saj kulturor dhe etnik vendin kryesor e zë përbërësi autokton eneolitik. Përbërësi tjetër me origjinë lindore, i ardhur si rezultat i dyndjes indoeuropiane, shpejt u dobësua dhe u shkri me përbërësin vendas. Ky përfundim nënkupton një vazhdimësi kulturore dhe etnike nga eneoliti në bronz. Natyrisht jo një vazhdimësi tërësore, një kalim të drejtëpërdrejtë të kulturës e të bartësve të saj nga një epokë në tjetrën, sepse periudha e kalimit nga mijëvjeçari i tretë në të dytin është një periudhë e ndryshimeve të mëdha shoqërore ekonomike dhe kulturore, prandaj me vazhdimësi, duhet të nënkuptojmë përbërësin etno-kulturor eneolitik, i cili mori pjesë aktive në formimin e kulturës dhe etnosit ilir gjatë epokës së bronzit. Ky përbërës është edhe nyja lidhëse midis banorëve ilirë të epokës së bronzit dhe banorëve të tejlashtë të epokës eneolitike, të cilët mund të quhen pellazgë. Kjo është dhe lidhja midis ilirëve e pellazgëve. Këtej rrjedh ende përfundimi se ilirët dhe paraardhësit e tyre janë një nga popujt më të vjetër jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Europës.

Ky është kontributi i ri i arkeologjisë në zbatim të porosisë së shokut Enver Hoxha se <<tezën se ne vijmë nga pellazgët nuk duhet ta hedhim, por ta studiojmë më tej>>, por jo një zgjidhje përfundimtare e problemit të banorëve të tejlashtë të vendit tonë, sepse kërkimet e studimet në këtë fushë janë në fillimet e tyre.

Mendimi shkencor arkeologjik i Enver Hoxhës nuk kufizohet vetëm në çështjet themelore të prehistorisë ilire, por ka një karakter universal. Kjo shprehet qartë në përcaktimin e vijave më të rëndësishme të antikitetit ilir, në një kohë kur këto nuk ishin ende të qarta për specialistët që punonin në këtë fushë.

Në vitin 1959, në diskutimin mbi maketin e Historisë së Shqipërisë, shoku Enver Hoxha përdor për herë të parë konceptin <<qytetërim ilir>> në kuptimin e ngushtë të tij, të lidhur me periudhën antike. Duke vënë në dukje njëanshmërinë e kërkimeve italiane dhe franceze, ai shënon se <<ata janë nisur për të vërtetuar edhe periudhën helenike, që në fakt ka ekzistuar, por kanë ekzistuar edhe kulturat e tjera, për të cilat ata nuk janë orientuar>>.7 Kjo kundërvënie e dy koncepteve të ndryshme në kuptimin e vlerave të kulturave të popujve të tjerë, krahas kulturave kryesore të botës antike, siç ishin ato greke dhe romake, përbënte një kënd të ri vështrimi jo vetëm për arkeologjinë tonë, por edhe për shkencën arkeologjike në përgjithësi. Ajo fitoi një vlerë aktuale në debatin e shokut Enver Hoxha me Hrushovin në Butrint, i cili i kërkonte Shqipërisë të mohonte të kaluarën e saj dhe të kthente qytetin antik të Butrintit në një bazë nëndetësesh. Përgjigja e udhëheqësit tonë të shquar se <<përveç kulturës helene dhe romake në këto zona ishte zhvilluar një tjetër kulturë e lashtë, ajo ilire>>,8 krahas qartësisë politike e ideologjike të problemit, shpreh edhe mendimin për ekzistencën e një qytetërimi antik ilir të lulëzuar.

Duke i kërkuar një vend të denjë kulturës antike ilire në kuadrin bashkëkohor, me këtë vlerësim shoku Enver Hoxha na këshillon që të largohemi nga qëndrimet nacionaliste dhe teprimet subjektive. <<Zhvillimi i kulturës së popullit tonë të vogël sigurisht nuk pati atë hov dhe shkëlqim që patën kultura e vjetër greke, apo romake, bizantine ose kultura sllave. Por edhe kultura jonë, me gjithë peripecitë gjatë shekujve, ka kontribuar në kulturën e përgjithshme të njerëzimit>>.9

Këtë raport shoku Enver e sheh në dinamikën e vet, si një proces marrieje e dhënieje midis kulturave. Nga njëra anë ai kërkon aktivitet shkencor në diferencimin e kulturave nëpërmjet parimit të shtruar prej tij gjatë vizitës në Butrint se <<ç’është ilire është ilire dhe ç’është greke duhet konsideruar greke>>.10  Ana e dytë e këtij binomi trajtohet nga shoku Enver në prizmin e kontributit të ilirëve në krijimin e përbërësve të kulturave të huaja në vendin tonë, apo edhe të ndihmesës së tyre në kulturën botërore të kohës. Duke e theksuar rëndësinë e zbulimeve arkeologjike të kulturës ilire, ai vë në dukje se <<edhe ato zbulime, ku duket influenca e theksuar e kulturës helene, romake e bizantine, në shumicën e tyre vërtetohet zotësia artistike e kulturale e të parëve tanë, që kanë punuar në to, që kanë derdhur zotësinë, guston, mjeshtërinë e tyre të rrallë>>.11 Duke e zhvilluar më tej këtë mendim mbi veprimin e ndërsjellë të kulturave, shoku Enver Hoxha shkruan: <<Dihet se kultura e Greqisë së lashtë ka influencuar në kulturën e popullit tonë, por është e pamundur që edhe kultura e lashtë e popullit tonë të mos ketë influencuar në kulturën e popullit grek>>.12 Ky vështrim dialektik i rolit të kulturave të popujve të lashtë përbën një ndihmesë të veçantë të mendimit teorik të shokut Enver Hoxha në fushën e arkeologjisë. I parashtruar në një kohë kur kërkimet arkeologjike në qytetet ilire dhe kolonitë greke të bregdetit sapo kishin marrë një karakter intensiv, ai ndihmoi për të orientuar interpretimin e marrëdhënieve të ndërsjella greko-ilire në një prizëm krejt të ri. Në kundërshtim me pikëpamjet e arkeologjisë së huaj mbi rolin pasiv të paratokës ilire, gërmimet arkeologjike vërtetuan se është zhvillimi i brendshëm ekonomiko-shoqëror i ilirëve që krijoi kushtet për themelimin e kolonive greke dhe jo e kundërta, siç mendohej deri atëherë. Gjithashtu u vërtetua arkeologjikisht roli i veçantë i përbërësit ilir në tërë historinë dhe kulturën e ngulimeve helene.

Në mendimin e Tij mbi bashkëveprimin e kulturave antike shoku Enver Hoxha nuk mbetet në shkallën e vëzhgimit, por nxjerr edhe një përfundim të rëndësishëm historik. Që në vitin 1959, kur sapo ishin ravizuar trajtat e kulturës së lashtë ilire nëpërmjet gërmimeve arkeologjike, ai bëri përgjithësimin mbi rolin e kulturës në vetë vazhdimësinë e popullit tonë. <<Vetë fakti që populli ynë i vogël nuk u zhduk dhe nuk u asimilua as nga popujt e mëdhenj që e robëruan dhe as nga kultura e tyre e zhvilluar – shkruan Ai – provon se në këtë drejtim ka kontribuar, tok me rezistencën e armatosur edhe kultura e popullit tonë>>.13  Dhe duke e zhvilluar më tej këtë tezë ai shkruan më 1961: <<Është e pamundur që një popull pa kulturë të kapërcejë vështirësi aq të mëdha si ato që ka kapërcyer gjatë shekujve populli ynë, vështirësi që rrezikonin shfarosjen e tij. Populli ynë edhe në të kaluarën ka pasur kulturën e tij, me të cilën ka kontribuar edhe në thesarin e kulturës botërore>>.14

Në trinomin e problemeve të gjenezës së popullit tonë, pellazgë-ilirë-arbër, origjina e shqiptarëve në veprën e Enver Hoxhës zë një vend të veçantë. <<Çështja tjetër që kërkon studime, shkruan Ai, është kjo: Ç’është bërë me jetën e me zhvillimin e prejardhësve të ilirëve – me shqiptarët? Sa është studiuar ky problem?>> dhe më poshtë vazhdon: <<Ilirëve u gjejmë shumë gjurmë arkeologjike. Po pas ilirëve, në periudha të ndryshme, nuk ka gjurmë?>>.  Enver Hoxha nuk mjaftohet vetëm me shtrimin e problemit nëpërmjet pyetjeve, po me intuitën e logjikën e historianit shkruan: <<Ka patjetër edhe më shumë, ka një zhvillim progresiv edhe më të përparuar se qytetërimi ilir derisa ne, prejardhësit e ilirëve, as nuk u zhdukëm, as nuk u asimiluam nga popujt e tjerë më të mëdhenj. Kjo tregon vitalitetin e popullit tonë, zotësinë, kulturën, organizimin e mbrojtjes dhe të jetës shoqërore të përparuar. Kjo duhet studiuar, duke zbuluar, duhet zhvilluar. Këtu ka vazhdimësi dhe jo ndërprerje, kjo është një çështje dialektike>>.15

Gërmimet e studimet 30-vjeçare në varrezat arbërore të Shqipërisë së Veriut provuan se kultura e Komanit kishte lindur dhe ishte formuar mbi bazën e kulturës ilire dhe bartësit e saj, arbërit, ishin pasardhës të popullsisë së lashtë ilire. Me zgjerimin e kërkimeve mbi qytetin mesjetar u nxorën në dritë të dhëna të reja për të ndjekur në vijimësi proceset transformuese etnokulturore që u kryen gjatë antikitetit të vonë e Mesjetës së hershme në qendrat qytetare. Kështu u bë e mundur të ndiqej më mirë ecuria e zhvillimit të kulturës ilire pas pushtimit romak deri në formimin e kombësisë arbërore dhe të evidentohej më mirë fenomeni i qëndresës ilire ndaj asimilimit romak, bizantin e sllav.

Me shtrirjen e kërkimeve mesjetare në zona të reja, sidomos në trevat jugore, po edhe brenda arealit të kulturës së Komanit, u bë i mundur krijimi i një përfytyrimi më të gjerë hapësinor e kohor të kulturës së hershme mesjetare shqiptare dhe u përcaktuan tiparet e një varianti të ri jugor të kulturës arbërore.

<<Etnogjeneza e popullit shqiptar, shkruan Enver Hoxha, është një problem sa i rëndësishëm, aq edhe kompleks, për studimin e të cilit do të nevojitet aktivizimi dhe bashkëpunimi i mjaft punonjësve shkencorë>>.16 Duke vënë në zbatim këtë porosi, sot, pas 15 vjet kërkimesh në fushën e antropologjisë, mund të konstatojmë me kënaqësi se është bërë një hap i rëndësishëm dhe mbi bazën e materialit eshtror të varrezave arbërore, është dokumentuar mbijetesa e përbërësit tipologjik ilir në popullsinë e hershme shqiptare si edhe proceset evolutive të cilat çuan në formimin e tipit antropologjik të shqiptarëve, duke mbështetur tezën e vijimësisë iliro-shqiptare edhe në plan antropologjik.

Këto përfundime të mbështetura mbi në një bazë të gjerë faktike dhe veçanërisht zbulimi i kulturës së hershme mesjetare shqiptare në Lezhë, Krujë, Pogradec dhe në Durrës, kishin përmbysur pikëpamjet e mëparshme që e paraqisnin popullsinë shqiptare si mbeturinë e fiseve konservatore ilire të strehuara në male, larg qytetërimit. Ajo kishte mbijetuar edhe atje ku forca asimiluese romake e bizantine ishte e madhe, sepse dhe qëndresa ilire-shqiptare ishte e fortë. E bazuar në një traditë kulturore të lashtë e shumë të zhvilluar.

Arkeologjia shqiptare, për vetë nevojat që shtroi hartimi i historisë së Shqipërisë, i dha përparësi kërkimeve e studimeve për origjinën e ilirëve e gjenezën e shqiptarëve. Në këtë rrugë të vështirë kërkimesh ajo jo vetëm që ka përcaktuar shkencërisht origjinën autoktone të ilirëve dhe prejardhjen ilire të arbërve, por ka vlerësuar drejt edhe rolin që kanë luajtur kulturat e popujt e tjerë në formimin etnik të vendit tonë. Ajo nuk ka rënë në pozita nacionaliste e të arrijë në përfundimin se ne kemi qënë më të kulturuar se popujt e tjerë, por ka veçuar qartë nivelin kulturor të një populli nga lashtësia e tij.17

Këto orientime të shokut Enver Hoxha janë një kontribut i drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve të etnogjenezës së popullit tonë, të kulturës e qytetërimit ilir dhe të kulturës së hershme mesjetare shqiptare, por vlera e mendimit teorik e filozofik të Enver Hoxhës për këto çështje del jashtë kufijve të vet problemeve, sepse ato janë në të njëjtën kohë edhe modele të rrugës së studimit e interpretimit të ngjarjeve e fenomeneve historike. Le t’i referohemi më konkretisht veprës së shokut Enver Hoxha për probleme të karakterit metodologjik.

Në studimin programatik “Probleme të historisë së lashtë të popullit tonë” shoku Enver Hoxha shkruan: << … mendoj se duhet parë metoda e studimit dhe e interpretimit të materialeve arkeologjike, që të dihet mirë se si ka jetuar ky popull, si ka luftuar, si ka menduar, si ka besuar, ç’marrëdhënie shoqërore ka pasur, si janë zhvilluar e transformuar këto, cilat kanë qënë influencat e brendshme dhe të jashtme, ç’ndryshime kanë sjellë të gjitha këto në jetën ekonomike, shoqërore, intelektuale, morale, etj.>>18  Me një thjeshtësi e qartësi që karakterizon tërë veprën e Enver Hoxhës janë parashtruar tërësia e aspekteve që duhet të realizojë në studimin e tij çdo arkeolog. Një botim i lëndës arkeologjike do të ishte i plotë po të bëhej studimi i mënyrës së jetesës, i armëve e i mënyrës së luftimit, i besimeve e i kulteve, i marrëdhënieve të brendshme e i këmbimeve të brendshme e të jashtme, si e sa kanë ndikuar këto në jetën ekonomike e shoqërore dhe si janë zhvilluar e transformuar të gjitha këto nga një periudhë në tjetrën.

Dhe, si për çdo porosi e direktivë që jepte Enver Hoxha, nuk harronte të caktonte me po aq qartësi edhe rrugën e zgjidhjes. <<Kështu - shkruan Ai – me durim, me studim, me erudicion, me gërmime, duke përdorur krahasime dhe analogji shkencore materialiste, mund të zbulohet koha e lashtë, të vihet në dukje dhe të gjallërohet “inercia” shekullore, të zbulohen sistemet e ndryshme shoqërore të epokave të ndryshme, të zbërthehen e të lidhen ato në mënyrë të pashkëputur>>.19

Në mënyrë koncize Enver Hoxha ka vlerësuar rolin parësor të veprimtarisë prodhuese në studimin e epokave historike. <<Gjuha dhe veprimtaria prodhuese, shkruan Ai, janë dy thesare të paçmuara për të njohur historinë e një populli>>.20 Duke bërë kujdes në studimin e veprimtarisë ekonomiko-shoqërore të çdo periudhe historike, arkeologjia e re shqiptare ka arritur të ndriçojë probleme të rëndësishme e t’u japë zgjidhje edhe në plan teorik çështjeve të ndërlikuara të historisë së lashtë dhe me mendimin e saj të paraprijë edhe në plan ndërkombëtar. Kështu historia politike e shtetit ilir fitoi vlera të tjera, pasi u dokumentua dhe u argumentua baza ekonomiko-shoqërore e tij. Edhe studimi i origjinës së ilirëve u vu mbi një bazë më të sigurt me evidentimin e studimin e kushteve shoqërore-ekonomike në të cilat lindi dhe u zhvillua etnosi ilir. Natyrisht, ky këndvështrim i studimeve kërkon të thellohet më tej, si për origjinën e ilirëve, ashtu edhe për gjenezën e shqiptarëve.

Çështje të karakterit parimor për studimet tona arkeologjike kanë qënë e të tilla do të jenë edhe porositë që la shoku Enver Hoxha 10 vjet më parë, gjatë vizitës në qytetin antik të Butrintit. <<Ju shkencëtarët, arkeologët, etj. duhet të mbani parasysh mësimet e partisë që çdo gjë ta përcaktoni drejt, me përpikmëri, me objektivitet shkencor dhe të zhveshur nga ndjenja e shovinizmit. Kultura e popujve, porosit shoku Enver Hoxha, duhet studiuar me seriozitet e ndershmëri. Ajo çka është ilire është ilire, ajo çka është romake ose greke është romake dhe greke>>.21 

Në bisedën historike me arkeologët në Butrint, kujdesi dhe meraku i Enver Hoxhës për zhvillimin e kërkimeve arkeologjike shkon edhe tek probleme në dukje të vogla, por me rëndësi profesionale. <<Në gërmimet arkeologjike nuk punohet me kazmë e lopatë, por me furçë, me thikë, me bisturi, ndryshe objektet e shumta e monumentet mund të gërvishten e dëmtohen>>.22  Vëmendja e udhëheqësit ndalet edhe tek aplikimi i metodave moderne se përdorimi i tyre është me efikasitet të madh. <<A e keni arritur ju, pyet shoku Enver Hoxha, të bëni fotografi të përgjithshme rreth mureve që rrethojnë Butrintin?>>. Edhe gjatë vizitës që bëri shoku Enver në Muzeun Historik Kombëtar më 1981 ritheksoi leverdinë e vlerën e fotografimit ajror.

Aplikimi i metodave e mjeteve moderne për zhvillimin e kërkimeve arkeologjike duhet të kombinohet me metodat tradicionale. Dhe ja si shprehet për këtë shoku Enver Hoxha: <<E keni parë këtë vend pëllëmbë për pëllëmbë?>>.23

Harta arkeologjike e Shqipërisë ka me qindra pika e qendra të reja arkeologjike që janë rezultat i kërkimeve intensive në tërë territorin e vendit tonë. Por po kaq e vërtetë është se çdo ditë po zbulohen pika të reja arkeologjike, ndaj dhe porosia e Enver Hoxhës është përherë aktuale, se aty ku territori kontrollohet pëllëmbë për pëllëmbë janë bërë e do të bëhen zbulime me shumë vlerë.

Udhëheqësi më i madh i popullit tonë, të cilit i festojmë në këto ditë tetori 80-vjetorin e lindjes, ishte një nga vizitorët më të rregullt të muzeve e monumenteve historiko-arkeologjike që kanë krijuar brezat. Në prill të vitit 1949 ai vizitoi Muzeun Arkeologjik Etnografik të porsaçelur dhe në librin e përshtypjeve la porosi që u bënë frymëzim për arkeologjinë e re shqiptare. Në vitin 1981 vizitoi pavionin e arkeologjisë në Muzeun Arkeologjik Kombëtar, po ai gjente kohë të vizitonte edhe muzetë e rretheve në Shkodër e Vlorë, në Durrës e Korçë, në Mat e Skrapar. Enveri ynë ndiqte rregullisht e me admirim zbulimet arkeologjike në Durrës, në Apoloni e gjente kohë të vizitonte edhe Butrintin në jug të Shqipërisë. Ai nuk mungonte të shprehte edhe ndjenjat personale, kënaqësinë e veçantë që i dha vizita në Butrint në mars të 1978. Në mbledhjen e sekretariatit të KQ të Partisë, siç shkruan shoku Ramiz Alia në librin “Enveri ynë”, pasi trajtoi disa probleme të rinisë, u ndal edhe në vizitën që kishte bërë pak kohë më parë në Butrint. <<Sipas mendimit tim, tha shoku Enver Hoxha në këtë mbledhje të Sekretariatit, në mbledhjet e rinisë, pasi të diskutohet për problemet e punës, është mirë të flitet edhe për traditat, për historinë, për arkeologjinë, gjer edhe për artin popullor të gdhendjes apo qëndisjes>>.24 Jeta e rinisë sonë është kulturë, ndaj këtyre porosive nuk u kalon koha se, kur e njeh të kaluarën, e do më shumë të tashmën dhe të ardhmen e Atdheut.

Biseda e shokut Enver Hoxha në Butrint, ashtu si gjithë shkrimet e Tij për historinë e lashtë, janë një thesar i çmuar, një mesazh idesh e detyrash për perspektivat e kërkimeve e studimeve arkeologjike. <<Një qytet kaq i madh (si Butrinti - MK), me një veprimtari kaq të gjerë, me këtë teatër dhe gjithë këto ambiente rreth tij, tha shoku Enver Hoxha në Butrint, mendoj se fsheh akoma shumë monumente të tjera, vepra të rralla të arteve figurative dhe objekteve të ndryshme të asaj periudhe>>.25

Dhe ne do të shtonim se si Butrinti është Finiqi këtu pranë, Antigoneja në Gjirokastër, Bylisi në Fier, është Durrësi, Lisi e Shkodra në veri, është e tërë Shqipëria, të cilat presin të nxirren në dritë e të studiohen me objektivitet nga arkeologët shqiptarë.

Në këtë 80-vjetor të lindjes së Enver Hoxhës, i themi partisë se do të zgjerojmë më tej kërkimet në fushën e arkeologjisë e historisë së lashtë të Shqipërisë dhe në studimet tona do t’i drejtohemi gjithmonë veprës së Enver Hoxhës dhe kjo gjithmonë do të na shërbejë si model për arritjet në fushën e mendimit filozofik e shkencor.

Shkruar nga Myzafer Korkuti  (ish-kryetar i Akademisë së Shkencave) në revistën “Iliria”, viti 1988, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës.

Referencat:

______________________

 1) Ramiz Alia, Enveri ynë, Tiranë 1988, f.209.

2) Po aty. f.209.

3) Enver Hoxha, Vepra, vëll.17.  f.177.

4) Po aty.  f.178.

5) Po aty.  f.180.

6) Po aty.  f.180.

7) Po aty.  f.180.

8) Enver Hoxha, Hrushovianët, Tiranë, f.356.

9) Enver Hoxha, Vepra, vëll.17.  f.481.

10) Enver Hoxha, Vepra, vëll.64.  f.432.

11) Enver Hoxha, Vepra, vëll.17.  f.482.

12) Enver Hoxha, Vepra, vëll.21.  f.362.

13) Enver Hoxha, Vepra, vëll.17.  f.481-482.

14) Enver Hoxha, Vepra, vëll.21.  f.362.

15) Shih Enver Hoxhën për shkencën, vëll. I, f.5-7.

16) Enver Hoxha, Vepra, vëll.23.  f.547.

17) Enver Hoxha, Vepra, vëll.17.  f.179.

18) Shih Enver Hoxhën për shkencën, vëll. II, f.6.

19) Po aty.  f.9

20) Po aty.  f.8

21) Enver Hoxha, Vepra, vëll.64.  f.432.

22) Po aty.  

23) Po aty.  

24) Ramiz Alia, Enveri ynë, Tiranë 1988, f.211-2012.

25) Vizitë e shokut Enver Hoxha në Butrint, 26 mars 1978.

Burimi: www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1988_num_18_2_1496





JETA DHE VEPRA E ARKEOLOGUT MYZAFER KORKUTI

.........................
Myzafer Korkuti lindi mė 17 Maj 1936 nė Fterrė tė Sarandės. Mbaroi shkollėn e mesme pedagogjike nė Shkodėr dhe pas tre vjet pune si mėsues filloi studimet e larta nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės nė Fakultetin e Histori-Filologjisė, Dega Histori, tė cilat i pėrfundoi me rezulate shumė tė mira nė 1962. Qė gjatė periudhės sė studimeve mori pjesė nė disa ekspedita arkeologjike tė cilat do tė pėrcaktonin drejtimin e tij nė jetė. Pėr njė kohė tė shkurtėr ndoqi studimet e larta nė Leningrad (Shėn-Petėrburg, Rusi), por u detyrua t’i ndėrpriste pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollėn e lartė u emėrua nė Qendrėn e Studimeve Arkeologjike tė Akademisė sė Shkencave. Nė 1962 u emėrua nė Institutin e Histori-Gjuhėsisė, nė Sektorin e Arkeologjisė, duke u lidhur kėshtu pėrfundimisht me arkeologjinė. Nga vitet 60' e deri sot me veprimtarinė e tij kėrkimore studimore ka dhėnė njė kontribut tė shquar pėr zhvillimin e arkeologjisė shqiptare. Ai reflektohet nė punėn e aktivitetin e gjerė pėrgjatė 45 vjetėve nė arkeologji si studiues, pedagog e drejtues Nė fushėn e botimeve Prof. Korkuti ka njė veprimtari tė gjerė shkencore me punime origjinale dhe vepra pėrgjithėsuese. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorė nė revista shkencore nė Shqipėri dhe 34 artikuj nė revista jashtė shtetit. Ėshtė bashkėautor nė disa tekste universitare, si "Arkeologiia" 1972, 1993, i tekstit tė Historisė sė Shqipėrisė, "Les Illyriens" 1985, dhe i "Historisė sė Popullit Shqiptar" 2003. Ėshtė autor i monografisė "Neolithicum und Chalkolithikum in Albanien" Mainz 1999, botuar nga Akademia e Shkencave e Heidelbergut (Gjermani) dhe gjithashtu autor i librit "Parailirėt - Ilirėt - Arbėrit njė sintezė e kėrkimeve dhe studimeve pėr etnogjenezėn e popullit shqiptar. Ka marrė pjesė nė disa dhjetėra simpoziume e kongrese ndėrkombėtare nė Greqi, Itali, Gjermani, Francė, Spanjė, Zvicėr, Kroaci, Turqi, Rusi, Afrikė e Jugut etj. Si kryeredaktor i revistės "Iliria"qė nga viti 1971, Prof. Korkuti ka ndikuar nė botimin cilėsor tė saj, duke pėrgatitur shumicėn e numrave qė janė botuar. Ėshtė zgjedhur Anėtar i Komitetit tė Pėrhershėm tė Shkencave Pre e Protohistorike Botėrore (prej vitit 1986 e vazhdon tė jetė aktualisht) dhe ėshtė anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman. Nė 7 qershor tė vitit 2006, prof. Myzafer Korkuti dekorohet nga presidenti i kohės (Alfred Moisiu) me urdhėrin “Mjeshtėr i Madh”, me kėtė motivacion: "Pėr kontribut tė veēantė nė zhvillimin e pėrparimin e arkeologjisė shqiptare, studimet arkeologjike dhe formimin e brezave tė arkeologėve tė rinj". Ėshtė bėrė anėtar korrespondent I INSTITUTIT ARKEOLOGJIK TĖ AMERIKĖS me vendim tė Kėshillit tė 8 janarit 2010 nė vlerėsim tė diturisė dhe arritjeve tė mėdha nė fushėn e arkeologjisė. Nė shtator tė vitit 2013 prof. Myzafer Korkuti zgjidhet kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe nė shtator 2017, pėr arsye pėrsonale, ai jep dorėheqjen, duke u votuar mė pas si nėnkryetar i saj (ku vazhdon tė jetė aktualisht). Si specialist i prehistorisė ka kryer njė sėrė kėrkimesh e studimesh qė pėrfshijnė tė gjitha epokat prehistorike nga ato tė gurit tė vjetėr deri nė fillim tė epokės historike (si paleolit, mezolit, neolit, eneolit, bronz e hekur) duke u bėrė njė referencė shumė e rėndėsishme pėr arkeologjinė prehistorike shqiptare. Nė mėnyrė tė veēantė kontributi shkencor i Prof. Korkutit mbetet themelor nė kėrkimet e studimet pėr neolitin e eneolitin nė Shqipėri duke u renditur tek prehistorianėt mė nė zė tė kėsaj fushe jo vetėm nė vendin tonė. Ndihmesa tė veēanta qė lidhen me veprimtarinė e tij studimore janė: pėrcaktimin kulturor tė neolitit nė vendin tonė, praninė e tre varianteve tė tij tė lidhura me rajonet e Ballkanit dhe mė gjerė. Krijimi i njė sistemi tė periodizimit dhe kronologji sė pėr neolitin dhe eneolitin. Evidentimin e njė bashkėsie tė gjerė etno-kulturore gjatė epokės eneolitike qė i jep rol shumė tė rėndėsishėm nė formimin e popullsive tė mėvonshme ilire. Nė aspektin e kėrkimit Prof. Muzaferi ėshtė shquar nė drejtimin nė terren tė gėrmimeve arkeologjike nė shumė vendbanime tė rėndėsishme pre e protohistorike (15 tė tilla) nė tė gjithė Shqipėrinė si nė Tren, Vashtmi, Dunavec, Burimas, Podgorie (Korēė), Cakran e Patos (Fier), Kolsh (Kukės), Cetush e Gradec (Dibėr), Katundas (Berat), Bėnjė (Pėrmet), Konispol (Sarandė), Mallakastėr etj. Po ashtu nėpėrmjet ekspeditave pėrnjohėse tė kryera nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė vendit ka mundur tė vjelė njė informacion tė gjerė e me interes pėr kėrkimet nė prehistori e qė pasqyrohen nė njė varg punimesh e publikimesh. Ka kontribuar nė formimin e brezave tė rinj tė arkeologėve si pedagog i jashtėm i Universitetit tė Tiranės ( 1968 - 2001) dhe nė Universitetin e Prishtinės (1972 - 1975) si dhe nė udhėheqjen e tyre pėr tema e disertacione. Ka mbajtur leksione speciale nė shumė Universitete si nė Universitetin Paris I, tė Berlinit, Heidelbergut e Munsterit nė Gjermani, nė Romė, Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė nė Itali, nė Athinė e Selanik, Greqi, Vjenė - Austri dhe Cincinati nė SHBA. Si specialist me shumė pėrvojė, ka kontribuar qė arritjet e shkencės arkeologjike shqiptare dhe trashėgimia shumė e pasur e grumbulluar nga kėrkimet arkeologjike nė tė gjithė Shqipėrinė, tė bėhen tė njohura brenda e jashtė vendit nėpėrmjet ngritjes sė ekspozitave (Francė, Itali, Gjermani, Austri) dhe muzeve arkeologjik (Tiranė, Durrės, Apoloni, Butrint e Korēė). Ka qenė pėr njė kohė tė gjatė nė detyra drejtuese duke kontribuar direkt edhe nė progresin e vazhdueshėm tė arkeologjisė shqiptare jo vetėm pėr zgjerimin e thellimin e kėrkimeve por edhe pėr pėrmirėsimin e organizimit e funksionimit tė Institutit. Si drejtor i zgjedhur i Institutit tė Arkeologjisė nė vitet 1998 - 2006, ka ēuar mė tej punėn e drejtuesve tė mėparshėm Profesorėve Ceka e Bodinaku duke i orientuar ndryshimet nė kahun e duhur pėr pėrshtatjen e kėrkimeve dhe studimeve arkeologjike me kėrkesat e kohės. Ai diti tė krijojė e tė forcojė lidhjet institucionale me shumė institute e organizma tė tjerė shkencorė jashtė vendit qė krijuan mundėsi dhe perspektivė pėr zhvillimin. Hap pas hapi u zgjidhėn dy problemet kryesore pėr sigurimin e tė ardhmes sė Institutit, ai i zgjerimit tė kėrkimit nė tė tre drejtimet: prehistori, antikitet e mesjetė duke pėrfshirė tė gjithė arkeologėt dhe e dyta shumė e rėndėsishme, pėrgatitja e arkeologėve tė rinj pėr tė plotėsuar radhėt e lėna bosh nga largimi i shumė specialistėve nė vitet '90. Tashmė kemi njė Institut nė aktivitet tė plotė me projekte tė ngritura nga Instituti dhe me bashkėpunim si me QNASH dhe institucione tė huaja (aktualisht punohet nė 30 projekte nga tė cilat 20 janė bashkėpunime). Ėshtė ripėrtėritur stafi shkencor i Institutit me specialistė tė rinj tė kualifikuar qė pėrbėjnė sot afėrsisht gjysmėn e tij. Kėto arritje pasqyrohen mjaft mirė dhe nė fushėn e publikimeve, ku pėr periudhėn 2000-2005 janė botuar 12 monografi dhe 191 artikuj shkencorė nė revistat tona shkencore dhe nė 25 tė huaja. Pasioni pėr arkeologjinė, serioziteti e kėmbėngulja pėr arritjen e rezultateve gjithnjė e mė tė mira, kėrkues ndaj vetes dhe tė tjerėve, janė cilėsitė qė i kanė garantuar suksesin Prof. Korkutit por edhe vlerėsimin e respektin e kolegėve e bashkėpunėtorėve tė tij nė vite. Veprimtaria dhe kontributi i Prof. Korkutit si studiues i fushės sė arkeologjisė dhe drejtues janė sot pjesė e rėndėsishme e historisė sė shkencės arkeologjike shqiptare, shkencė qė pret nga ai kontribute tė tjera.

Veprën e tij mbi arbërit, ilirët dhe para-ilirët mund ta lexoni këtu: mkorkuti.tripod.com/id9.html
 

Video mbi veprimtarinë e tij arkeologjike: 

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free