Astro-mitologji
 
Astro-mitologji
Astro-mitologji  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Nikolas Herceku
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2026
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2026
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  Libra astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i helmetave me brirë
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  => Pellazgët ishin racë e zezë
  => Historia e shqiptarëve
  => Aleksandri dhe Maqedonia e lashtë
  => Romanizimi i helenëve
  => Epiri dhe epirotët
  => Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve
  => Piratët ilirë
  => Epidamnos (Durrës)
  => Kolonitë greke
  => Fiset dorike
  Dardanët e Anadollit dhe Ballkanit
  Brigët dhe Frigjia
  HISTORI GJUHE
Astro-mitologji
Fiset dorike

 



DORËT E GREQISË KLASIKE

Dorët ishin një nga grupet më kryesore etno-gjuhësore të Greqisë klasike, së bashku me Eolët, Jonët dhe Akejtë.  Sipas mitit që na sjell Apollodori, heronjtë eponimë të këtyre katër racave: Dori, Eoli, Joni dhe Akeu, ishin të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin. Dori dhe Eoli kishin qenë vëllezër, bij të Helenit, ku vetë ky i fundit ishte bir i Deukalionit mitik; atij biri të titanit Promete, i cili shpëtoi nga përmbytja e botës.

Nëse tradita greke tenton t’i lidhë Dorët kryesisht me Peloponezin dhe ishullin e Kretës, studime gjuhësore tregojnë që në të vërtetë dialektet dorike janë folur edhe në pjesën më të madhe të Greqisë

perëndimore, deri në Epir. Madje dhe gjuha maqedonase ishte, me shumë gjasa, fryt shtresësimi i dialektit dorik dhe eolik. Nga ana tjetër, sipas mitit, Dorët ishin fillimisht një popull endacak, që para se të pushtonin Peloponezin, kishin bredhur për një kohë të gjatë nëpër Greqi, duke lënë gjurmë të rrugëve të tyre.

RIKTHIMI I HERAKLIDËVE

Sipas Pausanias, banorët autoktonë të Peloponezit  ishin Akejtë dhe Arkadët, ndërsa Dorët do t’iu bashkoheshin në një tjetër moment. Me siguri vepra “Periegesis” i referohet një tradite antike që sjell Herodoti, sipas së cilës, Dorët me origjinë nga Fthia në Thesali, në fillim kishin emigruar në Maqedoni, pastaj u spostuan në Dryopia, prandaj ia ndryshuan emrin në Doris, dhe në fund mbërritën në Peloponez.

Tukididi është i pari që e lidh ardhjen e Dorëve në Peloponez me një mit të lashtë të përmendur për herë të parë nga Tyrteu, por i risjellë edhe nga shumë autorë klasikë, ndër të cilët: Apollodori, Diodori i Siçilisë dhe vetë Herodoti, atë të Rikthimit të Heraklidëve.

Sipas mitit, gjysmë-perëndia Herakles, i biri i Zeusit dhe Alkmenës, do të kishte qenë trashëgimtari legjitim i fronit të Tyrinsit, por perëndesha Hera, duke e urryer djaloshin thjeshtër, fryt i një tradhëtie tjetër të të shoqit, kishte bërë çmos që mbretëria t’i përkiste kushëririt të vet Euristeut. Me vdekjen e Herakleut, Euristeu i kishte persekutuar të bijtë, prandaj këta kishin ikur në Atikë, ku me ndihmën e athinasve, do të kishin përballur dhe mundur në betejë forcat e xhaxhait që ishin nisur në ndjekje të tyre. Pasi Euristeu vdiq në betejë, Heraklidët kërkuan të riktheheshin në atdheun e tyre, por në Istmin e Korinthit do të përballeshin me ushtrinë e Atreut, mbretit të Mikenës, që duke përfituar nga vakumi i pushtetit, kishte shtrirë kontrollin e tij në zonë. Për të shmangur një derdhje të madhe gjaku, të dyja palët ranë dakort që ta zgjidhnin çështjen me një duel midis kampionëve të tyre. Për Heraklidët Ili, i biri i Herakleut; për Atreun Ekemi, mbret i Tegeas. Ai që e fitoi luftën ishte kampioni i Atreut, prandaj Heraklidët, të mundur, u detyruan të zotoheshin që të mos ktheheshin në Peloponez për të paktën 50 apo 100 vjet, sipas miteve të ndryshme që e tregojnë këtë. Të bijtë e Herakleut atëherë gjetën strehim në Thesali, por pasardhësit e tyre, pasi kaluan periudhën për të cilën kishin rënë dakort, iu rikthyen qëllimit të tyre, duke arritur të pushtojnë ato toka që ishin e drejta e tyre.

Tani, është e dukshme që për Herodotin që Rikthimi i Heraklidëve dhe pushtimi dorik i Peloponezit janë dy ngjarje të ndryshme dhe të ndara. Por Tukididi i shkrin së bashku këto dy gojëdhëna, duke raportuar që kur Dorët mbërrijnë në Peloponez, ata që i udhëhiqnin ishin pikërisht Heraklidët, duke e bërë fakt që të dy realitetet t’i vendosën njëri-tjetrit.

MITI MODERN

Midis mesit të viteve 1800 dhe fillim viteve 1900, akademikët u përpoqën t’i jepnin një formë të qendrueshme (koherente) mitit të rikthimit të Heraklidëve dhe të gjithë referimeve të paraqitura në burimet greke në lidhje me pushtimin dorik të Peloponezit, duke pasqyruar në konkluzionet e tyre konteksin historik dhe social. Një realitet perëndimor që për një kohë të gjatë që kishte praktikuar dhe ende praktikon një qasje koloniale, prirej të konsideronte ndryshimet kulturore domosdoshmërisht fryt të ndërhyrjeve të jashtme. Dhe kjo së bashku me nocionet e historisë romake, në lidhje me pushtimet barbare, në rënien e perandorisë, luajti një rol shumë të rëndësishëm në përkufizimin e një lloj miti modern të pushtimit dorik që, nga ngjarja e kufizuar vetëm në burimet e Peloponezit, u shtri në të gjithë Greqinë dhe u lidh me rënien e qytetërimit mikenian.

Me njohjen e greqishtes si gjuhë që i përket familjes indoeuropiane, u konfirmua një model mjaft thjeshtëzues, i propozuar nga filologu Paul Kretschmer, i cili në vitin 1909 mori si të mirëqenë ekzistencën e një popullsie autoktone të Greqisë, pellazgët mitikë, që në mënyrë graduale u indo-europianizuan nga valët e njëpasnjëshme të popujve helenë që vinin nga Euroazia: Akejtë, Jonët, Eolët dhe Dorët, që futën në përdorim dialekte të ndryshme greke.

Në vitin 1919, Madison Grant, një antropolog amerikan mbështetës i vazhdueshëm i racizmit shkencor publikoi “The passing of the Great Race”, në të cilën paradigma pushtuese do të mbushej me elementë të suprematizmit nordik. Sipas Grant-it, Akejtë të një race veriore, kishin themeluar civilizimin mikenian, por duke u përzier më vonë me pellazgët mesdhetarë, u bënë dekadentë (humbën kulturën e tyre), të paaftë pra për t’i bërë ballë pushtimit dorik, që së bashku me Eolët dhe Jonët, u bashkuan për ta rigjallëruar Greqinë me një gjak të ri nordik. Duke rikuperuar një tezë tashmë të formuluar në vitet 1800 nga profesori i historisë, austro-hungarezi Jakob Philipp Fallmerayer, Grant mbështeti teorinë që Dorët ishin helenët origjinalë, ndërsa grekët modernë do të ishin fryt i përzierjes me turq, sllavë, shqiptarë dhe vllehë; në mënyrë qesharake një tezë e trajtuar përsëri në ditët tona nga ekstremi pan-ilirist shqiptar, e cila padyshim përpiqet të mos i përmendë shqiptarët midis papastërtive të ndryshme të përmendura nga Fallmerayer. Publikimi i Grantit kuptohet që u bë një nga gurët themelorë të teorive racore të Gjermanisë naziste dhe disa nga fragmentet e tij janë cituar shpesh nga Adolf Hitler.

PUSHTIM APO KRYENGRITJE?

Pavarësisht popullaritetit të madh që teoria e pushtimit dorik ka gëzuar, të paktën deri në gjysmën e viteve ’60, qoftë për motive ideologjike, qoftë për thjeshtësinë me të cilën ofronte një zgjidhje për kolapsin e qytetërimit mikenian, pikat e saj kritike dhe mospërputhjet e saj ishin aty për t’u parë nga të gjithë dhe të tjera dolën në pah ndërsa arkeologjia hetoi atë periudhë që përfshin fundin e Epokës së Bronzit dhe fillimin e Epokës së Hekurit në Greqi.

Në burimet greke nuk ka asnjë referencë për një pushtim të madh që vjen nga veriu, dhe lëvizjet e Dorëve dhe të gjitha racave të tjera greke kanë si pikënisje rajone të vetë Greqisë. Dhe së fundmi, nëse me siguri diçka kishte shkaktuar rënien e sistemit pallator, në një analizë arkeologjike të thelluar nuk dilte anjë provë kontekstuale që mund të lidhet me mbërritjen e një grupi etnik e kulturor. Në fakt, të gjithë ata elementë që më parë janë interpretuar si futje në përdorim nga Dorët, në të vërtetë ishin tashmë të pranishëm brenda botës mikeniane, si shpatat Naue 2 (të Epokës së Bronzit), qeramika e prodhuar me dorë, e përcaktuar si barbare, stili protogjeometrik dhe varret cistike, ose përkundrazi, shumë më vonë se zhdukja e tyre, si fibulat formë syzesh, që në Greqi nuk shfaqen para shekullit IX para Krishtit. I njëjti përpunim i hekurit, që në të kaluarën është konsideruar një risi e Dorëve, gjë që do t’u kishte dhënë atyre një lloj epërsie në fushën e armatimeve, një karrocë e çuditshme dhe e thjeshtë, kur jo drejtpërdrejt nga një vështrim mekanik, një i rremë, nuk është menduar si një teknikë e futur nga jashtë, por fillimisht si një boshllëk i përkohshëm i shkaktuar nga dobësimi i rrugëve tregtare detare të bakrit dhe në veçanti të kallajit. Duke ndjekur klimën e sigurisë, të shkaktuar nga kolapsi i Epokës së Bronzit, që kishte prekur të gjithë pellgun e Mesdheut, i cili ishte transformuar në një det të mbushur me piratë. Nëse në fillim të viteve 1900, do të kishte tashmë zëra kundër teorisë së pushtimit dorian, i pari që ka argumentuar në mënyrë të artikuluar një tezë të kundërt, ka qenë gjuhëtari John Chadwick i Universitetit të Kembrixhit, i cili kishte marrë pjesë në deshifrimin e Linearit B, alfabetit mikenian.

Në 1967, në artikullin e tij “Who were dhe Dorians?”, “Kush ishin Dorët?”, Chadwick prezanton një tezë të një ndërprerjeje totale duke u mbështetur në të dhënat gjuhësore.

Sipas akademikut britanik, mikenishtja e shkruar ishte, në pjesën më të madhe, rezultat i imponimit të superstrukturave gjuhësore minoike mbi gjuhën e folur në kontinent, një lloj idiome artificiale e pallatit me një funksion kryesisht administrativ, i lidhur me fisnikërinë dhe krijuar nga një burokraci e përbërë nga një klasë shkruesish me formim minoik. Sipas Chadwick, gjuha e folur nga populli duhet të ketë qenë një lloj proto-dorike, që është me afër me dialektet e Greqisë klasike, që identifikon në formë të shkuar në atë standard nën-mikenas, të theksuar nga gjuhëtari Ernst Risch, në thelb një linear formë jo-gramatikore. Dorët, pra, ose më saktë helenët, nuk do të kishin ardhur nga jashtë Greqisë, por do të kenë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë mikenase dhe do të kenë dalë nëpërmjet një lëvizjeje që filloi nga poshtë, rezultuar në trazira dhe kryengritje, të shkaktuar nga kriza të sistemit pallator, vetë kjo e shkaktuar nga një kolaps klimatik dhe nga ngjarje sizmike në shkallë të gjerë. Do të kishte qenë e njëjta popullsi mikenase, e dërrmuar nga uria, që shkatërroi pallatet, duke u rebeluar kundër aristokracive dhe duke sjellë përçarje në komunitet, duke e shoqëruar Greqinë në Epokën e Errët. Një shoqëri më e varfër dhe e thjeshtëzuar do të ketë përfunduar duke favorizuar dhe sistemuar shprehuritë e saj më ekonomike, qoftë në fushën artizanale, siç është qeramika e bërë me dorë, e ashtuquajtur barbare, qoftë në fushën rituale, duke rikthyer zakonin arkaik në varret cistike, më modeste se varret komplekse me dhomë. Duke i riimagjinuar Dorët si fryt i një revolte që filloi nga nivelet më të ulëta të shoqërisë mikenase, mund të ofrojë një çelës interesant për të kuptuar skenat e luftimeve të paraqitura në afreskët e pallatit të Pilosit, të cilët i shfaqin luftëtarët mikenas duke u përballur me individë të përcaktuar në mënyrë konvencionale si barbarë apo (nuk po bëj shaka) “Tarzanë”, që janë kokëzbuluar dhe të veshur me një mbulesë në brez apo madje me një lëkurë kafshësh, dhe që ndonjëherë janë interpretuar si banorë të lartësive të egra të Arkadisë.

Të dhënat që lidhin ngritjen e Dorëve me trazirat politike e shoqërore mund të merren edhe nga vetë burimet greke. Tukididi shkruan që pushtimi dorik i Peloponezit ndodh pas një periudhe të trazuar që kishte goditur Greqinë menjëherë pas luftës së Trojës. Mungesa e zgjatur e udhëheqësve të angazhuar në luftime përtej detit, kishte shkaktuar ndryshme, kryengritje dhe revolta, që kishin pasur si pasojë zhvendosjen e grupeve të ndryshme etnike, që kishin përfunduar duke shtypur njëri-tjetrin. Tukididi shkruan se 60 vjet pas luftës së Trojës, thesalianët dëbuan beotianët nga vendet e tyre të origjinës, dhe pas 20 vitesh të tjera, Dorët e udhëhequr nga Heraklidët pushtuan Peloponezin. Edhe sipas Platonit, rishfaqja e Dorëve duhet të lidhet me çrregullimet që rrjedhin nga largësia e udhëheqësve mikenas që ishin angazhuar të luftonin në Trojë. Siç raportohet në “Ligjet”, përgjegjësit e trazirave do të kishin qenë të rinjtë, që duke përfituar nga mungesa e zotërve të pallateve mbretërore, do të kenë uzurpuar pushtetin, siç pasqyrohet në “Odisea”, dhe me kthimin e tyre, ata do t'i kishin refuzuar një pjesë, dhe pjesën tjetër do t’i kishin masakruar nga tradhëtia, siç pasqyrohet në “Nostoi” (Ligjet).

Të bashkuar nën komandën e një udhëheqësi me emrin Dorieo, atëherë veteranët akej i vunë vetes vetes një emër të ri, Dorët, dhe do të kërkonin përkohësisht strehim diku tjetër, ndryshe nga ajo që paraqet Chadwick. Prandaj, sipas Platonit, Dorët duhet të kenë qenë pasardhës të aristokratëve mikenas të përzënë nga pallatet e tyre mbretërore.

DORËT DHE POPUJT E DETIT

Teza e Chadwick është tërheqëse, por nuk përjashtohet nga zonat gri. Fakti që dialekti grek është strukturalisht më afër dialektit mikenas, atij arkado-qipriot, flitet në dy zona periferike të ndryshme dhe të ndara midis tyre, brendatoka e ashpër dhe malore e Arkadisë dhe ishulli i Qipros, do të ishte në të vërtetë e pajtueshme me ruajtjen e karakteristikave gjuhësore të mëparshme në ato zona lehtësisht të mbrojtshme dhe të largëta nga ndërhyrja e një elementi të ri mbizotërues.

Në arkivat mikenase të pallatit mbretëror të Pilosit, në veçanti, gjenden disa dokumente që në fakt duket se i referohen një lloj rreziku të jashtëm të afërt, dhe të përgatitjeve për t’u përballur me të. Tabletat raportojnë nevojat e vrojtuesve për të patrulluar brigjet, rekrutimin e 700 kanotazhistëve që vinin nga fshatra të ndryshëm, dhe ato që duken sikur janë sakrifica, edhe njerëzore, për nder të Diwo-s (Zeusit) dhe Herës.

Nga të dhënat arkeologjike, dimë që pallati i Pilosit u shkatërrua nga një zjarr, por me mungesën e elementeve që lidhen drejtpërdrejt me një ngjarje ushtarake, siç janë trupat ose varret masive, historianët dhe arkeologët priren ta interpretojnë përmbajtjen e tabletave si përgatitje për evakuim, që duhet të ketë ndodhur para ardhjes së armikut. Megjithatë, cilido të ketë qenë ky armik nuk bëhet e ditur. Referenca e nevojave të vrojtuesve për të patrulluar brigjet sugjeron një entitet armiqësor që vjen nga deti. Lidhja e menjëhershme bëhet me ato ekipe multi-etnike piratësh, prej të cilëve bënin pjesë edhe elementë të botës mikenase në rrëmujë, që fillojnë të formohen pikërisht në lidhje me rënien e sistemit të pallateve mbretërore, dhe që egjiptianët do t’i quanin “të huajt e detit”.

Nëse, pra, pallati i Pilosit mund të ishte braktisur dhe t'u ishte lënë tregtarëve, të plaçkitej dhe pastaj t’i ishte vënë flaka, vështirë se kjo mund të njihej në një entitet të madh migrantësh, por më tepër në një grup të përbërë nga luftëtarë të tjerë mikenianë të përzier me grupe mercenare, siç dimë nga të dhënat arkeologjike, aristokracia e pallateve rekrutonte në Itali, gjatë kulturës Proto-Villanovane dhe në zonën ballkanike danubiane në sistemin e kampit të urnave.

NJË E MESME E ARTË

Përtej rastit specifik të Pilosit, ri-organizimi kulturor-gjuhësor që ndodhi me rënien e qytetërimit mikenian dhe në Epokën e Errët helene, në fakt mund të gjurmohet deri te modelet migratore, por nuk ka arsye për ta vendosur origjinën e saj jashtë Greqisë. Një element që nga ana tjetër, nuk sugjerohet aspak nga burimet klasike.

Jonathan Hall, profesor i historisë greke në Universitetin e Çikagos, në veprën e tij “History of the Archaic Greek world”, thekson se si rënia e shoqërisë luksoze kishte prodhuar me siguri një klimë paqendrueshmërie dhe pasigurie, që kishte shtyrë komunitete të ndryshme, si për arsye sigurie ashtu edhe për domosdoshmëri ekonomike, të braktisin vendet e tyre për të kërkuar burime jetese diku tjetër, por në të njëjtën kohë, padyshim, miti letrar i pushtimit dorian ishte fryt i një sinteze kumulative të traditave të ndryshme, fillimisht të dallueshme nga njëra-tjetra dhe se, si e tillë, vështirë se mund të ruante kujtimin e një migrimi të vetëm të madh nga veriu dhe thjesht transmetojnë dhe komunikojnë klimën e pasigurisë dhe lëvizshmërisë tipike të kontekstit. Përkundrazi, miti i pushtimit dorian dhe ai i rikthimit të Heraklidëve, ishin funksionale për lindjen e një ndjenje përkatësie dhe identiteti për komunitetet që fillimisht duhet të kenë qenë mjaft heterogjene, siç mund të nxirret nga ana tjetër nga emri i njërit prej tre nëngrupeve fisnore të Dorëve, “Panphyloi” ose “nga të gjithë fiset”.

Nicholas Hammond, deri në vitin 1975 në “The Cambridge Ancient History”, u përpoq të justifikonte padukshmërinë arkeologjike të Dorëve, duke propozuar natyrën e tyre origjinale baritore shëtitëse, sipas mendimit të tij jo shumë i pajtueshëm me prodhimin e qeramikës dhe elemente të tjera të kulturës materiale. Tani, përtej një përpjekjeje ndoshta të nxituar për të mbështetur një tezë tashmë të paqëndrueshme, sugjerimi i Hammond mund të përdoret sot për të provuar të identifikojë, nëse duam vërtetë, bërthamën origjinale rreth së cilës do të ishin formuar realitetet e ndryshme të folësve të dialekteve dorike, domethënë ato komunitete trans’humante dedikuar blegtorisë, periferike ndaj shoqërisë pallatore që u vendosën në kufijtë e botës mikenase, midis Epirit dhe Maqedonisë që, të vënë në lëvizje nga kriza e përgjithësuar, do të kishin përfunduar duke u bërë një nga shumë faktorët.

Marrë nga ky link: https://www.youtube.com/watch


Autorët e lashtë nuk flasin për një pushtim të Dorëve në Peloponez por për një rikthim të tyre. Kjo teori ka dalë në shekullin e 19-të. Arkeologjia nuk ka vërtetuar ndonjë pushtim të mundshëm të dorëve. Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë autorët flasin për një Rikthim të Dorëve në Peloponez, pasi ata ishin bashkuar me Heraklidët (bijtë e Heraklesit).
Ndër autorët që përmendin rikthimin e Heraklidëve dhe Dorëve janë Straboni, Diodorus Siculus, Tukididi, Juliani, Eusebius, Aelius Aristides. Ja si është kronologjia e ngjarjeve sipas këtyre autorëve!

*Në vitin 1792 pr.e.s, Thesalos, i biri i Grekut, mbretëron në Thesali.

*Në vitin 1777 pr.e.s, Ogygu themeloi qytetin Eleusis në Atikë, e cila në atë kohë quhej Akte, dhe shumë komunitete të tjera.

*Në vitin 1550 pr.e.s, Kekropsi egjiptian bëhet mbret i Atikës dhe i vendos emrin vendit Kekropia. Ai fliste dy gjuhë atë egjiptiane dhe greke. Në kohën e tij lind pema e parë e ullirit, e krijuar nga perëndesha Athena. Pikërisht aty themelohet qyteti i Athinës.

*Në vitin 1525 pr.e.s, në kohën kur ishte mbret Deukalioni në Thesali ndodh përmbytja e madhe. Po në atë kohë ndodh dhe zjarrëvënia e Afrikës nga Phaitoni.

*Viti 1535 pr.e.s, Deukalioni filloi të mbretëronte midis atyre që jetonin rreth Parnasit (malit ku ai shpëtoi nga përmbytja) në Delfi.

*Në vitin 1519 pr.e.s, Deukalioni dhe gruaja e tij Pirrha linden një djalë me emrin Helen, pasardhësit e tij u quajtën helenë. Popujt që më parë quheshin grekë, prej babait të Thesalit, u quajtën tashmë helenë. Po në këtë kohë, Akte u quajt Atika.

*Në 1483 pr.e.s, Arkasi, i biri i Zeusit dhe Kalistos, pasi nënshtroi përsëri Pellazgët e quajti rajonin e tyre Arkadia. Po në këtë kohë mbreti Euristeus dëbon Heraklidët dhe fiset dorike nga Peloponezi. Ata u vendosën në Thesali dhe në Atikë.

*Në vitin 1148 pr.e.s, ndodhi rikthimi i Heaklidëve dhe fiseve dorike në Peloponez. Dhe kjo thuhet të ketë ndodhur 80 vjet pas luftës së Trojës.

Për etninë e fiseve dorike autorët antikë janë shprehur si më poshtë:

Sipas mitit fiset Dorët e kishin prejardhjen nga i biri i Helenit, i cili quhej Doros. 

Herodoti, “Historitë”, pika 1.6:

“Kroesus (mbreti i Lidisë) nënshtroi disa nga helenët dhe i detyroi të paguanin haraç, ndërsa të tjerët i fitoi dhe i bëri miq të tij. Ata që ai nënshtroi ishin Jonët, Eolët dhe Dorët që banonin në Azi;”

Përsëri Herodoti te pika 1.56:

“Më të rëndësishmit ndër helenët (grekët) janë athiniotët dhe lakedaimonët (spartanët). Të parët vijnë nga fisi jonik, të dytët nga fisi dorik. Jonët janë me origjinë pellazge, ndërsa dorët me origjinë helene.”

Pseudo-Skymni apo Pausaniasi i Damaskut në veprën “Qarku i Tokës”, pika 931:

“Gadishulli ka pesëmbëdhjetë fise gjithsej, nga të cilët tre janë grekë - eolianë, pastaj jonianë dhe dorianë - pjesa tjetër prej tyre barbare, përveç racave të përziera.”

*Plini Plak, në veprën “Historia e Natyrës”, pika 6.7:

“Në të gjithë këtë rajon, thuhet, janë vetëm tre raca që me të drejtë mund të quhen grekë, Dorët, Jonët dhe Eolët, të gjithë të tjerët me origjinë barbare.”

*Straboni, vepra “Gjeografia”, pika 1.3.21:

“Shpërngulja e Henetëve, të cilët kaluan nga Paflagonia në vendin kufizues me Gjirin Adriatik. Emigrime të ngjashme u ndërmorën edhe nga kombet e Greqisë, Jonët, Dorët, Akejtë dhe Eolët;”

Straboni përsëri te pika 14.2.27:

“Nga rrëfimet e shumta të karianëve, ajo për të cilën është rënë dakord përgjithësisht është kjo, se Karianët i nënshtroheshin sundimit të Minosit, të quajtur Lelegë në atë kohë dhe jetonin në ishuj; më pas, pasi u shpërngulën në kontinent, ata pushtuan pjesën më të madhe të bregdetit dhe të brendësisë, duke ia hequr zotëruesve të mëparshëm, të cilët në pjesën më të madhe ishin lelegë dhe pellazgë. Këta nga ana e tyre u privuan nga një pjesë e vendit të tyre nga grekët, dua të them Jonët dhe Dorët.”

*Pausanias, “Përshkrimi i Greqisë”, pika 5.25.6:

“Fenikasit dhe Libianët erdhën në ishull në një ekspeditë të përbashkët dhe janë kolonë nga Kartagjena. Të tilla janë racat e huaja në Siçili. Grekët e vendosur atje përfshijnë Dorët dhe Jonët, me një përqindje të vogël të Fokiasve dhe Atikëve.”

*I njëjti autor dhe vepër, pika 10.8.2:

“Ata thonë se vetë Amfiktioni thirri në kuvendin e përbashkët fiset e mëposhtme të popullit grek: - Jonët, Dolopët, Thesalët, Enianët, Magnezianët, Malianët, Ftiotianët, Dorët, Fokianët, Lokrianët që kufizohen me Fokidën, që jetojnë në fund të malit Knemis.”

*Atheneusi, në veprën “Deiopnosofistët”, pika 14.19.1:

“Por Heraklidi i Pontit, në librin e tretë të traktatit të tij mbi muzikën, thotë: "Tani kjo harmoni nuk duhet të quhet frigjiane, ashtu siç nuk ka të drejtë të quhet lidiane. Sepse ka tre harmoni; siç ka edhe tre raca të ndryshme greko-dorianësh, eolianësh dhe jonianësh: dhe për këtë arsye nuk ka pak ndryshim midis sjelljeve të tyre.”

*Dion Krisostomi, në veprën “Fjalimet”, pika 12.66

“Por arti i poetëve është jashtëzakonisht i guximshëm dhe për këtë nuk duhet kritikuar; kjo ishte veçanërisht e vërtetë për Homerin, i cili praktikonte sinqeritetin dhe lirinë më të madhe të gjuhës; dhe ai nuk zgjodhi vetëm një varietet diksioni, por përziu së bashku çdo dialekt helen, që para kohës së tij ishin të ndara - atë të Dorëve dhe Jonëve, si dhe atë të Athinës - duke i përzier së bashku shumë më tepër se ngjyrat e tyre - dhe jo vetëm gjuhët e kohës së tij, por edhe ato të brezave të mëparshëm;”


Përktheu Nikolas Herceku


 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free