AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
  => Historik i gjuhës Greke
  => Hieroglifet Egjiptiane
  => Mbishkrimet më të lashta në botë
  => Gjuha Sanskrite
  => Gjuha Sumere
  => Origjina lindore e plisit
  => Mbishkrimi i Lemnosit
  => Gjuha pellazge dhe etruske
  => Përkthim i greqishtes së lashtë
  => Lidhja e shqipes me dakishten
  => Gjuhët iraniane (persiane)
AstroN
Lidhja e shqipes me dakishten
PSE SHQIPTARËT RRJEDHIN NGA DARDANIA BALLKANIKE, NJË ZONË THRAKO-DAKE E PËRZIER ME ILIRË.
Bazuar në faktet më bindëse gjuhësore, historike dhe gjentike, shqiptarët rrjedhin nga Dardania ballkanike, nga një zonë që gjatë pushtimit romak u quajt Moesia Superior dhe që shikoni në këtë hartë. Kjo zonë përshkruhet nga autorët e lashtë si zonë e përzier më thrakë, ilirë dhe dakë, por që gjatë historisë ka pasur dhe pushtime kelte dhe gote. Dardania në kohë të caktuar kishte kryeqytet Shkupin dhe në kohët para ardhjes së indoeuropianëve (rreth 5000 vjet më parë) i përkiste asaj që quhej Kultura e Vinçës, së bashku me Thrakën dhe Dakinë.
Autori më i mirë që ka mbështetur teorinë që shqipja rrjedh nga dakishtja (dako-moesishtja) është linguisiti i shquar bullgar Vladimir Ivanov Georgiev (1977). Sipas tij, dakishtja ishte e lidhur ngusht me thrakishten dhe e dallueshme nga ilirishtja. Ai e konsideron ilirishten një gjuhë të lidhur ngushtë me venetiken dhe frigjishten, por me një përzierje të caktuar dako-moesiane. Ndërsa Rădulescu deklaron se është mundur që ilirishtja, dakishtja dhe thrakishtja të ishin tre dialekte të së njëjtës gjuhë. Russu mbështet gjithashtu prejardhjen e shqipes nga thrako-dakishtja duke u mbështetur në fjalët e përbashkëta para-romake të shqipes me rumanishten që janë të konsiderueshme. Ai argumenton se shqiptarët rrjedhin nga një fis që quhej Karpi të cilët ishin “dakë të lirë”. Ky term përdoret nga historianët modernë për atë popullsi dake që mesa duket mbeten jashtë, ose emigruan, nga Perandoria Romake, pas luftrave daciane të perandorit romak Trajani (101-106 e.s). Sipas gjuhëtarëve dakishtja u zhduk rreth shekullit IV, atëherë kur thuhet se nis etnogjeneza e protoshqipes. Karpi mendohet me fjalën shqipe karpë që është ekuivalent i shkëmbit.
Duke hedhur poshtë tezën e identifikimit iliro-shqiptar, Georgiev arrin në përfundimin se shqiptarët e kishin origjinën në Rumaninë ose Serbinë e sotme dhe se gjuha e tyre u zhvillua gjatë shekujve IV-VI, kur u shfaq rumanishtja e zakonshme. Dakishtja është paraardhësja e shqipes moderne, bazuar në fonologjitë e dy gjuhëve. Bazuar në disa afinitete të theksuara leksikore dhe gramatikore midis shqipes dhe rumanishtes, ai sugjeroi gjithashtu që folësit protoshqip migruan nga Dardania në rajonin ku flitet shqipja sot. Gjuhëtarë të tjerë argumentojnë se shqipja është një pasardhës i drejtpërdrejtë i gjuhës së Besëve, një fis thrak që jetonte në malet Rodope. Një fis tjetër dak që përmendet nga romakët janë Tribaldët dhe Buri. Një tekst latin u referohet atyre si Tribus Burris, mbase kjo lidhet me fjalën shqipe burrë. Megjithatë, këto teori kundërshtohen nga një pjesë e konsiderueshme e gjuhëtarëve dhe historianëve shqiptarë, të cilët për ta quajtur veten autoktonë e konsiderojnë shqipen një pasardhëse të drejtpërdrejtë të ilirishtes së lashtë.
Pra autorët e huaj të përmendur më lart në librat e tyre mendojnë se shqiptarët zbritën në trojet e sotme shqiptare nga Dardania (Moesia Superior) pas pushtimit romak për t’u shtrirë gjithnjë e më shumë drejt jug-perëndimit. Bazuar në hartën që shikoni, deri në shekullin e katërt të erës sonë, shqipja nuk flitej më poshtë se rrethi i Vlorës dhe këtë teori e ka mbëshetur vetë gjuhëtari i madh Shaban Demiraj, i cili ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë pas vdekjes së Aleks Budës. Kjo hartë ka gjithashtu si referencë albanologun dhe linguistin Rexhep Ismajli nga Akademia e Shkencave të Kosovës. Ka si referencë edhe arkeologun Florin Curta me origjinë rumune, i cili është profesor i historisë dhe arkeologjisë në Universitetin e Floridës, Amerikë, veprat e të cilit i ka botuar dhe vetë Cambridge, etj.
Që shqipja fillimet e veta i ka psur në zonën e Dardanisë ballkanike kjo shihet dhe te rezultati i revistës amerikane që pasqyrohet te figura 2, ku shigjeta e gjuhës shqipe është vendosur pikërisht në këtë zonë, dhe jo në Shqipërinë e sotme.
Duke qenë se Dakia e lashtë shtrihej në zonën ku ndodhet sot Rumania dhe krahinat përreth duhet të analizojmë nëse shqipja ka lidhje më shumë me rumanishten para-romake apo me ndonjë gjuhë tjetër. Duke hulumtuar kam gjetur shumë fjalë shqipe që i ka edhe rumanishtja sot dhe që thuhet se kanë origjinë thrako-dake. Ato fjalë janë: vatër, raft, mace, gardh, buzë, bukuri, moshë, kësulë, flakë, baltë, nuk, pemë, gatim, luftë, varros, zanë, kalë, shkurt, bredh, kurth, ar, dash, grep, gjysh, gurmaz, mëz, shkrumb, shterpë, trastë, këpucë, flutur, stan, nevojë, lopatë, kastravec, kokosh, prag, livadh, kuti, etj. Pa përmendur shumë të tjera që kanë hyrë në të dyja gjuhët më vonë nga pushtuesit. Pra këto fjalë, të cilat janë 99% njësoj si në rumanisht janë të mjaftueshme për ta bërë lidhjen e shqipes me dako-thrakishten e lashtë, më shumë se me çdo gjuhë tjetër, por të marrim për bazë vetëm jo-huazimet.
Gjithashtu, në gjuhën dake kemi një lule që quhet Diellina dhe që mund të lidhet me fjalën diell të shqipes. Bima është regjistruar nga romakët si ‘Herba Apollinaris’ dhe përdorej nga priftëresha e Apollonit për orakuj. Apolloni dihet që është perëndia e diellit, gjithashtu edhe lulja futet në familjen Solanaceae (që lidhet me fjalën diell të latinishtes, Sol).
Mirditorët të cilët shtrihen në Gegërinë e Vjetër (fqinjë me Matin), janë të vetmit që ruajnë dy emra të vjetër femëror për gratë e tyre, të cilët janë Dake dhe Dava. I pari lidhet me vetë dakët, dhe i dyti në gjuhën dake ka kuptimin fortesë (qytet). Këto emra nuk i ka asnjë pushtues tjetër që ka huazuar fjalë në shqipe. Mendohet se emri dak ka kuptim ‘ujk’. Getët ishin një ekuivalent tjetër i dakëve që përdorej më shumë nga autorët grekë.
Që shqipja shpëtoi pa u romanizuar, njësoj si fiset e tjera thrako-dake, kjo mund të jetë si rrjedhojë e pushtimit të mëvonshëm romak të një fisi të caktuar dako-thrak, ose që kanë jetuar në një zonë të izoluar, por që me dobësimin romak dhe me dyndjet sllave ka zbritur gjithnjë e më poshtë. Mos harrojmë se Thrakia dhe Dakia janë vendet e pushtuara më vonë se çdo vend tjetër nga romakët. Thrakia u pushtua në vitin 1, ndërsa Dakia në vitin 106 të erës sonë. Perandoria Romake e Perëndimt ra në vitin 476, që i bie rreth 370 vjet pas pushtimit dak dhe për kaq kohë shqiptarët arritën ta ruanin gjuhën e tyre, njësoj siç e ruajtën për 500 vjet nën pushtimin osman, ndonëse trashëguan huazime të shumta.
Sipas studiuesve më të mirë mendohet se Mati ka qenë zona e parë e banuar nga shqiptarët në Mesjetën e hershme, për sa i përket territorit të sotëm shqiptar, dhe prej aty shqiptarët pastaj janë shpërndarë në veri dhe jug. Kjo konfirmohet edhe nga analizat e ADN-së.
Dialekti matjan dhe i zonave përreth vërtetohet se është më i vjetri edhe duke u bazuar te shkrimtarët e parë shqiptarë si Buzuku, Bogdani, Budi etj. Gegëria e Vjetër ishte nga Kukësi deri në Librazhd, por qendra ishte Mati e njohur nga dokumentet romake si Emathia.
Ardhja e perandorisë bullgare në lindje të Shqipërisë, mbase ka qenë shkaku kryesor që i ka shtyrë shqiptarët drejt jugut të sotëm të Shqipërisë, apo territorit që në lashtësi njihej si Epir.
Perandoria e parë Bullgare ka ekzistuar nga 681 deri në 1018 dhe përfshinte të gjithë zonën lindore dhe të Shqipërisë deri afër Selanikut të Greqisë. Që sllavo-bullgarët e kanë pushtuar jugun para shqiptarëve kjo shihet edhe te toponimet në gjuhën e tyre (Çorovoda dhe Pogradeci, p.sh janë emra sllavo-bullgar). Ndërsa Perandoria e dytë bullgare ka ekzistuar 1185 deri në 1396. Kjo e perandori përfshinte dhe Shqipërinë e mesme lindore, qendrore dhe perëndimore dhe gjatë kësaj kohe shqiptarët mund të jenë zhvendosur drejt jugut për shkak të presioneve bullgare. E them këtë, pasi referenca më e vjetër për praninë e shqiptarëve në Epir është nga një dokument venecian që daton në vitin 1210, ku thuhet se “kontinenti përballë ishullit të Korfuzit është i banuar nga shqiptarë”. Nuk thuhet me detaje se deri ku ndodhej kjo shtrirje me shqiptarë.
Në shekullin 14 ishte gjithashtu presioni serb edhe perandoria e car Dushanit që i shtyn shqiptarët të iknin edhe më larg, në Greqi e ishujt e Egjeut, e të njiheshin atje si arvanitas. Kjo konfirmohet dhe nga Enciklopedia Britanike.
Me sa duket, ka qenë gjatë kohës së gjatë të mjaftueshme që toponimet sllavo-bullgare janë fiksuar në Shqipërinë e Jugut, pasi Perandoria Serbe nuk ka zgjatur shumë. Gjithsesi është e dokumentuar se Epiri dhe një pjesë e Greqisë kanë rënë nën kontrollin e avarëve dhe aleatëve të tyre sllavë që në fund të shekullit VI të erës sonë., por vala më e madhe ka ardhur në shekullin e 8-të me pushtimin bullgar.
Prania e shqiptarëve në Epir bëhet me e qartë dhe më e fortë gjatë shekullit 14, saqë shqiptarët u njohën më pas edhe si epirotë. Shqiptarët atje, herë nën sundimin serb, here bizantin, dhe herë të pavarur bëhen drejtues të kështjellave të ndryshme të Epirit dhe fitojnë kontroll të gjatë atje.
Sipas vizitorëve të ndryshëm të vendit tonë në shekullin 13 kishte një përzierje popullatash në Durrës.
Një udhëtar irlandez i shekullit 13 përshkruan popullsinë e Durrësit që ajo banohej nga ‘latinët, grekët, hebrejtë dinakë dhe barbarët shqiptarë’.
Historiani i madh çek austro-hungarez, Kostandin J. Jireçek, në veprën e tij "nga Shkodra gjer në Vlorë, nëpër Shqipërinë mesjetare", na thotë se 'për sa i përket aspektit demografik, Dyrrahu (Durrësi) i shekullit të 13-të paraqitet një qytet kozmopolit, me ekzistencën e të paktën gjashtë etnive të ndryshme (shqiptarët, grekët, italianët, bullgarët, serbët dhe gjermanët, dhe kishte më shumë se 30 mijë banorë" (në atë kohë aq kishte edhe Roma). "Pa asnjë dyshim Durrësi ishte një nga vendbanimet më të mëdha të Perandorisë Bizantine", thotë Oliver Shmit, në veprën 'Arbëria Venedike'. Gjuha zyrtare siç dallohet qartë nga aktet noteriale të kohës ishte greqishtja dhe herë-herë latinishtja.
Sipas profesorit me origjinë shqiptare të lindur në Padova të Italisë, Zef (Giuseppe) Valentini, i cili ishte edhe prift, albanolog dhe bizantinist "në shekullin e 11-të emri <albanese> (shqiptar) duket se i ka përkitur vetëm banorëve të prapatokës së Durrësit, e më pas prej këtu të gjithë banorëve nga Vlora në Dokle (Podgoricë). Pra as ky nuk e shtrin praninë e shqiptarëve më poshtë se Vlora dhe pse vetë është shqiptar me origjinë.
Doktori i shkencave historike të Kosovës, Gjon Berisha, në veprën e tij "Arbërorët ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore, gjatë shekujve XI-XV" na thotë: 'Në dokumentet greke të vitit 1192, me toponimin Dyrrah nuk identifikohej vetëm qyteti i Durrësit, por e gjithë provinca, nga Doklea deri në lumin Vjosa. Ishte koha kur e gjithë Arbëria njihej me emrin Dyrrahium'.
Me këto referenca duket qartë se prania e shqiptarëve në Epirin e Vjetër (poshtë lumit Vjosë) nuk ka ndodhur para shekullit XII.
Gjithashtu Giuseppe Schiro, shkrimtar dhe prift katolik në Durrës, në misionin e tij në Himarë në vitin 1772, shkruan që Himara Dhërmiu dhe Palasa janë të etnisë greke. Autori ishte arbëresh dhe nuk kishte arsye të gënjente apo të mos e kuptonte gjuhën që flitej atje.
Gjithsesi me këto konkluzione e bindje, nuk dua të më keqkuptojë kush e të thotë se po përpiqem t’ua rikthej Shqipërinë e jugut grekëve sepse dikur aty flitej greqishtja dhe jo shqipja. Ky territor, i quajtur dikur Epir është pjesë e shqiptarëve prej më shumë se 700 vitesh dhe askush nuk e ndryshon dot këtë fakt. Lëzivjet dhe zhvendosjet e popullsive janë fare normale dhe askush nuk është autokton me kuptimin që nuk ka lëvizur të paktën nga një krahinë e afërt në tjetrën. Ka plot dëshmi që familjet në jug deklarojnë se kanë origjinë disa shekullore nga veriu, dhe rrallë ka nga ata që deklarojnë të kundërtën, për të mos thënë se nuk ka fare.
Prandaj, historia duhet treguar në mënyrë objektive për të qenë serioz dhe i besueshëm, pavarësisht që na pëlqen apo jo ky fakt. Të thuash se vijmë nga dardanët dhe jo nga ilirët apo pellazgët, kjo nuk të bën më inferior, apo fyen popullin shqiptar. Mos harrojmë që një nga mbretërit më të fuqishëm të dardanëve ka qenë Bardyli, i cili ka pasur dhe fitore ndaj maqedonasve.

 
Harta e konkluzioneve para korrikut 2023 për lëvizjet indoeuropiane
N.H
Shikoni edhe videon më poshtë se ku është përhapur shqipja për 3600 vjet
 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free