Tranzitet e Saturnit në aspekt me planetët e lindjes
Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 45 ditë
Domethënia e interpretimit: 7/10
Saturni njihet shpesh si simbol i fatalitetit, i fatit të paepur dhe në fakt tranzitet e këtij planeti nganjëherë duken si diça e paepur, si një forcë që na pushton. Ato tregojnë kufijtë tanë, por, nga ky tranzit shumë i rëndë dhe ndëshkues, në të vërtetë mund të maturohemi (piqemi) dhe të bëhemi persona më të mirë, më të fortë.
Në kushte të veçanta, kur mbështetet nga tranzite të tjera pozitive (për shembull tranziti i Jupiterit që i paraprin), Saturni mund të tregojë situata të favorshme si, për shembull, realizimin e planeve të punës dhe të dashurisë.
Saturn -Ashendent
Aspektet harmonike përforcojnë rezistencën e të lindurit, maturojnë karakterin dhe japin kontroll në vetvete. Aspekti “përkrah” mund të jetë më “i rëndë” : dhe do të vlerësohet në bazë të shenjës dhe aspekteve . Aspektet negative shprehin pesimizëm , fatkeqësi dhe ndonjëherë sëmundje që lidhen me shenjën në të cilën është vendosur Ashendenti.
Saturn-Mesqiellor
Aspekti “përkrah” mund të sjellë telashe në sektorin professional me rënie nga pozita, pengesa apo vonesa në punë. Të njëjtën gjë tregojnë aspektet negative që, përveç kësaj mund të tregojnë probleme burokratike. Aspektet positive konkretizojnë dhe përforcojnë pozicionin social dhe profesional. Aspekt i shkëlqyer për një individ që ushtron aktivitetin e tij në fushën politike.
Saturn-Diell
Aspektet harmonike përforcojnë vullnetin, sensin e detyrës dhe të sakrificës. Këto tranzite tregojnë siguri materiale. Aspekti “përkrah” dhe aspektet negative pakësojnë gjallërinë dhe mund të tregojnë depresion, lodhje, kundershtime dhe shqetësime kardiovaskulare dhe probleme me dëgjimin (në varësi të shenjës, shtëpive dhe aspekteve që përfshihen).
Saturn-Hënë
Aspekti “përkrah” dhe ato negative janë përgjithësisht të dëmshme dhe mohuese, zakonisht tregojnë një periudhë trishtimi, melankolie dhe vështirësie. Shpesh shkaktojnë humbjen e personit të dashur. Mund të jenë negative per shëndetin e një femre. Aspektet positive përmirësojnë kujtesën dhe largojnë shqetësimet emocionale.
Saturn-Merkur
Aspektet harmonike përmirësojnë aftësitë mendore dhe favorizojnë studimet, punën dhe aktivitetet tregëtare. Individi fiton mature të madhe dhe bëhet më i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij. Aspektet negative dhe ai “përkrah” mund të zbulojnë vonesa, pengesa dhe vështirësi me shtëpinë në të cilën është vendosur Merkuri i lindjes.
Saturn-Venus
Aspektet pozitive mund të ndalojnë individin t’u dorëzohet pasioneve erotike dhe favorizojnë besnikëri në raportet sentimentale. Ndërsa aspekti “përkrah” dhe ato negative priren të “shtrydhin” Venusin, duke e bërë të lindurin të ftohtë dhe antipatik. Mundësi zhgënjimi në dashuri. Zakonisht aspekti “përkrah” mund të tregojë edhe një qëndrim më të pjekur në lidhje me një histori dashurie dhe deshirën e të lindurit për të konkretizuar dhe për të bërë më të qëndrueshme një raport sentimental.
Saturn-Mars
Rezistenca fizike, vullneti dhe forca e vendosmërisë janë të stimuluara nga aspektet harmonike, që japin edhe realizëm, konkretizim dhe përqëndrim. Aspekti “përkrah” është më tepër negativ sepse përfshin dy planetët “keqbërës” të traditës astrologjike (kontrolloni aspektet). Në rastin kur Saturni është i vendosur mirë, mund të reagojë si frenim në agresivitetin e individit, që fatkeqësisht rritet nga aspektet negative. Vështirësi edhe në aktivitetet materiale.
Saturn-Jupiter
Saturn-Saturn
Aspekti “përkrah” që përsëritet rreth çdo 29 vjet thekson domethënien e efekteve të Saturnit të lindjes. Aspektet harmonike premtojnë zhvillim pozitiv të Saturnit të lindjes. Pjekuri. Aspektet negative janë dëshpëruese dhe tregojnë fundin e projekteve dhe mbylljen cikleve.
Saturn-Uran
Aspektet harmonike i mundësojnë individit realizimin e projekteve. Raste të favorshme dhe përforcim miqësie. Aspekti “përkrah” mund të ulë forcën e vendosmërisë dhe të zbusë nervozizmin në varësi të faktorëve astrologjikë në lojë. Ndërsa, aspektet negative mund të nxisin kokëfortësi, inate, pengesa dhe sfida të papritura.
Saturn-Neptun
Aspektet harmonike mundësojnë realizimin e idealeve dhe aspiratave (deshirave). Përforcon anën afektive dhe frenon prirjet e mundshme për t’u arratisur nga ambienti ku qëndron vet personi. Aspekti “përkrah” mund të frenojë krijimtarinë dhe fantazinë, ndërsa aspektet negative nxisin iluzione dhe dëshpërim.
Saturn-Pluton
Aspektet harmonike parandalojnë rrënimin e kapitaleve dhe të enegjive seksuale të individit, i cili, përmes vuajtjes mund të arrijë pjekuri dhe stabilitet të brendshëm. Përveç aspekteve veçanërisht negative, edhe aspketi “përkrah” vepron në këtë sens. Aspektet negative dëmtojnë jetën seksuale, krijimtarinë dhe fianancat.
Tranzitet e Saturnit në aspekt me pikat e shtëpive
Saturn-shtepia e parë – shikoni Saturnin me Ashendentin
Saturn-shtepia e dytë
Zakonisht ky kalim tregon vështirësi dhe kufizime ekonomike, humbje parash, vonesa dhe ndërprerje të të ardhurave (fitimeve). Nëse Saturni formon zakonisht aspekte harmonike, mund të vihet re një përforcim i situatës së pronësisë (pasurisë), përmes aktiviteteve financiare të kujdesshme dhe të mënçura, shpenzimeve të matura dhe spekullimeve të suksesshme të pasurive të paluajtshme.
Saturn-shtëpia e tretë
Aspektet harmonike mund të tregojnë takim me një person të vjetër që bëhet shumë i rëndësishëm për të lindurin në fjalë, ose një ndihmë e favorshme nga ana e një të afërmi apo vëllai. Favorizon përqëndrimin intelektual, studimet dhe aktivitetet mendore në përgjithësi. Aspektet negative mund të nxisin vështirësi në raport me fqinjët, mosmarrëveshje me të afërmit, lodhje mendore dhe pengesa gjatë udhëtimeve (lëvizjeve). Nëse ky tranzit ndodh në moshën shkollore tregon zakonisht ndërprerje apo vonesa në studime.
Saturn-shtëpia e katërt
Trishtim dhe rëndesë në ambientin familjar; prindër shtypës, apo mosmarrëveshje me ta. Probleme të mundshme edhe në situatat e pronësisë dhe sëmundje në familje. Nëse aspektet e Saturnit janë të favorshme, mund të mendoni për rezultate të shkëlqyera në punët bujqësore, në pasuritë e paluajtshme apo fushën financiare. Individi mund të gjejë një banesë të përhershme. Të favorizuara janë punët që kryhen në shtëpi.
Saturn-Shtëpia e pestë
Vështirësi në fushën e dashurisë, pengesa në plotësimin e deshirave, vonesa, trishtim dhe dëshpërim. Mund të tregojë edhe rreziqe apo probleme për fëmijë të mundshëm të individit, humbje në lojra dhe seriozitet të tepruar. Nëse ka aspekte positive, mund të flitet për realizime të qendrueshme sentimentale, ndoshta me persona më të moshuar apo më të pjekur se personi në fjalë. Fat në bursë (aksione).
Saturn-shtëpia e gjashtë
Vështirësi në lidhje me punën dhe jetën e përditshme. Mosmarrëveshje me kolegët dhe eprorët, mungesë parash. Tregon edhe sëmundje kronike, mungesë energjie dhe rëndesë e përgjithshme. Në raste aspektesh shumë harmonike, individi tregohet i duruar dhe punëtor, arrin me qetësi dhe vendosmëri objektivat e tij dhe ndër kohë mban dhe rezultatet e fituara.
Saturn-shtëpia e shtatë
Nga ky tranzit mund të vuajë zakonisht jeta e mundshme bashkëshortore e individit: vështirësi martesore të çdo lloji, kundërshtime ligjore dhe prishje marrëdhëniesh. Por tregon pengesa edhe në raporte biznesi dhe partneriteti: ortakë të pakëndshëm dhe pak të besueshëm. Aspektet harmonike janë garanci për seriozitet, si në raportet martesore, ashtu edhe në ato të biznesit.
Saturn-shtëpia e tetë
Tranzit jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mundësi për fatkeqësi, sëmundje të rënda, humbje ekonomike, çështje ligjore, vdekje. Nëse Saturni mbështetet nga aspekte positive, dhimbjet dhe vështirësitë e mëdha mund të zgjidhen fare mire për individin. Mund të shpresohet edhe për një trashëgimi (ose shumë parash) që vijnë apo një stabilitet financiar i bashkëshortit.
Saturn-shtëpia e nëntë
Telashe në lidhje me jashtë shtetit dhe udhëtime të rrezikshme. Vështirësi të shpjegueshme në idealet fetare, ideologjike apo politike. Situatë e vështirë për provime, teste dhe konkurse në përgjithësi. Nga ana tjetër, nëse aspektet e Saturnit janë harmonike, situate tregon rezultate të shkëlqyera në provimet e studimeve, suksese në marrëdhëniet me jashtë shtetit dhe udhëtime të gjata fitimprurëse.
Saturn-Shtëpia e dhjetë – shikoni Saturnin me Mesqiellorin
Saturn-shtëpia e njëmbëdhjetë
Disa miqësi mund të transformohen në armiqësi ose individi mund të tregohet i mbyllur në raport me të tjerët. Marrëdhëniet e biznesit mund të paraqesin pengesa të rënda dhe vështirësi. Aspektet harmonike mund të tregojnë miqësi që zgjasin dhe lehtësojnë përfundime të shkëlyera në biznese të ndryshme. Mundësi për mbështetje politike në përgjithësi.
Saturn-shtëpia e dymbëdhjetë
Armiqësi, izolim (veçim) i detyruar, veprimtari të rrezikshme dhe pak të qarta. Nëse Saturni paraqet shumë aspekte negative, ka rrezik për t’u shtruar në spital dhe për të humbur lirinë (për të shkuar në burg). Pothuajse në të gjitha rastet, meqënëse formon opozitë me shtëpinë e gjashtë, mund të vihen re probleme shëndetësore. Armiq të fshehtë për të zbuluar dhe për të asgjësuar. Situata duket më e mirë, edhe pse jo krejtësisht pozitive, nëse Saturni mbështetet nga aspekte harmonike: mund të tregojë studime të thella dhe kërkime sidomos në fushën ezoterike (e fshehtë), dhe probleme që zgjidhen edhe pse me vështirësi.