AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  => Tranzitet e Diellit
  => Tranzitet e Hënës
  => Tranzitet e Merkurit
  => Tranzitet e Venusit
  => Tranzitet e Marsit
  => Tranzitet e Jupiterit
  => Tranzitet e Saturnit
  => Tranzitet e Uranit
  => Tranzitet e Neptunit
  => Tranzitet e Plutonit
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Tranzitet e Marsit

Tranzitet e Marsit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 2 ditë e 13 orë
Domethënia e interpretimit: 4/10

Janë tranzite më tepër të gjalla dhe veprimi i tyre shprehet shpejt. Ato gjallërojnë tranzitet e planetëve të tjerë më të ngadaltë dhe të rëndë. Marrim një shembull. Neptuni i tranzitit është gjashtëkëndësh me Saturnin e lindjes, kur Marsi i tranzitit gjendet në gjashtëkëndësh me të dy planetët shkakton një “rizgjim” të efekteve të gjashtëkëndëshit Neptun-Saturn që deri në atë moment nuk ishin venë re nga personi në mënyrë konkrete.

Ndërsa, kur kalimi i tij është i vetëm, nuk duhet të shqetësoheni shumë, meqë tranzitet e tij ndodhin shpesh (rreth çdo dy vjet). Nga Marsi e tutje do të shqyrtojmë, përveç aspekteve me planetët e lindjes, edhe pozicionin e tij brenda shtëpive të temës së lindjes.

Mars- Ashendent
Aspektet harmonike stimulojnë gjallërinë, aktivizmin dhe energjinë. Aspekti “përkrah” dhe aspektet negative, do të konsiderohen më të rrezikshme. Mund të shkaktojnë padurim, agresivitet të tepruar, por dhe aksidente, prerje (çarje), plagosje, armiqësi, nëse e konfirmojnë dhe planetët e tjerë.

Mars-Mesqiellor
Aspektet harmonike nxisin individin për veprime vendimtare dhe raporte të guximshme, sidomos në profesion dhe karrierë. Sukses. Ndërsa, aspekti “përkrah” dhe ato negative tregojnë një periudhë të mbushur me probleme që lidhen me punën.

Mars-Diell
Aspektet harmonike tregojnë energji dhe vendosmëri për të përballuar vështirësitë e mundshme. Pasion. Këto tranzite favorizojnë veprimtaritë sportive dhe ushtarake. Ndërsa, aspekti “përkrah” dhe aspektet negative mund të tregojnë agresivitet të keqpërdorur, plagë dhe djegie.

Mars-Hënë
Aspektet pozitive favorizojnë shëndetin fizik, sidomos atë të femrave, kujtesën dhe fantazinë. Stimulon iniciativat e reja. Aspekti “përkrah” dhe aspektet negative ndikojnë sërish te shëndeti, por në mënyrë negative: sëmundje në lidhje me organet seksuale ose karakter inflamacioni. Debate të mundshme në familje.

Mars-Merkur
Aspektet harmonike gjallërojnë proçeset intelektuale dhe japin aftësi të shkëlqyera verbale bindëse. Aspektet negative dhe ai “përkrah”, irritojnë dhe acarojnë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Mospërmbajtje e mundshme verbale dhe sarkazëm therës.

Mars-Venus
Në këtë rast, aspekti “përkrah” mund të jetë pozitiv: duhen kontrolluar shenja, shtëpia dhe aspektet. Aspektet harmonike japin një pasion të fortë seksual dhe favorizojnë çështjet e dashurisë. Ato negative mund të shkaktojnë probleme sentimentale, por edhe humbje në lojë.

Mars-Mars
Aspekti “përkrah” rizgjon situatën e Marsit të lindjes. Aspektet harmonike janë burim dinamizmi dhe rezistence fizike. Ndërsa aspektet negative ndikojnë për keq tek shëndeti dhe sugjerojnë aksidente të ndryshme (kontrolloni shenjën ose shtëpinë).

Mars-Jupiter
Aspektet pozitive dhurojnë entuziazëm, optimizëm dhe energji fizike. Nxisin metabolizmin dhe rritjen tek fëmijët, sidomos meshkujt. Aspektet negative dhe ai “përkrah” tentojnë të dëmtojnë mëlçinë dhe të favorizojnë obezitetin (trashjen). Tentojnë edhe të fryjnë deshirat dhe të çojnë individin në teprime të çdo lloji,

Mars-Saturn
Aspektet harmonike: inerci e mundshme e individit, në sektorin që tregon shtëpia, ndodh në favor të veprimit. Konstruktivitet. Aspekti “përkrah: dhe aspektet negative: rrezik për aksidente, plagë; mundësi për t’u prekur nga sëmundja e reumatizmit apo dhimbja e dhëmbëve. Humor i keq, vrazhdësi dhe egoizëm ekstrem.

Mars-Uran

Mars-Neptun
Aspektet harmonike e bëjnë individin t’i përkushtohet me energji dhe intuitë të thellë idealeve të tij. Ndërsa aspekti “përkrah” dhe ato negative mund ta kthejnë entuziazmin në fanatizëm. Rreziqe që lidhen me ujin, gazin, alkoolin, ilaçet, helmet apo drogën.

Mars-Pluton
Aspektet pozitive përforcojnë transformimin që lidhet me fushat e shtëpisë së përfshirë në lojë. Ambicje dhe seksualitet. Aspektet negative dhe ai “përkrah” mund të shkaktojnë probleme seksuale, ankth dhe agresion ndaj të tjerëve si dhe ndaj vetvetes.

 

Tranzitet e Marsit në aspekt me pikat e shtëpive

Mars-shtepia e parë – shikoni Marsin me Ashendentin

Mars-shtepia e dytë
Nëse formon aspekt negativ mund të tregojë humbje parash, shpenzime të nxituara (të paparashikuara) dhe vështirësi në fushën ekonomike. Grindje, xhelozi dhe konflikte në lidhje me pasurinë e individit. Aspektet e favorshme tregojnë që individi vepron me energji në aktivitete që nxisin fitime. Iniciativa të guximshme dhe me fat në fushën e fitimit.

Mars-shtepia e tretë
Në rastin e aspekteve negative mund të theksohen vështirësi në lidhje me lëvizjet (udhëtimet); mosmarrëveshje e mundshme ndërmjet vëllezërve, të afërmve (përjashto prindërit). Vështirësi në studime dhe lajme të këqija. Nëse aspektet janë harmonike, mund të vihet re një vendim pozitiv në lidhje me ambientin social. Favorizohen, shkrimet, leximet dhe, natyrisht, udhëtimet (lëvizjet).

Mars-shtepia e katërt
Grindje dhe mosmarrëveshje në familje, konflikt me prindërit ose rreziqe për këta të fundit. Mundësi për aksidente në shtëpi ose probleme për pasurinë (trashëgiminë) familjare. Aspektet harmonike tregojnë dinamizëm në ambientin familjar, energji për të rindërtuar (rinovuar) shtëpinë, ose pjesëmarrje aktive në problemet e lagjes.

Mars-shtepia e pestë
Aspektet negative mund të shkaktojnë xhelozi, pasione shpërthyese dhe probleme sentimentale në përgjithësi. Grindje me personin e dashur por edhe humbje në lojë. Vështirësi në lindje për grate shtatzëna. Aspektet pozitive nxisin fat dhe guxim në fushën sentimentale, erotike dhe sportive.

Mars-shtepia e gjashtë
Me aspektet negative mund të hasim vështirësi në punë në përgjithësi. Përplasje dhe konflikte midis kolegëve, eprorëve dhe vartësve. Rrezik aksidentesh në punë dhe raste inflamacioni (duhet shqyrtuar shenja ku ndodh tranziti). Aspektet pozitive, përkundrazi, tregojnë rezistencë ndaj sëmundjeve dhe energji pozitive në punë.

Mars-shtepia e shtatë
Aspektet harmonike mund të sjellin një frymë pasioni dhe dinamizmi në martesat “e përgjumura”. Tranzit i favorshëm dhe për bizneset dhe problemet ligjore. Në rastin e aspekteve negative mund të shkaktojë grindje për çështje xhelozie dhe dhunë në raportet martesore që rrezikojnë, në rastin e aspekteve të mëtejshme, prishje (ndarje) përfundimtare. Mund të tregojë ndarje (prishje) edhe në lidhje me ngjarjet shoqërore.

Mars-shtepia e tetë

Aspektet negative mund të tregojnë aksidente, sëmundje, humbje financiare dhe vështirësi të ndryshme. Është një tranzit shumë i rrezikshëm, sidomos nëse ka edhe tranzite të tjera negative me planetët e largët. Aspektet harmonike parashikojnë ndryshime dhe transformime të papritura në sensing pozitiv dhe të ardhura të paparashikuara.

Mars-shtepia e nëntë
Nëse ka aspekte pozitive individi mund të gjejë forcën për të ndërmarrë iniciativa të reja jashtë aktiviteteve të zakonshme ( një udhëtim, një kurs studimi jashtë shtetit, një përzgjedhje të re politike apo fetare). Tregon edhe fat jashtë shtetit. Në rastin e aspekteve negative dhe atë “përkrah”, çështje të mundshme që lidhen me jashtë shtetit, mund të rezultojnë negative për individin. Vështirësi në studimet e larta dhe universitare, rrezik gjatë udhëtimeve të mundshme jashtë shtetit.

Mars-shtepia e dhjetë : Shikoni Marsin me Mesqiellorin

Mars-shtepia e njëmbëdhjetë
Aspekti “përkrah” dhe ato negative tregojnë që individi nuk sillet me diplomaci në marrëdhëniet miqësore dhe ato të biznesit. Aktivitetet tregëtare zhvillohen në një mënyrë të pamatur. Ndërsa aspektet harmonike mundësojnë realizimin e shumë projekteve me ndihmën dhe aprovimin e miqve dhe të njohurve.

Mars-shtepia e dymbëdhjetë
Rrezik sëmundjesh dhe aksidentesh, si edhe shtrim në spital, në rastin e aspektit “përkrah” dhe atyre negative. Me aspektet veçanërisht negative, individi mund të përfshihet në punë të fshehta dhe të rrezikojë burgun. Tregon edhe vuajtje nga dhuna e ushtruar dhe, ndonjëherë armiqësi të fshehta. Aspektet harmonike mund të tregojnë aktivitete fitimprurëse të zhvilluara në fshehtësi ose interesa studimi dhe kërkimi për fushën ezoterike dhe shpirtërore.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free