AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  => Tranzitet e Diellit
  => Tranzitet e Hënës
  => Tranzitet e Merkurit
  => Tranzitet e Venusit
  => Tranzitet e Marsit
  => Tranzitet e Jupiterit
  => Tranzitet e Saturnit
  => Tranzitet e Uranit
  => Tranzitet e Neptunit
  => Tranzitet e Plutonit
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Tranzitet e Neptunit

Tranzitet e Neptunit në aspekt me planetët e lindjes

 


Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 75 ditë
Domethënia e interpretimit: 9/10

Kalimet e Neptunit misterioz dhe të paqartë nuk vlerësohen lehtësisht dhe efektet janë shpesh disi të fshehta (të mjegullta). Ndikojnë sidomos tek psiqika dhe mendja, duke sjellë herë pas here, frymëzim, por edhe iluzione dhe konfuzion, paqe të brendshme dhe ankth, ideale të nxitura dhe transformim.

Mund të jetë një tranzit i rrezikshëm i cili gjendet shpesh edhe në rastin e aksidenteve apo kur flitet për drogë, alkol dhe helmime në përgjithësi. Në aspektin pozitiv rizgjon aftësitë artistike dhe fantazinë. Një kalim i Neptunit mbi një pikë të ndjeshme të horoskopit mund të shoqërojë një periudhë të lumtur për karrierën, për dashurinë dhe për realizimin e projekteve në përgjithësi. Tranziti i tij favorizon veçanërisht artistët dhe shkrimtarët.

Neptun-Ashendent
Aspekti “përkrah” është më shumë i dëmshëm sesa i favorshëm; shpesh keni raste të plota përtacie, plogështie, edhe morale, qartësi të dobët mendore, difekte (vese të këqija). Me këtë tranzit është i mundur fillimi i shfaqjeve psikotike sidomos tek personat e brishtë. Aspektet negative veprojnë në të njëjtin sens, duke shtuar emocionet (impresionin) dhe ankthin. Aspektet harmonike tregojnë krijimtari, butësi, frymëzim, qetësi.

Neptun-Mesqiellor
Aspektet harmonike favorizojnë suksesin social, që arrihet edhe në sajë të cilësive morale, mirësisë dhe intuitës së shkëlqyer. Një punë e re që lidhet me lëngjet (ujin) dhe me farmaceutikën (ilaçet, helmet). Aspekti “përkrah” do të vlerësohet në bazë të shenjës në të cilën ndodh dhe në tërësinë e temës. Aspektet negative mund të sjellin gabime trashanike përsa i përket profesionit, dhe ëndrra të parelaizueshme në këtë fushë. Intrigat dhe skandalet në ambientin e punës mund të dëmtojnë profesionin.

Neptun-Diell
Kryesisht është personaliteti ai që do të preket nga ky tranzit. Aspektet harmonike nxisin gjallëri tek aftësitë krijuese dhe emocionale. Është një kalim që favorizon mësimin e filozofisë, fushave ezoterike dhe psikoanalizës. Misticizëm dhe ekstrandjesi. Për aspektin “përkrah” kontrolloni shenjën. Aspektet negative shkaktojnë humbje, frikë, iluzion, mashtrime dhe gënjeshtra. Rrezik (frikë) në lidhje me detin ose me turmat

Neptun-Hënë
Të dy planetet kanë natyrë të ngjashme. Aspektet harmonike favorizojnë butësinë, ndjeshmërinë,krijimtarinë, ëndrrën, mediumin dhe imagjinatën. Aspekti “përkrah” sjell një dobësim të racionalitetit dhe të vetëdijes. Aspektet negative theksojnë këtë ndikim dhe janë më shumë të rrezikshme: depresion, psikozë, por edhe tradhëti bashkëshortore apo vuajtje.

Neptun-Merkur
Aspektet harmonike favorizojnë studimet, punën dhe bizneset. Fantazi e bollshme dhe qartësi mendore. Aspektet negative mund të favorizojnë tensionet e brendshme, ndërsa aspekti “përkrah” ka gjithnjë i paqartë. Duhet kontrolluar shenja dhe shtepia në të cilën ndodh.

Neptun-Venus
Aspektet harmonike sjellin kënqësi të mëdha emocionale dhe, përgjithësisht, lehtësojnë çdo vështirësi në fushën e dashurisë. Dashuri e madhe dhe shumë ëndrra. Mund të tregojë një ndarje harmonike për individin. Stimulon veçanërisht dhe sensin estetik. Aspekti “përkrah” duhet të shqyrtohet në bazë të shenjës dhe shtëpisë. Aspektet negative janë të dëmshme për qartësinë (sqarimet) në dashuri dhe mund të sjellin zhgënjime, tradhëti, ndarje (të dhimbshme dhe me vuajtje), ose periudhë negative për partnerin e jetës.

Neptun-Mars
Aspektet harmonike mund të favorizojnë veprimin (aksionin) dhe idealen. Personi në fjalë është i gatshëm për të vepruar me vendosmëri për të arritur aspiratat e tij. Krijimtari artistike ose veprimtari në fushën ezoterike. Aspektet negative mund të bllokojnë veprimin, ose në të kundërt, ta shtyjnë individin drejt një sjelljeje fanatike. Rreziqe të shkaktuara nga droga, ilaçet apo helmet në përgjithësi. Aspekti “përkrah” mund të zbusë agresivitetin.

Neptun-Jupiter
Aspektet harmonike favorizojnë mirëqënien, zhvillimin, rritjen, përmirësimin në çdo fushë. Sukses i mundshëm mbi planin socio-profesional. Optimizëm dhe krijimtari. Edhe aspekti “përkrah” luan në këtë sens, duke mos qënë, në vetvete, jo i favorshëm. Ndërsa, aspektet negative shqetësojnë metabolizmin, mëlçinë, humorin dhe sensin e ndershmërisë.

Neptun- Saturn
Aspektet harmonike janë burim akuilibri: pjekuri, ndjeshmëri, dhe racionalitet. Mund të tregojë edhe spiritualitet që vjen e zgjerohet nga një sfidë (provë) e vështirë. Aspekti “përkrah” mund të jetë i rrezikshëm vetëm për kockat. Aspektet negative nxisin pesimizëm, aksidente (sidomos rrëzime) ose dëme të shkaktuara nga thatësira (etja).

Neptun-Uran
Aspekti “përkrah” nuk është i favorshëm dhe mund të sjellë shqetësime nervore dhe probleme me qarkullimin e gjakut, ashtu si aspektet negative që shkaktojnë acarim, sjellje të çuditshme, ndonjëherë edhe aksidente misterioze. Duhet të shmangni çdo vendim të nxituar, gjatë këtij tranziti. Aspektet harmonike theksojnë aftësitë mendore dhe imagjinatën. Revolucione në jetë të përcaktuara nga lëvizje kulturore ose shoqata fetare.

Neptun –Neptun
Rreth moshës 28 vjeçare formohet gjashtëkëndëshi midis Neptunit të tranzitit dhe Neptunit të lindjes, dhe rreth moshës 56, trekëndëshi. Efektet e këtyre aspekteve harmonike lidhen me idealizmin dhe frymëzimin. Aspektet negative (kuadrati në moshën 41 dhe opozita në 82) mund të nxisin mungesë objektiviteti. Aspekti “përkrah” , ndodh çdo 164 vjet dhe është i pamundur në harkun e jetës njerëzore.

Neptun-Pluton
Aspektet negative mund të prodhojnë vështirësi në komunikim, probleme në fushën seksuale, shenja mizorie ose perversione (çoroditje) tek individi. Aspekti “përkrah” është i vështirë për t’u kuptuar, duhet marrë në konsideratë shenja apo shtëpia. Aspektet harmonike janë pozitive për seksualitetin, por edhe për sublimimin e këtij të fundit. Ndjenja mistike ose fillimi i një aktiviteti humanitar (ndihmues). Mund të prodhojnë edhe pasuri materiale.

 

Tranzitet e Neptunit në aspekt me pikat e shtëpive

Neptun-shtepia e parë –Shiko Neptunin me Ashendentin

Neptun-shtepia e dytë
Situatë e paqartë në lidhje me sektorin financiar dhe atë të pronës (pasurisë). Aspektet harmonike favorizojnë të ardhurat, bizneset, dhe aktivitetet krijuese apo artistike. Aspektet negative sugjerojnë humbje, vjedhje, mashtrime, vështirësi për të shlyer kredinë apo borxhet.

Neptun-shtepia e tretë
Në aspekte harmonike tregon krijimtari, talent artistik, lëvizje të suksesshme, dhembshuri vëllazërore, sens fetar, frymëzim në studime dhe shkrime. Aspektet negative tregojnë mashtrime nga të afërmit ose fqinjët, letra anonime, lëvizje që prodhojnë ngatërresa (komplikime), vështirësi në studime dhe frikë shoqërore, ankth. Konfuzion mendor.

Neptun-shtepia e katërt
Dhembshuri dhe marrëveshje familjare. Spiritualitet dhe dashuri për traditat. Mund të tregojë edhe fenomene medium-mistike në shtepinë e individit ose në një banesë pranë ujit (detit, liqenit etj.) Në rastin e aspekteve negative mund të vihen re komplikime në familje apo në lidhje me prindrit. Ngjarje të pakëndshme ose humbje objektesh në shtëpi. Por edhe babai apo nëna e personit mund të bien pré e ilaçeve, alkoolit apo edhe drogës. Përmbytje e mundshme e banesës.
Neptun-shtepia e pestë
Idealizëm i madh në dashuri. Butësi (dhembshuri) në raportet sentimentale dhe në lidhje me fëmijët. Fat në lojë, krijimtari dhe ndjeshmëri artistike. Lindje e një fëmije. Ndërsa, aspektet negative mund të shkaktojnë zhgënjime sentimentale. Mund të tregojë edhe fëmijë të paligjshëm, ose frikë (ankth) për një fëmijë në përgjithësi dhe humbje në lojra.

Neptun-shtepia e gjashtë
Çrregullime limfatike, dehje dhe helmim. Rrëmujë dhe konfuzion, zhgënjim edhe në fushën e punës. Aspektet harmonike tregojnë harmoni në ambientin e punës, krijimtari, frymëzim dhe funksionim i mirë i gjëndrrave. Nisje e një pune që lidhet me tiparet neptuniane.

Neptun-shtepia e shtatë
Aspektet negative mund të tregojnë mashtrime (gënjeshtra) në martesë, ikje, tradhëti dhe ndarje. E njëjta gjë vlen edhe për rastin e shoqatave dhe kontratave. Këto tranzite nuk janë të favorshme as për situatat gjyqësore. Ndërsa, aspektet harmonike tregojnë një bashkim ideal në fushën e dashurisë, ose në atë të biznesit. Butësi në marrëdhëniet bashkëshortore.

Neptun-shtepia e tetë
Aspektet negative mund të tregojnë probleme mendore, fiksime dhe mani persekutimi. Rreziqe fatkeqësie të shkaktuara nga përmbytja ose helmini. Nevroza të mundshme të shkaktuara nga frika e vdekjes ose nga përvoja traumatike në fushat okulte. Intriga në lidhje më një testament, pension apo likuidim. Në rastin e aspekteve harmonike mund të flasim për aftësi medium-mistike, ëndrra zbuluese, trashëgimi apo ndryshime me fat të ambientit.

Neptun-shtepia e nëntë
Aspektet harmonike tregojnë spiritualitet, ndjeshmëri dhe sukses në studimet e larta. Aspektet negative mund të bëjnë që të bini fare lehtë në mashtrim. Probleme me udhëtimet dhe studimet universitare.

Neptun-shtepia e dhjetë – shikoni Neptunin me Mesqiellorin

Neptun-shtepia e njëmbëdhjetë
Miqësi të thella dhe të sinqerta, kënaqësi në fushën e dashurisë. Individi mund të bëhet pjesë e një shoqate bamirësie, me qëllim moral dhe fetar. Aspektet negative tregojnë miq të pasinqertë, të çuditshëm dhe të këqinj që mashtrojnë individin. Planet utopike të parealizueshme.

Neptun-shtepia e dymbëdhjetë
Individi mund të bëjë një jetë të vetmuar për qëllime mistike, nga ndrojtja e madhe, ose mund të bëhet anëtar i ndonjë shoqate sekrete. Individi bëhet më i mëshirshëm që merret me studime të thella ose mistike. Aspektet negative tentojnë t’ju ulin humorin dhe t’ju shtyjnë drejt drogës dhe alkoolit. Nervozizëm, shqetësim, dehje, shkatërrim nga lojrat e fatit dhe bixhozi.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free