AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  => Tranzitet e Diellit
  => Tranzitet e Hënës
  => Tranzitet e Merkurit
  => Tranzitet e Venusit
  => Tranzitet e Marsit
  => Tranzitet e Jupiterit
  => Tranzitet e Saturnit
  => Tranzitet e Uranit
  => Tranzitet e Neptunit
  => Tranzitet e Plutonit
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Tranzitet e Jupiterit

Tranzitet e Jupiterit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 30 ditë
Domethënia e interpretimit: 6/10

Tranzitet e këtij planeti, gjithnjë nëse Jupiteri i lindjes nuk ndodhet në aspekte të mëdha negative, duhet të konsiderohen pozitive dhe, zakonisht, tregojnë një periudhë me fat, zgjerimi dhe suksesi. Por, duke pasur parasysh këto karakteristika, mund të jetë një kalim i rrezikshëm në rastin e sëmundjeve kancerogjene (duhet marrë në konsideratë shenja, shtëpia dhe aspektet). Kalimet e tij, në shumicën e rasteve, tregojnë shpërblime (përfitime) në punë, rritje të ardhurash, dashuri të reja dhe martesë.

Por tranziti i tij është mjaft i shpejtë dhe, për këtë arsye, mund të shkaktojë shpërblime (arritje) sipërfaqësore.

Kuptimi dhe domethënia e tranziteve të Jupiterit:

  •  Tranzitet e Jupiterit shpesh tregojnë dritaret e mundësive dhe shanseve. Kur janë pozitive, e bëjnë më të lehtë për ju të merrni atë që dëshironi…nganjëherë, shumë lehtë.
  • Çfarëdo që të dëshironi, ka mundësi ta merrni atë. Ju e dini çfarë doni dhe kur e doni atë. Për shembull, është e lehtë t’u bëni përshtypje të tjerëve kur Jupiteri kalon mbi Ashendentin tuaj. Mund të bëni shumë kontakte të reja të dobishme kur ai është në shtëpinë e dhjetë. Por pyesni vetveten, a është kjo ajo që dëshironi vërtëtë? A do ta dëshironi akoma këtë pasi tranziti të kalojë?
  • Tranzitet e Jupiterit mund të jenë të mbi-fuqizuara nga tranzite të tjera madhore. Kur ka tranzite të tjera, stresuese, nga planetë si Saturni, Plutoni, etj. ndikimi i Jupiterit do të jetë më pak i efektshëm. Megjithatë ato mund të ndihmojnë për të zbutur goditjet e prirjeve të tjera.
  • Jupiteri shpesh ka nevojë që ju të përfitoni prej tij për të marrë rezultate më të mira. Ngaqë dikush ndihet mirë gjatë tranzitit të Jupiterit, ekziston një prirje për të mos bërë asgjë dhe për t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë. Por këto periudha nuk zgjasin përgjithmonë, prandaj është e rëndësishme t’i shfrytëzoni ato.
  • Tranzitet negative të Jupiterit mund të kenë efekte të padëshirueshme nëse nuk jeni të kujdesshëm. Për shembull, një opozitë apo kuadrat i Jupiterit me Neptunin e lindjes mund të shkaktojë idealizëm të tepruar apo besim të tepruar në vetvete që të çon në vendime të dobëta apo zhgënjim.
  • Ngjarjet që fillojnë gjatë tranzitit të Jupiterit shpesh ndihen shumë mirë. Por kjo nuk do të thotë që ato do të jenë gjithnjë të tilla. Për shembull, mund të jeni të aftë të përfundoni një lidhje në mënyrë miqësore me Jupiterin në shtëpinë e shtatë. Por një dashuri e re nën Jupiterin gjashtëkëndësh me Venusin nuk garanton një fund të lumtur. Këtë do ta zbuloni kur tranziti të kalojë.
  • Tranzitet e Jupiterit na bëjnë të mos e shohim realitetin nganjëherë. Nëse ndiheni tepër mirë gjatë një tranziti si ky, mund të mendoni që asgjë nuk mund të shkojë keq. Në atë moment mund të mendoni se të gjithë janë të sinqertë dhe të ndershëm sa ju. Më vonë, kur ndikimi gazmor të kalojë, e vërteta del në shesh. Nuk ka asgjë të keqe të jesh i sigurtë në vetvete, por mos e lini atë t’ju pengojë për të parë të vërtetën.
  • Jupiteri sjell një zhvillim fizik dhe intelektual. Nuk është e njëjta gjë si me energjinë e Marsit, që duket i papjekur dhe i dhunshëm; ai duket zgjerues, i rehatshëm dhe dashamirës. Do t’i kryeni gjërat pa ndjerë shumë nxitje dhe pasion. Gjithashtu, këtu preket edhe mendja bashkë me trupin. Ju bëheni më të hapur dhe tolerant.
  • Me një mendje shpirtërore apo idealiste njerëzit mund ta ndjejnë më shumë anën më të lartë të Jupiterit. Ka tranzite “mistike” apo ‘fetare’ si Jupiteri me Neptunin në shtëpinë e nëntë apo të 12të. Nëse jeni të prirur, këto mund t’ju ndihmojnë në studimet tuaja. Njerëzit materialistë apo të zakonshëm do t’i ndjejnë gjithashtu këto tranzite, por në një nivel më të ulët.
  • Jupiteri zgjeron për më mirë ose për më keq. Është e lehtë për të shtuar në peshë gjatë ndikimit të tij. Prandaj nëse po kërkoni të bini apo të shtoni në peshë, shikoni fuqinë e tij.
  • Jupiteri ju ndihmon për të lehtësuar ngarkesën tuaj. Të ngarkuar nga një kuadrat i madh i përkohshëm në tranzit? Të penguar (të vënë në vështirësi) nga një rikthim i dytë i Saturnit? Jupiteri mund të ndihmojnë për të duruar më shumë.

 

Jupiter- Ashendent
Jupiteri në aspekt harmonik (përkrah, trekëndësh, gjashtëkëndësh) me Ashendentin jep efekte positive mbi mirëqënien fizike dhe shëndetin. Kësaj i shtohet optimizmi, entuziazmi dhe gëzimi për të jetuar. Aspektet negative, zakonisht, nuk prodhojnë efekte katastrofike, por vetëm një rënie të gjallërisë dhe fatit.

Jupiter-Mesqiellor
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” favorizojnë arritjet profesionale dhe shoqërore të personit në fjalë. Rritje prestigji, mbrojtje, mundësi të rastësishme, mund të vihen re në këto fusha. Aspektet negative mund të nxisin dështime profesionale, ambicie të tepruar, shpenzime të kota. Mund ta bëjnë ë lindurin të sillet si karagjoz.

Jupiter-Diell
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” tregojnë formë perfekte fizike, mundësi të shkëlqyera biznesi, suksese dhe fitime. Raportet shoqërore dhe personale në zgjerim. Aspektet negative, zakonisht, nuk kanë efekte të dëmshme, por nxisin për ta tepruar në të folur dhe në të ngrënë. Shpesh rrisin krenarinë.

Jupiter-Hënë
Aspektet harmonike dhurojnë një periudhë qetësie dhe lumturie familjare. Aspektet negative, edhe në këtë rast, tregojnë braktisje ndaj teprimeve seksuale dhe ndaj fytit, si rezultat nxisin obezitetin. Thashëtheme, krenari, tallje.

Jupiter-Merkur
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” , zbusin nervozizmin, përmirësojnë marrëdhëniet shoqërore dhe profesionale dhe japin aftësi dialektike. Mundësi për të bërë biznese të shkëlqyera dhe është periudhë e favorshme edhe përsa i përket testimeve të studimeve. Ndërsa aspektet negative ngatërrojnë aftësitë mendore dhe ju nxisin të gënjeni. Mund të keni vështirësi edhe në fushën e biznesit dhe shëndetit.

Jupiter-Venus
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” tregojnë fat në dashuri, si pasojë kënaqësi të plotë sentimentale. Mirëqënie e përgjithshme, shpirt i gëzuar, dhe mundësi suksesi sidomos në aktivitetet krijuese. Aspektet negative mund të shkaktojnë mosmarrëveshje të vogla në dashuri. Shqetësime të vogla të qarkullimit të gjakut dhe më pak lumturi në përgjithësi.

Jupiter-Mars
Aspekti “përkrah”, në varësi të shenjës, të shtepisë dhe aspekteve të tjera të mundshme, mund të zbusë agresivitetin marsian. Megjithatë, një rezultat i tillë, është më i lehtë me aspektet e tjera positive që tregojnë edhe shëndet të mire, energji dhe sjellje të qëndrueshme. Aspektet negative mund t’ju çojnë në teprime seksuale (sidomos meshkujt) dhe sëmundje.

Jupiter-Jupiter
Aspekti “përkrah” rizgjon Jupiterin e lindjes dhe domethënien e tij. Aspektet harmonike sjellin mirëqënie, arritje, fat, zgjerim, marrëdhënie të përzemërta me të tjerët, fitore në proçese të ndryshme dhe suksese në provime. Aspektet negative, pak të dëmshme, mund të ndikojnë në presionin e gjakut, mëlçisë dhe mund t’ju çojnë në teprime.

Jupiter-Saturn
Me aspektet harmonike dhe atë “përkrah” kemi një pakësim të pengesave të mundshme të krijuara nga Saturni i lindjes: pesimizmi largohet dhe situate përmirësohet në lidhje me shtepinë përkatëse. Aspektet negative mund të nxisin pezullime, pengesa dhe heqje dorë në aktivitete të ndryshme.

Jupiter-Uran
Me aspektet harmonike dhe atë “përkrah” tensioni dhe nervozizmi lehtësohen. Personi në fjalë është në gjendje të marrë vendime më të mirëmenduara dhe ka aftësi të shfrytëzojë mundësitë dhe rastet e mira që i paraqiten. Ndersa aspektet negative, mund t’ju bëjnë të krijoni projekte të pamendura mirë.

Jupiter-Neptun
Aspektet pozitive janë të mira për shëndetin, afeksionin dhe krijimtarinë. Aspekti “përkrah” mund të favorizojë iluzionet (kontrolloni shenjën, shtepinë dhe aspektet), ashtu sikurse aspektet negative që shkaktojnë pasiguri dhe dhe frikë shpesh të pabaza.

Jupiter-Pluton
Për aspektin “përkrah” është e nevojshme të shqyrtojmë me kujdes tërë situatën e lindjes, sepse efektet e saj mund të rezultojnë negative (teprime seksuale dhe sëmundje), por edhe të shkaktojnë sukses dhe pasuri. Ndryshime që, megjithatë, stimulohen nga aspekte harmonike, të favorshme edhe në situatën financiare. Këto tranzite favorizojnë edhe realizimin përmes pasioneve të forta dhe mundësinë për të arritur pozicione të larta (kontrolloni shenjen, shtepine dhe aspektet). Aspektet negative mund të pengojnë rritjen dhe transforminin në çdo fushë.

 

Tranzitet e Jupiterit në aspekt me pikat e shtëpive

Jupiter-shtepia e parë – shikoni Jupiterin me Ashendentin

Jupiter – shtepia e dytë
Aspektet harmonike zakonisht favorizojnë situatën ekonomike, por në disa raste aspekti “përkrah” mund të prodhojë edhe rezultate të kundërta. Kontrolloni tranzitet e tjera dhe shqyrtoni temën e lindjes për të parë se si mund të shprehet ky kalim. Aspektet negative mund të tregojnë shpenzime të tepërta, spekullime të nxituara ose çështje ligjore që lidhen me financat. Nuk përjashtohen vjedhjet e parave apo ato të dhëna hua që nuk vijnë. Mund të merrni dhe para borxh.

Jupiter – shtepia e tretë
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” tregojnë marrëdhënie të shkëlqyera me ambientin që ju rrethon, lajme të mira që vijnë dhe inteligjencë të theksuar. Njohjet e rëndësishme mund të favorizojnë biznesin dhe punët e të lindurit në fjalë. Suksese në provimet e shkollës dhe arritje në aktivitete që lidhen me sipërmarrjen. Aspektet negative: nuk përjashtohen çështjet ligjore me të afërmit, sidomos me vëllezrit apo motrat. Rreziqe të ndryshme që vijnë nga optimizmi i tepërt.

Jupiter – shtepia e katërt
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” tregojnë fat në lidhje me gjithça që i përket jetës familjare. Marrëdhënie të shkëlqyera prindër-fëmijë, suksese familjare ose shqetësime të vjetra që largohen. Mund të tregojë edhe rikonstruksionin e shtëpisë apo blerjen e një shtëpie të re. Ndërsa, aspektet e kundërta mund të tregojnë shpenzime të mëdha për familjen apo shtëpinë. Mosmarrëveshje në ambientin familjar.

Jupiter – shtepia e pestë
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” tregojnë zakonisht fat në lojë dhe dashuri. Krijimtari e madhe dhe raporte të mira me fëmijët. I linduri mund të përjetojë një periudhë të këndshme argëtimi ose takime të reja në jetën dashurore. Shtatëzani e deshiruar. Ndërsa aspektet negative mund të tregojnë histori dashurie që kushtueshme, ose të lidhin, në një fare mënyre, paranë me dashurinë në sensin negativ. Spekullime të rrezikshme dhe humbje në lojë.

Jupiter – shtepia e gjashtë
Në aspekte harmonike, është situata e punës që ndikohet pozitivisht, me pasojë përparimin në karrierë, rritje page apo harmoni midis kolegësh. Aspekt shumë i mirë edhe përsa i përket shëndetit. Mund të bëni përmirësime ose të shëroheni në rast sëmundje. Aspektet negative parashikojnë telashe në fushën e punës, probleme me mëlçinë ose shqetësime të qarkullimit të gjakut.

Jupiter – shtepia e shtatë
Ndikimet pozitive të planetit Jupiter në këtë sektor, shprehen, zakonisht në fushën martesore, e bëjnë jetën bashkëshortore më të kënaqshme. Aspekt shumë i mirë edhe përsa i përket biznesit, punëve të bëra në grup, marrëdhëniet me ortakët dhe dhënien e kontratave. Aspektet negative mund të nxisin probleme ligjore, zhgënjime nga ana e bashkëshortit (ose probleme të shëndetit të tij) dhe shpenzime të tepërta.

Jupiter – shtepia e tetë
Në parim, mund t’i referohet një trashëgimie ose të një shtimi pasurie apo prone të bashkëshortit. Shpesh ky aspekt i referohet atyre që gjejnë para në rrugë ose që fitojnë në lojra fati. Përveç kësaj, ky pozicion duket se na mbron nga rreziqt e çdo lloji. Aspektet negative na bëjnë të mendojmë për probleme me karakter finaciar, fiskale (të ardhurat) apo humbjen e rasteve të mira.

Jupiter – shtepia e nëntë
Aspekti përkrah lidhet në një fare mënyre me fatin jashtë shtetit, me të “largtën”, ku tranziti tregon udhëtime të gjata me fat, eksporte dhe importe dhe marrëdhënie me jashtë shtetit në përgjithësi. Avantazhe (përfitime) me një të huaj soe me një person që nuk ka lindur që vendin tuaj. Aspekt shumë i mirë edhe përsa i përket studimeve të larta dhe interesave fetare dhe kulturore. Aspektet negative nuk këshillojnë udhëtime dhe mund të tregojnë depression, zhgënjim dhe lodhje fizike dhe mendore.

Jupiter – shtepia e dhjetë: shikoni Jupiterin me Mesqiellorin

Jupiter – shtepia e njëmbëdhjetë
Raporte të shkëlqyera miqësie. Situatë e mrekullueshme edhe për aktivitetet tregëtare dhe shoqërore. Ndihmat pa interes e favorizojnë të lindurin: është moment i duhur për të kërkuar financime dhe hua. Periudhë e favorshme për çdo lloj projekti. Aspektet negative mund të nxisin zhgënjime në lidhje me mungesën e ndihmës nga të tjerët, mosmarrëveshje me miqtë dhe telashe në fushën profesionale dhe tregëtare.

Jupiter – shtepia e dymbëdhjetë
Aspektet harmonike dhe ai përkrah tregojnë mbrojtje nga rreziqet në përgjithësi dhe na mbrojnë nga armiqtë e fshehtë të mundshëm. Disa situata të vështira mund të zgjidhen ose të përmirësohen ndjeshëm. Aspektet negative mund të tregojnë humbje ekonomike, mashtrime, përfshirje në punë të pista apo eksporte të paligjshme kapitalesh.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free