AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  => Dodona e lashtë e Epirit
  => Tempulli i Artemisës
  => Akropoli i Athinës
  => Gurët e Karnakut (Francë)
  => Nimfeumi i Apollonisë
  => Tempulli i Bakut
  => Petra, Jordani
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Tempulli i Bakut



Tempulli i Bakut (ekuivalent i Dionisit) është një nga tempujt romakë më të mirëruajtur në botë.

I vendosur në Libanin modern (në veri të Beirut) në Luginën e Beqaa-s, qyteti antik Baalbek, i quajtur edhe Heliopolis ose Qyteti i Diellit, shënon kulmin e tij gjatë periudhës romake. Ndërtimet kolosale aty e bëjnë atë një nga faltoret më të famshme të botës romake dhe një model të një arkitekture Romake Perandorake. Nga shekulli I pr.e.s dhe për një periudhë prej dy shekujsh, Romakët ndërtuan tre tempuj gjigantë këtu: të Jupiterit, Bakut, dhe Venusit. Pranë kompleksit të Jupiterit (Zeusit) i cili u krijua për të qenë tempulli më i madh në Perandorinë Romake, ekziston një ndërtesë më vete që njihet si Tempulli i Bakut. Ky tempull është pak më i vogël se Tempulli i Jupiterit, por ky u bë një nga faltoret më të famshme të botës antike.
Baalbeku u helenizua pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh në shekullin e 4 pr.e.s. Grekët e quajtën Baalbekun "Heliopolis" (qyteti i Diellit) - Tempulli u porosit nga Perandori Romak Antoninus Pius dhe u projektua nga një arkitekt i panjohur rreth 150 e.s. pasi kulti i Bakut ishte bërë popullor në perandori. Antoninus Pius kishte synuar që njerëzit e rajonit Baalbek të kishin respekt të madh për sundimin romak, kështu që ai ndërtoi dy kulla në skajin lindor të hyrjes së Tempujve për të krijuar një ndërtesë më të njohur me të cilën vendasit mund të lidheshin dhe ta njihnin. Struktura masive i ishte kushtuar perëndisë romake të verës, Bakut (i njohur edhe si Dionysus), por tradicionalisht referuar nga vizitorët neoklasik si "Tempulli i Diellit". Është struktura më e ruajtur në Baalbek dhe tempulli i zbukurur më bukur në botën romake. Periudha e ndërtimit konsiderohet midis viteve 150 dhe 250 pas Krishtit. Arsyeja pse është ruajtur aq mirë është se ka qenë një pjesë e Fortifikimeve Mesjetare të Baalbekut. Një seri tërmetesh ndër shekuj kanë dëmtuar më tej vendin, dhe nuk është ruajtur ose gërmuar deri në 1898 kur një ekspeditë gjermane filloi të rindërtojë rrënojat. Pastrime dhe riparime të gjera u realizuan nën mandatin francez dhe, më vonë, nga qeveria libaneze. Disa relieve figurative që përshkruajnë perënditë greke kanë mbijetuar, megjithëse në një gjendje mjaft të përkeqësuar. hyrja kryesore është zbukuruar me rrush dhe hardhi (që lidhen me Bakun), dhe disa prej gdhendjeve në tavan përfshijnë versione të ndryshme të imazhit të Bakut. Skulptura të tjera përfshijnë rituale, praktika, njerëz dhe krijesa, dhe zbukurimi i tempullit ka shërbyer si një model i rëndësishëm për arkitekturën neoklasike. Në vitin 1984, disa gërmadha të Baalbekut, përfshirë Tempullin e Bakut, u rregjistruan si një sit i trashëgimisë botërore. Tempulli tërheq njerëzit me dimensionet e tij mbresëlënëse, punimet e gdhendura me gurë dhe portën monumentale me figura dionisiane.

Ne Balbek, pranë tempujve janë gjetur gurë monolitik me peshë 800 ton (si ky ne foto) që janë jane mister me vete.
 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free