AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  => Dodona e lashtë e Epirit
  => Tempulli i Artemisës
  => Akropoli i Athinës
  => Gurët e Karnakut (Francë)
  => Nimfeumi i Apollonisë
  => Tempulli i Bakut
  => Petra, Jordani
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Dodona e lashtë e Epirit
DODONA E LASHTË E EPIRIT


Dodona e lashtë ndodhet 22 km në jug të Janinës, në luginën e ngushtë midis malit Tomaros dhe fshatit Manoliasa. Mbetjet e para në vend datojnë nga periudha parahistorike dhe hyjnia e parë e adhuruar aty ishte perëndesha apo nëna Tokë të cilës i shërbenin priftëresha femra. Perëndesha Tokë në këtë vend njihej me emrin Diona (që ka kuptimin “perëndeshë”), ndërsa në vende të tjera ajo identifikohej me Rean, Gjean dhe Herën (bashkëshorten e Zeusit). Kulti i Zeusit dhe lisi i shenjtë u soll në Dodonë nga Sellët, një degë e fisit Thesprot, ndërmjet shekujve 19 dhe 14 pr.e.s. dhe shumë shpejt u bë kulti mbizotërues i faltores. Në periudhën klasike, Dodona pati një rol jo të rëndësishëm në vendet e tjera të Greqisë klasike. Disa mbishkrime të gjetura në Dodonë përmendin edhe Dionën edhe “Zeus Naios-in”. Sipas disa arkeologëve, jo deri në shekullin e 4t pr.e.s, një tempull i vogël prej guri për Dionën i ishte shtuar qytetit. 
Dhuratat e para nga Greqia jugore datojnë nga fundi i shekullit 8 pr.e.s dhe veprimtaria e ndërtimit filloi në shekullin 4 pr.e.s. Faltorja arriti kulmin e zhvillimit në shekullin 3 pr.e.s. por u shkatërrua nga Aetolianët në vitin 219 pr.e.s. Pak kësaj u ndërtua së shpejti dhe vazhdoi të ishte në aktivitet deri në shkatërrimin e saj nga pushtuesit romakë në vitin 167 pr.e.s. Në periudhën romake Dodona kishte një funksion të ndryshëm dhe fundi i saj erdhi në shekullin 4 të erës sonë, gjatë sundimit të Theodosit të Madh, i cili mbylli të gjitha institucionet pagane të kultit. Zona e faltores u mbulua më pas me bazilika të krishtera. Sot teatri i Dodonës përdoret për përformanca të ndryshme. 
Gërmimet e para të vendit, në vitin 1873-75, konfirmuan vendndodhjen e faltores dhe zbuluan një sasi të madhe sendesh. Fushata e gërmimeve të mëpasshme u ndërmor shumë shpejt pas 1913, nga Shoqata Arkeologjike, por u ndalua nga ngjarjet e 1921. Vendi pati investigime të tjera nga viti 1929 deri në 1932 dhe në vitet ‘50. Që nga viti 1981 Shoqata Arkeologjike e Athinës filloi një seri të re gërmimesh sistematike në vend me mbështetjen financiare të Universitetit të Janinës. 
Puna sistematike e restaurimit në teatër, stadium, dhe monumente të tjera të vendit nisi në 1961 dhe bazohej në studimin e arkitektit B. Charissis. I tërë projekti u financua nga Shoqata arkeologjike dhe Programi për Investimet Publike.
Monumentet më të rëndësishme të qytetit janë:

1. Shtëpia e Shenjtë (tempulli i Zeusit). Të paktën katër faza arkitekturore janë dalluar në ndërtim forma origjinale e të cilave mbetet e panjohur. Duket që në fillim ishte një hapësirë e hapur me kazane trekëmbësh prej bronzi që rrethonin lisin e shenjtë. Tempulli i parë u ndërtua në shekullin 4 pr.e.s. dhe u zgjerua gradualisht duke u riparuar në shekujt 4, 3 dhe 2 pr.e.s. Ndërtesa (godina) e fundit dhe më e mira mban masën 20.80 x 19.20 m.

2. Teatri është një nga më të mëdhenjtë në Greqi, i cili zë 18.000 persona. Ai përbëhet nga auditori, orkesta, një stoa dorike dhe një paraskenë prej druri. U ndërtua në shekullin e tretë pr.e.s, gjatë mbretërimit të Pirros së Epirit, dhe u shkatërrua në vitin 219 pr.e.s nga Aetolianët. Në fund të shekullit 3 pr.e.s. u restaurua por u shkatërrua sërish nga konsulli romak Aemilius Paulus në 167 pr.e.s. Gjatë shekullit të parë pr.e.s. teatri u kthye në një arenë.

3. Buleterioni (Salla e Mbledhjeve). Godina përfshin një sallë të gjerë (me masë 43.60 x 32.35 m) dhe një stoa dorike përballë. U ngrit në fund të shekullit 4 dhe në fillim të shekullit 3 pr.e.s dhe u rindërtua dy herë, pas shkatërrimit nga Aetolianët në vitin 219 pr.e.s. dhe nga romakët në 167 pr.e.s. U riparua përsëri nga perandori romak Augusti dhe mbeti në përdorim deri në fund të shekullit të parë pr.e.s.

4. Stadiumi. Ky monument nuk është gërmuar plotësisht. Është një nga pak stadiumet e lashta me ndenjëse guri (21 apo 22 rreshta stolash), bashkëkohës me fazën e dytë arkitekturore të teatrit (fundi i shek.3 pr.e.s).

5. Akropoli. Zë majen e kodrës dhe rrethohet nga një mur shumëkëndësh (750 m. i gjatë) që daton në shekullin 4 pr.e.s. Muri u përforcua me kulla drejtkëndore dhe një rezervuar nëntokësor uji, gdhendur në shkëmb.

6. Pritaneumi (vatra kryesore). Godinë drejtkëndore (me masë 17.30 x 10.70 m) daton në shekullin 4 pr.e.s. Kjo është struktura më e hershme e faltores pas Shtëpisë së Shenjtë. Ajo funksiononte si një vend pushimi për priftërinjtë e Zeusit apo udhëheqësit e Ligës Molosiane dhe u shkatërrua nga Aetolianët në vitin 219 pr.e.s.


Përgatiti: N.Herceku (18 shtator 2017)
 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free