|
|
|
AstroN |
|
|
|
|
|
|
|
Tempulli i Artemisës |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Tempulli i Artemisës, i njohur më vonë nga romakët si Tempulli i Dianës, ishte një nga shtatë mrekullitë e botës antike, i cili ndodhej në Efesus, qytet i lashtë grek (sot qyteti turk Selçuk). Artemisa greke, apo Diana romake ishte perëndesha e Hënës dhe e gjuetisë, e motra e Apollonit (perëndisë së Diellit).
Faltorja e parë në këtë vend daton që nga Epoka e Bronzit dhe i atribuohej Amazonave. Në shekullin VII pr.e.s, tempulli i vjetër u shkatërrua nga përmbytja. Rindërtimi i tempullit nisi rreth vitit 550 pr.e.s, nga një arkitekt nga Kreta, dhe u financua nga Kroesus (mbreti i Lidisë): projektit iu deshën 10 vjet për të përfunduar krejtësisht. Tempulli u shkatërrua sërish, pikërisht natën kur lindi Aleksandri i Madh, në vitin 365 pr.e.s. nga një akt i qëllimshëm kriminal, dhe u ndërtua përsëri, kësaj here si një mrekulli. Përfundimisht tempulli u shkatërrua nga të krishterët, si vepër pagane, në vitin 401.
Kjo (poshtë) eshte Biblioteka e Celsusit ne Efesos (qytet i lashte grek ne Anadoll, ne bregun e Jonise).
Tiberius Julius Celsus Polemaeanus i njohur shkurt si Celsus (greqisht:Kelsus) ishte nje qytetar romak me origjine greke i cili u be senator romak, dhe sherbeu si konsull romak ne vitin 92 te eres sone, dhe guvernator i Azise (105-107). Celsus njihej si njeri mireberes nga populli dhe beri shume per qytetin e Efesos ne Anadoll dhe, kur vdiq rreth vitit 120, ai u varros me nderime te medha ne nje sarkofag poshte Bibliotekes se famshme te Efesos, e cila u ndertua si Mauzoleum per nder te tij nga i biri
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE:
|
|
|
|
|
|
|
|
Facebook 'Like' Button |
|
|
|
|