|
|
|
AstroN |
|
|
|
|
|
|
|
Sibela |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Sibela (greqisht: Kibela), është nëna-perëndeshë e Frigjisë së lashtë, e cila përfshin pjesën qendrore të Anadollit. Ajo është perëndesha e vetme e njohur e vendit, dhe ishte ndoshta hyjni e këtij shteti. Kulti i saj frigjian u adoptua nga kolonistët grekë të Azisë së vogël dhe u përhap në pjesën më të madhe të Greqisë së lashtë si dhe në kolonitë perëndimore të saj rreth shekullit VI pr.e.s.
Në Greqi, Sibela pati disa përzierje (shkrirje) me perëndesha të tjera të ngjashme. Ajo u asimilua pjesërisht me tiparet e perëndeshës-Tokës Gjea (Gaia), me ekuivalenten e saj minoane Rean, dhe me nënën-perëndeshë të të korrave Demetren (Dhimitren). Disa qytet-shtete, sidomos Athina, e konsideronte ate si mbrojtesen e qytetit, por të dhënat dhe ritualet e saj më të njohura e tregojnë atë si një perëndeshë të huaj, misterioze e cila vjen me një karro që tërhiqet nga dy luanë. Në Greqi, Sibela lidhet me malet, qytetin dhe muret e qytetit, natyrën pjellore dhe kafshët e egra, veçanërisht luanët. Bashkëshorti i saj ishte Atis, i cili në mitologjinë frigjiane ishte perëndia e bimësisë, vdekjes dhe ringjalljes.
Në Romë, Sibela njihet si Magna Mater (“Nëna e Madhe”). Shteti romak e adoptoi atë dhe zhvilloi një formë kulti për të si dhe një orakull. Mitografët romakë mendojnë që ajo ishte një perëndeshë trojane, dhe romaket e respektonin sepse mendonin qe e kishin prejardhjen nga Troja.
Atis
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE:
|
|
|
|
|
|
|
|
Facebook 'Like' Button |
|
|
|
|