ATHINA QE LINDI NGA KOKA E ZEUSIT
Megjithese Athena shfaqet para Zeusit ne Knosos (vend arkeologjik ne Krete) – ne panteonin klasik te Olimpit, ajo u rirregullua si bija e preferuar e Zeusit, e cila pararaqitet me perkrenare ne koke dhe e armatosur. Historia e saj ka disa versione: Me i perhapuri tregon qe Zeusi fjeti me Metisen, perendeshen e dinakerise dhe mençurise, por ai menjehere iu tremb pasojave te kesaj. Ishte parashikuar me pare qe Metisa do te lindte femije qe do te beheshin me te fuqishem se i ati i tyre, madje edhe se vet Zeusi. Qe te parandalonte keto pasoja te tmerrshme, pasi kishte fjetur me Metisen, Zeusi “e futi ate ne bark”; dhe e “gelltiti poshte ate menjehere”. Ishte teper vone: Metisa kishte mbetur shtatzene tashme. Si perfundim, Zeusi perjeton nje dhembje te madhe koke; Prometeu, Hefesti, Hermesi dhe Aresi çane koken e Zeusit me sepate (per t’i pushuar dhimbja) dhe Athena doli nga koka e Zeusit, e rritur dhe e armatosur, duke bertitur – “dhe tingelloi deri ne qiell klithma e saj e luftes. Dhe Urani (Qielli) iu tremb asaj, dhe nena Gjea (Toka)…”
Platoni, te Ligjet, ia atribuon kultin e Athenes kultures se Kretes, ai e mendonte me prejardhje nga Libia gjate fillimit te kultures greke. Mitet klasike pas kesaj rrefejne qe Hera nuk ishte merzitur me Zeusin per shkak se kishte krijuar nje femije, por ajo “gezohet” per lindjen e Athenes “sikur te ishte vajza e saj”. Ne perputhje me traditen mitologjike, Platoni, ne vepren Kratylus, jep etimologjine e emrit te saj qe do te thote “mendja e perendise”, theou noesis. Ne versione te tjera Athena ishte e bija e Zeusit jo nga marredhenia intime, por kur perendia kishte ndermend te krijonte boten permes nje fjale mendimi i pare ishte 'Athena'.