PANDORA dhe KUTIA E SAJ
Në mitologjinë greke, Pandora ishte gruaja e parë njerëzore e krijuar nga Hefesti dhe Athina me udhëzim te Zeusit.
Hesiodi na tregon qe, cdo perendi ndihmoi ne krijimin e saj duke kontribuar me nga nje dhurate te vecante. Prandaj dhe emri i saj ne greqisht ka kuptimin "E gjitha me dhurata" (Pan= e gjitha, Dora = dhurate). Zeusi urdheroi Hefestin ta formonte ate nga dheu si pjese e ndeshkimit te njerezimit ngaqe Prometeu (krijuesi i njerezimit) u kishte vjedhur sekretin e zjarrit perendive dhe dhene ate njerezve. Afërdita i dhuroi Pandores bukurinë dhe dashurine e saj; Hermesi i dha një mendje dhe gjuhe te shkathet. Athina i dha nje fustan te argjendte dhe i mësoi asaj si të përdore me shkathtësi duart. Poseidoni i dha një gjerdan perlash që do të parandalonte atë nga mbytja. Apolloni i mësoi Pandores te luaje e te kendoje me instrumenta muzikore si nje sirene deti.. Zeusi i dha asaj natyrën djallëzore, dhe si e fundit, Hera (gruaja e Zeusit) i dha si dhurate kuriozitetin.
Pandora me vone u martua me Epimeteun, dhe si dhurate Zeusi i dha asaj nje kuti te cilen nuk duhej ta hapte. E detyruar nga kurioziteti i tepruar (qe i kishte dhuruar Hera), Pandora e hapi kutine dhe të gjithë të keqiat që gjendeshin brenda kutise si, zilia, lakmia, dhimbja, semundjet, etj, dolen dhe u përhapen mbi tokë. Ajo nxitoi për të mbyllur kutine, por ishte vone...te keqiat kishin dale tashme, me përjashtim të një gjëje te vetme: shpreses.. Pandora, e pikëlluar thellë per atë që kishte bërë, kishte frikë se do të përballej me zemërimin e Zeusit, ngaqe kishte deshtuar ne detyrën e saj. Megjithatë Zeusi nuk e ndëshkoi Pandoren, sepse ai e dinte se nje dite kjo do të ndodhte. Në ditët e e sotme hapja e "kutisë së Pandorës" është sinonim i te keqijave dhe fatkeqesive qe vijne si pasoje e kuriozitetit te tepruar.