Perendesha romake ROMA (nje tjeter legjende e qytetit)
Roma (fjale e cila vjen nga greqishtja antike 'romi' qe perkthehet “forcë” ose nga etruskishtja ‘Rumon”, fjale me te cilen ishte emertuar me pare lumi Tiber) eshte nje figure e mitologjise romake. Deri ne shekullin e dyte pr.e.s ajo personifikonte shtetin romak.
Sipas tradites me antike Roma ishte nje e burgosur e luftes trojane e mbyllur ne anijen e Uliksit (njohur nga greket si Odiseu). Pas ikjes nga lufta e trojes Uliksi (qe ne fillim ishte mbret i Itakes) dhe shoket e tij fillimisht vendosen ne Epir, ne token e Molloseve. Me vone ai niset me anije me shoket e tij per te kerkuar toka te reja, larg grekeve. Kur anijet e Uliksit per shkak te nje stuhie u detyruan te zbarkojne ne brigjet e Lacios, Roma dhe te burgosurat e tjera, te lodhura duke ndjekur Uliksin ne udhetimet e tij, vendosen t’u vene zjarrin anijeve, duke detyruar Uliksin dhe shoket e tij te vendoseshin perfundimisht ne Lacio, pikerisht mbi kodren Palatin. Aty u themelua qyteti i Romes per nder te te burgosures qe kishte detyruar Uliksin te mos shkonin ne brigje te tjera, duke i dhene jete keshtu nje qyteterimi te ri. Sipas gojedhenave te tjera Roma ishte e bija ose gruaja e Askanit, birit te Eneas.
Nje figure gruaje e veshur me helmete (e ngjashme me perendeshen greke Athina) eshte gjetur ne monedhat romake te viteve 280-276 dhe 265-242 pr.e.s. dhe mendohet te jete perendesha Romë. Tempulli i pare qe i eshte dedikuar perendeshes Roma ka qene ne Smirne (Izmirin e sotem) rreth 195 pr.e.s. Sipas autoreve jo vetem qe iu dedikua tempulli, por per nder te saj zhvilloheshin edhe dy lojra sportive vjetore. Me vone u ndertuan me urdher te Augustit tempuj te tjere te saj ne perandorine romake.
Ne imazh paraqitet perendesha Roma, dhe anash saj dy burra me mjeker te cilet perfaqesojne lumenjte qe rrethojne qytetin, Tibri dhe Anieni (‘Sheshi i Popullit’ ne Rome).