NIKE (Viktoria)
Në politeizmin helen Nike (shqip:"Fitorja”, ose latinisht: “Viktoria”) është Perëndesha me Krahë e Fitores – fitores në luftë edhe në gara paqësore. Kur Zeusi po bashkonte aleatët për të nisur luftën me Titanët, Stiksi (perëndesha titane) solli katër fëmijët e saj, Niken, Zelosin, Kratosin dhe Bian, në shërbim të Zeusit. Nike u caktua karrocierja e tij dhe të katërt u bënë rojtarët e fronit të Zeusit. Në pothuajse të gjitha statujat dhe pikturat Nike (Viktoria) paraqitet me flatra, ku një nga statujat më të famshme të saj është ‘Fitorja me Flatra e Samothrakës’ (e cila gjendet në Muzeun e Luvrit, Paris). Nike është perëndesha e forcës, shpejtësisë dhe fitores. Nike ngjan shumë me perëndeshën Athina, dhe mendohet të ketë qëndruar në dorën e shtrirë të Athinës në statujën e saj të vendosur në Panteon. Nike paraqitet në pikturat e vazove të lashta greke me një llojshmëri tiparesh përfshirë një kurorë lulesh, apo një shirit që përdoret për të kurorëzuar fitoren, ajo paraqitet gjithashtu në kupat që përdoreshin për pije alkoolike, në enën ku digjet temjani, në altare, dhe në lirën e cila përdorej për të festuar fitoren nëpërmjet këngës. Emrat që e kanë prejardhjen nga Nike janë: Nik, Niko, Nikolaos, Nikolin, Nikolla, Nikoleta, Nikolina, Nika, Nicolaus, Nicholas, Nicola, Nick, Nicolai, Niccolò, Nikolai, Nicolae, Nils, Nikolaus, Nicole, Niki, Nikita, Nieke, Naike, Niketas, Nikki, Nico, and Veronica.