12 perënditë e Olimpit
Njeriu e shpiku mitin dhe miti gjithnjë ruan diçka nga historia, e shumta trillimi dhe përralla. Eskili mitin e quajti si “Një histori e plotë, e treguar në një kohë të shkurtër”. Pastaj vazhdoi Aristoteli i cili te miti gjeti fillesën dhe shpirtin e tragjedisë. Çkado që lakohet për kuptimin, lindjen dhe qëllimin e mitit, në thellësi gjejmë marrëdhëniet me Zotat. Në mite “gjejmë shpjegim” pse fryn era, si krijohen dallgët, kuptimi i diellit, sëmundjet, vdekja... E tëra kjo ndodhi para lindjes së shkencës, sepse kuptimi qe i pari, pastaj besimi dhe sot vërtetimi. Mitologjia është pronë e përbashkët e gjithë njerëzimit, dhe ende edhe sot në art, letërsi dhe filozofi bënë pjesë në ndërgjegjen njerëzore.. Sëpari greku krijoi besimin si adhurim të tokës “mëmë”, aty “përfitoi” fuqinë e verbër e pasuar vetvetiu dhe nuk i dëgjoj pasimet e forcave origjinale të natyrës. Pastaj, Romakët trashëguan mitologjinë Greke drejtpërdrejtë, sidomos Zotat Grekë- Helenë. Çfarë zotash shpiknin Grekët? Qenë identike me qeniet njerëzore, me karakteristika fizike të pameta, dhe fuqi mbinatyrore. (Titanët – Dymbëdhjetë titanët e brezit të parë: Oqeani, Koeus, Hiperioni, Japeti, Kronos, Krios, si dhe perendeshat Mnemosine, Tetis, Theia, Foeba, Rea dhe Themis...
qenë kanibal të zhveshur. Prometeu – dhuruesi i zjarrit të shenjtë. Zeusi- kryezot, zot i qiellit dhe nxehtësisë. Hera – mbrojtësja e martesave në mitologjinë e helene. Poseidoni – Zoti i deteve. Dionisi – Zoti i verës dhe i kënaqësive fizike. Apoloni - Zoti i diellit, muzikës, Arteve dhe Profecisë, njëherësh bir i Zeusit. Artemisa – motra binjake e Apolonit, perëndeshë e gjuetisë, pjellorisë dhe natyrës. Hermesi – Lajmëtari i Zotave, tregtisë dhe i parasë. Athinaja – perëndeshë e mençurisë, diturisë dhe drejtësisë, bijë e parapëlqyer e Zeusit. Aresi – gjigant, trupmadh, perëndi e luftës. Afërdita – perëndeshë e dashurisë për Grekët. Hefesti – Zjarr, forcë e natyrës. Dimetra – perëndesha e bujqësisë. Hadi – Vendbanimi i tij qe bota e të vdekurve, perëndi e nëntokës. Hestia – perëndesha e zjarrit të vatrës. Erosi- perëndi e dashurisë sensuale. Cirja – magjistare, përgatiste shurupe dhe helme, i kthenin në kafshë të gjithë ata që i pinin. Hipnosi – perëndi e gjumit. Hekata – perëndeshë e fantazmave. Moirat – Hyjnitë e ngarkuara për përcaktim të fatit. Nemesida – perëndeshë e drejtësisë ndëshkuese, rivendoste rendin hyjnor. Pani – gjysmëperëndi e blegtorisë. Persefona – Perëndia e nëntokës, e bëri gruan e tij dhe e kurorëzoi mbretëreshë. Harpitë – ekzekutueset e dënimeve hyjnore. Shila dhe Karibda – krijesat e detit. Karititë – perëndeshë e bukurisë, joshjes dhe hijeshisë. Centaurët – gjysmënjerëz dhe gjysmëkuaj, rojtarët e pyjeve. Ciklopët – krijuesit e monumenteve parahistorike. Sfinksi – demoni me fytyrë gruaje. Gjigantët – forca kundër Olimpit. Gorgonat – pamja e vdekjes. Grifët – rojtarët e arit. Minotauri- rojtari i labirintit. Muzat – frymëzuesit e artit. Nimfat – mbrojtëset e vendeve të vogla. Pegasoja – kali i Olimpit. Sirenat – magjistaret e detit. Danaja dhe Perseu – lindja e një heroi. Herakliu – heroi i jshatëzakonshëm. Jasoni – eksploruesi i madh.)
Zeusi, i njohur si Jove (Jupiter) në mitologjinë romake, ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe i shume hyjnive dhe heronjve. Konsiderohet si mbreti i perendive te OLIMPIT. Ai ka lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA (ne Krete), ku e kishte fshehur e ëma e tij REA qe te mos e gelltiste i ati, Kronosi (Koha). Ne shpelle ai ushqehej me qumshtin e dhisë nimfë të quajtur AMALETEA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si mbret i të gjithë zotave tjerë. Arma e tij ka qenë rrufeja, ndërsa pushteti i sundimit toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përndjekur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: ARESIN, HEBEN dhe HEFESTIN. Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë hyjni, gjysmë-hyjni, heronj. Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur DIONISI, me LETËN, APOLLONI dhe ARTEMISA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshme. Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuar nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA. Përveç qindra grave tjera, Zeusin me bukurinë e tij të jashtëzakonshme e ka magjepsur edhe GANIMEDIN,i cili kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë. Nga dashuria e madhe për këtë djalosh tepër të bukur, Zeusi e shnderroi veten ne shqiponje dhe rrembeu Ganimedin duke e sjelle ate në OLIMP dhe e cakton që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes. Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES. Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kretës dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për të, kontinentin tonë e emërton me këtë emër - EVROPA.
Apoloni - Ishte zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Meqë ishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme. I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA. Apoloni konsiderohej si zoti më i bukur nga të gjitha zotat e tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, prandaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm. Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë. Apoloni, po ashtu, trajtohej si biseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIAKITI dhe KIPARISI. Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i famshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIA.
Afrodita - ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA. Afrodita mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të zotave. Ka qenë e pirur që të bëjë shumë intriga, vetëm e vetëm që t’i nxisë perënditë të dashurohen në njerëz të zakonshëm. <>Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore. Edhe pse ishte e martuar me HEFESTIN e mangët, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me ARESIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEIMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Aresin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët. Si karakteristikë e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj trandafilit. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin çifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.
Aresi - Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmetë në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me zotat tjerë. Edhe ky si zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore. Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.
Artemisa - Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit. Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushat. Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila u hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm. Ishte mbrojtëse e njerëzve të ndërgjegjshëm.Nje dite tek po shetiste neper pyje nje gjuetar tentoi ta gjuante me shigjetë ,ajo e shenderroi atë në një dre dhe pastaj qentë e tij të gjahut filluan ta ndjeknin të zotin nga pas duke mos e ditur se kush ishte.
Rea, bija e Uranit dhe e Gjeas, gruaja e Kronit dhe nëna e Zeusit, Poseidonit, Hadit, Vestës dhe Demetrës (e Kronidëve). Ajo nderohej me shumë në Kretë. Sipas legjendës në këtë ishull, në një shpellë të thellë ajo lindi birin e saj më të vogël, Zeusin. Aty Rea e fshehu të birin nga babai i egër, kurse këtij të fundit i dha të gëlltiste në vend të djalit një gur të mbështjellur me shpërgëj. Kroni nuk e kuptoi dredhinë e gruas. Në hyrjen e shpellës priftërinjtë e Reas, kuretët u binin mburojave me shpatë sa herë që Zeusi i vogël qante, me qëllim që Kroni të mos dëgjonte britmat e foshnjës dhe Zeusi të mos pësonte atë fat që pësuan vëllezërit dhe motrat e tij. (Sipas legjendës, Kroni ishte paralajmërar se do të shfronësohej nga një prej bijve të tij, prandaj gëlltiste çdo fëmijë që lindte e shoqja). Kulti i Reas shkrihej me kultin e hyjneshës së Azisë së Vogël, Cibelë, të cilën gjithashtu e quanin Nënë e Madhe. Kulti i Reas - Cibelë shoqërohej me origji. Që nga shekulli III para e. s. kulti u fut në Romë, ku nderohej me emrin Nëna e Madhe. Atë e paraqitnin si një grua të fuqishme. Në kokë mbante një kurorë dushku, për të treguar se njerëzit dikur ishin ushqyer me frutat e kësaj peme. Kullat që rrethonin kokën e saj tregonin qytetet që ishin nën mbrojtjen e hyjeshës. Ajo qëndronte në një qerre të tërhequr nga luanët, nganjëherë ishte rrethuar me kafshë të egra. Hyjneshës zakonisht i kushtonin drurin e dushkut dhe të pishës. Në fenë greke kulti i Reas shkrihej me atë të Kronit dhe të Zeusit.
Poseidoni - Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjisë Romake, atij i përshtatet zoti NEPTUN. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë. Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean. Edhe Posedoni, sikurse Zotat e tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhje i kanë lindur shumë fëmijë. Ai njihet dhe si formues i ishujve dhe perendi i kuajve, prandaj nje nga djemte e tij ishte Pegasus (kali me flatra).
Hermesi - Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave të tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajdutëve. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN. Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e bart në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër. Shpesh u ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU (Herkuli), PERSEU, ODISEU.
Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuar, në mitologjinë Romake barazvlerësohet me JUNON. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen. Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe. Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vet, rriste dhe kujdesej edhe për fëmijët e tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoqe luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj. Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.
Demetra është diçka ngjajshme me Nënën e Dheut.Ajo është perëndesha e të korrave dhe e tokës prodhuese. Te romakët njihet si Çera (Ceres). Për nga aspekti i triadës së perendive, Çera zë vendin në mes të Junosë si mbretereshë e qiellit dhe Proserpinës si mbretëreshë e nëntokës. Ajo thirrej Çera Legifera, “ligjbërësja Çera”. Priftëreshat e saj, merren si themeluese të sistemit të drejtësis romake. Çera nëpërmjet matronaes që i ishte besuar, sundonte në Romë gjatë 400 viteve të errëta, duke filluar nga viti 200 p.e.sonë; shkresat e dëshmive të kësaj kohe, u zhduken nga ana e historianëve patriarkalistë të mëvonëshëm. Këta pas vetes lanë një pjesë e cila kryesisht e paraqet si mbeturina të miteve dhe riteve fetare me disa shpjegime të mangëta. Fshatarët Çerën e marrin si burim i gjitha të mirave të ushqimit dhe për këtë, e nga frika që të mos i huçin korrjet, i kanë mbajtur ritet e saj. Mbajtja e riteve nuk ka ndodhur vetem ndër fshatarët romak, por ajo ka vazhduar edhe ndër të krishterët. Festa ma e madhe vjetore për Çerën, e njohur si Çerealia, e njohur që në Britaninë e Madhe, edhe në ditët tona kremtohet. Një njoftim i dalë nga grafshafti Murray, i shekullit 19-të thotë që "Në mes të korrikut, fshatarët ecin përqark arave të tyre me flakadare në duar për të përkujtuar Çerealian" .
Athena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike. Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmojë trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEU, AKILI, ODISEU dhe shumë të tjerë. Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë. I ka ndihmuar njerëzit në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Athina, ndërsa në Akropol, për nder të Athinës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.
Kronosi barazvlerësohet me Saturnin te romakët, ishte i biri i Uranit dhe Gjeas, në të njëjtën kohë babai i Zeusit. Kronosi i preu organet seksuale babait të tij me drapër, i nxitur nga e ëma, pasi ai bënte fëmijë dhe i skllavëronte ata në botën e ferrit. Kronosi i lodhur nga kjo gjë, zvogëloi fuqinë e Uranit të cilit i mori mbretërinë. U martua me motrën e tij Rean, me të cilën pati 6 fëmijë të cilët u bënë zotat e Olimpit. Një ditë Kronusit i kishin parashikuar se njëri nga fëmijët e tij do ta rrëzonte atë nga froni, prandaj ai vendosi t’i hante ato. Gruaja e tij, Rea, arriti të fshihte vetëm fëmijën e gjashtë, Zeusin, në ishullin e Kretës, duke futur në pelena një gur të madh të cilin Kronusi e gëlltiti atë në vend të tij. Kronusi, dikur mbreti i Olimpit, i cili gëlltiste fëmijët e tij për të mos humbur pushtetin, u shfronësua më në fund nga biri i tij, Zeusi.
Hadesi, i cili tek romakët u quajt Pluton, konsiderohet si zot i nëntokës, të padukshmes, ferrit, Djallit dhe pasurive nëntokësore. Kur tre vëllezërit (Zeusi, Poseidoni dhe Hadesi) ndanë universin, Hadesi mori botën e nëndheshme dhe mbretërinë e vdekjes. Hadesi ishte djali i Kronosit dhe Reas. Ai mbante një maskë që sa herë që e vendoste bëhej i padukshëm. Në botën e tij mbretëronte pa mëshirë, por me drejtësi dhe nëse ai shkatërronte diçka, e bënte për ta rindërtuar më mirë atë. Hadesi kishte bërë një marrëveshje me Aresin për të vrarë njerëzit, prandaj ai sundon në mbretërinë e ferrit, vdekjes dhe errësirës. Hadesi është i pamëshirshëm, xheloz, i padukshëm tek njerëzit në Tokë, kur vë maskën e tij. Ai është rojtar i të gjithë metaleve dhe gurëve të çmuar të fshehur nën tokë. Ai simbolizon të gjitha pasuritë e padukshme dhe nuk pati asnjëherë fëmijë.
Mali Olimp
Greket e sotem kane rindertuar nje tempull te ri ne rrethinat e Selanikut per nder te perendive te tyre te lashta dhe kane nisur te kryejne rituale pagane qe prej vitit 2005.