FANI - ai qe lindi i pari - dhe VEZA KOZMIKE
Fani me zodiakun perreth dhe veza kozmike
Fani ose Protogonos (Ai që lindi i pari), ishte hyjnia më i hershëm mistik i lindjes së jetës, i cili u fut në mitologjinë greke nga tradita orfike; Ai njihet gjithashtu me emrin Erikapeus (dhënës i jetës) në konceptin klasik orfik grek. Në këto mite Fani shpesh barazvlerësohet me Erosin dhe Mitran (perëndinë persiane të Diellit) dhe përshkuhej si perëndi që del nga një vezë kozmike, e cila rrethohet nga një gjarpër (i cili përfaqëson errësirën).
Ai kishte një helmetë dhe flatra të gjera të arta. Kozmogonia orfike është e çuditshme, dhe krejt ndryshe nga sagat (baladat) që kanë shkruar Homeri dhe Hesiodi. Studiuesit kanë dhënë mendimin që Orfizmi është një koncept “jo-grek” madje “aziatik”, për shkak të dualizmit të tij të qenësishëm. Fani quhet ndryshe dhe “Dielli i Madh” dhe krijuesi i dritës (ditës). Me urdhër të tij u krijuan yjet.
Koha, e cila quhej gjithashtu Aion, krijoi vezën e argjendtë të universit, dhe nga kjo vezë doli Fani, ai që lindi i pari nga të gjithë qëniet e botës. Fani ishte një hyjni hermafrodit (edhe mashkull edhe femër), emri i të cilit ka kuptimin “sjellës i dritës” apo “ai që shkëlqen”, prandaj dhe fjala “fanar” e greqishtes dhe shqipes rrjedh nga Fani; perëndia i parë i dritës që del nga një humnerë boshe ose prej uji dhe i jep jetë universit.
Në një mit tjetër na tregon që Fani doli nga veza kozmike e Kronosit (kohës) dhe Ananke-s (Nevojës apo Fatit). Ai u bë sunduesi i hyjnive dhe më vonë ia kaloi skeptrin vajzës së tij Niksit (natës). Tradita e re orfike na tregon që Niksi më vonë ia dha skeptrin djalit të saj Uranit (perëndisë së qiellit) para se ai t’ia kalonte Kronusit dhe më pas Zeusit, i cili e ruajti atë. Thuhet që shpirti i Fanit ishte transferuar në trupin e Zeusit.
Sipas Aristofanit, në mitin kur Fani quhet Eros, ai u lind nga një vezë e krijuar nga Niks (Nata) dhe u vendos në prehrin e pafund të Erebusit (errësirës së thellë). Më pas ai u çiftua me Kaosin dhe krijoi zogjtë. Ky fragment na bën të mendojmë që zogjtë u krijuan para të gjithë qënieve të gjalla, madje dhe para perëndive të tjera.
Edhe Dionisi i traditës orfike lidhet ngusht me Protogonin (Fanin). Në himnin 30 orfik, jepet një listë e epiteteve të tij që na bëjnë të mendojmë për Fanin.
Në traditat orfike Dionisi-Protogoni-Fani është një perëndi që vdes dhe lind. Historiani grek, Eusebi, na tregon historinë e tij të vdekjes dhe rikrijimit. Titanët ziejnë gjymtyrët e shpërbëra të Dionisit në një kazan, e pjekin në një hell dhe e hanë, më pas Athina shpëton zemrën e tij (e cila rrihte akoma) nga e cila Zeusi ishte në gjendje të krijonte perëndinë dhe ta rikthente në jetë. Kessler argumenton që ky kult dhe ringjallja e Dionisit u zhvillua në shekullin IV të erës sonë; dhe sëbashku me Mitraizmin dhe sekte të tjera që formoi ky kult, ishin në konkurencë të drejtëpërdrejtë me Krishtërimin e hershëm gjatë Antikitetit të Vonë.
Miti i Panit
Ne mitologjine greke, Pani ishte perendia i natyres se eger, gjuetise, barinjve dhe tufave (grigjave), muzikes se fshatit dhe shoqerues i nimfave. Ai pershkruhet si gjysem njeri dhe gjysem cjap, ashtu si Fauni, ekuivalenti i tij romak. Nuk eshte e qarte se cili eshte i ati, por nena e tij mund te kete qene nje nimfe e quajtur Driopa, ose Penelopa e cila ishte gruaja e Odiseut. Sipas mitit Penelopa, ne mungese te bashkeshortit te saj, Odiseut, fjeti me 108 shoket e tij dhe i dha jete Panit, si rezultat.
Mendohet qe emri i tij rrjedh nga greqishtja e lashte, nga fjala ‘Pain’ qe ka kuptimin “kullos”. Me vendlindjen e tij në Arkadia (Peloponez), ai njihet gjithashtu si zot i fushave, korijeve, dhe luginave me pyje; për shkak te kesaj, Pani lidhet me pjellorine dhe me stinen e Pranveres.
Adhurimi i Panit nisi në Arkadia i cili ishte gjithmone vendi kryesor i adhurimit te tij. Arkadia ishte nje zone me malesore, kulturalisht te ndare nga greket e tjere. Gjahtaret greke zakonisht fshikullonin statujen e perendise nese ato deshtonin ne gjueti. Duke qene nje zot per fshataret dhe malesoret, Pani nuk adhurohej ne tempuj apo ndertesa te tjera, por ne vende natyrore siç jane shpellat, ku njera prej tyre gjendet prane Akropolit ne Athine. Kjo zakonisht quhet Shpella e Panit. I vetmi perjashtim ben Tempulli i Panit prane Lumit Neda ne Peloponezin jugperendimor – rrenojat e te cilit mbijetojne dhe sot – si dhe Tempulli i Panit ne Apollonopolin e Madh ne Egjiptin e lashte. Ne shekullin e 4-t pr.e.s Pani pershkruhej neper monedhat e Pantikapeonit.
Greket e lashte e konsideronin Panin perendine e kriticizmit teatral. Thuhet qe ai ndiqte nimfat qe t’i joshte ato, por ato gjithmone e refuzonin per shkak te pamjes se tij te shemtuar. Per me teper, fjala ‘panik’ vjen prej ketij perendie me pamje te frikshme. Zeri i zemeruar i Panit ishte kaq i frikshem, saqe shkaktonte panik per kedo qe e degjonte.
Sipas nje miti, nje dite ai takoi nje nimfe te bukur me emrin Sirinks. Ai u perpoq ta joshte ate, por ajo i iku atij. Ky e ndoqi ate, por ajo u strehua tek motrat e saj, te cilat e shnderruan ne nje pipez (kallam). Kur era filloi te frynte, u krijua nje melodi. Pani, duke mos e ditur se ne cilen pipez ishte shnderruar Sirinksi, mori shtate apo nente prej tyre dhe i bashkoi me njera tjetren duke krijuar keshtu instrumentin e tij muzikor, fyellin, qe mbajti emrin e nimfes. Qe prej asaj kohe Pani e mbante gjithnje me vete.
Ne nje histori tjeter, Jehona (greqisht: Ekho) ishte nje kengetare dhe valltare e madhe dhe perbuzte dashurine e çdo burri. Kjo e zemeroi Panin, perendine epshor, dhe ai udhezoi shoket e tij ta vrisnin ate. Jehona u shqye ne pjese dhe u shpernda ne te gjithe token. Perendesha e Tokes, Gjea (Gaia) i mori pjeset e Jehones, zeri i se ciles mbeti duke perseritur fjalet e fundit te te tjereve. Ne variante te tjera, Pani kishte rene ne dashuri me Jehonen, por ajo perbuzte dashurine e çdo burri, megjithate ajo ishte e magjepsur vetem nga Narcisi. Thuhet se Jehona ishte mallkuar nga Hera qe vetem te perseriste fjalet e fundit te dikujt tjeter.
Pani u dashurua gjithashtu me nje nimfe te quajtur Pitisa, e cila u shnderrua ne nje pishe per t’iu fshehur atij.
Joshja me e suksesshme e Panit ishte ajo e perendeshes henore, Selena. Ai e arriti kete duke mbeshtjelle veten ne nje lekure dashi per te fshehur formen e tij prej cjapi, dhe e tërhoqi atë poshtë nga qielli në një pyll ku e joshi atë.
Ne betejen e Maratones (490 pr.e.s), thuhet qe Pani favorizoi Athiniotet dhe shkaktoi panik ne zemrat e armiqve te tyre, Perseve.
Pani shquhet per fuqite e tij seksuale, ai paraqitet madje dhe ne marredhenie zoofilie: nje statuje e tij ne Villa dei Papiri, ne Erkolano te Italise e paraqet ate duke kryer marredhenie me nje dhi te eger.