AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  => Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)
  => Dielli në mitologji
  => AURELIANO - themelues i kultit diellor
  => Perëndia-Diell i Egjiptit
  => Hyjnitë Diellore
  => Joga diellore
  => Luledielli
  => Delos – ishulli ku lindi Apolloni
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Delos – ishulli ku lindi Apolloni

 

 

Delos – ishulli ku lindi Apolloni

Ishulli Delos (gr: Δήλος) është në qendër të unazës së ishujve të quajtur Cikladet, afër ishullit Mykonos (Greqi). Delos ishte tashmë një faltore e shenjtë nga shekulli i dhjetë pr.e.s., shumë kohë para se mitologjia greke olimpiane ta bënte atë vendlindjen e famshme të Apollonit dhe Artemisës. Pika e tij më e lartë, mali Kynthos, gjithashtu është kurorëzuar me një faltore të Dionisit.
Legjenda thotë se Delosi, ishulli i Diellit, u shfaq në mes të valëve të detit kur hyjnesha shtatzënë Leto, e cila ndiqej nga Hera xheloze për shkak të lidhjes së saj me Zeusin, u strehua atje dhe solli në jetë fëmijët e saj binjakë, Apollon dhe Artemisë.
Delos është një ishull me 15 milje katrorë, shkëmbor dhe jopjellor, ku drita mbizotëron që në momentet e para të agimit deri në muzg. Nuk ka as male të larta, as hije pemësh. Rrënojat e vendbanimeve të Delosit — kolonat e mbijetuara nga mermeri, vendet e tregut, amfiteatri, tempujt, gjimnazi, si dhe pjesët e shumta të veprave të rëndësishme të artit mozaik — janë përhapur në të gjithë ishullin, duke dëshmuar historinë e lavdishme të ishullit.
Banorët e parë të ishullit ishin Karianët, vendbanimet e të cilëve datojnë në mijëvjeçarin e tretë pr.e.s. Tukididi i identifikon banorët origjinalë si Karianët piratikë, të cilët u dëbuan përfundimisht nga mbreti Minos i Kretës.
Pasi Jonianët kishin mbërritur në ishull në fillim të shekullit të dhjetë pr.e.s., Delosi u shndërrua në një qendër fetare, ku u zhvillua tregtia, dhe u rrit ndikimi politik në vend. Në kohën e Odiseut, ishulli ishte tashmë i famshëm si vendlindja e perëndive binjake Apollon dhe Artemisë. Në të vërtetë, midis 900 pr.e.s dhe 100 e.s., Delosi ishte një qendër e madhe kulti, ku Dionisi është gjithashtu një dëshmi, si dhe titanesha Leto, nëna e Apollonit dhe Artemisës.
Nga mesi i shekullit të gjashtë pr.e.s., Athinasit dominuan Delosin, sëbashku me pjesën më të madhe të ishujve të Egjeut. Në shekullin e pestë pr.e.s., gjatë vitit të gjashtë të luftës peloponeziane dhe nën udhëzimet e Orakullit Delfik, i gjithë ishulli u pastrua nga të gjitha kufomat. Përveç kësaj u dha urdhër (nga Orakulli) që askush të mos lejohej të vdiste ose të lindte në ishull për shkak të rëndësisë së tij të shenjtë dhe të ruajë neutralitetin e tij në tregti, pasi askush nuk mund të kërkonte pronësi përmes trashëgimisë. Një shprehuri tjetër e respektit fetar të Athinasve ndaj Apollonit, ishte festivali që organizohej për nder të perëndisë së ishullit çdo pesë vjet.
Pas luftërave Persiane, Delos u bë terreni i takimit për Lidhjen (ligën) Deliane, themeluar në 478 pr.e.s. Kongreset u mbajtën në tempullin e tij, me një çerek të veçantë vendi rezervuar për të huajt dhe faltoret e hyjnive të huaja. Thesari i përbashkët i Lidhjes u mbajt këtu gjithashtu deri në vitin 454 pr.e.s. kur Perikliu e zhvendosi në Athinë.
Shtëpitë madhështore të Delosit me oborre dhe sallone të mëdha ishin zbukuruar me mozaikë mbresëlënës dhe dekorime murale. Sidoqoftë, ishulli nuk kishte ndonjë kapacitet prodhues për ushqim, fibra ose lëndë drusore, gjë që kërkonte importimin e tyre. Uji i kufizuar u përdor me një sistem të gjerë cisternash dhe ujësjellësish, puse dhe kullime sanitare. Tregu më i madh i skllevërve në rajonin më të madh gjithashtu është mbajtur këtu.
Kontrolli athinas mbi ishullin përfundoi kur maqedonasit arritën në Delos në 315 pr.e.s. Prania e tyre shënoi pavarësinë e ishullit dhe rritjen dhe pasurinë e tij tregtare.
Delos u pushtua më vonë nga Romakët që e shpallën atë një port të lirë, duke e shndërruar ishullin në një qendër të rëndësishme tregtare duke tërhequr Egjiptianët, Sirianët dhe Italianët. Gjatë luftës së iniciuar nga Mbreti Mithridati VI i Pontit (88 pr.e.s.), Delos u sulmua dy herë duke rezultuar në shpopullimin e ishullit dhe braktisjen eventuale të ishullit.
Që nga viti 1990 ishulli Delos është pjesë e UNESCO-s.

Monumentet e Delosit 

Tempulli i Delianëve është një shembull klasik i rregullit dorik.

Liqeni i vogël i Shenjtë në formën e tij rrethore, tani i thatë, është një tipar topografik që ka përcaktuar vendosjen e veçorive të mëvonshme.

Shatërvani Minoan ishte një pus publik drejtkëndor i përgatitur në shkëmb, me një kolonë qendrore. Ai formalizonte burimin e shenjtë të Delosit, e cili u rindërtua në 166 pr.e.s., sipas një mbishkrimi në greqishten antike. Uji i burimit mund të arrihet me një shkallë anësore prej guri.

Agora Helenistike e  Kompetaliastëve ishte një shesh tregu afër portit të Delosit. Dy kompani të fuqishme tregtare italiane kanë ndërtuar statuja dhe kolona aty.

Tarraca e Luanëve, kushtuar Apollonit nga populli i Naksosit 600 vjet pr.e.s., kishte fillimisht nëntë deri në 12 luanë roje prej mermeri përgjatë Rrugës së Shenjtë. Luanët krijojnë një shëtitore (rrugë) monumentale të krahasueshme me rrugët e sfinsksave të Egjiptit.

Salla e Poseidoniastëve të Bejrutit strehoi një shoqatë tregtarësh, magazinierësh, pronarësh anijesh dhe bujtinarësh gjatë viteve të para të sundimit Romak, në fund të shekullit të dytë pr.e.s.

Platforma e Stoibadeionit kushtuar Dionisit mban një statujë të perëndisë së verës dhe forcës së jetës. Në të dy anët e platformës (podiumit), një shtyllë mbështet një pallë kolosale, simbolin e Dionisit. Shtylla jugore, e cila është zbukuruar me skena relievi nga rrethi dionisiak, ishte ngritur rreth vitit 300 pr.e.s. për të festuar një shfaqje fituese teatrale.

Tempulli dorik i Isidës (Isis) u ndërtua në fillim të periudhës romake për të nderuar trinitetin e Isidës, Serapit aleksandrian dhe Anubit.

Tempulli i Herës, rreth pr.e.s., është një rindërtim i një Heraioni të mëhershëm në vend.

Shtëpia e Dionisit është një shtëpi luksoze private e shekullit të dytë, e quajtur e tillë prej mozaikut të dyshemesë me Dionisin hipur në një panterë.

Shtëpia e Delfinëve, po njësoj, quhet e tillë nga mozaiku i saj i atriumit (sallë hyrje), ku Erotët (hyjnitë e dashurisë) ngasin delfinët; pronari i saj fenikas porositi një mozaik dyshemeje me hyjneshën Tanit në sallonin e tij.

 

Përgatiti N.Herceku

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free