|
|
|
AstroN |
|
|
|
|
|
|
|
Hyjnitë Diellore |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Lista e Hyjnive Diellore
Një hyjni diellore është një perëndi apo perëndeshë që përfaqëson Diellin, apo një tipar të tij, zakonisht nga fuqia dhe forca tij e perceptuar. Hyjnitë diellore dhe adhurimi i Diellit mund të gjenden në pjesën më të madhe të historisë në forma të ndryshme të dhënash. Më poshtë keni një listë të hyjnive diellore:
Mitologjia afrikane
- Anyanwu = perëndi e fisit Igbo që besohej se banonte në Diell.
- Magec = perëndi e Diellit dhe dritës në ishullin Tenerife.
- Mawu = perëndeshë e lidhur me Diellin dhe Hënën në mbretërinë Dahomey.
- Ngai = perëndi të Diellit në grupet etnike Kamba, Kikuyu dhe Maasai.
Mitologjia australiane vendase
- Bila, = perëndeshë kanibale diellore e fisit Adnyamathanha.
- Gnowee = perëdeshë diellore e cila kërkon çdo ditë për djalin e saj të humbur; drita e pishtarit të saj është Dielli.
- Wala = një perëndeshë diellore.
- Wuriupranili = perëndeshë diellore pishtari i së cilës është Dielli.
- Yhi = perëndesha e Diellit, dritës dhe krijimit në fisin Karraur.
Mitologjia Ainu
- Chup Kamui = një perëndeshë hënore e cila ndryshon vendin me vëllain e saj për t’u bërë perëndesha e Diellit.
Mitologjia arabe
- Malakbel = perëndi e Diellit
- Shams/Shamsun = një perëndeshë diellore e lartë në fisin Himyar dhe tek Sabaeanët.
Mitologjia azteke
Mitologjia baltike
- Saule = perëndeshë e Diellit dhe pjellorisë.
Mitologjia baske
- Ekhi = perëndeshë e Diellit dhe mbrojtëse e njerëzimit.
Mitologjia braziliane
- Meri = = hero popullor dhe perëndi e Diellit.
Mitologjia budiste
- Marici = perëndeshë e qiellit, Diellit dhe dritës;
- Surya = hyjni e Diellit (Suriya Pariththa, Suthra Pitaka, Pali canon, Budizmi Theravada).
Mitologjia kanaanite
Mitologjia kelte
- Áine = perëndeshë irlandeze e dashurisë, stinës së verës, bollëkut dhe sovranitetit, lidhur me Diellin dh Mesverën.
- Alaunus = perëndi gale e Diellit, shërimit dhe profecisë;
- Belenos, = perëndi gale e Diellit;
- Gronw Pebr = figurë e zonës së Uellsit nganjëherë e formuar si një perëndi drite;
- Étaín = perëndeshë irlandeze e Diellit;
- Epona = hyjni e paraqitur si kale nganjëherë e lidhur me Etainin.
- Grannus = perëndi e lidhur me spazmin, termalin shërues dhe burimet minerale dhe Diellin.
- Olwen = figurë femërore shpesh e paraqitur në origjinal si perëndesha diellore e Uellsit.
- Sulis = hyjni britanike emri i të cilit lidhet me fjalën e përbashkët proto-indo-europiane për “diellin” (pra që lidhet me Heliosin, Solin, Usilin dhe Suryan) dhe që mbetet shëmbëlltyrë diellore, si edhe si një fushë mbi burimet shëruese dhe termale.
Mitologjia kineze
- Doumu = perëndesha e Diellit nganjëherë e shkrirë me Maricin.
- Yuyi = perëndia Diell;
- Xu Kai = perëndia e Diellit-yll;
- Xihe = perëndesha diellore dhe nëna e dhjetë diejve.
- Zhulong = hyjnia dragua e dritës.
Mitologjia egjiptiane
- Bastet = perëndesha mace e lidhur me Diellin.
- Horus = perëndi e qiellit syri i djathtë i të cilit konsiderohej të ishte Dielli ndërsa i majti Hëna.
- Amon = hyjnia krijues ndonjëherë i identifikuar si një perëndi dielli.
- Atum, = "përfunduesi i botës" i cili përfaqëson Diellin kur perëndon.
- Aten = perëndi e Diellit, disku i dukshëm i Diellit.
- Khepri = perëndi e rilindjes dhe lindjes së diellit (agimit).
- Nefertem = perëndi e shërimit dhe bukurisë, i cili përfaqëson dritën e parë diellore.
- Ra = perëndia Diell.
- Sekhmet = perëndesha e luftës dhe e Diellit, dhe nganjëherë e fatkeqësive (murtajës) dhe krijuese e shkretëtirës.
- Sopdu = perëndi e luftës dhe e nxehtësisë përcëlluese të diellit veror.
- Ptah = perëndi e zejtarisë, arteve dhe pjellorisë, nganjëherë thuhej se përfaqësonte Diellin natën.
- Khnum = perëndi e perëndimit diellor (muzgut).
Mitologjia etruske
- Albina = perëndesha e agimit dhe mbrojtëse e dashnorëve fatkeqë.
- Thesan = perëndesha e agimit, lidhur me jetën e re.
- Usil = ekuivalenti etrusk i Heliosit grek.
Mitologjia gjermane
- Sól = Sunna (Dielli si trup qiellor dhe si hyjni)
Mitologjia greke
- Alektrona = perëndesha e mëngjesit dhe e zgjimit të njerëzve nga gjumi.
- Athina = perëndesha e mençurisë dhe e zanatit, me karakteristika të hyjnisë diellore.
- Apolloni = perëndi olimpiane e dritës, diellit, profecisë, shërimit, murtajës, harkëtarëve, muzikës dhe poezisë.
- Eos = perëndesha titane e agimit.
- Helios = perëndia titane e Diellit, dhe Dielli si trup qiellor.
- Hiperion = perëndia titane e dritës (babai i Heliosit).
- Neaera = perëndesha e diellit që lind.
- Fani = perëndia i parë-lindur i dritës dhe jetës, i cili paraqitet me “flatra të arta”, rrethuar nga shenjat e zodiakut dhe që barazverësohet me Mithran.
- Theia, = një perëndeshë titane që lidhet me Diellin, e ëma e Heliosit.
Mitologjia hindu (indiane)
- Agni = perëndia e zjarrit, që lidhet me Diellin;
- Aryaman = perëndia e Diellit;
- Mitra, = perëndia e ndershmërisë, miqësisë, marrëveshjeve ((kontratave), takimeve dhe Dielli i mëngjesit.
- Ravi = perëndia e Diellit;
- Saranyu = perëndesha e agimit (lindjes së diellit);
- Savitr, = perëndia e Diellit në lindje dhe perëndim të tij;
- Surya = perëndia Diell;
- Ushas = perëndesha e dritës dhe agimit.
Mitologjia hitite
- Arinna = perëndesha e Diellit.
- Istanu = perëndi e Diellit dhe gjykimit.
Mitologjia inkase
- Inti = perëndia e Diellit dhe hyjnia mbrojtëse e Perandorisë Inka.
- Ch'aska ("Venus") apo Ch'aska Quyllur ("ylli Venus") = perëndesha e agimit dhe muzgut.
Mitologjia inuite
- Akycha, = hyjni diellore e adhuruar në Alaskë.
- Malina, = perëndesha e Diellit e gjetur më shumë në legjendat e Grenlandës.
Mitologjia japoneze
Mitologjia lusitaniane
- Endovelicus, = perëndi e shëndetit dhe sigurisë. Adhuruar njëkohësisht si hyjni diellore dhe si ktonike (e nëntokës).
- Neto, = perëndi e Diellit dhe e luftës.
Mitologjia M?ori
Mitologjia Maja
- Ah Kin = perëndi e Diellit, sjellës i dyshimit dhe mbrojtës ndaj të këqijave që lidhen me errësirën.
- Kinich Ahau = perëndi e Diellit.
- Hunahpu = një nga dy vëllezrit binjakë hero i fiseve maja; ai u shndërrua në diell ndërsa i vëllai në hënë.
- Tohil = perëndi që lidhet me bubullimën, vetëtimën (ndriçimin) dhe lindjen e diellit.
Mitologjia mesopotamiane
- Shamash, = perëndia akadiane e Diellit dhe drejtësisë.
- Utu = perëndia sumeriane e Diellit dhe drejtësisë.
Mitologjia minoane
- Një perëndeshë diellore në formë gjarpri.
Mitologjia Muiska (Kolumbi)
- Sué = perëndia Diell e qytetërimit Muiska dhe bashkëshorti i Chia-s: Hënës.
Mitologjia amerikane indigjene
- Wi = perëndia Diell e fisit Lakota.
Mitologjia skandinave (norvegjeze)
- Baldr = perëndi që lidhet me dritën, bukurinë, dashurinë dhe lumturinë.
- Dagr = personifikim i ditës.
- Freyr = perëndi e pjellorisë, seksualitetit, paqes dhe dritës diellore.
- Sól = perëndesha Diell (de fakto).
Mitologjia persiane
- Nahundi = perëndia e Diellit dhe ligjit.
Mitologjia polineziane
- Atanua = perëndesha e agimit në fisin (grupin) markezian.
- Atarapa = perëndesha e agimit (lindjes së diellit).
Mitologjia romake
- Apolloni = perëndia greko-romake e dritës, muzikës, njohurisë dhe Diellit.
- Aurora = perëndesha e agimit.
- Sol = perëndia Diell.
Mitologjia Sami (vendet nordike)
- Beiwe, = perëndesha e Diellit, pranverës, pjellorisë dhe shëndetësisë.
Mitologjia sllave
- Belobog = hyjni e rikrijuar e dritës dhe Diellit e cila nuk dihet me siguri nëse adhurohej nga sllavët paganë.
- Dažbog = perëndi e Diellit.
- Hors, = perëndi e Diellit.
- Radegast, = perëndi e mikpritjes, pjellorisë, dhe të korrave, që lidhet me luftën dhe Diellin, i cili nuk dihet me siguri nëse adhurohej nga sllavët paganë.
- Zorya, = dy bijat e Dazbogut (që përmendet më lart).
- Zorya Utrennyaya, ylli i mëngjesit, e cila hap portat e pallatit çdo agim për nisjen e koçisë së Diellit.
- Zorya Vechernyaya, ylli i mbrëmjes, e cila mbyll portat e pallatit çdo natë pas rikthimit të koçisë diellore.
Mitologjia turke
- Gun Ana = perëndesha diellore turke.
- Koyash = perëndia e Diellit.
Zoroastrianizmi
Zunizmi
- Dinastia Zunbil dhe nënshtetasit e Zabulistanit (Afganistan) adhuronin Diellin, të cilin ata e quanin Zun. Ata besonin që Dielli ishte perëndia i drejtësisë, forca e së mirës në botë dhe, si pasojë, qenia që dëbonte errësirën dhe i mundësonte njeriut të jetonte një tjetër ditë.
Burim nga Wikipedia |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE:
|
|
|
|
|
|
|
|
Facebook 'Like' Button |
|
|
|
|