AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  => Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)
  => Dielli në mitologji
  => AURELIANO - themelues i kultit diellor
  => Perëndia-Diell i Egjiptit
  => Hyjnitë Diellore
  => Joga diellore
  => Luledielli
  => Delos – ishulli ku lindi Apolloni
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Joga diellore

Vetëm 270 ditë ushtrime shikimi në diell, meditim në mënyrë serioze me Sungazing (vështrim në Diell) mund t’ju hapet Syri i Tretë dhe ta shihni të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen pa kurrfarë problemi. Asnjë sëmundje, as psiqike as fizike nuk do t’ju mbetet as në trupin fizik as trupin astral     -HIRA RATAN MANEK



 

Zbatimi i sigurt i shikimit në Diell

 

Dielli energjinë e vet e arrin nga hapësira rreth vetes dhe veten e shdërron në përfundim më të imët, në dritë e cila jep jetë. Dhe energjinë më të imët në vetëdijen tonë.

 

Joga Diellore ka qenë një fshehtësi e cila është ruajtur shumë gjatë. Misteri i saj na çon në katër shkaqe:

  1. E tërë energjia e jetës vjen nga rrezet e Diellit. Atë e thithin bimët dhe në të njëjten e kohë e përpunojnë. Për këtë ushqimi i bimëve është më i miri. Me bimë ushqehen edhe kafshët dhe ato e përpunojnë dy herë energjinë burimore të Diellit, prandaj mishi i kafshëve që hanë bimë është më i dobët dhe ushqim më i varfër. Kafshët mishngrënëse e përpunojnë tri herë energjinë burimore dhe për këtë mishi i kafshëve mishëngrënëse nuk është aspak i mirë për ushqim.
  2. Mundemi që ta thithim drejtpërdrejt tërë energjinë jetësore të nevojshme nga Dielli nëpërmes syve, keshtu që ushqimi tjetër i perpunuar nuk na është shumë i nevojshëm. Është vërtetuar në mënyrë shkencore që vetem 5% të energjisë jetësore e marrim nëpërmjet ushqimit që hamë, 30% prej ujit dhe deri 60% prej ajrit dhe Diellit. Pjesa e mbetur e energjisë prej 5% mendohet që vjen nga toka, prandaj është me rëndësi ecja zbathur.

 

Hemoglobina luan një rol në gjakun tonë si klorofili në bimë, sepse ka të njëjtën përbërje përveç një elementi, kurse te sytë është vendi ku gjaku ju del direkt rrezeve të diellit. Në këtë mënyrë gjaku mbushet me energji diellore e cila e ushqen dhe shëron tërë organizmin tonë.

 

Nga ana tjetër, qelizat e trupit tonë ushqehen drejtpërdrejt me energjinë e diellit. Deri sa polorizimi energjetik është depomuar, ato vet prodhojne energjinë për jetë të trupit. Vetëm kur ai drejtpeshim prishet ka nevojë për ushqim material.

  1. DNS-ja jonë është një tërësi e kodeve informatike e përbërë prej drites. Dhe vet drita e diellit është e përbërë prej informimeve të koduara. Drita nuk është diçka që vetem bën dritë, po është frekuencë me kode të cilat japin informacione për jetën e përgjithshme. Për këte kjo dritë ndikon në tërë jetën. Këto kode i shikojme si dritë, këto bëjne dritë dhe rrezatojnë per atë çfarë mbajnë në vete informacione për çfarë ekziston. Kur e pranojmë dritën e Diellit në trupin tonë ne dekodojmë dhe reprogramojmë DNS-në tonë, kështuqë me dritën ne bartim informacione burimore mbi DNS-es për veten dhe jetën në përgjithësi dhe i pastrojmë mbeturinat e informacioneve të gabuara dhe lloj lloj çrregullimesh. E përkujtojmë veten për atë çfarë jemi.
  2. Sytë mund të adoptohen shkallë-shkallë në rrezet e forta të Diellit.

 

Sytë e papërgatitur që i ekspozohen Diellit mund të dëmtohen përgjithmonë. Por ato munden, shkallë-shkallë, në mënyrë të kujdesshme, t’i përshtaten gjithnjë e më shumë dritës së diellit kështuqë munden pa pasoja të shikojnë drejtpërdrejt 45 minuta Diellin, aq sa nevojitet që tërë gjaku të kalojë nëpër sy që të mbushet me energji. Shikimi në Diell (Sungazing) është diëka qe bëhet vetëm një herë në jetë, zakonisht në periudhë prej 9 muajve apo 270 ditë. Realizimi mund të bëhet në tri faza. Nga 0-3 muaj, nga 3-6 muaj dhe nga 6-9 muaj. Duhet herë pas here të ecni zbathur nga 45 minuta deri në fund të jetës suaj. Shkathtësia kërkon shikim në lindje dhe perëndim të diellit njëherë në ditë vetem në orët e sigurta. Nuk do t’ju ndodhë asnjë dëm nëse e shikoni Diellin gjatë orëve të sigurta të mëngjesit kur lind dielli dhe në mbrëmje kur perëndon.

 

Orët e sigurta janë në çdo kohe brenda një ore pas lindjes së Diellit apo para perëndimit të tij. Njeriu atëherë është i mbrojtur nga ekspozimi i rrezeve të forta të diellit të cilat janë të rrezikshme për sytë. Te dy kohrat janë të mira për ekspozim diellit, gjithçka varet nga përshtatja kohore individuale. Përveç dobisë së jashtëzakonshme të rrezeve UV (Ultra Violet) të cilat janë të domosdoshme për organizmin për punë të hipofizës dhe imunitetit, shikimi në Diell gjithashtu ka përparësi plotësuese gjatë pranimit të vitaminës A dhe D gjatë periudhes të sigurtë një orëshe. Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syrit tuaj, e vetmja vitaminë që i nevojitet syrit. Nëse shikoni në Diell, kjo do t’ju ndihmojë që të keni shikim më të mirë dhe pa syze.

 

Për ata që nuk munden në fillim të shikojne në Diell gjatë periudhave të sigurta, plazhi apo banjot diellore janë metoda efektive të marrjes së energjisë së diellit me shpejtësi më të zvogëluar dhe kjo bëhet kur nuk jemi të përgatitur që të shikojmë në Diell.

 

Mbajeni fytyrën me sy mbyllur nga Dielli, kështu rrezatohen sytë. Mos përdorni krem për rrezatim se ato janë me plot përmbajte të helmeve të shumta të demshme. Kur trupi ju nxehet ju djersiteni kurse djersa është produkt i mbeturinave dhe duhet të dalë nga trupi. Kur të lyheni me losione dhe kreme për diell - ato degjenerohen dhe kemikaljet ju hyjnë në organizëm.

 

Më e rendesishmja është që në fillim të ushtrimeve mos të keni aspak frikë nga Dielli. Frika është e vetmja që pengon shikimin në Diell. Numërimi i sekondave dhe nervozizmi rreth kohës dhe frika se mos po ju dëmtohen sytë gjithashtu pengojnë shumë. Ushtrimet duhet t’i filloni me besim te plotë dhe me dashuri ndaj dritës e cila na jep jetën.

 

Thelbi i kësaj praktike është të pranojmë dritën e diellit. Duhet nisur me sy mbyllur dhe fytyrë plotësisht nga dielli, më pas i hapni ngadalë sytë. Për disa sekonda mund ta provoni përseri. Askush nuk mund ta masë atë ndjenjë përveç jush. Duket sikur merrni kënaqësi. Është e prefererueshme të nisni shikimin në diell sapo ai të linde. Dielli dërgon energjinë më të dobishme dhe më të bukur gjatë kohës kur lind, atëherë është momenti më i përshtatshem për të shikuar në diell, kurse para perëndimit kjo energji shkon duke u zvogluar.

 

Para çdo ushtrimi duhet ta lani fytyrën me ujë, dhe ta pastroheni plotësisht. Para fillimit të ushtrimeve është me rëndësi të gjeni vend të mirë për ushtrime. Ky vend duhet të jetë një vend ku je vetem ti, pa njerëz të cilët nuk marrin pjesë në jogën diellore, në mënyrë që të mos jua tërhiqni vëmendjen dhe të prishni qetësinë. Pastaj, duhet të jete vend ku shihet lindja e diellit në fazën më të vonshme. Duhet të hypni në pikën më të lartë nëse jeni në një vend kodrinor. Toka ku qëndroni zbathur duhet të jetë e thatë që të mundeni të qendroni në një temperaturë të përshtatshme (pa ekstreme). Qendroni gjithnjë në tokë, zallë, gurë apo në ndonjë vend me dërrasa. Nuk ben të qendroni zbathur mbi bar sepse bari e thith energjinë nga trupi.

 

Muaji i parë: nga muaji 0 - 3

 

Dita e parë, gjatë orëve të sigurta shikoni Diellin maksimalisht 10 sekonda.

 

Ditën e dytë shikoni Diellin 20 sekonda në lindje apo në perëndim të tij dhe i shtoni gjithnjë nga 10 sekonda për çdo ditë që vjen. Ashtu që gjatë 10 ditëve rresht pa nderprerje shikim në diell, ashtu për 10 ditë shikoni deri në 100 sekonda ose 1 minut e 40 sekonda. Eshtë e rëndesishme t’i mbani shënim ditët dhe sekondat në një fletore. Në atë mënyrë duke shtuar nga 10 sekonda për çdo shikim të ri, ju duhet të arrini deri në 45 minuta për një shikim. Për këtë nevojiten 270 ditë. Nëse nuk mund të ushtroheni çdo ditë, ose nuk mund të keni çdo ditë qiell të kthjellet për përfundimin e tërë ushtrimit ju nevojiten dy deri në tre vjet ushtrime. Kur për 270 ditë të arrini deri te 45 minuta për një shikim, mos e ndërprisni ushtrimin menjëherë por vazhdoni duke e zvogëluar për një minut deri sa të arrini deri në 15 minuta shikim në diell. Ata 15 minuta janë si ushtrime për të ardhmen e shikimit herë pas here vetëm kur ju nevojitet që të mbusheni me energji diellore. Duhet të qendroni me shpinë të drejtë mbi sipërfaqe të tokës, mbi gur apo tokë të vaket, që është shumë me rendësi të jesh këmbë zbathur. Sytë mund të hapen e mbyllen pa problem. Moslëvizja e qerpikëve të syve nuk është e nevojshme. Mund të shëtisni duke shikuar vazhdimisht nga dielli djathtas – majtas, posht-lart, me rëndësi është që dielli të hyje në sy. Vetëm kur dielli është në përendim, mjaft i dobët mundeni ta shikoni direkt. Këtë e bëjmë sipas ndjenjave se a mundemi te shikojme ne diell pa rrezik apo me rrezik për syte. Nuk është e nevojshme të shikojmë në diell të fortë. Me rëndësi është vetëm drita e diellit, që dielli të futet në sy që të kontaktojë me hemoglobinën në gjak. Në këtë mënyrë thithet energjija e diellit. Nuk ka asnjë farë dhunimi apo mundimi për sytë. Thelbi i këtij ushtrimi është që sytë gradualisht brenda shumë muajve të mësohen apo adaptohen në dritë gjithnjë e më të madhe kështu që të munden që të përballojnë dritën e fortë për shumë kohë deri në 45 minuta. Nuk duhet t’i mësojmë sytë me forcë për të shikuar në diell se mundet të arrijmë deri në dëmtimin e përhershem të retinës së syrit apo te verbimi i pjesshëm.

 

Duhet të besoni që rrezet e diellit apo drita e cila hyn në sy ka nje dobi të jashtëzakonshme dhe nuk ju shkakton dëm. Kjo do t’ju japë rezultate të shpejta dhe me të mira me kusht që t’i ndiqni rregullat siç duhet. Nga ana tjetër, nuk duhet ta ndërprisni ushtrimin për shkak të aktivitetve tuaja të ditës. Nuk ka kufizim, mund të kënaqeni me ushqim ndërsa bëni ushtrimet. Uria më vonë do t’ju largohet. Është e rëndësishme që shikimi të bëhet nga i njëjti vend dhe në të njëjtën kohë për çdo ditë. Nëse luteni mund ta përdorni cilëndo lutje sipas zgjedhjes tuaj. Për siguri, shkoni e kontrolloni sytë herë pas here te mjeku. Kur të arrini tre muaj ju keni shikuar në diell 15 minuta në të njëjten kohë. Nëse mund të shikoni televizor 3 orë, sigurisht që mund të shikoni edhe në diell aq gjatë. Çfarë ndodh kur të arrini deri në 15 minuta shikim në diell? Energjia e diellit apo rrezet e diellit të cilat kalojnë nëpërmjet syrit të njeriut shumë pjesë për rreth hipertalamusit, ku është rruga mbrapa retinës së syrit e cila të çon deri te truri. Një nga softueret e programit të veçantë në tru do te fillojë të punojë dhe ne do të fillojme të vemë re që nuk do të kemi më shqetësime mendore. Për gjatë kësaj do te kemi vetëbesim që te ballafaqohemi me problemet jetësore duke mbajtur gjithmonë një qendrim pozitiv. Do të bëhemi më guximtarë sepse psikozat tona janë zhdukur dhe do të zhduken edhe të gjitha sëmundjet e mendjes. Kjo është faza e parë, e faza e metodës së parë zgjat rreth 3 muaj. Njerëzit kanë veti e mira dhe të këqija. Në mungesë të dritës së diellit ne zhvillojmë vetitë e këqija. Kur drita e Diellit hyn në tru, vetitë e mira zgjohen duke zëvendësuar ato të këqijat. Në fund deri edhe pavetëdija shpirtërore zhduket. Ndonjëherë ju ndodh të hutoheni nga ajo që lexoni apo ndjeni. Merrni informata kontradiktore p.sh. vera e kuqe është e mirë për ju kurse alkooli është i dëmshëm. Jeni të mashtruar me probleme jetësore dhe i urreni që të merrni vendime. Por pas 3 muajve shikimi në diell, ju zhvilloni ndjenjën e vetëbesimit dhe për këte i dini përgjigjet shpirtërore për ju. Ju zhvilloni fuqitë të cilat janë pjesë përbërëse e juaj. Shprehitë e këqija zhduken, tërbimi, lakmia, xhelozia ju lirojnë. Bëheni njerëz të këndshëm, i pëlqeni gjithkujt, nuk do të bëni më gabime. Edhe nëse jeni shumë trim nuk do të dëmtoni askënd. Do të keni më shumë mëshirë për të tjerët. Afrimi pozitiv krijon zgjidhjen e problemit në shoqëri. Për 3 muaj të gjitha ndryshohen. Gjatë kësaj, depresioni mendor zhduket. Psikologët e kanë vërejtur që pikëllimi rrjedh prej mungesës së dritës. Me shërbimin ‘shikim në diell’ nuk keni për të qënë kurrë depresiv. Do të arrini harmoninë e përsosur të mendjës. Frika për vdekjen do të zhduket gjithashtu. Çdo njeri e ka ndonjë deformim mendor, pikërisht ky është problemi më i madh i njerzimit, i cili mund t’i jetë shmangur shfrytëzimit të dritës së diellit.

 

Muaji i 3 dhe i 6-të

 

Gjithashtu e vazhdoni me shikimin në diell dhe i shtoni nga 10 sekonda për çdo ditë. Pasoja e ardhshme do të jetë shërimi i sëmundjeve fizike. 70 deri 80% të energjisë së sintetizuar nga ushqimi e merr truri dhe e shfrytëzon për tension nervor, brengat. Me mungesë të tensionit mendor, trurit nuk i është e nevojshme e njëjta sasi e energjisë si më parë. Duke vazhduar shikimin në diell dhe si tensioni i juaj nervor zvogëlohet, nevoja për marrjen e ushqimit do të zvogëlohet. Kur të arrini te faza e shikimit në diell të pa ndërprerë deri në 30 minuta, do të jeni gradualisht të çliruar nga sëmundjet fizike sepse deri më atëherë të gjitha ngjyrat e diellit do të arrijnë deri te truri përmes syve. Truri e rregullon rrjedhjen e ngjyrave të caktuar për organet e veçanta. Të gjitha organet e brendshme marrin ushqim shumë të madh prej ngjyrave të nevojshme. Organet jetësore jane të varuara prej ngjyrave të diellit. Veshkat prej ngjyres së kuqe, zemra prej ngjyrës së verdhe, mëlçija prej ngjyrës së gjelbërt etj...Ngjyrat arrijnë deri te organet. Në këtë mënyrë funksionon terapia me ngjyra-raiki dhe shërimi me pranë. Ka shumë informacione që mund t’i gjeni për shërimin me ngjyra. Ky është proces i çlirimit nga sëmundjet fizike në periudhë prej 6 muajve. Pas 3-4 muajve mund të shëroheni nga sëmundjet fizike me sugjestion që kjo është vizualizimi i shërimit të sëmundjeve tuaja deri sa shikoni në diell. Disa metoda siç janë solariumet, kristalet, gurët natyrorë, gurët e çmuar, të gjithë e shfrytëzojnë energjinë e diellit e cila është e vendosur në gurin natyror. Mund të fusni në ujë të pishëm gurë me ngjyra natyrore të cilët edhe më shumë ndihmojnë sherimin. Bimët me fotosintezë e shndrrojnë energjinë e diellit në formë të energjisë së nevojshme. Hemoglobina në gjakun e njeriut ka pothuajse të njëjtën përmbajtje si klorofilin te bimët. Pikërisht për këtë argumentohet që roli i tij është i njëjtë, që ajo është që dritën e diellit e shndërron në energji. Dhe retina e syrit është i vetmi vend në trupin e njeriut ku gjaku vjen direkt në kontakt me dritën. Është llogaritur që për 45 minuta kohë i tërë gjaku nga organizmi kalon nëpër sy dhe kështu me këtë praktikë shikim në diell rrezatohet i tërë gjaku. Sytë e pranojnë të tërë spektrin e dritës së diellit, i cili bartet nëpër lloj lloj pjese të trurit sipas nevojës. Si rezultat jeni të shëruar prej të gjitha sëmundjeve. Ndërmjetesuesi i tretë është shmangur. Gjatë vazhdimit të shikimit në diell energjia nuk përdorët më për problemet mendore apo për sëmundjet fizike, në atë mënyrë niveli i deponimit të energjisë në trup rritet. Ju jeni zot i vetvetes për 6 muaj.

 

Muaji i 6 dhe i 9-të

 

Në muajin e gjashtë do të filloni të merrni formën origjinale të mikroushqimit e ky është Dielli ynë. Perveç kësaj, me këtë mund të zhduken mbeturinat helmuese të cilat i merrni në trupin tuaj deri sa merrni ushqimin e zakonshëm. 7,5 muaj e pesë ditë dhe 35 minuta shikim në Diell është koha kur uria fillon që të zvoglohet dhe ajo mos-uri është e ndjeshme. Zvogëlohet nevoja për marrjen e ushqimit. Askush nuk bën të hajë më shumë se sa është niveli i urisë. Uria vjen për shkak të nevojës energjitike të trupit, e cila është e domosdoshme për ekzistimin e vet. Ushqimi nuk është i domosdoshem për funksionimin e trupit, pra ushqimi është prodhim i dorës së dytë të prodhimit të energjisë diellore. Nëse nuk ka rreze të diellit, atëherë as ushqim nuk ka. Këtu nuk ka të bëje me ndërprerjen e marrjes së ushqimit sepse asnjë qenie nuk mundet të jetojë pa ushqim, por këtu kemi të bëjmë për ndryshimin e ushqimit. E lemë ushqimin e vrazhdë të kafshëve dhe të atyre me prejardhje bimore dhe kalojmë në ushqim shume të imët dhe të fuqishëm në: dritë të diellit. Ajo është e fuqishme sepse mundëson tërë botën bimore dhe shtazore. Drita e diellit është ushqim burimor për çdo gjë që jeton. Ju nuk duhet që ta lini ushqimin, ushqimi vet ju lëshon juve. Pjesën kryesore uria është vetëm shprehi mendore dhe prej saj është e vështirë të çlirohemi. Për këtë arsye deri sa konsumoni formë të rregullt ushqimi, uria fillon ngadalë të zhduket. Duhet të hani kur të jeni uritur, por dëgjoni trupin tuaj dhe ndaloni së ngrëni kur e ndjeni që jeni të ngopur dhe për këtë ju nevojitet të merrni ushqim gjithnjë e me pak. Deri në muajin e tetë, uria duhet të zhduket plotësisht. Për dikë që nuk ka besim, ajo periudhë mund të jetë 9 muaj e 45 minuta. Pas kësaj kohe, uria zhduket tërësisht. Të gjitha mekanizmat që janë të lidhur me urinë siç janë aromat, dëshirat, mundimi zhduken gjtihashtu. Gjithnjë e më shumë, niveli energjitik është në nivel të lartë. Ekziston mendimi (pas kësaj përvoje) që truri është shumë aktiv me energji të diellit. Këtu është me rëndësi të theksojmë që vetëm shikimi në diell sjell deri te zvoglimi i urisë në shikim të deritanishëm të ushqimit të vrazhdë, ndalja e plotë e marrjes së ushqimit të vrazhdë, dhe të ushqyrit vetëm me energji të diellit është një arritje e madhe ku direkt varet prej shpirtit tuaj. Shumë e domosdoshme është vetëdija e gjithnjëshme për veten (për unin tonë) apo shugurim (dorëzim) të “Trupit të Peste”. Kjo hyn në transferimin fundamental të jetës. Është e pamundur ta zbatojmë pa transfermim të qenies në të cilën vetëdija do të jetë bazë e jo fizikalitet. Sepse vetëdija është shprehje qenësore e dritës së diellit.. Është mirë të pimë me shume ujë dhe atë të destiluar e cila është mbushur me energji të diellit e mbushur 24 orë me energji të diellit dhe një kokteij me ujë mineral. Njerëzit të cilët kanë praktikë të meditimit dhe transferim të vërtetë shpirtror u është e mundur që të mbeten pa ushqim fizik dhe plotësisht të orientohen në energji të dritë-vetëdijës. Një pjesë e madhe që e kanë përfunduar ushtrimin ‘shikim në diell’ duhet të jenë të kënaqur me pak ushqime fizike.

 

Nëse arrini deri te ndërprerja e ushtrimeve

 

Ushtrimet e jogës diellore kanë ndikim akumulativ, dhe atë mund ta vazhdoni atëherë kur e keni nderprerë ushtrimin pas disa javëve apo muajve. P.sh. nëse kemi arritur deri në 20 minuta shikim në diell, ushtrimin e vazhdojmë ashtu që për çdo ditë shikojmë në diell nga një minut seri sa arrijmë ato 20 minuta të cilët i kemi pasur. Këtë do ta arrijmë pas 20 ditëve nga një minut shikim. Pas kësaj vazhdojmë me praktikën e vjetër për çdo ditë duke e rriiur nga 10 sekonda. Pra 20 minuta dhe 10 sekonda, ditën tjetër 20 minuta dhe dhe 20 sekonda, 20 minuta e 30 sekonda etj... Nëse e kemi bërë ndërprerjen me të vogël, prej disa ditëve apo muajve, atëherë mund të vazhdojmë thjesht prej aq minutave sa na kanë mbetur më parë dhe e vazhdojmë duke shtuar për çdo ditë nga 10 sekonda.

 

Pas 9 muajve

 

Pas 9 muajve apo kur arrini në 45 minuta shikim më diell, duhet ndërprerë shikimi në diell sepse shkenca diellore ndalon që me tutje të shikohet në diell për shkak të syve. Trupi zbrazet kur ndaloni së shikuari në diell dhe duhet përseri të mbushet me energji diellore. Mund ta bëni shikimin në diell 15 minuta kurdo gjatë vitit kur ju është e nevojshme që të rimbusheni me energji. Do t’ju duhet të ecni zbathur nëpër tokë 45 minuta në ditë, kjo duhet të zgjasë një vit. Ecni lëshuar, nuk ka nevojë që të ecni shpejt apo duke vrapuar. Çdo kohë e përshtatshme është e mirë për ecje zbathur, ndërkaq kjo është e këshillueshme që te ecni kur toka është e nxehtë ku rrezet e diellit bien në trupin tuaj. Kur ecni zbathur, gjendra e rendësishme në qender të trurit e cila quhet gjendrra pineale apo syri i tretë aktivizohet. Gishti i madh i këmbeve e paraqet këtë gjendërr. Para 30 viteve gjendrra pineale është trajtuar si gjenderr e pavlefshme. Tani është bërë gjenderr me rëndesi për studim, dhe tani janë të dhëna përmbi 18.000 studime për këtë. Gjithmonë ka qenë e njohur si vendqendrim i shpirtit. Gjendrra pineale ka nerva optike përfundimtare. Edhe 4 gishtat e këmbëve gjithashtu paraqesin gjendrren, jargore, hipotalamusin, talamusin dhe amygdala. Amygdalla dy vitet e fundit po merr perparsi e rendesi në hulumtimet mjekesore. Kjo është çerdhja e diellit apo energjisë kozmike dhe luan rolin e rendësishëm në fotosintezë nëpërmjet drites së diellit e cila arrin deri te truri nëpërmjet syrit.

 

Kur të ecni zbathur, pesha juaj trupore stimulon të gjitha 5 gjendrrrat nëpër mes gishtave tuaj të kembëve. Kjo është e forcuar me nxehtësi të tokës apo energji të tokës dhe prej rrezeve të diellit të cilat bien në kokën tuaj apo në çakër të kurorës në maje të kokës. Të gjitha çakrat formojnë fushën magnetike dhe trupi/tru përsëri mbushet me energji të diellit e cila hyn në ju. Lëshohuni tërsisht. Ecni zbathur 45 minuta një vit dhe ushqimi do të largohet gjithnjë më shumë nga ju. Pas një viti me mbushje të përsëritshme, nëse jeni te kënaqur mund ta ndërprisni ecjen zbathur me tutje. Disa minuta energji të diellit e cila bie mbi ju njëherë në 3-4 ditë do të jetë e mjaftueshme që atëherë e më tutje që të ushqeheni me energji.

 

Nëse doni që sistemi imun te ju forcohet, atëherë vazhdoni me ecjen zbathur nëpër tokë. Gjithashtu nëse doni të forconi memorjen apo inteligjencën vazhdoni që të ecni zbathur. Duke e forcuar nxehtësinë e diellit në kembët tuaja, truri do te aktivizohet gjithnjë e më shumë, me këtë rezulton apo del në shesh rezultati i aktivizimit të gjendrres pineale. Gjendrra pineale është çelës për shumë funksione psiko-fizike. Pjesë të lloj-llojshme të trupit dhe organet e tyre pastrohen njëherë kur ta ndërprisni ngrënien për shkak detoksimit.

 

Ekziston edhe një vlerë e vlefshme (përveç marrjes së ushqimit) për organet e brendshme. Këto gjendrra kanë shumë funksione dhe munden të funksionojnë më në nivel optimal nëpërmes energjisë së diellit. Nëse jeni të lumtur që ta aktivizoni trurin në mënyrë optimale dhe të sigurt do të arrini Shndritjen (njohjen e së vërtetës). Mund të lexoni të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo metodë do të jetë e sigurt e shfrytëzuar që ta kontrolloni peshën e lartë të trupit. Thuajse të gjitha problemet do të zgjidhen. Shum njerëz gjatë historisë kanë jetuar pa ushqim. Konkretisht me 1922 Imperial Medical College në Londër, paralajmëroi që rrezet e diellit do të ishin ushqim ideal për njerëzit. Ndërkaq askush nuk e ka theksuar se cila ka qenë teknika e tyre. Edhe pse Jogananda në librin e tij “Autobiografia e një jogini” ka marrë në intervistë shumë njerëz të shenjtë dhe mistikë që të zbulojë misterin e tyre se pse nuk hanë kurrë ushqim. Përgjigje e shpeshtë ka qenë që energjia e diellit ka hyrë përmes dyerve të fshehta dhe ka arritur deri te palca trurore në tru. Nuk e kanë zbuluar fshehtësinë e tyre. Kjo dije gjatë kohës ka qenë e humbur për njerëzit mesatarë.

 

Stili jetësor pa ushqim – Joachim M.Werdin

 

Tërsisht për jetën pa ushqim fizik dhe jetesën e drejtpërdrejte nga energjia.

 

Përkujtimi përfundimtar

 

Sado që shikojmë në diell, rrezet e dielli vet nuk na sjellin energji.

 

Ekzistojnë dy faktorë: energjia e diellit në formën e dritës dhe vetëdija jonë. Këto të dyja duhet të bashkohen në ne. Këta dy shkaktarë në shprehjen e jashtme duken si të ndara në dysh, por në thelb ato jane një, të ngjashëm, të cilat manifestohen në mënyra të ndryshme, e vrazhdë dhe e imët.

 

Ajo që nga jashtë manifestohet në mënyrë të vrazhdë apo materiale në pamje sië është Dielli, planetet, energjia jetësore dhe e kozmosit, kjo njësoj përmbledh në përfundim në mënyrë me të imtë: në subjektin e vetëdijshëm, dhe në vetëvetëdijën. Në tonin “Unë jam”, kryqëzohet me tëresinë çfarë ekziston.

 

Që ta pranojmë energjinë e diellit duhet vetëdija si për energjinë ashtu dhe për pranimin e saj – është e nevojshme vetëdija për vetëvetëdijen. Kjo është vetëvetedija. Vetëdija e thjeshtë është kudo rreth nesh në dukje të energjisë jetësore dhe udhëheq jetën e njerëzve mesatarë. Ajo është plotësisht e kushtëzuar dhe e udhëhequr prej ndikimeve të jashtme. Kurse Vetëvetëdija është shkaktar i lartë: kjo është vetëdija për vetëvetëdijen, për vetveten, për atë i cili është i vetëdijshëm. Vetëm një vetëdije e tillë e ka vullnetin e vet. Kjo është mënyra plotësisht e re në natyrë, e cila nuk është e krijuar nëpërmes rrugës natyrore si çdo gjë tjeter, por është rezultat i punës dhe i mundimit të subjektit të vetëdijshëm që ta forcon dhe ta mban vetëdijen e pastër për vetveten të pavarur nga kushtëzimet e jashme.

 

Vetëvetëdija është shkaktarja më e lartë dhe më e imtë, dhe kjo si e tillë e tërheq energjinë e cila shfaqet nëpërmes formave të ulta dhe të vrazhta. Vetëvetëdija është pranuesja më e fuqishme e energjisë, vetëvetëdija është shfrytezuese dhe drejtuesja më e imët. Kjo është vetëdije për ate qe çdo gjë qe ekzison në tokë është energjia dhe ajo rrjedh prej diellit dhe i tërë emanacioni e gjen përfundimin e vet në subjektin e vetëvetëdijshëm, në ne.

 

Është paradoksale, por është e vëretetë, që pikërisht në subjektin e pastër të vetëvetëdijshëm, subjektiviteti zhduket, vetëdija bëhet vetëdije objektive. Është objektive nga ajo që e udhëheq me vetëveten dhe me objekte dhe me transformimet energjitike. Me këtë vetëdije vetem e njohim procesin universal të ndrrimit të energjisë e cila ekziston kudo. Kjo njohje e aktualizon atë proces në ne në mënyrë me të imet – direkt e pimë energjinë prej rrezeve të diellit. Vetëdija për energji e ngrit transfermimin energjitik në ne në nivelin më të lartë: me marrjen direkte të energjisë nga dielli.

 

Pa vetëdije në këtë proces duhet ta merrni energjine e diellit në mënyrë të ulët dhe të vrazhdë: nëpërmes ushqimit. Pra e grabisim prej të tjerëve.

 

Kur të jemi plotësisht të vetëvetëdijshëm atëherë direkt e ndjekim dhe e marrim kudo, megjithëse energjinë që e kemi gjithmonë është me mase të madhe dhe e tepërt që kemi dhe për këtë ne rrezatojme prej saj. Prej gjendjes sonë të vetëdijës varet se si do ta pranojmë energjinë. Të gjitha aktivitetet tona janë me ndërrime të energjisë, duke i përfshirë edhe ato shoqëroret, jo vetëm në lidhje me ushqimin.. Me e larta është vetëvetëdija e cila plotësisht do te thotë vetëdije e plotë për energjinë, dhe atëherë ndërrimi i saj rrjedh direkt dhe në në mënyrë automatike, atëherë energjinë e pimë direkt nga hapesira dhe më së shumti nga rrezet e diellit.

 

Për shkak të vendimit gjykues të vetëdijës me këtë mund të sundojnë vetëm praktikantët seriozë dhe praktike të meditimit. Të gjithë të tjerët vetëm do të humbasin kohën, mos humbsni edhe shikimin. Ndërkaq kjo është joga diellore, joga pa meditim nuk është jogë.

 

Vete shugurimi apo vetëdorezimi ka dhe pasoja fiziologjike. Epifiza është gjendrra e brendshme e cila i ndan (endokrinologe) e vendosur përafersisht në mes të kokës. Ajo gjendërr është plotësisht aktive nga lindja e pastaj fillon të vyshket (atrofon) kështuqë ajo gjendërr e rritjes është e madhe sa kokrre e grashakit. Konsiderohet që atëherë roli i saj është shumë i zvogëluar. Është interesant që ky është i vetmi organ te njeriu i cili nuk i nënshtrohet sëmundjes. Madhësia natyrore e epifizës (e cila nuk është vyshkur) te njeriu i pjekur mund të krahasohet me një top të ping-pongut. Atëherë është plotesisht aktive dhe i jep njeriut shumë mundësi që konsiderohen si fantazi, si psh. telepatinë, rritjen shumë të dukshme në fushën e perceptimit të ndjenjave, të jetuarit pa ushqim e pa lengje, frymëmarrje subtile, i pavarur prej ndikimit të temperaturës, kalim në dimensione të tjera, ndërrim i pamjes dhe dendësisë së trupit. Ushtrimet shpirtërore zgjojnë aktivizimin e hipofizes dhe zhvillimin e saj fizik, vecanerisht me kontemplim dhe meditim. Disa hulumtime që janë bërë në disa njerëz që nuk hanë dhe e shikojnë Diellin (tomografi kompjuterike) kanë treguar që epifiza e tyre mesatarisht është dy herë më e madhe ndaj njeriut mesatar. Sa ma shumë që është epifiza aktive, aq me pak ka nevojë që trupi të mbushet me energji prej burimeve tjera. Në botën e materies epifiza ruan vetëdijen e zgjeruar të personit. Përveç kësaj, nga aktiviteti i kësaj gjendrre varet ndikimi i perceptimeve të ashtuquajtura jashte trunore (ndjenja jo matriale). Kur epifiza është mjaft e zhvilluar të gjitha ndjenjat fizike bëhen të panevojshme, sepse perceptimi i epifizës zgjerohet dukshëm. Në këtë rast mund të jetë shurdhim fizik, i verbër dhe me përmirësim dëgjimi, duke dëgjuar me shumë se zakonsiht. Eshtë me rëndësi të lajmerohet që në mënyrë fizike nuk bën të zgjohet epifiza për qëllim të zhvillimit me ndonjë metodë të dhunshme sië jane “zgjimi i kundalinit” të cilën e reklamojnë te lloj lloj “guru”(mësues). Zhvillimi i saj duhet të jetë i lidhur me zhvillimin e epifizës. Kjo do të thotë që ajo vet-rritet me pervojën e vet, intuitën dhe me dijën e vërtetë. Të dy gjendrrat me njëra-tjetren përmbushën në funksionalitetin e vet dhe me së miri kur zhvillohen (rriten) së bashku. Në rastet ideale në gjendjen e zhvillit të plotë hipofiza dhe epifiza formojnë një trup në formë të ngjashme të simbolit tridimensional të pafundësisë (amshushmërisë). Përndryshe kjo është simbol arketipik për shpirtin tonë të lartë (oversoul). Mund të përfundojmë që parja e aktivitetit të epifizes tregon atë sa personi i caktuar mund ta mbushë trupin e vet drejtpërdrejt duke formuar të gjitha atomet e veta dhe energjinë e jetës drejtpërdrejt nga drita.

 

PËRSHKRIMI I MEDITIMIT GJATË SHIKIMIT NË DIELL

 

Kjo është një formë e jogës, kurse joga është disipline shpirtërore. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe të mira nëse shikimi në diell do të jetë si formë e meditimit.

 

Më poshtë do të gjeni formën e meditimit e cila i përshtatet shumë mirë jogës diellore sipas përvojave njerëzore. Shikimi në diell përfundon tërë procesin e krijimit dhe emanacionit të Hyjnisë. Ai ka nisur nga vetëdija abstrakte e cila çdo gjë e mundëson përmes të gjitha formave të jetës, dhe mbaron në subjektin e vetëdijëshëm, në ne. Këtu ka ardhur deri te vetja në mënyrën më të imët përmes përvojës individuale të shpirtit njerëzor. I tërë ai proces ndodh kurky shpirt individual si veprim të vullnetit të vetë tejkalon çdo lidhje për individualitetin e vet dhe i kthehet vetëdijës së pastër absolute e cila çdo gjë mundëson dhe e cila vet ka qenë në fillim, e cila vet është gjithmonë e pakohë. Tërë procesin e krijimit e ka përshkruar Gurgjievi dhe Uspenski me detaje në veprën “Ligjërata mbi kozmologjinë”.

 

Gjithsesi nuk është vetëm dielli zot, po edhe hyjnorja, më e fuqishmja shfaqet nëpërmes dritës së diellit. Dielli nuk është ndonjë reaksion termonuklear hidrogjen në helium. Ajo është shkëndije elektrike e cila ka rrjedhur prej shtypjes së energjisë rreth kozmosit i cili është plot energji të cilën në mënyrë teknike mund ta njohim si energji elektrike, por thënia e vjetër e saj është energjia e jetës. Pra, Dielli energjinë e vet e arrin nga hapësira rreth vetes dhe vetëm e shndërron në përfundim më të imët, në dritë e cila jep jetë. Dhe energjinë më të imët në vetëdijën tonë.

 

Dielli është ai “Ati në qiell” i cili e ka dërguar të birin e vetë hemogjen (shpirt individual njerëzor) që ta shpetojë njeriun prej errërsirës së pavetëdijës të rënë në materie. I biri i kthehet të atit vetëm nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes, apo prej vdekjes trupore dhe kufizimit individual dhe zhgjimit në vetëdijën e pastër e cila gjithmonë ekziston sepse ajo edhe është vetë-ekzistencë.

 

Shikimi në Diell - subjekti i vetëdijshëm vdes për vete, për trupin e vet, dhe ringjallet në shpirtin hyjnor i cili çdo gjë mundëson sepse shikon në pararezultat, në atë çfarë ai ka qenë si vetëdije absolute para krijimit dhe harrimit të vetvetes, dhe për këte zgjohet. Për këtë në të njejtën kohë nuk jeton më prej ushqimit fizik. Dielli është Uni ynë apo Zoti. Ai veten e ka shfaqur nëpërmes lloj-lloj krijimesh, nëpërmjet tokës që ne po shkelim, bimëve, kafshëve, dhe prej të gjitha formave të gjalla.

 

Pse Niçe ka thënë në “Zararatrustra”: “Yll i shndritshëm! Çfarë kishte me qenë drita jote sikur të mos ishte ajo që e shndrit”! Pothuajse të gjitha besimet e lashta e kudo në botë e adhuronin Diellin si zot. Monaset e parë të krishterë (si monaset budistë dhe joget) e kanë shfrytëzuar shikimin në diell si burim të ushqimit dhe për jetën e lartë shpirtërore.

 

Kështu edhe iliret kane qenë adhurues të Hyjnise së Diellit të cilët e kanë shfrytëzuar dritën e Diellit për zhvillime të larta shpirtërore.

Në Rig-Veda thuhet që dielli ëshë i dukshëm rreth universit në të cilën qendron njeriu, purusha. Dielli e njeh veten nëpërmes syve tanë. Ne veten e njohim nëpërmes dritës së diellit.. Ne gjithmonë jetojmë prej energjise diellore. E tërë energjia e jetës në botë rreth nesh dhe në ne rrjedh nga Dielli. Shikimin në diell e bëjmë që energjinë e cila është në ne ta aktivizojmë me vetëdije dhe me praktikë të jogës diellore. Që ta shpejtojmë këtë proces vetnjohjës nëpërmes diellit duhet të hapim tërë trupin, e kjo do të thotë që me vetëdije zbavitemi pak me energjinë. Fuqia që rrjedh nëpërmes saj është fuqia jonë dhe ne mund ta kontrollojmë.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free